Wednesday, October 29, 2014
Të qenurit grua është e paçmueshme!
Të qenurit grua është e paçmueshme!
Shumë prej meshkujve mendojnë se ata janë duke i bërë një nder (një të mirë) femrës, duke kërkuar dorën e tyre për martesë, por le të mendojmë pak në lidhje me këtë:
Ajo e ndryshon mbiemrin e saj, shtëpinë e saj, lë familjen e saj, zhvendoset në shtëpinë e bashkëshortit të saj, ndërton një shtëpi me të, mbetet shtatzënë me të, shtatzënia ndryshon trupin asaj dhe ajo shton peshë.
Pothuajse dorëzohet në sallën e lindjes, për shkak të dhembjeve të padurueshme të lindjes së fëmijës.
Edhe fëmijët që ajo i lind, mbajnë emrin e bashkëshortit të saj. Deri në ditën që ajo vdesë...
Çdo gjë që ajo bën: gatimin, pastrimin e shtëpisë, kujdesin për prindërit e bashkëshortit të saj, rritjen e fëmijëve, fitimin e parave, të këshilluarit e tij, të siguruarit se ai do të relaksohet, ruajtjen e të gjitha marrëdhënieve familjare, gjithçka që i bën dobi bashkëshortit të saj.
Ndonjëherë kjo i kushton me shëndetin, hobin dhe bukurinë e saj.
Pra, kush në të vërtetë, është duke i bërë kujt nder (një të mirë)?
Vëllezër të dashur, vlerësoni gratë në jetën tuaj gjithmonë, sepse nuk është e lehtë që të jesh një grua. Të qenurit grua është e paçmueshme!
Allahu subhanehu ue teala, dhe i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, treguan për vlerën e gruas në Kur'an dhe në Sunnet.
Një grua është një nënë dhe për vlerën e nënës transmetohet nga Ebu Hurejra, radiallahu anhu, se ka thënë: جَاءَ رَجُلٌ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فَقَالَ : ( يَا رَسُولَ اللَّهِ ، مَنْ أَحَقُّ النَّاسِ بِحُسْنِ صَحَابَتِي ؟ قَالَ : أُمُّكَ . قَالَ : ثُمَّ مَنْ ؟ قَالَ : ثُمَّ أُمُّكَ قَالَ : ثُمَّ مَنْ ؟ قَالَ : ثُمَّ أُمُّكَ . قَالَ : ثُمَّ مَنْ ؟ قَالَ ثُمَّ أَبُوكَ ).
''Një njeri erdhi tek i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, dhe tha: ''O i Dërguar i Allahut, cilët nga mesi i njerëzve më së shumti e meritojnë ta shoqërojë më mirë? (pra cili meriton më shumë mirësinë, kujdesin, rrespektin, sh.p.)''
Ai tha: ''Nëna jote.'' Njeriu pyeti: ''E pastaj kush?'' Ai tha: ''Nëna jote.'' Ai pyeti (përsëri): ''E pastaj kush?'' Ai tha: ''Nëna jote.'' Ai pyeti (përsëri): ''E pastaj kush?'' I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, tha: ''Babai yt.''1
Përktheu: Jetmir Jakupi
1. Transmetojnë Buhariu, nr.5971 dhe Muslimi, nr. 2548.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment