''Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t'i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe do t'i japë risk prej nga nuk e pret. Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai. Allahu e përmbush me siguri vendimin e Tij dhe për çdo gjë Ai ka caktuar masë.'' (Et-Talak, 2-3).
Imam Ibn Kethiri, Allahu e mëshiroftë gjatë komentimit të këtij ajeti në Tefsirin e tij, ndër të tjera thotë: ''Kush e ka frikë Allahun në zbatimin e urdhërave dhe braktisjen e harameve, Allahu do t'i mundësojë rrugëdalje nga situatat në të cilat ai do të gjendet dhe do ta furnizojë nga ai nuk e pret, më saktë do ta furnizojë nga ajo anë nga e cila aspak nuk i shkon mendja se mund t'i vijë furnizimi.''
Përktheu: Jetmir Jakupi