Tuesday, December 30, 2014

Nëse e këshillon dikë me kusht që ai duhet të pranojë atë këshillë, atëherë t'i je një shtypës (tiran)


Nëse e këshillon dikë me kusht që ai duhet të pranojë atë këshillë, atëherë t'i je një shtypës (tiran)

Imam Ibn Hazmi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Nëse ju këshilloni ndonjë me kusht (duke e kushtëzuar) që duhet të pranojë atë (këshillë), atëherë ju jeni një shtypës (tiran).''

Burimi: ''El-Ahlak uel-Sijer'', 110, nga Imam Ibn Hazmi, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Monday, December 29, 2014

O Allah, më mundëso që të vdesë në Islam dhe në Sunnet!


O Allah, më mundëso që të vdesë në Islam dhe në Sunnet!

Transmetohet nga Ibn Ubejdullahu, Allahu e mëshiroftë, se ka thënë: ''Ndodhi që unë të hipi në një anije së bashku me Imam Ahmedin dhe (kam vënë re) se ai kishte periudha të gjata të heshtjes, por kur ai foli, tha: ''O Allah, më bëj (më mundëso) që të vdesë në Islam dhe në Sunnet!''

Burimi: ''Tarih El-Bagdad'', 9/349, nga Imam Hatib El-Bagdadi, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, December 26, 2014

Është vetëm një lloj i ushqimit në vend të një tjetri dhe ditët e mbetura janë vetëm se pak!


Është vetëm një lloj i ushqimit në vend të një tjetri dhe ditët e mbetura janë vetëm se pak!

Imam Ahmed Ibn Hanbeli, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Nëse dikush e kujton vdekjen, çdo gjë nga kjo botë do t'i duket e parëndësishme (e pa vlerë dhe e pakuptimshme).
Është vetëm një lloj i ushqimit në vend të një tjetri, një lloj i veshjes në vend të një tjetri, dhe ditët e mbetura janë vetëm se pak.''1

Burimi: ''El-Tibjan fi Edeb Hamelet El-Kur'an'', nga Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Pra, kjo dunja nuk ka kurrëfarë vlere e rëndësie. Njerëzit hanë, pijnë, i shijojnë ato pak të mira të saj dhe një ditë të gjitha ato do i lënë (do vdesin) pasiqë kjo dunja është e shkurtër - e përkohshme.
Ajo që njeriu duhet të mundohet është për botën tjetër, të mundohet të fitojë Xhennetin i cili është i Përhershëm, duke bërë ato vepra të cilat na ka urdhëruar Allahu subhanehu ue teala dhe i Dërguari i Tij, salallahu alejhi ue selem dhe duke u ndaluar (duke mos i bërë) ato vepra të cilat na janë ndaluar (duke u ruajtur nga haramet), e në këtë mënyrë të mundemi të shijojmë të mirat e tij të shumta  (të Xhennetit) dhe të cilat janë të përhershme.
Mjerë për atë që mendon dhe mundohet vetëm për këtë dunja e nuk ka asnjë vepër prej veprave të cilat duhet t'i bëjë muslimani/muslimanja. (Shpjegim i Përkthyesit).

Thursday, December 25, 2014

Sot, unë jam në pritje të ardhjes së vdekjes pa paralajmërim!


Sot, unë jam në pritje të ardhjes së vdekjes pa paralajmërim!

Seid Ibn Es-Seib, është pyetur: ''Si je sot (si ndihesh)?''

Ai u përgjigj: ''Sot, unë jam në pritje të ardhjes së vdekjes pa një takim (pa paralajmërim)!''1

Burimi: ''Sifetu Safve'', vëll.2, fq.283.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Gjithmonë ke parasysh se çdo ditë - çdo sekondë mund të jetë e fundit për ty, andaj mundohu që vazhdimisht të bësh punë të mira, në mënyrë që edhe punët e fundit në këtë dunja të jenë punë të mira me të cilat do të dalësh para Allahut subhanehu ue teala. (Shënim i Përkthyesit)

Wednesday, December 24, 2014

Ne blejmë me paratë tona e jo me fenë tonë!


Ne blejmë me paratë tona e jo me fenë tonë!

Transmetohet se Imam Ibn Muhejrizi (Allahu e mëshiroftë), ka hyrë në një dyqan për të blerë ca rroba.
Një njeri e ka njohur atë dhe i ka thënë pronarit të dyqanit: ''Ky është Ibn Muhejrizi, jepi atij një çmim të mirë (jepja më lirë).''

Ibn Muhejrizi u zemërua dhe e lëshoi rrobën duke thënë: ''Me të vërtetë, ne blejmë me paratë tona e jo me fenë tonë!''

Burimi: ''Hilje El-Evlija'', 5/138.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, December 23, 2014

Akuzave të neveritshme të Ibn Haxher Hejthemiut ndaj Shejhul Islam Ibn Tejmijes i përgjigjet Imami i madh Hanefij, Mulla Ali El-Kariu


Akuzave të neveritshme të Ibn Haxher Hejthemiut ndaj Shejhul Islam Ibn Tejmijes i përgjigjet Imami i madh Hanefij, Mulla Ali El-Kariu

Shejh Muhamed Salih El-Munexhid (Allahu e ruajtë) ka thënë: ''(Imam) Ibn Haxher El-Hejthemiu, njëri prej fukahave të mëdhenjë Shafi, i cili ka vdekur në vitin 974 H dhe i cili është dikush tjetër e jo (Imam) Ibn Haxher Eskalani - autori i (librit) ''Fet'h El-Bari'', i cili ka vdekur më 852 H, ka kritikuar dy Dijetarët e Islamit, Ibn Tejmijen dhe nxënësin e tij Ibn Kajjimin (El-Xheuzin), shumë dhe i ka akuzuar ata se e kanë përshkruar Allahun në aspekt fizik (trupor), se e kanë përngjasuar Atë me krijesat e Tij, dhe besime të tjera të neveritshme.
Por ai është përgënjeshtruar (është hedhur poshtë/kundërshtuar) nga shumë, të cilët kanë shpjeguar pavërtetësinë e asaj që ai ka thënë dhe demonstruan (vërtetuan) se dy Imamët ishin të pafajshëm ndaj çdo besimi i cili shkon kundër Kur'anit dhe Sunnetit. Njëri prej këtyre dijetarëve ishte:

Mulla Ali El-Kariu (ka vdekur me 1014 H), Allahu e mëshiroftë, i cili tha, pasiqë citoj akuzat e Ibn Haxher (Hejthemiut) ndaj tyre dhe kritikën e tij të akides së tyre:

''Unë them: Allahu i ka mbrojtur ata - pra, Ibn Kajjimin dhe Shejhun e tij Ibn Tejmijen - nga kjo akuzë e neveritshme.
Ai që e studion ''Sherh Menezil El-Se'irin'' nga Nedim El-Bari El-Shejh Abdullah El-Ensari, i cili është Shejhul Islam sipas Sufive, do të shoh qartë se ata janë nga Ehli Sunneti dhe Xhemati dhe se ata në të vërtetë janë ndër Evlijatë (miqtë e ngushtë të Allahut) e këtij Ummeti. Në mesin e asaj që ai ka thënë në librin e përmendur, ishte siç vijon:

''Këto fjalë të Shejhul Islamit kanë nxjerrë në pah pozitën e tij si një dijetar i mirënjohur (i spikatur) i Ehli Sunnetit, dhe pozitën e tij në mesin e dijetarëve, dhe ajo demonstron (vërteton) se ai është i pafajshëm (i pastër) nga ajo që armiqtë e tij Xhehmi e akuzuan atë, se ai e ka përngjasuar (krahasuar) Allahun me krijesat e Tij, siç ata zakonisht i kanë akuzuar dijetarët e hadithit dhe Sunnetit, ashtu siç Rafiditë i kanë akuzuar ata se janë Nasibij, dhe Nasibijtë i kanë akuzuar ata se janë Rafidij, dhe Mutezilitë i kanë akuzuar ata se janë Antropomorfist.
Ajo është një trashëgimi e armiqve të të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selem) të cilët e akuzuan atë dhe shokët e tij (sahabët) se kanë shpikur një fe të re.
Dhe kjo është një trashëgimi e dijetarëve të hadithit dhe Sunnetit nga Profeti i tyre, se njerëzit e të pavërtetës (të devijimit) ju kanë dhënë atyre etiketime fyese (ofenduese).

Allahu e shenjtëroftë shpirtin e (Imam) Shafiut, i cili kur u akuzua se është Rafidi, tha: Nëse të jesh një Rafidi do të thotë të duash familjen e Muhamedit, atëherë të dy racat (e njerëzimit dhe xhinnëve) le të dëshmojnë se unë jam një Rafidi.

Allahu qoftë i kënaqur me Shejhun tonë, Ebul Abas Ibn Tejmije, kur ai tha: Nëse të jesh një Nasibi do të thotë të duash familjen e Muhamedit, atëherë të dy racat (e njerëzimit dhe xhinnëve) le të dëshmojnë se unë jam një Nasibi.

Allahu e faltë të tretin - Ibn Kajjimin - kur ai tha: Nëse të jesh një Antropomorfist do të thotë të pohosh (konfirmosh) Atributet Hyjnore dhe t'i konsiderosh ato si të qenët më lartë se sa interpretimi i një gënjeshtari, atëherë lavdërimi i takon Allahut, unë jam një Antropomorfist; sjellni dëshmitarët tuaj.''1

Burimi: ''Mirkah El-Mefetih'', 8/146, 147, nga Imam Mulla Ali El-Kariu El-Hanefiu, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. E kemi cekur edhe në disa tema tjera se arsyeja e përkthimit të këtyre teksteve në lidhje me këto akuza dhe me disa grupe të devijuara, është për shkak se të tillët fatkeqësisht kohëve të fundit janë përhapur edhe në mesin e shqiptarëve dhe kanë filluar t'i akuzojnë me të madhe Imamët e Ehli Sunnetit.
Andaj meqë na janë parashtruar shumë pyetje në lidhje me disa paqartësi (e akuza) që kanë hapur të devijuarit e tillë, po mundohemi që kohë pas kohë nëpërmjet temave të këtilla t'i përgënjeshtrojmë ato.
Disa të devijuar që e sulmojnë Shejhul Islam Ibn Tejmijen dhe nxënësin e tij Imam Ibn Kajjim El-Xheuzin, e që e konsiderojnë veten Hanefi, shpesh herë argumentohen me fjalët e këtij imami Shafi, pra Ibn Haxher El-Hejthemiut, Allahu e mëshiroftë kundrejt këtyre dy imamëve.
Mbase sikurse u pa edhe më lartë, imamët e mëdhenjë Hanefi, i kanë përgënjeshtruar akuzat e tilla ndaj këtyre dy imamëve (Shejhul Islam Ibn Tejmijes dhe Imam Ibn Kajjimit), dhe i kanë konsideruar këta imam prej dijetarëve më të mëdhenjë të Ehli Sunnetit dhe prej Evlijave (miqve të ngushtë të Allahut).
Mund të parashtrohet pyeta: A thua pse kjo xhelozi dhe inat i madh i tyre ndaj këtyre dy imamëve (Shejhul Islam Ibn Tejmijes dhe Imam Ibn Kajjimit)? Përgjigja është e thjeshtë: Ngase këta dy imam, ishin therrë në sy për bidatçitë (të devijuarit) e edhe pas vdekjes së tyre deri në ditët tona, mbesin të tillë për bidatçitë. (Shpjegim i Përkthyesit).

Monday, December 22, 2014

Njerëzit në ditët e sotme për fat të keq, pasojnë këdo dhe të gjithë ata të cilët bërtasin


Njerëzit në ditët e sotme për fat të keq, pasojnë këdo dhe të gjithë ata të cilët bërtasin

Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Njerëzit në ditët e sotme, për fat të keq, pasojnë (këdo - dhe) të gjithë ata të cilët bërtasin, ata nuk mendojnë fare në lidhje me vendimet e Sheriatit.''1

Burimi: ''Silsilat El-Huda uen-Nur'', 220.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Sikurse thotë Shejhu, Allahu e mëshiroftë në një thënie tjetër: ''Muslimanët e sotshëm nuk mund të dallojnë ndërmjet gjërave. Ata mendojnë se dikush është Dijetar vetëm për shkak se flet (është orator).'' (''Silsilat El-Huda uen-Nur'', 852.). (Shpjegim i Përkthyesit).

Saturday, December 20, 2014

Imam Ibn Abidin El-Hanefiu - Shejhul Islam Ibn Tejmije është njeri i besueshëm dhe fjala e tij është e pranuar tek ne Hanefitë


Imam Ibn Abidin El-Hanefiu - Shejhul Islam Ibn Tejmije është njeri i besueshëm dhe fjala e tij është e pranuar tek ne Hanefitë

Imam Ibn Abidin El-Hanefiu - njëri nga dijetarët më të mëdhenjë në Medh'hebin Hanefi (ka vdekur më 1252 H), ka thënë: ''Unë pashë në (librin) ''El-Sarim El-Meslul'', nga Shejhul Islam Ibn Tejmije, siç vijon: ''Sa i përket Ebu Hanifes dhe nxënësve të tij...''

Kështu që Ibn Tejmije thotë se, sipas nesh (domethënë Hanefive), është e lejuar që të vritet ai nëse ai e përsërit (një krim sikur Dhimiu i cili shanë/ofendon Profetin) dhe e bën atë haptazi.

Sa i përket thënies së Ibn Tejmijes: ''... edhe nëse ai e ka pranuar Islamin pasiqë është kapur'', atëherë unë (Ibn Abidini) nuk kam parë se ndonjëri prej nesh (Hanefive) të ketë thënë këtë në mënyrë të qartë.
Megjithatë, (Shejhul Islam Ibn Tejmije) e ka transmetuar atë nga Medh'hebi ynë, dhe ai është i besueshëm, prandaj është e pranuar (si rregull/Medh'heb i yni).''1

Burimi: ''Hashije Ibn Abidin'', vëll.6, fq.346.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Dhe ky imam Hanefi, nuk është i vetmi nga dijetarët e mëdhenjë Hanefi që e quajnë Shejhul Islam Ibn Tejmijen, Allahu e mëshiroftë, dijetar të Islamit dhe nga më të mëdhenjtë e Ehli Sunnetit.
Thashë sa e çuditshme është çështja me disa që e quajnë (e konsiderojnë) veten Hanefi ndërsa e shajnë, nënçmojnë dhe e akuzojnë për të devijuar - e disa e konsiderojnë edhe kafir (jobesimtarë) atë (Shejhul Islam Ibn Tejmijen) dhe pasuesit e tij , a thua cilin nga dijetarët e mëdhenjë Hanefi e pasojnë ata?! (Shpjegim i Përkthyesit).

Friday, December 19, 2014

Martesë e suksesshme nuk është kur ju mund të jetoni në paqe me bashkëshortën tuaj...


Martesë e suksesshme nuk është kur ju mund të jetoni në paqe me bashkëshortën tuaj...

''Martesë e suksesshme nuk është kur ju mund të jetoni në paqe me bashkëshortën tuaj, por kur ju nuk mund të jetoni në paqe pa të.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Mos lejo që dashuria jote të jetë një magjepsje e plotë dhe që zemërimi yt të jetë një shkatërrim


Mos lejo që dashuria jote të jetë një magjepsje e plotë dhe që zemërimi yt të jetë një shkatërrim

Zejd Ibn Eslemi, transmeton se Omer Ibn Hattabi, radiallahu anhu, i ka thënë: ''Mos lejo që dashuria jote të jetë një pasion (magjepsje) e plotë. Mos lejo që zemërimi yt të jetë një shkatërrim.

E pyeta: ''Si është e mundur ajo?''

Ai u përgjigj: ''Ajo është kur t'i do, je i pasionuar (i magjepsur) si një fëmijë, dhe kur urren, t'i dëshiron shkatërrimin e shokut tënd.''

Burimi: ''El-Edeb El-Mufred'', nr.1322, nga Imam Buhariu, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Thursday, December 18, 2014

Sa njerëz ju kanë shkaktuar vuajtje e fatkeqësi fëmijëve të tyre


Sa njerëz ju kanë shkaktuar vuajtje e fatkeqësi fëmijëve të tyre

Imam Ibn Kajjim El-Xheuzi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Sa njerëz ju kanë shkaktuar mjerim (vuajtje, fatkeqësi) fëmijëve të tyre, mollave të syve të tyre, në këtë botë dhe në botën tjetër, duke mospërfillur (neglizhuar) ata, duke mos i disiplinuar ata, duke i inkurajuar ata që të ndjekin tekat dhe dëshirat (epshet) e tyre, duke menduar se (me këto vepra) janë duke i nderuar ata, kur në fakt ishin duke i poshtëruar ata, (duke menduar) se ata ishin duke u bërë të mëshirshëm me ta kur në fakt ishin duke u bërë keq atyre.
Ata nuk kanë përfituar nga të pasurit e një fëmije, dhe ata kanë bërë që fëmija të humbasë pjesën e tij në këtë botë dhe në botën tjetër.
Nëse ju mendoni në lidhje me prishjen (korruptimin) e fëmijëve, ju do të shihni se në shumicën e rasteve kjo është për shkak të prindërve.''1

Burimi: ''Tuhfet El-Meudud bi Ahkamil-Mevlud'', fq.146.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Allahu subhanehu ue teala, na ndihmoftë që të jemi shembull sa më të mirë për fëmijët tanë, dhe na e mundësoftë edukimin e tyre sipas Islamit. Amin. (Shënim i Përkthyesit).

Wednesday, December 17, 2014

Mos prit përgjigje për duanë tënde, kur t'i e ke bllokuar rrugën e saj me gjynahe


Mos prit përgjigje për duanë tënde, kur t'i e ke bllokuar rrugën e saj me gjynahe

Imam Ibn Rexheb El-Hanbeliu, Allahu e mëshiroftë, transmeton: ''Njëri prej Selefëve ka thënë: ''Mos prit përgjigje (për duanë tënde), kur t'i e ke bllokuar rrugën (e saj) me gjynahe.''

Burimi: ''Xhamiul Ulum uel Hikem'', 1/107.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Monday, December 15, 2014

Nuk kalon asnjë mëngjes i vetëm pa më pyetur Shejtani...


Nuk kalon asnjë mëngjes i vetëm pa më pyetur Shejtani...

Imam Hatim El-Esam, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Nuk kalon asnjë mëngjes i vetëm pa më pyetur Shejtani mua: ''Çfarë do të hash (sot)?, ''Çfarë do të veshësh?'', dhe ''Ku do të jetosh?''

Unë i përgjigjem atij: ''Do të ha vdekjen; do të veshi një qefin dhe do të jetoj në një varr.''1

Burimi: ''Sifetu Safve'', 4/162, nga Imam Abdurrahman Ibn El-Xheuzi, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Shejtani i mallkuar nëpërmjet pyetjeve të tilla mundohet të nxjerrë nga rruga e drejtët besimtarët, në mënyrë që të humbin durimin dhe shpresën në Allahun subhanehu ue teala, e të mendojnë se kanë mbetur pa zgjidhje.
Ndërsa në realitet, kjo dunja është e shkurtër, ku vdekja mund të na vjen në çdo moment, e atëherë do të vishemi me qefin dhe do të varrosemi në tokë, andaj ne duhet të mundohemi sa më shumë për botën tjetër e cila është e përhershme dhe në të cilën nuk do i kemi brengat e kësaj bote.
Allahu subhanehu ue teala, na e shtoftë durimin dhe na udhëzoftë në rrugën e drejtë. (Shpjegim i Përkthyesit).

Sunday, December 14, 2014

Mësoni fëmijët tuaj që të duan Ebu Bekrin dhe Omer Ibn Hattabin, radiallahu anhum


Mësoni fëmijët tuaj që të duan Ebu Bekrin dhe Omer Ibn Hattabin, radiallahu anhum

Imam Muhamed Ibn Halid Ibn Uthman, Allahu e mëshiroftë, transmeton se Imam Malik Ibn Enesi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Selefët ua mësonin fëmijëve të tyre dashurinë për Ebu Bekrin dhe Omerin1, ashtu siç ata do t'ua mësonin atyre një Sure prej Kur'anit.''

Burimi: ''Menakib Omer'', nga Imam Ibnul Xheuzi, dhe Imam Lalikai, 2325.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. I mësonin fëmijët për virtytet dhe pozitën e tyre (Ebu Bekrit dhe Omerit, radiallahu anhum). (Shpjegim i Përkthyesit).

Saturday, December 13, 2014

Qan, edhe pse e ke shoqëruar të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem?!


Qan, edhe pse e ke shoqëruar të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem?!

Kur Ebu Derda (radiallahu anhu) ishte duke vdekur, ai tha: ''Le të punojë njeriu për një vdekje si e imja! Le të punojë njeriu për një orë si kjo! Le të punojë njeriu për një ditë si kjo!

Gruaja e tij e pyeti: ''A qan, edhe pse e ke shoqëruar të Dërguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selem)?!''
Ai u përgjigj: ''Pse nuk duhet të qajë, kur unë nuk e di se cilat nga mëkatet e mija do të sjellin shkatërrimin tim?''

Burimi: ''Lahzet Sakine'', fq.61.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, December 12, 2014

A është e vërtetë se Imam Buhariu ka transmetuar hadithe nga Hauarixhët dhe a është e lejuar që të transmetohen hadithe nga ta?


A është e vërtetë se Imam Buhariu ka transmetuar hadithe nga Hauarixhët dhe a është e lejuar që të transmetohen hadithe nga ta?

Pyetje: Shejh na ka arritur kjo pyetje të cilën e përcollëm deri tek ju1: A është e lejuar që të transmetohen hadithe nga Hauarixhët? A është e vërtetë se Imam Buhariu, Allahu e mëshiroftë ka transmetuar hadithe nga Hauarixhët?

Përgjigje: Të gjitha lavdërimet e përsosura i takojnë Allahut, Zotit të Botërave. Unë dëshmojë se nuk ka asnjë të denjë për adhurim përveç Allahut, dhe se Muhamedi, është rob dhe i Dërguari i Tij.

Nëse do të thuash ''A është e lejuar të transmetohet një Hadith, në qoftë se njëri prej transmetuesve të tij është nga Hauarixhët'', atëherë përgjigja është se dijetarët dallojnë (ndryshojnë) në mendime në lidhje me lejueshmërinë e kësaj; disa prej tyre e kanë ndaluar atë dhe disa e kanë lejuar, sepse Hauarixhët nuk e konsiderojnë të lejuar të gënjejnë; në fakt, ata besojnë se ai i cili gënjen del nga rrethi i Islamit. Prandaj, mund të jetë e sigurtë se ata nuk gënjejnë në llogari të tyre.
Imam Ebu Davudi, Allahu e mëshiroftë, Autori i Sunenit, ka thënë: ''Nuk ka asnjë në mesin e njerëzve të cilët ndjekin dëshirat (epshet) e tyre më të sinqertë (më të besueshëm) kur ata transmetojnë Hadith, se sa Hauarixhët.''

Enciklopedia e Fikhut thotë: ''Ebu Hanife, Shafiu, Jahja Ibn Seidi, Ali Ibn El-Medini dhe të tjerët, kanë lejuar transmetimin nga njerëz të cilët i pasojnë dëshirat (epshet) e tyre nëse ata kanë qenë të njohur se ishin të sinqertë (të besueshëm) dhe ata nuk ishin të dyshuar se gënjejnë (siç janë) Hauarixhët, por jo nga ata të cilët dyshohet se gënjejnë në mesin e njerëzve që ndjekin dëshirat (epshet) e tyre.'' (Fund i citatit).

Është për këtë arsye që Imam Buhariu, Allahu e mëshiroftë, ka raportuar nga disa Hauarixh të cilët janë të përshkruar si mjeshtëror në mësim përmendësh të Hadithit, sepse ata nuk gënjejnë.

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë (në librin e tij  ''Minhexh Es-Sunneh En-Nebeuije''): ''Hauarixhët vështirë që gënjejnë; në fakt, ata janë më të sinqertit (më të besueshmit) në mesin e njerëzve pavarësisht faktit se ata janë pasues të bidatit dhe devijimit.''

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, gjithashtu ka thënë: ''Nuk ka asnjë në mesin e njerëzve të cilët ndjekin dëshirat (epshet) të cilët janë më të sinqertë dhe më të devotshëm në adhurim se sa Hauarixhët; Ehli Sunneti merret (sillet) me ta me drejtësi dhe me paanshmëri dhe nuk gabojnë (nuk bëhen të padrejtë) ndaj atyre.''

Allahu e di më së miri.

Fetuaja me numër 275245, drejtuar Shejhut, Dr. Abdullah El-Fekihut, specialist në fikh dhe në gjuhë arabe.

Pyetja është parashtruar dhe është përkthyer nga: Jetmir Jakupi

1. Pyetja na është parashtruar nga një vëlla pas leximeve që ai u ka bërë disa shkrimeve të një 'hoxhe' shqipëtarë (i cili pretendon të jetë Hanefi - në realitet Maturidi), i cili fliste keq kundër Imam Buhariut, duke përdorur fjalë të tilla si ''Buhariu kishte Shejha (mësues) Hauarixh'' dhe ''Transmetonte hadithe nga Hauarixhët''.
Qëllimi i këtij 'hoxhe' (edhe pse ai pretendon se nuk ka qëllim të tillë) është të rrëzojë (t'ia ulë vlerën) Imam Buhariut në sytë e xhematit shqipëtarë.
Mirëpo kjo gjë është e kotë, pavarësisht se çfarë pretendojnë bidatçitë. Ka thënë Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë: ''Dijetarët (Allahu i mëshiroftë) janë pajtuar se librat më të sakta pas Kur'anit janë dy Sahihët, i Buhariut dhe i Muslimit, të cilat janë të pranuara nga Ummeti. 
Libri i Buhariut është më i saktë dhe më i dobishëm prej të dyve.'' (''Sherh Muslim'', 1/14).

Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, gjithashtu ka thënë: ''Ummeti është pajtuar në mënyrë unanime (ka ixhma) se këto dy libra (Sahihul Buhari dhe Sahihul Muslim) janë sahih (të sakta) dhe është e detyrueshme që të pasohen hadithet e tyre.'' (''Tehdhib El-Esma uel-Luhat'', 1/73). (Shpjegim i Përkthyesit).

Thursday, December 11, 2014

Mos e shit shtëpinë tënde


Mos e shit shtëpinë tënde

Një shembull i fqiut të mirë dhe vlerësues.

Muhamed Ibn Ali, ka thënë: ''Një fqinj i (Imam) Ebu Hamza El-Sukarit kishte dashur që të shiste shtëpinë e tij dhe kur ai u pyet në lidhje me çmimin, ai tha: ''Dy mijë për shtëpinë dhe dy mijë për (që ke) Ebu Hamzën si fqinj.''

Kur Ebu Hamza ndëgjoi në lidhje me këtë ngjarje, ai ia dërgoi atij katër mijë (si dhuratë) dhe tha: ''Mos e shit shtëpinë tënde.''

Burimi: ''Sijer E'Alam En-Nubela'', 7/387, nga Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Wednesday, December 10, 2014

Shmangni armiqtë e Allahut në festat e tyre


Shmangni armiqtë e Allahut në festat e tyre

Omer Ibn Hattabi, radiallahu anhu, ka thënë: ''Shmangni armiqtë e Allahut në festat e tyre.''

Abdullah Ibn Amri, radiallahu anhu, ka thënë: ''Kushdo që vendoset në vendin e jo-Arabëve1 dhe e feston Vitin e Ri dhe festat e (tjera të) tyre dhe i imiton ata derisa ai vdesë në atë gjendje, ai do të grumbullohet (ringjallet) me ta në Ditën e Ringjalljes.''

Burimi: ''Ahkam Ehlul Dhimeh'', 1/723-724, të Imam Ibn Kajjim El-Xheuzit, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Është për qëllim jomuslimanëve. (Shpjegim i Përkthyesit).

Tuesday, December 9, 2014

Unë e kam parë një njeri duke e puthur atë!


Unë e kam parë një njeri duke e puthur atë!

Mugire Ibn Shube radiallahu anhu, transmeton: ''Askush nuk më ka mashtruar asnjëherë (përveçse) një i ri nga Benu Harithi.
Ngase unë e përmenda një grua që iu përket atyre (ishte e fisit Benu Harith), se dua të martohem me të; atëherë ai tha: ''O udhëheqës! (Nuk ka asnjë) të mirë për ty në të.''
Kështu që unë i thashë: ''Dhe përse (jo)?'' Ai tha: ''Unë e kam parë një njeri duke e puthur atë!'' Prandaj unë u largova (hoqa dorë) prej saj; pastaj ai djali i ri u martua me të.''
Kështu që, unë e qortova atë dhe i thashë: ''A nuk më njoftove mua se e ke parë një njeri duke e puthur atë?''
Ai tha: ''Po, unë e kam parë babanë e saj duke e puthur atë.''

Burimi: ''El-Akd El-Ferid'', 5/10.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Monday, December 8, 2014

A do t'i shohim ne në jetën tonë Imam Mehdiun, Dexhallin dhe Isaun alejhi selam (a është afër ardhja e tyre)?


A do t'i shohim ne në jetën tonë Imam Mehdiun, Dexhallin dhe Isaun alejhi selam (a është afër ardhja e tyre)?

Pyetje: Unë kam lexuar shumë shenja në lidhje me shfaqjen e (Imam) Mehdiut, Dexhallit dhe Profetit Isa (alejhi selam).
Shenja të cilat Profeti i Shenjtë (salallahu alejhi ue selem) i ka parashikuar.
Këto shenja më kanë befasuar mua sepse pothuajse të gjitha ato janë realizuar (shfaqur), ose janë duke ndodhur në këtë moment.
Shenja të tilla si koha do të kalojë shpejtë, pirja e verës do të rritet, kurvëria (imoraliteti) do të rritet (shtohet), këndimi do të bëhet i zakonshëm dhe shumë më tepër.

Pyetja ime është: A mendoni ju se ardhja e ndonjërit prej tre njerëzve të përmendur më lartë është afër dhe mund të ndodhë në jetën tonë? Faleminderit.

Përgjigje: Falëndërimi i takon Allahut.

Shfaqja e këtyre tri shenjave, Mehdiut, Dexhallit dhe zbritjes së Isaut (alejhi selam), padyshim do të ndodhin, sikurse është përmendur në transmetimet sahih (të sakta).
Këto tri shenja do të shfaqen brenda një hapësire të shkurtër kohore (është për qëllim do të shfaqen njëra pas tjetrës, e nuk është për qëllim se do të shfaqen sigurt në këtë kohë, sepse kur do të ndodhë kjo vetëm Allahu e di, sh.p.), sikurse Isa (alejhi selam) do të falet pas Mehdiut, dhe do të vrasë Dexhallin, sikurse është transmetuar në hadithe sahih (të sakta). Sa i përket asaj se kur kjo do të ndodhë, Allahu e di më së miri këtë.
Ndërsa a do të ndodhë kjo së shpejti, tekstet duket të tregojnë këtë, por pyetja se a do të ndodhë në jetën tonë ose pas është pjesë e Gajbit (të padukshmës), të cilën askush përveç Allahut nuk e di.
Muslimani duhet të kërkojë strehim tek Allahu nga fitnet në përgjithësi, dhe prej fitnes së Dexhallit në veçanti; ai duhet t'i lutet Allahut, haptazi dhe fshehurazi, që t'i ndihmojë atij të mbetet i palëkundur në këtë botë dhe në tjetrën.

Shejh Muhamed Salih El-Munexhid, Allahu e ruajtë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Pse po shqetësohesh, ne do të marrim një sevap ndërsa ata do të marrin një gjynah?


Pse po shqetësohesh, ne do të marrim një sevap ndërsa ata do të marrin një gjynah?

Tabi'ini i njohur i devotshëm, (Imam) Ibrahim En-Nehaiu, ishte me një sy.

Nxënësi i tij: (Imam) Sulejman Ibn Mehrani ishte Amesh (kishte shikim të dobët).
Një ditë ata ishin duke ecur së bashku drejtë Xhamisë.

Imam Nehaiu, thotë: ''O Sulejman! Ti merre një rrugë për në Xhami, dhe unë do të marrë një tjetër.
Ka njerëz me mendje të dobët përpara, dhe unë kam frikë se nëse ata na shohin neve duke ecur së bashku, ata mund të thonë: një njeri me një sy është duke ecur me një njeri me shikim të dobët.
Ata do të na përgojojnë dhe do të fitojnë një mëkat.

Imam El-Ameshi, tha: ''Pse po shqetësohesh (merakosesh), nëse ne marrim sevap dhe ata do të fitojnë një gjynah?!''

Imam Nehaiu, i tha: ''SubhanAllah! Do të ishte më mirë për ne dhe për ata që të dalim të sigurt, më mirë se sa ne të fitojmë shpërblim e ata të fitojnë një gjynah.''1

Burimi: ''El-Muntedhem'', 7/15, nga Imam Ibn El-Xheuzi, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Kështu ishin të parët tanë të mirë. Jo të mendojmë vetëm për veten, por edhe për vëllezërit tanë në fe.
Sa herë shohim njerëz të cilët diskutojnë mes vete, e nxisin njëri-tjetrin (bëhen shkaktarë) qëllimisht që kundërshtari të reagojë keq e që mandej i njëjti të përdorë fjalë të këqija ndaj tij e që mandej ky i pari të dalë 'i mirë dhe i pafajshëm' nga diskutimi.
Kjo padyshim se është e gabuar, sepse fillimisht ai që bën kështu qëllimin nuk e ka të pastër e mandej bëhet shkaktarë që tjetri të përdorë fjalor të tillë të keq.
Bëhu shembull në të mirë, dhe largoji të tjerët nga e keqja, ky është shembulli i pasimit të Muhamedit salallahu alejhi ue selem, dhe sahabëve të tij, radiallahu anhum, dhe atyre që i pasuan këta në mirësi. (Shpjegim i Përkthyesit).

Sunday, December 7, 2014

Si mund të zbresë Allahu gjatë pjesës së tretë të fundit të natës, kur nata nuk është e njëjtë në të gjitha vendet në tokë?!


Si mund të zbresë Allahu gjatë pjesës së tretë të fundit të natës, kur nata nuk është e njëjtë në të gjitha vendet në tokë?!

Shejh Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Gjeneratat e mëvonshme të cilët e dinin se toka është e rrumbullakët dhe se dielli rrotullohet rreth tokës, thanë: Si mundet që Ai (Allahu subhanehu ue teala) të zbresë gjatë pjesës së tretë të fundit të natës, kur pjesa e tretë e fundit e natës lëvizë (transferohet) nga Mbretëria e Arabisë Saudite dhe shkon në Evropë dhe zonat pranë (pra ndryshon)?

Ne themi: Tani ju jeni duke i krahasuar Atributet (Cilësitë) e Allahut me atributet (cilësitë) e qenieve të krijuara.
Nëse ju e besoni atë (zbritjen e Allahut), ju nuk duhet të bëni asgjë tjetër përtej saj, kështuqë mos pyetni se si.

Më mirë thuani: Kur është pjesa e tretë e fundit e natës në Mbretërinë e Arabisë Saudite, atëherë Allahu zbret, dhe kur është pjesa e tretë e fundit e natës në Amerikë, atëherë Allahu zbret poashtu.

Kështu që qëndrimi ynë është se ne besojmë në atë që na ka arritur nëpërmjet Muhamedit (salallahu alejhi ue selem), dhe se Allahu zbret në qiellin më të ulët (më të afërt) kur është një e treta e natës, dhe Thotë: ''Kush do të më thërret (lus) Mua, që Unë t'i përgjigjem atij? Kush do të kërkojë nga Unë, që Unë t'i japë atij? Kush do të kërkojë Faljen Time, që unë t'ia falë Atij?1''2

Burimi: ''Sherh El-Vasitije'', 2/437, nga Shejh Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Transmetojnë Imam Buhariu, nr. 1145, dhe Imam Muslimi, nr. 1261.
2. Imam Ebu Isa Et-Tirmidhiu (ka vdekur më 279 H), Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Shumë transmetime janë transmetuar nga Profeti, salallahu alejhi ue selem, sikurse kjo, të tilla që përmendin rujanë - njerëzit që do të shohin Zotin e tyre (në botën tjetër), dhe të përmendurit e Këmbës (së Allahut), dhe gjëra të tjera të ngjashme (në lidhje me Atributet/Cilësitë e Allahut).
Mënyra (rruga) e dijetarëve të tillë si Sufjan Eth-Theuri, Malik Ibn Enesi, Ibn Mubareku, Ibn Ujejne, Vekiu dhe të tjerë në lidhje me këtë është se ata i kanë transmetuar këto gjëra, dhe pastaj kanë thënë: ''Këto hadithe janë për t'u transmetuar, ne besojmë në to dhe nuk është (e lejuar që për to) të thuhet: ''Si?''.
Dhe ky është pozicioni (qëndrimi) që Ehlul Hadithi (Dijetarët/Pasuesit e Hadithit) e kanë zgjedhur, t'i tregojnë (transmetojnë) këto gjëra sikurse kanë ardhur, të besojnë në to pa i shpjeguar ato, dhe as pa menduar në lidhje me to, dhe nuk është (e lejuar që për to) të thuhet: ''Si?''.
Kjo është rruga që dijetarët kanë zgjedhur..'' (''Sunen Et-Tirmidhi'', 4/318).

Imam Ebu Bekr El-Marrudhi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''E pyeta Ebu Abdullahun (Imam Ahmed Ibn Hanbelin) në lidhje me hadithet që janë refuzuar (kundërshtuar) nga Xhehmitë në lidhje me Atributet (Cilësitë e Allahut), rujanë, Isranë dhe tregimin e Arshit, kështu që Ebu Abdullahu (Imam Ahmedi) i saktësojë këto hadithe dhe tha: ''Dijetarët i kanë pranuar ato, ne i lëmë këto transmetime ashtu sikurse kanë ardhur.''
Kështu që unë i thashë atij: ''Është një njeri i cili kundërshton (nuk i pranon) këto transmetime ashtu si kanë ardhur.'' Kështu që ai u përgjigj: ''Ai duhet të braktiset'', dhe pastaj tha: ''Çfarë është kundërshtimi i tij në këtë? Ai duhet t'i paraqes (parashtroj) këto transmetime ashtu siç kanë ardhur.'' (''Es-Sunneh'', 1/247, nga Imam Ebu Bekr El-Khalali, me sened të saktë. Ai tha: ''Ebu Bekr El-Marrudhi tha: ...'' dhe e përmendi atë; ''Esh-Sheriah'', 3/1154, nga Imam El-Axhuri; ''Tabekat El-Hanbeli'', 1/138 nga Imam Ibn Ebi Jala).

Saturday, December 6, 2014

Ti duhet të ndëshkohesh pse po pyet një pyetje të tillë


Ti duhet të ndëshkohesh pse po pyet një pyetje të tillë

Kur dikush e pyeti Imam Malikun në lidhje me një person i cili e quan një tjetër gomar (se a duhet të ndëshkohet), ai u përgjigj se ky person duhet të ndëshkohet.
Kur i njëjti pyetës, pyeti: ''Çfarë nëse ai e quan atë kali?''. Imami u përgjigj: ''Atëherë, t'i duhet të ndëshkohesh (domethënë pse po pyet një pyetje të tillë).''1

Burimi: ''Sherh Kitab El-Ilm''.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Të dyja këto emërtime për njeriun janë ofendim dhe nënçmim, dhe në dyja rastet vendimi është i njëjtë.
Andaj duhet pasur kujdes dhe të dihet se për çfarë të pyetet, kur të pyetet dhe si të pyetet. Pyetjet e tepërta e që nga to nuk përfitohet, janë të panevojshme. (Shpjegim i Përkthyesit).

Wednesday, December 3, 2014

Kushdo që ia gërmon një gropë të keqe vëllaut të tij, do të përfundojë duke rënë vetë në të!


Kushdo që ia gërmon një gropë të keqe vëllaut të tij, do të përfundojë duke rënë vetë në të!

Imam Ibn Hibbani, Allahu e mëshiroftë, transmeton: ''Abdullah Ibn Amr Ibn El-Asi (radiallahu anhu), ka thënë: ''Është e shkruar në Tevrat se: ''Kushdo që (ia lejon vetes të) kënaqet në tregti, bëhet i korruptuar (i prishur), dhe kushdo që ia gërmon një gropë të keqe vëllaut të tij, do të përfundojë duke rënë vetë në të!''

Burimi: ''Reuda El-Ukala'', 1/128.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Monday, December 1, 2014

Devijimet e Ahbashëve (Habashive) - Xhemati Ahbash


Devijimet e Ahbashëve (Habashive) - Xhemati Ahbash

Pyetje: Ju lutem, na njoftoni neve në lidhje me sektin e Ahbashëve, kështu që ne të mund të shmangim të këqijat (devijimet) e tyre.

Përgjigje: Të gjitha lavdërimet e përsosura i takojnë Allahut, Zotit të Botërave. Unë dëshmojë se nuk ka asnjë të denjë për adhurim përveç Allahut, dhe se Muhamedi, është rob dhe i Dërguari i Tij.

Ahbashët janë një sekt i cili i përshkruhet një njeri nga Habeshija (Abisinia ose Etiopia) i quajtur Abdullah i cili ka lindur në Harar në El-Habesha (njihet ndryshe si Abdullah El-Harari El-Habashi).
Ai ka mbërritur në Liban në vitin 1950 dhe ka formuar një grup në të cilin ai ka përhapur besimet (bindjet) dhe mënyrën e tij të menduarit.
Idetë e tij u rritën me shpejtësi dhe u bën në mënyrë të konsiderueshme të njohura në Liban dhe më pas në vende të tjera të botës si në Amerikë, Kanada, Australi dhe vende të tjera.
Ky njeri u zhvendos nga Siria në Liban për të thirrë njerëzit në besimet e tij.
Ky sekt përhapë doktrinën e Xhehmijëve të cilët i mohojnë Emrat dhe Atributet (Cilësitë) e Allahut të Plotëfuqishëm, si dhe doktrinën e Xhebrijëve në lidhje me kaderin.

Ai gjithashtu thërret në disa besime Sufije dhe Batinije (të fshehta), mallkon shumë prej Sahabëve (shokëve të Muhamedit salallahu alejhi ue selem) dhe akuzon shumë dijetarë muslimanë për mosbesim.
Ata mohojnë të gjitha Atributet (Cilësitë) me të cilat Allahu i Plotëfuqishëm e ka përshkruar Veten e Tij me to dhe vetëm miratojnë ato çfarë mendjet e tyre të ngushta mund të perceptojnë.
Ata besojnë se Njëshmëria e Allahut është e kufizuar në njëshmërinë e Zotërimit e cila ka të bëjë me veprimet e Allahut.
Mirëpo është e njohur se edhe politeistët Arab e kanë pranuar këtë lloj të Njëshmërisë.
Allahu i Plotëfuqishëm thotë:

''Nëse i pyet ata (politeistët) se kush i ka krijuar, me siguri që ata do të thonë: ''Allahu!'' Atëherë, përse largohen prej Tij?!'' (Kur'an, 43:87).

''Nëse ti i pyet ata (politeistët) se kush i ka krijuar qiejt dhe Tokën dhe kush i ka nënshtruar Diellin e Hënën, me siguri që ata do të të thonë “Allahu!” Atëherë, si po largohen (nga rruga e drejtë)?'' (Kur'an, 29:61).

Megjithatë, pranimi i Sundimit të Allahut të Plotëfuqishëm është i vlefshëm vetëm kur ai është i shoqëruar me Njëshmërinë në adhurim që do të thotë kryerjen dhe kufizimin e adhurimit vetëm ndaj Allahut të Plotëfuqishëm.
Ahbashët janë grupi i cili është më i largët nga Njëshmëria e Adhurimit: ata kanë bërë të lejuar të luturit e të vdekurve, kërkimin e ndihmës së tyre dhe bërjen e zotimeve në ta.

Ata gjithashtu kanë bërë të lejuar edhe kërkimin e bekimit (të mirave) nga gurët, përveç rrespektimit të shumë ritualeve të tjera politeiste.
Për më tepër, ata praktikojnë shumë risi në fe të cilat janë në kundërshtim me Sunnetin e Profetit (salallahu alejhi ue selem).
Ata blasfemojnë shumë prej Sahabëve (shokëve të Muhamedit salallahu alejhi ue selem) dhe nënçmojnë (qortojnë) Nënën e Besimtarëve, Aishen radiallahu anha, akuzojnë shkruesit e Kur'anit, e akuzojnë Muaviun radiallahu anhu se ka qenë i prishur (fasik) dhe mendojnë se gjithë sahabët të cilët kanë marrë pjesë në luftën kundër Aliut radiallahu anhu, janë thirrësa për Xhehennem.

Për më tepër, ky sekt ka abuzuar (sharë) dhe akuzuar shumë dijetarë për mosbesim, të tillët si (Imam) Ibn Huzejmen, (Shejhul Islam) Ibn Tejmijen, (Imam) Ibn Kajjimin dhe (Imam) Dhehebiun, si dhe dijetarë bashkëkohorë si Ibn Bazin, Albanin, Ibn Uthejminin, Seid Sabikun dhe Seid Kutbin, Allahu i mëshiroftë të gjithë ata.
Prandaj, Muslimanët duhet të kenë kujdes nga ky sekt dhe të paralajmërojnë të tjerët në lidhje me ta.1

Allahu e di më së miri.

Fetuaja me numër 514, drejtuar Shejhut, Dr. Abdullah El-Fekihut, specialist në fikh dhe në gjuhë arabe.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Dijetarët e Komisionit të Përhershëm për Fetua dhe Hulumtime, kanë lëshuar një fetua kundër grupit të devijuar Ahbashëve, të cilët i përmendin disa nga devijimet e shumta të Ahbashëve, ndër të cilat (po i cekim në pika të shkurtëra disa nga devijimet e Ahbashëve të cekura nga ky Komision i Dijetarëve, pasiqë fetuaja është më e gjatë):

1) Idetë (mendimet) e tij (themeluesit të grupacionit të devijuar Ahbashëve) - janë një përzierje e ideve (mendimeve) të Xhehmijëve dhe Mutezilëve (një sekt filozofik, i cili në shumë çështje dallon nga Ehli Sunneti), adhuruesve të varreve dhe Sufive.
2) Në lidhje me çështjen e besimit, ata ndjekin shkollën e mendimit të Irxhasë e cila është e dënuar (e ndaluar, refuzuar) në Islam.
3) Ata e lejojnë kërkimin e ndihmës dhe kërkimin e shpëtimit nga të vdekurit, dhe iu luten atyre në vend të Allahut. Kjo është shirk i madh (me të cilin del nga feja), sipas teksteve të Kur'anit dhe Sunnetit, dhe ixhmasë (konsensusit) të Muslimanëve.
4) Sipas pikëpamjes së tyre, Kur'ani nuk është Fjala e Allahut në kuptimin e vërtetë.
5) Ata mendojnë se është e detyrueshme që të interpretojnë tekstet e Kur'anit dhe Sunnetit të cilat flasin në lidhje me Atributet (Cilësitë) e Allahut, qoftë Ai i Lavdëruar dhe i Lartësuar (domethënë, t'i kuptojmë ato ndryshe nga kuptimi i tyre i dukshëm).
6) Në mesin e besimeve të tyre të rreme, është se ata e mohojnë se Allahu është mbi krijesat e Tij.
7) Ata flasin në lidhje me disa prej Sahabëve të Profetit (salallahu alejhi ue selem) në një mënyrë që nuk është e përshtatshme (pra flasin keq).
8) Ata e lejojnë kumarin me jobesimtarët në mënyrë që të marrin paratë e tyre.
9) Ata e lejojnë vjedhjen e të lashtave dhe kafshëve të tyre, me kusht që kjo vjedhje nuk do të shkaktojë fitne.
10) Ata e lejojnë marrjen e kamatës kur ka të bëjë me jobesimtarët.
11) Ata e lejojnë ata të cilët janë në nevojë (të varfërit) që të blejnë bileta llotarie, e cila është haram.
12) Ata e lejojnë shikimin në një grua jo-mahrem në pasqyrë ose në ekran, edhe me epsh.
13) Ata thonë se shikimi i grave jo-mahrem në mënyrë të vazhdueshme nuk është haram.
14) Ata thonë se për një njeri që të shikojë në çdo pjesë të një gruaje e cila nuk është e lejuar (për martesë) për të, nuk është haram.
15) Ata thonë se në qoftë se një grua del jashtë duke qenë e grimosur dhe e parfumosur por nuk e ka qëllimin që të tërheqë (joshë) meshkujt, kjo nuk është haram (sipas tyre).
16) Ata e lejojnë përzierjen e lirë të burrave dhe grave.
17). Ata shpifin, përgojojnë, nënçmojnë, minojnë (përpiqen me dredhi e me gjithfarë mjetesh e mënyrash të fshehta për të dëmtuar), dhe madje i shpallin si kafira (jobesimtarë) dijetarët të cilët kanë dituri të thellë (të madhe).'' ((''El-Lexhna El-Da'imeh lil-Buhuth El-Ilmije uel-Ifta'', 12/323).
2. Arsyeja e përkthimit të këtyre teksteve në lidhje me këto grupe të devijuara, është për shkak se të tillët fatkeqësisht kohëve të fundit janë përhapur edhe në mesin e shqiptarëve.
Grupe të devijuara si Sufitë Barelvi dhe si Ahbashët (Habeshitë) për të cilët folëm më lartë, janë përhapur në vendet tona dhe kanë hapur faqe në internet duke pretenduar se i takojnë Medh'hebit Hanefi dhe duke sulmuar dhe akuzuar edhe me kufër (mosbesim) hoxhallarët e Ehli Sunnetit dhe xhematin Ehli Sunneh në përgjithësi, që ata i quajnë ''Vehabi'' e ''Çifut (Jehudi)'' e kështu me rradhë. (Shpjegime të Përkthyesit).