Wednesday, May 25, 2016

Nëse e praktikon një vepër të Islamit me qëllim që të bësh 'Selfie'


Nëse e praktikon një vepër të Islamit me qëllim që të bësh 'Selfie' dhe ta publikosh atë që ta shohin të tjerët (se sa i/e devotshme je), dije se për atë vepër lëre që do nuk do të shpërblehesh e as nuk do të të pranohet, por edhe do të dënohesh nga Allahu subhanehu ue teala.

Transmetohet se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Kushdo që bën syefaqësi, Allahu do ta ekspozojë atë.''1

Imam Ibn Haxheri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Hatabi ka thënë, kjo do të thotë: Kushdo që bën diçka e cila nuk është sinqerisht për hirë të Allahut, por vetëm dëshiron që njerëzit ta shohin dhe ta ndëgjojnë atë, do të dënohet për atë - Allahu do ta ekspozojë (vë në dukje) atë dhe do ta bëjë të njohur atë që ai është duke e fshehur.''2

Shkruar nga: Jetmir Jakupi

1. Transmetojnë Buhariu, 6134 dhe Muslimi, 2986.
2. ''Fet'h El-Bari'', 11/336.

No comments:

Post a Comment