Tuesday, April 28, 2015

Mallkimi i Allahut, engjujve të Tij dhe gjithë njerëzimit qoftë mbi vrasësin e Husejnit radiallahu anhu


Mallkimi i Allahut, engjujve të Tij dhe gjithë njerëzimit qoftë mbi vrasësin e Husejnit radiallahu anhu

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Kushdo që e ka vrarë Husejnin (nipin e Muhamedit salallahu alejhi ue selem) ose kontribuoi (në vrasjen e tij) ose ka qenë i kënaqur me të, qoftë mbi të mallkimi i Allahut, Engjujve të Tij dhe gjithë njerëzimit, dhe Allahu ia refuzoftë (mos ia pranoftë) gjitha adhurimet dhe veprat e tij!''

Burimi: ''Mexhmu El-Fetaua'', vëll.4, fq.487.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Monday, April 27, 2015

Ne jemi të obsesionuar me telefonat tanë!


Ne jemi të obsesionuar me telefonat tanë!

Shejh Xhemil El-Bize, thotë: ''Memeci dëshiron të recitojë Kur'anin, i shurdhëri dëshiron ta ndëgjojë atë, i verbëri dëshiron ta lexojë atë dhe ne jemi të obsesionuar (fiksuar) me telefonat tanë!''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, April 24, 2015

Askush nuk ka lindur dijetar, dituria arrihet me studime


Askush nuk ka lindur dijetar, dituria arrihet me studime

Transmetohet se Abdullah Ibn Mes'udi, radiallahu anhu, ka thënë: ''Askush nuk ka lindur dijetar, dituria arrihet me studime.''

Burimi: ''Xhamiul Bejan El Ilm ue Fadlihi'', vëll.1, fq.200, të Imam Ibn Abdulberrit, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Sa më shumë që studioni në lidhje me Profetin, aq më lehtë do të dalloni gënjeshtrat që njerëzit ia atribuojnë atij


''Sa më shumë që studioni (mësoni) në lidhje me Profetin (salallahu alejhi ue selem), aq më lehtë do të dalloni gënjeshtrat që njerëzit ia atribuojnë atij.''

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë.

Burimi: ''El-Minhexh'', vëll.7, fq.429.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, April 21, 2015

Një Shejtan i veçantë vetëm për ne!


Një Shejtan i veçantë vetëm për ne!

Transmeton Katadeja: ''Njëri prej shejtanëve të Iblisit quhet Kubkub. Iblisi e ka urdhëruar atë që të pushojë për dyzet vjet.
Sa herë që një i ri hyn rrugës së drejtësisë (rrugës së udhëzimit), Iblisi i thotë Kubkubit: ''Atje është ai, unë të kam përgaditur ty për këtë lloj të të rinjve. Mashtroje dhe joshe atë!''

Burimi: ''Dhem El-Haua'', 145 nga Imam Abdurrahman Ibn El-Xheuzi, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Monday, April 20, 2015

Besimtari kërkon justifikime për vëllezërit e tij, ndërsa munafiku kërkon gabime për ta


Besimtari kërkon justifikime për vëllezërit e tij, ndërsa munafiku kërkon gabime për ta

Imam Abdullah Ibn Muhamed Ibn Menezil, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Besimtari kërkon justifikime (shfajësime) për vëllezërit e tij, ndërsa munafiku (hipokriti) kërkon gabime për ta.''

Burimi: ''Esh-Shu'ab El-Iman'', 7/9059.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Sunday, April 19, 2015

Defekti nuk është në Mjekërr


Defekti nuk është në Mjekërr - Këta me Mjekrra janë të gjithë të njëjtë

''Kur ti e sheh një person me mjekërr që është gënjeshtarë ose kur ti e sheh një person me mjekërr që është tradhëtarë ose kur ti e sheh një person me mjekërr që është vjedhës, (atëherë dije se) defekti (e meta) nuk është në mjekërr. Më saktë defekti është në personin i cili e ka (mban) mjekrrën.
Sa i përket (vetë) mjekrrës, atëherë nuk ka të metë në të. Ajo është nga karakteristikat e Fitrës (natyrshmërisë).
Ajo gjithashtu është prej Sunnetit të të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue ala alihi ue selem, të cilin ai e ka urdhëruar dhe obliguar.''1

Shejh Mukbil Ibn Hadi El-Uadi, Allahu e mëshiroftë.

Burimi: ''Ixhebetus Seil'', fq.222.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Allahu subhanehu ue teala, e mëshiroftë Shejh Mukbilin. Këto fjalë të tij njëherit janë kundërpërgjigje për ata që e kritikojnë ndonjë person që ka mjekërr (e që ka ndonjë vepër të keqe, të gabuar) e që me këtë dojnë të thonë se këta (me mjekrra) të gjithë janë të tillë (si ky personi i cili ka vepra të këqija).
Pra, nëse e shohin një me mjekërr që bën një vepër të keqe, të gabuar, menjëherë paragjykojnë dhe thonë të gjithë këta janë të njëjtë!
Po të peshoheshin gjërat në këtë formë, atëherë sa persona të cilët nuk kanë mjekrra kanë vepra shirku e kufri, bëjnë zina (imoralitet), pijnë alkool dhe harame të tjera?! A do të ishte e drejtë të thuhej se këta pa mjekrra të gjithë janë të njëjtë! (Shpjegim i Përkthyesit).

Saturday, April 18, 2015

Si mund të ndihesh krenar për diturinë tënde, kur Imam Ahmed Ibn Hanbeli i ka ditur një milion hadithe përmendsh?!


''Si mund të kesh krenari, kur Imam Ahmed (Ibn Hanbeli) i ka mësuar (ditur) një milion hadithe përmendsh?!''

Imam Ibn El-Xheuzi, Allahu e mëshiroftë.

Burimi: ''Tib Er-Ruheni'', fq.60.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, April 17, 2015

Shenjat pas namazit të Istihares


Shenjat pas namazit të Istihares

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Nëse ai bën (namaz) istihare, atëherë çfarëdo për të cilën Allahu e bën atë të ndihet i lumtur dhe e bën të lehtë për të, kjo është ajo që Allahu e ka zgjedhur për të.''

Burimi: ''Mexhmu El-Fetaua'', 10/539.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Thursday, April 16, 2015

Kushdo që nuk i shkurton mustaqet e tij, ai nuk është një prej nesh


Kushdo që nuk i shkurton mustaqet e tij, ai nuk është një prej nesh

Transmetohet se Zejd Ibn Erkami, radiallahu anhu, ka thënë: ''I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Kushdo që nuk i shkurton mustaqet e tij, ai nuk është një prej nesh.''

Burimi: ''Sunen En-Nesai'', vëll.1, nr.13. Hadithi është sahih.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Është në natyrën e shumë njerëzve që të mos i shohin gabimet e tyre, por t'i shohin ato të të tjerëve


''Është në natyrën e shumë njerëzve që të mos i shohin gabimet e tyre, por t'i shohin ato të të tjerëve.''

Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë.

Burimi: ''El-Fetaua El-Kuvaitije'', fq.83-84.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Wednesday, April 15, 2015

Kujtdo që i është bërë një e mirë dhe i thotë atij që ia ka bërë atë të mirë ''Xhezak Allahu hajren''


Kujtdo që i është bërë një e mirë dhe i thotë atij që ia ka bërë atë të mirë ''Xhezak Allahu hajren''

Është transmetuar se Usame Ibn Zejdi, radiallahu anhu, ka thënë: ''I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Kujtdo që i është bërë një e mirë (një nder) dhe i thotë atij që ia ka bërë atij (atë të mirë), ''Xhezak Allahu hajren'' (Allahu të shpërbleftë me mirësi), ka bërë mjaftueshëm që ta falënderojë atë.''

Burimi: Transmetojnë Tirmidhiu, nr.1958 dhe Nesaiu në ''El-Sunen El-Kubra'', 6/53. Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë e ka klasifikuar si sahih në ''Sahih El-Tirmidhi''.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, April 14, 2015

Monday, April 13, 2015

Gjëja më e pikëlluar në lidhje me tradhëtinë është se ajo asnjëherë nuk vjen nga armiqtë e tu



''Gjëja më e pikëlluar në lidhje me tradhëtinë është se ajo asnjëherë nuk vjen nga armiqtë e tu.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Saturday, April 11, 2015

Nëse i ndihmoni njëri-tjetrit në mëkat dhe keqbërje, do të përfundoni duke e urrejtur njëri-tjetrin


''Kur njerëzit i ndihmojnë njeri-tjetrit në mëkat dhe keqbërje, ata përfundojnë duke e urrejtur njëri-tjetrin.''

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë.

Burimi: ''Mexhmu El-Fetaua'', 15/128.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Kur zgjohemi në mëngjes, ne kemi dy zgjidhje të thjeshta


Kur zgjohemi në mëngjes, ne kemi dy zgjidhje të thjeshta

''Kur ne zgjohemi në mëngjes, kemi dy zgjidhje të thjeshta. Ti kthehemi gjumit dhe ëndërrave, ose të zgjohemi dhe të ndjekim ato ëndërra.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Thursday, April 9, 2015

Muzika është alkool për shpirtin


''Muzika është alkool për shpirtin.''

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë.

Burimi: ''Mexhmu El-Fetaua'', 10/417.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Wednesday, April 8, 2015

Nuk konsiderohet një problem i rëndësishëm ngase njerëzit e pasur nuk mund të vdesin prej saj


Nuk konsiderohet një problem i rëndësishëm ngase njerëzit e pasur nuk mund të vdesin prej saj

''Uria vret më shumë se sa Ebola, por ajo nuk konsiderohet një problem i rëndësishëm ngase njerëzit e pasur nuk mund të vdesin prej saj.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, April 7, 2015

Kushdo që është i uritur dhe nuk ka mundësi të paguajë, do të merr një falas

Kushdo që është i uritur dhe nuk ka mundësi të paguajë, do të merr një falas

Kjo shenjë në Kuvajt thotë: ''Kushdo që është i uritur dhe nuk ka mundësi të paguajë për një sanduiç shevarma, do të merr një falas.''

Allahu subhanehu ue teala, i shpërbleftë të gjithë ata që kujdesen për të varfërit.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Ky lloj sanduiçi është i ngjashëm me donerin.

Ata të cilët e urrejnë Ebu Bekrin radiallahu anhu, janë prej munafikëve më të mëdhenjë


Ata të cilët e urrejnë Ebu Bekrin radiallahu anhu, janë prej munafikëve më të mëdhenjë

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Askush nuk e ka dashur Profetin, salallahu alejhi ue selem, siç (e ka dashur) Ebu Bekri (radiallahu anhu).
Prandaj, ata të cilët e urrejnë Ebu Bekrin (radiallahu anhu), u përkasin munafikëve (hipokritëve) më të mëdhenjë.''

Burimi: ''Minhexh El-Sunneh'', 4/300 nga Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Sunday, April 5, 2015

Sikur Allahu të lejonte që Hauarixhët të sundonin sipas rregullave të tyre


Sikur Allahu të lejonte që Hauarixhët të sundonin sipas rregullave të tyre

Imami, Tabi'ini Vehb Ibn Munebihu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Kam arritur (një epokë) të hershme të Islamit.

Pasha Allahun! Hauarixhët asnjëherë nuk kanë pasur një grup, përveç se Allahu i Plotëfuqishëm, i ka ndarë ata për shkak të keqes në të cilën ishin ata.

Nuk kishte asnjë prej tyre i cili e kishte bërë të njohur mendimin (qëndrimin) e tij, përveç se Allahu i Plotëfuqishëm, ia ka goditur (thyer) qafën atij.

Ummeti (si i tërë) asnjëherë nuk janë mbledhur së bashku (nuk kanë rënë dakord) qoftë edhe me një person nga Haurixhët.

Sikur Allahu i Plotëfuqishëm, të lejonte që Hauarixhët (të sundonin) sipas mënyrave (rregullave) të tyre:

Korrupsioni (derdhja e gjakut) do të përhapej në të gjithë tokën.
Rrugët do të ndërpriteshin (nuk do lejohej qarkullimi, rrespektivisht do të kishte sulme që do bënin të pamundshme të ndihesh i sigurtë të udhëtosh, sh.p.).
Haxhi drejt Shtëpisë së Allahut do të ndalohej.
Ligjet e Ditës së Injorancës do të kishin mbizotëruar.
Kështu që edhe njerëzit do të ktheheshin përsëri në kërkimin e ndihmës (nga xhinnët) në majë të malit (domethënë do të ktheheshin përsëri në adhurimin e idhujve) siç ishte në ditët e injorancës.

Nëse më shumë se 10 apo 20 burra do të mblidheshin së bashku, nuk do të ishte asnjë (nuk do të mbetej asnjë) prej tyre, përveç se ai do t'i thërriste njerëzit drejt tij që ta bëjnë atë Halife.

Nëse secili prej tyre do të kishte më shumë se 10.000 pasues, ata do të luftonin mes vete, dhe do të bënin Tekfir njëri-tjetrin (do ta konsideronin kafira - jobesimtarë njëri-tjetrin).

Kështu që njeriu nuk do të zgjohej, përveç se ai do të kishte frikë për veten e tij, fenë e tij, jetën e tij, familjen dhe pasurinë e tij, duke mos e ditur me kë të bashkohet (rreshtohet).''

Burimi: ''Tarih Dimeshk'', 63/383, nga Imam Ibn Asakiri, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Thursday, April 2, 2015

Jam ende i ri, ka kohë për namaz dhe për vepra tjera


Jam ende i ri, ka kohë për namaz dhe për vepra tjera

Muhamed Ibn Is'haku, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Është transmetuar nga Se'id Ibn Abdurrahman Ibn Hasan Ibn Thabit Ibn El-Mundir Ibn Harem.

Se Harem Ebu El-Mundiri ka jetuar 120 vjet, dhe djali i tij El-Mundiri ka jetuar 120 vjet, dhe djali i tij Thabiti ka jetuar 120 vjet, dhe djali i tij Hasani ka jetuar 120 vjet.

Sa herë që ky hadith është transmetuar (në prezencë të) Abdurrahmanit, ai shtrihej në shtratin e tij duke u qeshur dhe tendosur (duke pritur se do të jeton edhe ai gjatë si paraardhësit e tij). Ai vdiq në moshën 48 vjeçare.1

Burimi: ''Tehdhib El-Kemal'', nga Hafidh El-Mizi.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Allahu subhanehu ue teala, thotë në Kur'an: ''Çdo shpirt vdes vetëm me vendimin e Allahut, në kohë të caktuar.'' (Ali Imran, 145). Dhe vetëm Allahu subhanehu ue teala, e di momentin e vdekjes së secilit. (Shpjegim i Përkthyesit).

Wednesday, April 1, 2015

Sa më shumë ta rrahësh atë, me i fortë bëhet!


Sa më shumë ta rrahësh atë, me i fortë bëhet!

Një fjalë e urtë afganistaneze, thotë: ''Hekurin: Sa më shumë ta rrahësh atë, më i fortë bëhet.''1

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Sado që mundohen, nuk mund të mposhtin atë që Allahu subhanehu ue teala e ka ngritur, përkundrazi vetëm e bëjnë më të fuqishëm. (Fjalë nga përkthyesi).