Thursday, April 2, 2015

Jam ende i ri, ka kohë për namaz dhe për vepra tjera


Jam ende i ri, ka kohë për namaz dhe për vepra tjera

Muhamed Ibn Is'haku, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Është transmetuar nga Se'id Ibn Abdurrahman Ibn Hasan Ibn Thabit Ibn El-Mundir Ibn Harem.

Se Harem Ebu El-Mundiri ka jetuar 120 vjet, dhe djali i tij El-Mundiri ka jetuar 120 vjet, dhe djali i tij Thabiti ka jetuar 120 vjet, dhe djali i tij Hasani ka jetuar 120 vjet.

Sa herë që ky hadith është transmetuar (në prezencë të) Abdurrahmanit, ai shtrihej në shtratin e tij duke u qeshur dhe tendosur (duke pritur se do të jeton edhe ai gjatë si paraardhësit e tij). Ai vdiq në moshën 48 vjeçare.1

Burimi: ''Tehdhib El-Kemal'', nga Hafidh El-Mizi.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Allahu subhanehu ue teala, thotë në Kur'an: ''Çdo shpirt vdes vetëm me vendimin e Allahut, në kohë të caktuar.'' (Ali Imran, 145). Dhe vetëm Allahu subhanehu ue teala, e di momentin e vdekjes së secilit. (Shpjegim i Përkthyesit).

No comments:

Post a Comment