Tuesday, September 29, 2015

Ateist derisa aeroplani fillon të bie


Komunist derisa të bëhesh i pasur.
Feminist derisa të martohesh.
Ateist derisa aeroplani fillon të bie.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Sunday, September 27, 2015

Çdonjëri mund të jetë një terrorist këto ditë, për sa kohë që Televizioni thotë kështu!


''Çdonjëri mund të jetë një terrorist këto ditë, për sa kohë që Televizioni thotë kështu!''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, September 22, 2015

Disa pretendojnë se e duan Bilalin radiallahu anhu, por në qoftë se ai do të ishte prezent..


''Është e pikëllueshme se disa pretendojnë se e duan Bilal Habeshiun radiallahu anhu, por në qoftë se ai do të ishte prezent në kohën tonë, disa nuk do t'ia jepnin vajzën e tyre atij, për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Bilal Habeshiu radiallahu anhu, ishte muezini i parë në Islam dhe i takonte racës së zezë. Thënia më lartë është e një vëllaut musliman i cili poashtu quhet Bilal dhe i takon racës së zezë, dhe ai thotë këto fjalë pikërisht pse kjo gjë i ka ndodhur atij. (Shpjegim i Përkthyesit).

Saturday, September 19, 2015

Pse është ajri i pastër në kohën e namazit të sabahut?


Një dijetarë u pyet njëherë: ''Pse është ajri i pastër në kohën e namazit të sabahut?''
Ai u përgjigj: ''Sepse asnjë munafik (hipokrit) nuk ngritet për të falur sabahun.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Thursday, September 17, 2015

Ti sërish konsiderohesh i dobët nëse nuk mund të ngresh batanijen tënde për namazin e sabahut!


''Pa marrë parasysh se sa je i fuqishëm, ti sërish konsiderohesh i dobët nëse nuk mund të ngresh batanijen tënde për namazin e sabahut.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Saturday, September 12, 2015

Mos humb kohë në debate me Hizbitë (Grupet e Devijuara)


Mos humb kohë në debate me Hizbitë (Grupet e Devijuara)

Shejh Mukbil Ibn Hadi El-Uadi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: 'Mos e angazhoni veten që të debatoni me Hizbitë (Grupet e Devijuara), sepse ata nuk e duan hakun (të vërtetën).
Ata nuk duan asgjë përveçse të fusin dyshime tek ju. Prandaj mbi ju është që të qëndroni larg prej tyre dhe të mos debatoni me ta.

Nëse dikush do të thoshte: Me të vërtetë Allahu (azze ue xhel) thotë në Librin e Tij Fisnik: ''Mos debatoni me Njerëzit e Librit përveçse në një mënyrë e cila është më e mirë.''
Përgjigja për këtë është: Po, kjo është në qoftë se është e ditur se në të (në debat) ka një dobi.
Sa i përket rastit kur ai (Hizbiu/Bidatçiu) vjen tek ju dhe ua humb kohën, atëherë jo (mos debatoni me të).''

Burimi: ''Tufetul Muxhib'', fq.151.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Thursday, September 10, 2015

Ata mundohen ta poshtërojnë Krijuesin e tyre, e lëre më ata që i besojnë Atij!


Mos u çuditni nga veprat e liga të jobesimtarëve. Ata mundohen ta poshtërojnë Krijuesin e tyre, e lëre më ata që i besojnë Atij!

Transmetohet nga Ebu Hurejra, radiallahu anhu, se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Allahu thotë: ''Kushdo që tregon armiqësi ndaj një mikut (veliut) Tim, unë do të shpallë luftë kundër tij.'' (Transmeton Buhariu, 5/2384).

Jetmir Jakupi

Monday, September 7, 2015

Ibn Tejmija kishte të njëjtën akide sikur Imam Ebu Hanifja - Mulla Ali El-Kariu


Ibn Tejmija kishte të njëjtën akide sikur Imam Ebu Hanifja - Mulla Ali El-Kariu

Njëri nga dijetarët më të mëdhenjë Hanefi, Mulla Ali El-Kariu (ka vdekur me 1014 H), Allahu e mëshiroftë, duke mbrojtur Shejhul Islam Ibn Tejmijen, nga akuzat e pasuesve të bidateve se Shejhul Islami ka qenë Mushebih (përngjasues i Allahut me krijesat e Tij), ka thënë: ''Kuptimi i (asaj që ka thënë) Ibn Tejmija është i qartë nga thënia e tij dhe akidja e tij është e pastër (nga akuzat e tilla) dhe kjo është akidja e njerëzve të hakut (të së vërtetës), nga mesi i Selefu Salihinëve dhe Shumicës së Halefit.
Kështu që nuk është e drejtë të shpifet (përgojohet dhe sulmohet) ai dhe ne nuk duhet të mbështetemi tek ata të cilët veprojnë këtë gjë (pra nuk duhet të përkrahim dhe t'i mbështesim ata që sulmojnë Shejhul Islam Ibn Tejmijen).
Thënia e tij është e njëjtë si e Imamul Adhamit dhe Muxhtehidit më të Madh (Imam Ebu Hanifes), sikurse ka përmendur ai në (librin) ''Fikhul Ekber''...''1

Burimi: ''Mirkah El-Mefetih'', 8/217, nr.4340, nga Mulla Ali El-Kariu El-Hanefiu, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Kjo temë është kundërpërgjigje ndaj bidatçive të devijuar të cilët pretendojnë se janë Hanefi, dhe të cilët hapin tema të tilla ''Akideja e imam Ebu Hanifes dhe Ibën Tejmija'', duke u munduar të manipulojnë me muslimanët e paditur në mënyrë që t'i bindin ata se Shejhul Islam Ibn Tejmije ishte një i devijuar që kishte akide tjetër nga imamët Ebu Hanifja, Maliku, Shafiu, Ahmedi dhe imamët tjerë të Ehli Sunnetit.
Dhe nuk është hera e parë që ky imam dhe imam tjerë të mëdhenjë e kanë mbrojtur Shejhul Islamin nga shpifjet dhe akuzat e tilla, siç mund të lexoni në linkat në vazhdim: http://jetmirjakupi.blogspot.mk/2014/12/akuzave-te-neveritshme-te-ibn-haxher.html dhe: http://jetmirjakupi.blogspot.mk/2014/12/imam-ibn-abidin-el-hanefiu-shejhul.html (Shpjegim i Përkthyesit).

Sunday, September 6, 2015

Hauarixhët thonë se çdokush i cili nuk mendon si ata ka rënë në kufër


Hauarixhët thonë se çdokush i cili nuk mendon si ata ka rënë në kufër

Imam Sheukani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Hauarixhët janë të bashkuar në faktin se çdokush i cili nuk mendon si ata (nuk i ka bindjet e tyre), ka rënë në kufër (mosbesim), dhe kanë lejuar pasurinë e tyre, gjakun dhe familjen!''

Burimi: ''Nejlul Eutar'', 7/304.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Saturday, September 5, 2015

Shmange xhelozinë e tepërt, ngase ajo dërgon në shkurorëzim


Shmange xhelozinë e tepërt, ngase ajo dërgon në shkurorëzim

Transmetohet se Imam Abdullah Ibn Xhaferi, Allahu e mëshiroftë, i është drejtuar vajzës së tij me këto fjalë: ''Shmange xhelozinë, ngase ajo është çelës për shkurorëzimin tënd (dërgon në shkurorëzim); shmange ankesën, ngase ajo nxit zemërimin; zbukuroje veten tënde për atë (bashkëshortin tënd), dhe sigurohu që të pastrosh (largosh) çdo aromë të keqe me larje të shpeshta.''

Burimi: ''Këshilla për gratë në lidhje me martesën'', nga Shejh Abdullah El-Fekihu, Allahu e ruajtë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Wednesday, September 2, 2015

Unë më parë ua mësoja njerëzve të keqen, por tani unë mësojë prej tyre!


Unë më parë ua mësoja njerëzve të keqen, por tani unë mësojë prej tyre!

Shejtani ka thënë: ''Unë më parë ua mësoja njerëzve të keqen, por tani unë mësojë prej tyre.''1

Burimi: ''Telbis Iblis'', fq.86, nga Imam Ebul Ferexh Abdurrahman Ibn El-Xheuzi, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. SubhanAllah, gjithnjë e më shumë shohim vepra të tilla që na bëjnë të qartë se njeriu mund të jetë edhe më i keq se Shejtani.
Sa duhet të jetë njeriu i pashpirt, zemërlig që të bëhet shkaktar që njerëz të mëdhenjë e sidomos të vegjlit të vdesin në këtë formë?!
Pasha Allahun të tillët janë edhe më të këqinjë se Shejtani i mallkuar. O Allah i Plotëfuqishëm, ndihmoju muslimanëve, ua lehtëso sprovat dhe vështirësitë.
O Allah i Plotëfuqishëm, shkatërroj këta zullumqarë sa më parë. (Shënim nga Përkthyesi).

Tuesday, September 1, 2015

Bidatçitë përmendin atë që ju konvenon atyre dhe e fshehin atë që është kundër tyre


Bidatçitë përmendin atë që ju konvenon atyre dhe e fshehin atë që është kundër tyre

Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Njerëzit e epsheve (bidatçitë): prej shenjave të tyre është se ata përmendin atë çka është për ta (pro tyre) dhe e fshehin atë që është kundër tyre.''

Burimi: ''Es-Sahihah'', vëll.6.

Përktheu: Jetmir Jakupi