Friday, October 3, 2014

Dita e Bajramit nuk është për ata të cilët vishen me rroba të reja, por...


Dita e Bajramit nuk është për ata të cilët vishen me rroba të reja, por...

Transmetohet se Omer Ibn Abdul Azizi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

''Dita e Bajramit nuk është për ata të cilët vishen me rroba të reja, por është dita për ata që kanë frikë Ditën e Gjykimit.''1

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Veshja me rroba të reja në Fitër dhe Kurban Bajram është prej veprave të pëlqyera padyshim, mirëpo qëllimi i këtyre fjalëve është se gëzimi i vërtetë është për ata njerëz të cilët i frikësohen Allahut subhanehu ue teala, dhe Ditës së Gjykimit, dhe të tillët pavarësisht a i kanë mundësitë financiare për t'u pajisur me veshje të reja apo jo, për të tillët është Dita e Bajramit.
Pra, këto festa janë për ata musliman (muslimane) të cilët kanë frikë Allahun subhanehu ue teala, dhe i përmbahen urdhërave dhe ndalesave të Tij, pavarësisht veshjes (a kanë mundësi apo jo të pajisen me rroba të reja).
Allahu subhanehu ue teala, iu ndihmoftë të gjithë muslimanëve, dhe mos i harroni të varfërit në këto ditë. (Shpjegim i Përkthyesit).

No comments:

Post a Comment