Monday, December 8, 2014

Pse po shqetësohesh, ne do të marrim një sevap ndërsa ata do të marrin një gjynah?


Pse po shqetësohesh, ne do të marrim një sevap ndërsa ata do të marrin një gjynah?

Tabi'ini i njohur i devotshëm, (Imam) Ibrahim En-Nehaiu, ishte me një sy.

Nxënësi i tij: (Imam) Sulejman Ibn Mehrani ishte Amesh (kishte shikim të dobët).
Një ditë ata ishin duke ecur së bashku drejtë Xhamisë.

Imam Nehaiu, thotë: ''O Sulejman! Ti merre një rrugë për në Xhami, dhe unë do të marrë një tjetër.
Ka njerëz me mendje të dobët përpara, dhe unë kam frikë se nëse ata na shohin neve duke ecur së bashku, ata mund të thonë: një njeri me një sy është duke ecur me një njeri me shikim të dobët.
Ata do të na përgojojnë dhe do të fitojnë një mëkat.

Imam El-Ameshi, tha: ''Pse po shqetësohesh (merakosesh), nëse ne marrim sevap dhe ata do të fitojnë një gjynah?!''

Imam Nehaiu, i tha: ''SubhanAllah! Do të ishte më mirë për ne dhe për ata që të dalim të sigurt, më mirë se sa ne të fitojmë shpërblim e ata të fitojnë një gjynah.''1

Burimi: ''El-Muntedhem'', 7/15, nga Imam Ibn El-Xheuzi, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Kështu ishin të parët tanë të mirë. Jo të mendojmë vetëm për veten, por edhe për vëllezërit tanë në fe.
Sa herë shohim njerëz të cilët diskutojnë mes vete, e nxisin njëri-tjetrin (bëhen shkaktarë) qëllimisht që kundërshtari të reagojë keq e që mandej i njëjti të përdorë fjalë të këqija ndaj tij e që mandej ky i pari të dalë 'i mirë dhe i pafajshëm' nga diskutimi.
Kjo padyshim se është e gabuar, sepse fillimisht ai që bën kështu qëllimin nuk e ka të pastër e mandej bëhet shkaktarë që tjetri të përdorë fjalor të tillë të keq.
Bëhu shembull në të mirë, dhe largoji të tjerët nga e keqja, ky është shembulli i pasimit të Muhamedit salallahu alejhi ue selem, dhe sahabëve të tij, radiallahu anhum, dhe atyre që i pasuan këta në mirësi. (Shpjegim i Përkthyesit).

No comments:

Post a Comment