Monday, June 22, 2015

Të agjërosh nuk do të thotë vetëm të heqësh dorë nga ushqimi dhe pija!


Të agjërosh nuk do të thotë vetëm të heqësh dorë nga ushqimi dhe pija!

Transmetohet se Omer Ibn Hattabi dhe Ali Ibn Ebi Talibi, radiallahu anhum, kanë thënë: ''Agjërim nuk do të thotë vetëm të heqësh dorë nga ushqimi dhe pija, ajo gjithashtu do të thotë të heqësh dorë nga gënjeshtrat, mashtrimet dhe nga e folura e kotë (nga fjalët e kota).''

Xhabir Ibn Abdullahu, radiallahu anhu, ka thënë: ''Nëse agjëron, atëherë bllokoi (mbylli) veshët, sytë dhe gjuhën tënde nga gënjeshtrat dhe gjynahet; mos abuzo me shërbëtorët e t'u; bëhu i qetë dhe me dinjitet në ditën e agjërimit tënd; mos lejo që dita në të cilën nuk agjëron dhe ajo në të cilën agjëron të jenë të njëjta.''1

Burimi: ''El-Muhalla'', 4/305, nga Imam Ibn Hazmi, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Megjithëse muslimanit nuk i lejohet asnjëherë të gënjejë, mashtrojë e të bëjë vepra të këqija, por ajo që ka pasur për qëllim sahabiu i nderuar, është që kur njeriu agjëron për hirë të Allahut subhanehu ue teala, duhet ta dallojë edhe më shumë atë ditë në të cilën agjëron, duke e veçuar atë me vepra sa më të mira të cilat vlerësohen, e jo të jetë si një ditë e zakonshme. Allahu subhanehu ue teala, e di më së miri. (Shpjegim i Përkthyesit).

Saturday, June 20, 2015

Selefët hynin në treg me sjellje të xhamisë, sot ne hyjmë në xhami me sjellje të tregut!


Prej thënieve të dijetarëve: ''Selefët (gjeneratat e para të muslimanëve) kishin shprehi të hynin në treg me sjellje të xhamisë, sot ne hyjmë në xhami me sjellje të tregut!''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Thursday, June 18, 2015

A thua a do të jetë tash ky rast?


A thua a do të jetë tash ky rast?

Shejh Sulejman Er-Ruhejli, Allahu e ruajtë, në një hutbe më 13 qershor të vitit të kaluar, ka thënë: ''Në Ramazanin e kaluar ne i premtuam vetës sonë se në Ramazanin e ardhshëm do t'i bëjmë gjërat ndryshe, a do të jetë tash ky rast?''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Sunday, June 14, 2015

Ata mendojnë se t'i je më i mirë se ata


''Kurrë mos i urreni njerëzit të cilët ju xhelozojnë juve, por respektoni xhelozinë e tyre, sepse ata janë ata që mendojnë se t'i je më i mirë se ata.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Saturday, June 13, 2015

Mos e gjykoni askënd derisa t'ia shihni shokët


Sulejmani alejhi selam, ka thënë: ''Mos e gjykoni askënd derisa t'ia shihni shokët e tij.''

Burimi: ''El-Ibaneh En-Sheriatil Firketin-Nexhiah'', vëll.3, fq.464.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Luani nuk iu përgjigjet lehjeve të qenve


Imam Muhamed Ibn Idris Esh-Shafiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Luani nuk iu përgjigjet lehjeve të qenve.''

Burimi: ''Divan El-Imam Esh-Shafi.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, June 12, 2015

Kohërat e vështira asnjëherë nuk zgjasin, por njerëzit e fortë po


Një fjalë e urtë thotë: ''Kohërat e vështira asnjëherë nuk zgjasin, por njerëzit e fortë po.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Thursday, June 11, 2015

Nëse e shihni një munafik që ka pasues të shumtë, atëherë mbani mend se do të ketë një Dexhall me pasues të shumtë


''Nëse ju e shihni një munafik (hipokrit) që ka pasues, atëherë mbani mend se në kohën që do të vijë, do të ketë një Dexhall i cili gjithashtu do të ketë pasues të (shumtë të) grumbulluar.''1

Imam Ibn El-Xheuzi, Allahu e mëshiroftë.

Burimi: ''Kitab El-Lete'if fil-ue'iz'', fq.157.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Pra, pasuesit e shumtë nuk janë argument se personi në fjalë është në të drejtë. Iblisi (shejtani) ka me miliarda pasues, por kjo nuk e bën atë të jetë në hak. (Shpjegim i Përkthyesit).

A nuk është ironike?


Një fjalë e urtë thotë: ''A nuk është ironike? Ne injorojmë ata që na admirojnë neve, i admirojmë ata që na injorojnë neve, dhe i lëndojmë ata që na duan neve.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Wednesday, June 10, 2015

Pse muslimanët sot janë të dobët?!


Pse muslimanët sot janë të dobët?!

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Nëse ka një dobësi te Muslimanët, dhe armiku i mposht (fiton) ata, atëherë kjo është për shkak të mëkateve dhe gabimeve të tyre.''

Burimi: ''Mexhmu El-Fetaua'', 11/645.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, June 9, 2015

Cilën dorë duhet përdorur për të pirë duhan?


Cilën dorë duhet përdorur për të pirë duhan?

Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, është pyetur: ''A duhet të përdorim dorën e djathtë apo të majtë kur ne pijmë duhan?''

Ai është përgjigjur: ''Asnjërën prej tyre!''

Burimi: ''Silsilat El-Huda uen-Nur'', 351.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Sunday, June 7, 2015

E quani veten besimtarë, por nuk bëni asgjë për besimtarët të cilët vdesin urie në mesin tuaj?!


E quani veten besimtarë, por nuk bëni asgjë për besimtarët të cilët vdesin urie në mesin tuaj?!

Murih Ibn Mesruku, transmeton: ''Omer Ibn Hattabi, radiallahu anhu, thoshte: ''Ju e quani veten besimtarë, por ju nuk bëni asgjë për besimtarët të cilët vdesin urie në mesin tuaj?!''

Burimi: ''Musned Esh-Shamijin'', 1018.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Heshtja ndaj budallasë është një përgjigje


Heshtja ndaj budallasë është një përgjigje

Imam Muhamed Ibn Idris Esh-Shafiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Heshtja ime ndaj një budallasë është përgjigje.''

Burimi: ''Divan El-Imam Esh-Shafi.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Saturday, June 6, 2015

Kujdes me kë martohesh!


Kujdes me kë martohesh!

Transmetohet se Imam Muhamed Ibn Sirini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Imran Ibn Hitani u martua me një femër hauarixhe (harixhije), dhe tha: ''Unë do ta kthejë atë (domethënë do ta bëjë atë që të braktisë devijimin e saj). Megjithatë (ndodhi e kundërta), ajo e ktheu atë (Imran Ibn Hitanin) në rrugën e saj...''

Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë, tregon: ''Imran Ibn Hitani ishte prej Ehli Sunnetit, por ai u martua me një grua prej Hauarixhëve, duke menduar se do ta kthejë atë në (rrugë) të drejtë.
Çfarë ndodhi? Ai u bë udhëheqës i Hauarixhëve!

Burimi: ''Hukm Esh-Sheria fi Ez-Zauaxh min Esh-Shiah'', fq.27 dhe  ''Sijer E'Alam En-Nubela'', 2/214 nga Imam Dhehebiu.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, June 5, 2015

Për shkak të heshtjes së njerëzve të 'mirë'!


Një fjalë e urtë thotë: ''Bota vuan shumë. Jo për shkak të dhunës së njerëzve të këqinjë, por për shkak të heshtjes së njerëzve të 'mirë'!''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, June 2, 2015

Hauarixhët i dëmtojnë më shumë Muslimanët se Jehudët e të Krishterët


''Hauarixhët i dëmtojnë më shumë Muslimanët se sa Çifutët dhe të Krishterët.''

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë.

Burimi: ''Minhexh Es-Sunneh En-Nebeuije'', 5/248.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Vendi ku ke rënë në sexhde në namaz, do të qajë për ty!


Vendi ku ke rënë në sexhde në namaz, do të qajë për ty!

Ibn Abbasi, radiallahu anhu, ka thënë: ''Kur një besimtar vdes, vendi ku ai ka rënë në sexhde në namazin e tij, do të qajë për të!''

Burimi: ''Tefsir Et-Taberi''.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Monday, June 1, 2015

Mos e detyroni askënd që të bëhet Musliman, sepse Islami është i qartë


Mos e detyroni askënd që të bëhet Musliman, sepse Islami është i qartë

Imam Ibn Kethiri, Allahu e mëshiroftë, gjatë komentimit të ajetit Kur'anor: ''Nuk ka detyrim në fe.'', ka thënë: ''Mos e detyroni askënd që të bëhet Musliman, sepse Islami është i qartë.''

Burimi: ''Tefsir Ibn Kethir'', 2:256.

Përktheu: Jetmir Jakupi