Sunday, December 7, 2014

Si mund të zbresë Allahu gjatë pjesës së tretë të fundit të natës, kur nata nuk është e njëjtë në të gjitha vendet në tokë?!


Si mund të zbresë Allahu gjatë pjesës së tretë të fundit të natës, kur nata nuk është e njëjtë në të gjitha vendet në tokë?!

Shejh Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Gjeneratat e mëvonshme të cilët e dinin se toka është e rrumbullakët dhe se dielli rrotullohet rreth tokës, thanë: Si mundet që Ai (Allahu subhanehu ue teala) të zbresë gjatë pjesës së tretë të fundit të natës, kur pjesa e tretë e fundit e natës lëvizë (transferohet) nga Mbretëria e Arabisë Saudite dhe shkon në Evropë dhe zonat pranë (pra ndryshon)?

Ne themi: Tani ju jeni duke i krahasuar Atributet (Cilësitë) e Allahut me atributet (cilësitë) e qenieve të krijuara.
Nëse ju e besoni atë (zbritjen e Allahut), ju nuk duhet të bëni asgjë tjetër përtej saj, kështuqë mos pyetni se si.

Më mirë thuani: Kur është pjesa e tretë e fundit e natës në Mbretërinë e Arabisë Saudite, atëherë Allahu zbret, dhe kur është pjesa e tretë e fundit e natës në Amerikë, atëherë Allahu zbret poashtu.

Kështu që qëndrimi ynë është se ne besojmë në atë që na ka arritur nëpërmjet Muhamedit (salallahu alejhi ue selem), dhe se Allahu zbret në qiellin më të ulët (më të afërt) kur është një e treta e natës, dhe Thotë: ''Kush do të më thërret (lus) Mua, që Unë t'i përgjigjem atij? Kush do të kërkojë nga Unë, që Unë t'i japë atij? Kush do të kërkojë Faljen Time, që unë t'ia falë Atij?1''2

Burimi: ''Sherh El-Vasitije'', 2/437, nga Shejh Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Transmetojnë Imam Buhariu, nr. 1145, dhe Imam Muslimi, nr. 1261.
2. Imam Ebu Isa Et-Tirmidhiu (ka vdekur më 279 H), Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Shumë transmetime janë transmetuar nga Profeti, salallahu alejhi ue selem, sikurse kjo, të tilla që përmendin rujanë - njerëzit që do të shohin Zotin e tyre (në botën tjetër), dhe të përmendurit e Këmbës (së Allahut), dhe gjëra të tjera të ngjashme (në lidhje me Atributet/Cilësitë e Allahut).
Mënyra (rruga) e dijetarëve të tillë si Sufjan Eth-Theuri, Malik Ibn Enesi, Ibn Mubareku, Ibn Ujejne, Vekiu dhe të tjerë në lidhje me këtë është se ata i kanë transmetuar këto gjëra, dhe pastaj kanë thënë: ''Këto hadithe janë për t'u transmetuar, ne besojmë në to dhe nuk është (e lejuar që për to) të thuhet: ''Si?''.
Dhe ky është pozicioni (qëndrimi) që Ehlul Hadithi (Dijetarët/Pasuesit e Hadithit) e kanë zgjedhur, t'i tregojnë (transmetojnë) këto gjëra sikurse kanë ardhur, të besojnë në to pa i shpjeguar ato, dhe as pa menduar në lidhje me to, dhe nuk është (e lejuar që për to) të thuhet: ''Si?''.
Kjo është rruga që dijetarët kanë zgjedhur..'' (''Sunen Et-Tirmidhi'', 4/318).

Imam Ebu Bekr El-Marrudhi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''E pyeta Ebu Abdullahun (Imam Ahmed Ibn Hanbelin) në lidhje me hadithet që janë refuzuar (kundërshtuar) nga Xhehmitë në lidhje me Atributet (Cilësitë e Allahut), rujanë, Isranë dhe tregimin e Arshit, kështu që Ebu Abdullahu (Imam Ahmedi) i saktësojë këto hadithe dhe tha: ''Dijetarët i kanë pranuar ato, ne i lëmë këto transmetime ashtu sikurse kanë ardhur.''
Kështu që unë i thashë atij: ''Është një njeri i cili kundërshton (nuk i pranon) këto transmetime ashtu si kanë ardhur.'' Kështu që ai u përgjigj: ''Ai duhet të braktiset'', dhe pastaj tha: ''Çfarë është kundërshtimi i tij në këtë? Ai duhet t'i paraqes (parashtroj) këto transmetime ashtu siç kanë ardhur.'' (''Es-Sunneh'', 1/247, nga Imam Ebu Bekr El-Khalali, me sened të saktë. Ai tha: ''Ebu Bekr El-Marrudhi tha: ...'' dhe e përmendi atë; ''Esh-Sheriah'', 3/1154, nga Imam El-Axhuri; ''Tabekat El-Hanbeli'', 1/138 nga Imam Ibn Ebi Jala).

No comments:

Post a Comment