Sunday, February 11, 2018

Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai


''Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t'i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe do t'i japë risk prej nga nuk e pret. Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai. Allahu e përmbush me siguri vendimin e Tij dhe për çdo gjë Ai ka caktuar masë.'' (Et-Talak, 2-3).

Imam Ibn Kethiri, Allahu e mëshiroftë gjatë komentimit të këtij ajeti në Tefsirin e tij, ndër të tjera thotë: ''Kush e ka frikë Allahun në zbatimin e urdhërave dhe braktisjen e harameve, Allahu do t'i mundësojë rrugëdalje nga situatat në të cilat ai do të gjendet dhe do ta furnizojë nga ai nuk e pret, më saktë do ta furnizojë nga ajo anë nga e cila aspak nuk i shkon mendja se mund t'i vijë furnizimi.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Thursday, February 8, 2018

Risku është në Dorën e Allahut


''Risku (furnizimi) është në Dorën e Allahut, ai nuk do të parandalohet (pengohet) nga armiqësia e atij i cili nuk dëshiron që ai (risku) t'i vijë një tjetri.''

Shejh Abdurrahman El-Berrak, Allahu e ruajtë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Pra, sado që dikush të mundohet që të të ndalojë riskun, ai është në Dorën e Allahut subhanehu ue teala, dhe askush nuk do të mund t'ia arrijë asnjëherë që të të ndalojë atë.