Sunday, October 12, 2014

Unë kam qenë i mirë me ty edhe para se të lindje ti


Unë kam qenë i mirë me ty edhe para se të lindje ti

قال أبو الأسود الدؤلي لبنيه : قد أحسنت إليكم صغارا وكبارا وقبل أن تولدوا . قالوا : وكيف أحسنت إلينا قبل أن نولد ؟ قال : اخترت لكم من الأمهات من لا تسبون بها

Transmetohet se Imam Ebu Esued Ed-Du'ali, Allahu e mëshiroftë, njëherë ju ka thënë fëmijëve të tij: ''Unë kam qenë i mirë me ju kur keni qenë fëmijë, kur ju u rritët, dhe gjithashtu para se ju të lindnit.''

Ata pyetën: ''Dhe si ke qenë i mirë me ne (si është e mundur), para se ne të lindnim?!''

Ai tha: ''Unë zgjodha për ju nëna nëpërmjet të cilave ju nuk do të keqtrajtoheshit (pra, të cilat do të kujdeseshin, do ju donin dhe nuk do ju keqtrajtonin juve, sh.p.).''1

Burimi: ''Edeb Ed-Dunja ue-Din'', 1/196.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Këto fjalë njëherit janë këshillë e mirë për meshkujt para se të martohen që të gjejnë vajza besimtare të cilat kanë frikë Allahun subhanehu ue teala, dhe të cilat në të ardhmën do bëheshin nëna të mira për fëmijët e tyre.
Ashtu sikurse na ka porositur edhe i Dërguari i Allahut, salallanhu alejhi ue selem, i cili transmetohet se ka thënë:
''Gratë mund të martohen për katër gjëra: për pasurinë e tyre, prejardhjen e tyre, bukurinë e tyre dhe për përkushtimin e tyre fetar. 
Zgjidhni atë që është e përkushtuar në fe (fetare), u mbulofshin me pluhur duart tuaja (domethënë që t'i të përparosh).'' (Transmetojnë Buhariu, nr.4802 dhe Muslimi, nr.1466).
Dhe: ''Kjo botë është gëzime të përkohshme, ndërsa gëzimi më i mirë i përkohshëm i kësaj bote është një grua e drejtë (e mirë).'' (Transmeton Muslimi, nr.1467). (Shpjegim i Përkthyesit).

No comments:

Post a Comment