Thursday, October 31, 2013

A fle Iblisi (Shejtani)?


A fle Iblisi (Shejtani)?

Një njeri i tha (Imam) Hasan El-Basrit, Allahu e mëshiroftë: ''A fle Iblisi (Shejtani)?
Ai tha: ''Nëse ai do të kishte fjetur, ne do të kishim pushim!''

Burimi: ''Teblis Iblis'', fq.52.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Wednesday, October 30, 2013

Çfarë tha Shejhu i Malikive, Imam Tartushi për Sufitë


Çfarë tha Shejhu i Malikive, Imam Tartushi për Sufitë

Imam Et-Tartushi El-Maliki, Allahu e mëshiroftë (451-520 H), ishte pyetur në lidhje me Sufitë, kështu që ai tha:

''Medh'hebi i Sufive është i kotë, në injorancë dhe në devijim... dhe nuk është e lejuar për asnjërin i cili beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit që të jetë i pranishëm me ta, dhe as që t'ju ndihmojë atyre në mënyrat (zakonet) e tyre të pabaza, dhe kjo është rruga1 e (Imam) Malikut, (Imam) Ebu Hanifës, (Imam) Shafiut dhe dijetarëve tjerë të Muslimanëve, dhe Allahut i takon suksesi.''2

Imami, Allahu e mëshiroftë, gjithashtu ka thënë për Sufitë: ''Medh'hebi i Sufive është joaktiv dhe i devijuar, dhe çfarë është Islami përveç Librit të Allahut dhe Sunnetit të të Dërguarit3.
Sa i përket vallëzimit dhe pasionit të tepruar (jashtë mase) atëherë të parët që e bënë këtë vepër ishin njerëzit e Samirijut kur ata morrën një viç idhull4 dhe vallëzonin rreth tij me pasion të tepruar (jashtë mase) dhe ky vallëzim është prej fesë së jomuslimanëve dhe atyre që e kanë adhuruar viçin.''5

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Pra, këta dijetarë të mëdhenjë të cilët i përmendë Imam Tartushi, dhe dijetarë tjerë të Ehli Sunnetit, kanë qenë të mendimit se Sufitë janë në injorancë dhe në devijim, dhe se nuk lejohet që të jemi të pranishëm me ta në ato vende ku ata bëjnë bidatet e tyre, dhe as t'ju ndihmohet atyre në zakonet e tyre të pabaza, (shënim i përkthyesit).
2. ''Tefsir El-Kurtubi'', 11/237-238.
3. Pra, çdo gjë tjetër jashta asaj që gjindet në Librin e Allahut, Kur'anin dhe në Sunnetin e të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selem, refuzohet dhe nuk praktikohet, dhe fatkeqësisht shumë nga bidatet e sufive dhe grupacioneve tjera të devijuara, nuk kanë bazë as në Kur'an, e as në Sunnetin e të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selem (shënim i përkthyesit)..
4. Idhull në formë të viçit të cilin ata e adhuronin në vend të Allahut, (shënim i përkthyesit).
5. ''El-Mi'jer El-Mu'rib''. 11/162-163.

Tuesday, October 29, 2013

‘’O Ahmed (Ibn Hanbel), thuaj në veshin tim: ‘’Kur’ani është i krijuar!’’


‘’O Ahmed (Ibn Hanbel), thuaj në veshin tim: ‘’Kur’ani është i krijuar!’’


تقدم إليه ابن أبي دؤاد، وقال له: يا أحمد قل في أذني القرآن مخلوق حتى أخلصك من يد الخليفة؛ فقال له الإمام أحمد: يا بن أبي دؤاد قل في أذني القرآن كلام الله وليس بمخلوق حتى أخلصك من عذاب الله عز وجل

Imam Ahmed Ibn Hanbeli, Allahu e mëshiroftë, ishte duke u ndëshkuar1, dhe është transmetuar:

‘’Ibn Ebi Duadi erdhi tek ai dhe i tha: ‘O Ahmed, thuaj në veshin tim: ‘Kur’ani është i krijuar’’, kështu që unë të mund të të shpëtojë ty nga dora e Kalifit.
Kështu që Imam Ahmedi, i tha atij: ‘’O Ibn Ebi Duad, thuaj në veshin tim: ‘’Kur’ani është Fjala e Allahut, nuk është i krijuar’’, kështu që unë të të shpëtojë ty nga dënimi i Allahut,  të Fuqishmit dhe të Madhërishmit!’’

Burimi: ''El-Menhexh El-Ahmed'', 1/35.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Imami i Ehli Sunnetit, Ahmed Ibn Hanbeli, Allahu e mëshiroftë, ka jetuar në një kohë në të cilën njerëz të devijuar si Mutezilitë, udhëheqnin shtetin dhe kishin kalifin e muslimanëve në anën e tyre.
Ata kishin shumë bidate të ndryshme, një nga të cilat ishte edhe se Kur'ani ishte i krijuar e jo fjalë e Allahut subhanehu ue teala, andaj Imam Ahmedin e kishin burgosur dhe kërkonin me çdo kusht nga ai dhe dijetarët tjerë që të thonin se Kur'ani është i krijuar (shënim i përkthyesit)..

Monday, October 28, 2013

Të gjithë ata janë armiq të Ehli Sunnetit (Pasuesve të Sunnetit)


Të gjithë ata janë armiq të Ehli Sunnetit (Pasuesve të Sunnetit)

Imam Ebu Zekerija, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Të gjitha krijesat janë armiq të njerëzve. Të gjithë njerëzit janë armiq të Muslimanëve.
Të gjithë ata janë armiq të Ehli Sunnetit (Pasuesve të Sunnetit).''

Burimi: ''Tarih Teduin il Akide Es-Selefije'', fq.72.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, October 25, 2013

Jehudët, të Krishterët dhe njerëzit e feve kanë rënë dakord se Allahu - Tebareke ue Te'ala - është mbi Arsh



Jehudët, të Krishterët dhe njerëzit e feve kanë rënë dakord se Allahu - Tebareke ue Te'ala - është mbi Arsh

قال سعيد بن عامر الضبعي (208 هـ) وهو من شيوخ البخاري: « الجهمية شرٌّ قولاً من اليهود والنصارى، قد اجتمعت اليهود والنصارى وأهل الأديان: أن الله تبارك وتعالى على العرش، وقالوا هم: ليس على العرش شيء.» صحيح

Imam Se'id Ibn Amir Ed-Dab'i (ka vdekur më 208 h), Allahu e mëshiroftë, njëri nga mësuesit e Imam Buhariut, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Xhehmitë kanë thënë më keq sesa Jehudët dhe të Krishterët. Jehudët, të Krishterët dhe njerëzit e feve kanë rënë dakord se Allahu - Tebareke ue Te'ala - është mbi Arsh, dhe ata (Xhehmitë) kanë thënë: ''Nuk ka asgjë mbi Arsh.'' (Sahih).

Burimi: Shih: ''Khalk Ef'el El-Ibad'' nga Imam Buhariu, 2/17. Gjithashtu Imam Dhehebiu, e ka transmetuar atë në ''Kitab El-Arsh'', 2/207.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Wednesday, October 23, 2013

Shoku është si një ashensor…



Shoku është si një ashensor…

الصديق كالمصعد .. اما يأخذك الى الأعلى ، او يسحبك الى الأسفل .. فاحذر اي مصعد تأخذ .!

Shoku është si një ashensor… Ose ai të dërgon ty deri në majë, ose të tërheqë teposhtë… kështu që kini Kujdes cilin ashensor e merrni!

Transmetohet nga Ebu Hurejra, radiallahu anhu, se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Njeriu është në fenë e shokut të vetë, kështuqë le të shikojë gjithësecili prej jush se kë ka marrë për shok.''1

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Transmetojnë Ahmedi, 2/303, Ebu Davudi, nr.4812 dhe Tirmidhiu, nr.2484. Shejh Albani, rahimehullah, ka thënë se hadithi është sahih, në ''Silsiletul Ehadithus Sahih'', nr.927.

Monday, October 21, 2013

Mirëserdhët në Dunjanë…



Mirëserdhët në Dunjanë…

Mirëserdhët në Dunjanë në të cilën ju nuk mund të:

Bëheni me të gjithë ata që i doni.

Në të cilën ju nuk mund të keni gjithçka që doni.

Në të cilën çdo gjë është përkohësisht këtu.

Por bëhuni të durueshëm dhe përpiquni për Ahiretin në të cilin:

Ju mund të keni çdo gjë që dëshironi.

Në të cilin ju mund të jeni me këdo që doni.

Dhe pjesa më e mirë është se… çdo gjë është Përgjithmonë…

''Edhe ata që patën durim (ndaj të këqijave) për të fituar kënaqësinë e Zotit të tyre dhe që e falën namazin, dhe nga ajo me çka Ne i furnizuam ata kanë dhënë fshehtas e haptas dhe me të mirë e largojnë të keqen.
Të tillët kanë përfundim më të mirë.
(përfundimi i mirë është) Xhennete të Adnit (vende të përjetshme) ku do të hyjnë ata, edhe prindërit, gratë dhe fëmijët e tyre të cilët kanë qenë vepërmirë, ata do t'i vizitojnë engjëjt duke hyrë në secilën derë.
(u thonë) Selamun Alejkum, me durimin tuaj gjetët shpëtimin; sa përfundim i lavdishëm është ky vend.''1

''Kush bën ndonjë nga punët e mira, qoftë mashkull ose femër duke qenë besimtarë, të tillët hyjnë në Xhennet dhe nuk u bëhet farë padrejtësie.''2

Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi

1. Err-Rr'ad, 22-24.
2. En-Nisa, 124.

Sunday, October 20, 2013

A jemi ne Mushebih dhe Muxhesim (Antropomorfist)?



A jemi ne Mushebih dhe Muxhesim (Antropomorfist)?

Imam Ebu Is'hak Ibn Shakla El-Hanbeli, Allahu e mëshiroftë, i kishte thënë Ebu Sulejman Ed-Dimeshkit, njërit prej pasuesve të Ibn Kulabit, Allahu e mëshiroftë, gjatë një debati mes atyre dyve, kur Ebu Sulejmani i kishte thënë atij: ''Ti je Mushebih1.''
Imam Ibn Ebi Shakla, i ishte përgjigjur: ''Zoti na ruajtë! Mushebih është ai i cili thotë se Fytyra (e Allahut) është sikur fytyra ime dhe Dora (e Allahut) është sikur dora ime.
Por ne themi: ''Ai ka Fytyrë ashtu si Ai ka afirmuar (pohuar) fytyrë për Veten e Tij, dhe Ai ka Dorë ashtu si Ai ka afirmuar (pohuar) Dorë për Veten e Tij, (Asnjë send nuk është si Ai; Ai është ndëgjuesi, shikuesi. (Esh-Shura, 11)).
Kushdo që thotë këtë, është me të vërtetë i sigurtë.''

Burimi: ''Tabakat El-Hanabilah'', nga Imam Ibn Ebi Jala, 3/239.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Mushebih apo Muxhesim (antropomorfist), quhen ata që e përngjasojnë Allahun subhanehu ue teala, me krijesat e Tij, pra ata të cilët shembull thonë se Allahu subhanehu ue teala, ka dorë dhe dora e Tij është sikurse dora e njeriut, thonë se Allahu subhanehu ue teala, ka fytyrë dhe fytyra e Tij është sikurse e krijesave të Tij.
Besimi i Ehli Sunnetit është se pohojnë atë që Allahu subhanehu ue teala, e ka përshkruar Veten e Tij në Kur'an, pa e përngjasuar Atë me krijesat, duke u bazuar në ajetin Kur'anor: ''Asnjë send nuk është si Ai; Ai është ndëgjuesi, shikuesi.'' (Esh-Shura, 11).
Pra, Ehli Sunneti thonë se Allahu subhanehu ue teala, ka dorë por dora e Tij nuk është sikur dora e krijesave të Tij, thonë se Allahu subhanehu ue teala, ka fytyrë, por fytyra e Tij nuk është sikur e krijesave të Tij (shënim i përkthyesit).

Friday, October 18, 2013

I falënderoj të gjithë...


I falënderoj të gjithë...

أشكر كل الناس الذين دخلوا حياتي وجعلوها جميله. 
ولكني أشكر بالأكثر كل من خرج من حياتي وجعلها مذهله


I falënderoj të gjithë njerëzit të cilët kanë hyrë në jetën time dhe e kanë bërë atë të bukur, por më shumë i falënderoj të gjithë ata njerëz të cilët kanë hyrë në jetën time dhe e kanë bërë atë fantastike!

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, October 11, 2013

Çdo gjë që është e ndaluar të përdoret, është e ndaluar të shitet



Imam Ibn Rexhebi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Çdo gjë që është e ndaluar të përdoret, është e ndaluar të shitet.''

Burimi: ''El-Xhami'', fq.505.

Përktheu: Jetmir Jakupi