Tuesday, May 31, 2016

A nuk duhet ti ta braktisësh atë tani?!


A nuk duhet ti ta braktisësh atë tani?!

Një njeri i tha njërit prej Selefëve (të parëve tanë të mirë) pasiqë shoku i tij kishte devijuar nga rruga e drejtë: ''A nuk duhet ti ta braktisësh atë tani?''
Ai tha: ''Jo. Ai është në më shumë nevojë për mua tani (që ta këshillojë/ta udhëheq) se sa kurrë më parë.''

Shejh Muhamed Salih El-Munexhid, Allahu e ruajtë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Monday, May 30, 2016

Shejh Muhamed Ibn Abdul Vehabi - Ulematë e Nexhdit


''Disa njerëz Shejh Muhamed Ibn Abdul Vehabin dhe nxënësit e tij i konsiderojnë si fatkeqësia më e madhe që i ka ndodhur Islamit dhe Muslimanëve pas Rafidive (Shijave), ndërsa disa të tjerë fjalët dhe veprat e këtyre dijetarëve i marrin sikur ata të ishin Profet - 'të pagabueshëm' në thëniet dhe veprat e tyre.''1

Shkruar nga: Jetmir Jakupi

1. Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë e ka sqaruar se Profetët ishin të pagabueshëm sa i përket përcjelljes së Mesazhit nga Allahu subhanehu ue teala, ndërsa nuk ishin të pagabueshëm sa i përket gabimeve të vogla dhe se ky është mendimi i shumicës së dijetarëve. Shih: ''Mexhmu El-Fetaua'', 18/7 dhe 4/320.
Shejh Muhamed Ibn Abdul Vehabi dhe nxënësit e tij janë prej dijetarëve të Ehli Sunnetit. Fjala e tyre është sikurse fjala e çdo dijetari - ia qëllojnë dhe gabojnë. Ku ia qëllojnë ua marrim fjalën dhe ku gabojnë nuk i pasojmë në gabime.

Transmetohet se Imam Maliku, Allahu e mëshiroftë thoshte: ''Çdokujt i merret dhe i lihet fjala, përveç fjalës së pronarit të këtij varri (të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selem).''

Sunday, May 29, 2016

Ai që i nënçmon dhe shanë dijetarët prej të cilëve mësoi


Ai që i nënçmon dhe shanë dijetarët prej të cilëve mësoi

Dijetarë të mëdhenjë si Shejh Ibn Bazi, Shejh Ibn Uthejmini e Shejh Albani (prej dijetarëve bashkëkohorë) e të tjerë, Allahu i mëshiroftë, thoshin për veten e tyre: 'Ne jemi vetëm nxënës dije!'
Ndërsa sot disa persona që prej librave dhe fetuave të këtyre dijetarëve mësuan se si merret abdesi dhe si falet namazi (e mos të flasim për gjërat tjera), e konsiderojnë veten më hoxhallarë dhe dijetarë se dijetarët e sipërpërmendur!
Dijetarët janë të atillë që nuk kanë mendjemadhësi - por kanë dije, moral dhe edukatë.

Ndërsa xhahilat (injorantët) janë të atillë që nuk kanë dije, moral e as edukatë, por kanë mendjemadhësi e injorancë.

Prej fjalëve të Selefit (të parëve tanë të mirë) është se njerëzit besnik nuk i harrojnë dhe as nuk i braktisin të mirat e atyre prej të cilëve kanë mësuar.

Imam Ebu Jusuf El-Kadiu, ka thënë: ''I kam ndëgjuar Selefët (të parët tanë të mirë) duke thënë se ai i cili nuk i miraton (njeh) të mirat e mësuesit (hoxhës) së tij, nuk do të ketë sukses.''

Shkruar nga: Jetmir Jakupi

Saturday, May 28, 2016

Ata që shqetësohen rreth 'Vehabizmit'


Ata që shqetësohen rreth 'Vehabizmit'

''Shqetësimi i vetëm i tyre është fjala ''Vehabizëm'', sepse ajo është fjala e cila i shqetëson ata dhe i privon nga shijimi i gjumit të tyre. Përse të mos jetë kur kjo është ajo që shkatërron idhujt e tyre dhe mposht koalicionet e tyre?''

Shejh Beshir El-Ibrahimi, Allahu e mëshiroftë i thoshte këto fjalë për armiqtë e tij.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, May 27, 2016

Po ti çfarë ke bërë për këtë din?


Po ti çfarë ke bërë për këtë din?

''Unë kam shkruar 2000 vëllime. 1000 njerëz kanë bërë teube përkrah meje. 20.000 njerëz e kanë pranuar Islamin nëpërmjet meje.''

Imam Ebul Ferexh Abdurrahman Ibn El-Xheuzi, Allahu e mëshiroftë.

Burimi: ''Sijer E'Alam En-Nubela'', 21/370.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Wednesday, May 25, 2016

Nëse e praktikon një vepër të Islamit me qëllim që të bësh 'Selfie'


Nëse e praktikon një vepër të Islamit me qëllim që të bësh 'Selfie' dhe ta publikosh atë që ta shohin të tjerët (se sa i/e devotshme je), dije se për atë vepër lëre që do nuk do të shpërblehesh e as nuk do të të pranohet, por edhe do të dënohesh nga Allahu subhanehu ue teala.

Transmetohet se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Kushdo që bën syefaqësi, Allahu do ta ekspozojë atë.''1

Imam Ibn Haxheri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Hatabi ka thënë, kjo do të thotë: Kushdo që bën diçka e cila nuk është sinqerisht për hirë të Allahut, por vetëm dëshiron që njerëzit ta shohin dhe ta ndëgjojnë atë, do të dënohet për atë - Allahu do ta ekspozojë (vë në dukje) atë dhe do ta bëjë të njohur atë që ai është duke e fshehur.''2

Shkruar nga: Jetmir Jakupi

1. Transmetojnë Buhariu, 6134 dhe Muslimi, 2986.
2. ''Fet'h El-Bari'', 11/336.

Tuesday, May 24, 2016

Mësoni fëmijët tuaj që ta adhurojnë Allahun, e jo dunjanë!


Mësoni fëmijët tuaj që ta adhurojnë Allahun, e jo dunjanë!

''O ju, që besoni! Ruajeni veten dhe familjet tuaja nga zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.''1

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Et-Tahrim, 6

Friday, May 20, 2016

Sot disa musliman veprojnë sikurse dhëmbët e tyre janë avret


''Përshëndete vëllaun tënd me buzëqeshje dhe jo i vrenjtur. Sot disa musliman veprojnë sikur dhëmbët e tyre të janë avret.''1

Shejh Ahmed Musa Xhibril

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Pra, nuk buzëqeshin fare por në raport me vëllezërit e tyre në besim janë gjithjë të vrejntur dhe sillen me mendjemadhësi. (Shpjegim i Përkthyesit).

Thursday, May 19, 2016

Shejh Muhamed Ibn Abdul Vehabi rreth tekfirit të arsyetuesit të mushrikëve


Shejh Muhamed Ibn Abdul Vehabi rreth tekfirit të arsyetuesit të mushrikëve

''Atëherë si mund ta konsiderojmë si kafir atë i cili nuk i bën shok Allahut (nuk bën shirk), vetëm për shkak se ai nuk migron që të bashkohet me ne dhe (për shkak se) NUK I KONSIDERON TJERËT SI KAFIRA dhe nuk i lufton ata?!''

Shejh Muhamed Ibn Abdul Vehabi, Allahu e mëshiroftë në ''Ed-Durer Es-Senijje'', 1/66 dhe ''Mexhmu El-Muelefat'', 11/3; ''Mexhmu Fetaua Esh-Shejh Ibn El-Uthejmin'', 2/përgjigja e pyetjes 224.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, May 17, 2016

Mbajeni mend, ju egzistoni sepse prindërit tuaj ishin si duhet (heteroseksual)!


Mbajeni mend, ju egzistoni sepse prindërit tuaj ishin si duhet (heteroseksual)!

''Kujtoni fjalët e Lutit, i cili i tha popullit të vet: ''Përse bëni paturpësi të tilla (a e bëni mëkatin më të madh) që askush para jush nuk e ka bërë?''. Ju u qaseni meshkujve me epsh - në vend të femrave. Me të vërtetë, ju jeni popull që e teproni me të këqija!''1

Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi

1. El-A'raf, 80-81.

Monday, May 16, 2016

Sunday, May 15, 2016

Një ditë kur ju do të shikoni në telefonin tuaj, ata nuk do të jenë aty më!


''Kaloni kohë me prindërit tuaj, dhe trajtojni ata me mirësi, sepse një ditë kur ju do të shikoni në telefonin tuaj, ata nuk do të jenë më aty!''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Saturday, May 14, 2016

Ti mund të ikësh prej namazit, por jo edhe prej Ditës së Gjykimit


Ti mund të ikësh prej namazit, por jo edhe prej Ditës së Gjykimit.

''Por njeriu dëshiron të gabojë sa të jetë gjallë dhe pyet: ''Kur do të jetë Dita e Kiametit?'' Por, kur sytë t'i verbohen dhe të zihet Hëna dhe Dielli e Hëna të bashkohen, atë ditë njeriu do të thotë: ''Ku të iki?'' Askund! S'ka strehë! Atë ditë, streha është te Zoti yt. Atë ditë, njeriu do të vihet në dijeni për veprat që ka bërë dhe për ato që ka lënë pa bërë.''1

Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi

1. El-Kijameh, 5-13.

Thursday, May 12, 2016

Përçarja është një derë nga e cila kafirat hyjnë


''Përçarja është një derë nga e cila kafirat (jobesimtarët) hyjnë për ta shkatërruar Ummetin tonë, dhe pasha Allahun, janë Shijat ata të cilët e hapin atë derë.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Wednesday, May 11, 2016

Do ta dini që Njerëzimi ka dështuar - kur një fëmijë kaq i vogël detyrohet që të punojë për ushqim!


''Do ta dini që Njerëzimi ka dështuar - kur një fëmijë kaq i vogël detyrohet që të punojë për ushqim!''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Saturday, May 7, 2016

Këto fjalë nuk i ka thënë Shejhul Islam Ibn Tejmije


Këto fjalë nuk i ka thënë Shejhul Islam Ibn Tejmije

Pyetje: Shejhu ynë, a është kjo thënie e Shejhul Islamit e vërtetë: ''Shejhul Islam Ibn Tejmije njëherë është pyetur: ''Ku janë njerëzit e hakut (së vërtetës)?''
Ai u përgjigj: ''Ose nën tokë, ose në burg ose në fushë betejë.'' (''Kitab El-Iman'', fq.44).

Përgjigje: Të gjitha lavdërimet e përsosura i takojnë Allahut, Zotit të Botërave. Unë dëshmojë se nuk ka asnjë të denjë për adhurim përveç Allahut, dhe se Muhamedi, është rob dhe i Dërguari i Tij.

Sa i përket pyetjes, thënia e cila i është atribuar Shejhul Islam Ibn Tejmijes nuk është e vërtetë dhe nuk kemi mundur ta gjejmë atë në asnjë prej librave të tij.1

Është përgjigjur Shejhu - Dr. Abdullah El-Fekih, specialist në fikh dhe në gjuhë arabe.

Pyetja është parashtruar dhe është përkthyer nga: Jetmir Jakupi

1. Nga kjo përgjigje nuk nënkuptohet se secili që është në burg apo në fushë betejë nuk është në hak (në të vërtetën), mirëpo nuk lejohet që t'i atribohet një njeriu një fjalë që nuk e ka thënë dhe ky është qëllimi edhe i parashtrimit të kësaj pyetjeje. (Shpjegim i Përkthyesit).

Luanët nuk e rruajnë mjekrrën


''Luanët nuk e rruajnë mjekrrën.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, May 6, 2016

Dy ekstreme të kundërta


Dy ekstreme të kundërta

Hauarixhët e kohës sonë e bëjnë çdo dijetarë tekfir dhe ia shpalosin 'gabimet në akide' në mënyrë që ata vetë të konsiderohen nga të tjerët si dijetarë.

Ndërsa Murxhiat e kohës sonë mundohen ta bëjnë çdo dijetarë të tyre prej 'dijetarëve të mëdhenjë' në mënyrë që ata vetë të konsiderohen nga të tjerët si grupi i shpëtuar, si pasuesit e vetëm të Kur'anit dhe Sunnetit.

Shkruar nga: Jetmir Jakupi

Wednesday, May 4, 2016

Të ndihmojë vëllaun tim musliman është më e dashur për mua


Të ndihmojë vëllaun tim musliman është më e dashur për mua

''Të përmbush nevojën e një muslimani është më e dashur për mua se sa të fali një mijë rekate namaz.''

Imam Hasan El-Basri, Allahu e mëshiroftë.

Burimi: ''Kada El-Hauaixh'', nga Imam Ibn Ebi Dunja, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

A mendon ai, se atë kurrë nuk mund ta mposhtë askush?


''A mendon ai, se atë kurrë nuk mund ta mposhtë askush?'' (El-Beled, 5).

A mendon ai, njeriu i fuqishëm i Kurejshëve, domethënë Ebul Eshar Ibn Kalada, a supozon ai se për shkak të fuqisë së tij, askush nuk do të ketë pushtet mbi të? Por Allahu ka pushtet mbi të.

Burimi: ''Tefsir El-Xhelalejn'', 90:5.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Allahu subhanehu ue teala, e shkatërroftë këtë zullumqarë.

Tuesday, May 3, 2016

Ku janë Muslimanët?!


Ku janë Muslimanët?!

Me lotë në sy pyet një musliman nga Halepi. O Allah i Plotëfuqishëm, ndihmoju muslimanëve. O Allah i Plotëfuqishëm, shkatërroi zullumqarët.

Jetmir Jakupi

Monday, May 2, 2016

Shumë njerëz kanë më pak dhe janë shumë më të kënaqur


Gjithmonë thuani Elhamdulilah për ato që keni (posedoni). Shumë njerëz kanë më pak dhe janë shumë më të kënaqur.

''Edhe nëse përpiqeni t'i numëroni dhuntitë (të mirat) e Allahut, nuk do të mund t'i numëroni dot.''1

Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi

1. Ibrahim, 34.

Më të mirët nga vëllezërit


''Më të mirët nga vëllezërit janë ata të cilët nuk të fajësojnë ty kur të gabosh dhe të cilët e harrojnë përkrahjen (të mirën) që të kanë bërë ty dhe nuk ta rikujtojnë (nuk ta përmendin) atë të mirë ty.''

Imam Abdullah Ibn Mu'taz, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Sunday, May 1, 2016

Nuk jemi prej atyre që askënd nuk e bëjmë tekfir


Nuk jemi prej atyre që askënd nuk e bëjmë tekfir

''Ashtu siç nuk është e lejuar që të cilësohet (etiketohet) një person i veçantë si kafir përveç nëse kushtet e etiketimit të dikujt si i tillë janë plotësuar në rastin e tij, gjithashtu edhe ne nuk duhet të druhemi (frikësohemi) nga etiketimi si kafira i atyre të cilët Allahu dhe i Dërguari i Tij (salallahu alejhi ue selem) i kanë etiketuar si të tillë. Por ne duhet të bëjmë dallim mes asaj që është e veçantë dhe asaj që është e përgjithshme.''

Shejh Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë në ''Sherh Kitab El-Teuhid'', 2/281.

Përktheu: Jetmir Jakupi