Monday, December 1, 2014

Devijimet e Ahbashëve (Habashive) - Xhemati Ahbash


Devijimet e Ahbashëve (Habashive) - Xhemati Ahbash

Pyetje: Ju lutem, na njoftoni neve në lidhje me sektin e Ahbashëve, kështu që ne të mund të shmangim të këqijat (devijimet) e tyre.

Përgjigje: Të gjitha lavdërimet e përsosura i takojnë Allahut, Zotit të Botërave. Unë dëshmojë se nuk ka asnjë të denjë për adhurim përveç Allahut, dhe se Muhamedi, është rob dhe i Dërguari i Tij.

Ahbashët janë një sekt i cili i përshkruhet një njeri nga Habeshija (Abisinia ose Etiopia) i quajtur Abdullah i cili ka lindur në Harar në El-Habesha (njihet ndryshe si Abdullah El-Harari El-Habashi).
Ai ka mbërritur në Liban në vitin 1950 dhe ka formuar një grup në të cilin ai ka përhapur besimet (bindjet) dhe mënyrën e tij të menduarit.
Idetë e tij u rritën me shpejtësi dhe u bën në mënyrë të konsiderueshme të njohura në Liban dhe më pas në vende të tjera të botës si në Amerikë, Kanada, Australi dhe vende të tjera.
Ky njeri u zhvendos nga Siria në Liban për të thirrë njerëzit në besimet e tij.
Ky sekt përhapë doktrinën e Xhehmijëve të cilët i mohojnë Emrat dhe Atributet (Cilësitë) e Allahut të Plotëfuqishëm, si dhe doktrinën e Xhebrijëve në lidhje me kaderin.

Ai gjithashtu thërret në disa besime Sufije dhe Batinije (të fshehta), mallkon shumë prej Sahabëve (shokëve të Muhamedit salallahu alejhi ue selem) dhe akuzon shumë dijetarë muslimanë për mosbesim.
Ata mohojnë të gjitha Atributet (Cilësitë) me të cilat Allahu i Plotëfuqishëm e ka përshkruar Veten e Tij me to dhe vetëm miratojnë ato çfarë mendjet e tyre të ngushta mund të perceptojnë.
Ata besojnë se Njëshmëria e Allahut është e kufizuar në njëshmërinë e Zotërimit e cila ka të bëjë me veprimet e Allahut.
Mirëpo është e njohur se edhe politeistët Arab e kanë pranuar këtë lloj të Njëshmërisë.
Allahu i Plotëfuqishëm thotë:

''Nëse i pyet ata (politeistët) se kush i ka krijuar, me siguri që ata do të thonë: ''Allahu!'' Atëherë, përse largohen prej Tij?!'' (Kur'an, 43:87).

''Nëse ti i pyet ata (politeistët) se kush i ka krijuar qiejt dhe Tokën dhe kush i ka nënshtruar Diellin e Hënën, me siguri që ata do të të thonë “Allahu!” Atëherë, si po largohen (nga rruga e drejtë)?'' (Kur'an, 29:61).

Megjithatë, pranimi i Sundimit të Allahut të Plotëfuqishëm është i vlefshëm vetëm kur ai është i shoqëruar me Njëshmërinë në adhurim që do të thotë kryerjen dhe kufizimin e adhurimit vetëm ndaj Allahut të Plotëfuqishëm.
Ahbashët janë grupi i cili është më i largët nga Njëshmëria e Adhurimit: ata kanë bërë të lejuar të luturit e të vdekurve, kërkimin e ndihmës së tyre dhe bërjen e zotimeve në ta.

Ata gjithashtu kanë bërë të lejuar edhe kërkimin e bekimit (të mirave) nga gurët, përveç rrespektimit të shumë ritualeve të tjera politeiste.
Për më tepër, ata praktikojnë shumë risi në fe të cilat janë në kundërshtim me Sunnetin e Profetit (salallahu alejhi ue selem).
Ata blasfemojnë shumë prej Sahabëve (shokëve të Muhamedit salallahu alejhi ue selem) dhe nënçmojnë (qortojnë) Nënën e Besimtarëve, Aishen radiallahu anha, akuzojnë shkruesit e Kur'anit, e akuzojnë Muaviun radiallahu anhu se ka qenë i prishur (fasik) dhe mendojnë se gjithë sahabët të cilët kanë marrë pjesë në luftën kundër Aliut radiallahu anhu, janë thirrësa për Xhehennem.

Për më tepër, ky sekt ka abuzuar (sharë) dhe akuzuar shumë dijetarë për mosbesim, të tillët si (Imam) Ibn Huzejmen, (Shejhul Islam) Ibn Tejmijen, (Imam) Ibn Kajjimin dhe (Imam) Dhehebiun, si dhe dijetarë bashkëkohorë si Ibn Bazin, Albanin, Ibn Uthejminin, Seid Sabikun dhe Seid Kutbin, Allahu i mëshiroftë të gjithë ata.
Prandaj, Muslimanët duhet të kenë kujdes nga ky sekt dhe të paralajmërojnë të tjerët në lidhje me ta.1

Allahu e di më së miri.

Fetuaja me numër 514, drejtuar Shejhut, Dr. Abdullah El-Fekihut, specialist në fikh dhe në gjuhë arabe.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Dijetarët e Komisionit të Përhershëm për Fetua dhe Hulumtime, kanë lëshuar një fetua kundër grupit të devijuar Ahbashëve, të cilët i përmendin disa nga devijimet e shumta të Ahbashëve, ndër të cilat (po i cekim në pika të shkurtëra disa nga devijimet e Ahbashëve të cekura nga ky Komision i Dijetarëve, pasiqë fetuaja është më e gjatë):

1) Idetë (mendimet) e tij (themeluesit të grupacionit të devijuar Ahbashëve) - janë një përzierje e ideve (mendimeve) të Xhehmijëve dhe Mutezilëve (një sekt filozofik, i cili në shumë çështje dallon nga Ehli Sunneti), adhuruesve të varreve dhe Sufive.
2) Në lidhje me çështjen e besimit, ata ndjekin shkollën e mendimit të Irxhasë e cila është e dënuar (e ndaluar, refuzuar) në Islam.
3) Ata e lejojnë kërkimin e ndihmës dhe kërkimin e shpëtimit nga të vdekurit, dhe iu luten atyre në vend të Allahut. Kjo është shirk i madh (me të cilin del nga feja), sipas teksteve të Kur'anit dhe Sunnetit, dhe ixhmasë (konsensusit) të Muslimanëve.
4) Sipas pikëpamjes së tyre, Kur'ani nuk është Fjala e Allahut në kuptimin e vërtetë.
5) Ata mendojnë se është e detyrueshme që të interpretojnë tekstet e Kur'anit dhe Sunnetit të cilat flasin në lidhje me Atributet (Cilësitë) e Allahut, qoftë Ai i Lavdëruar dhe i Lartësuar (domethënë, t'i kuptojmë ato ndryshe nga kuptimi i tyre i dukshëm).
6) Në mesin e besimeve të tyre të rreme, është se ata e mohojnë se Allahu është mbi krijesat e Tij.
7) Ata flasin në lidhje me disa prej Sahabëve të Profetit (salallahu alejhi ue selem) në një mënyrë që nuk është e përshtatshme (pra flasin keq).
8) Ata e lejojnë kumarin me jobesimtarët në mënyrë që të marrin paratë e tyre.
9) Ata e lejojnë vjedhjen e të lashtave dhe kafshëve të tyre, me kusht që kjo vjedhje nuk do të shkaktojë fitne.
10) Ata e lejojnë marrjen e kamatës kur ka të bëjë me jobesimtarët.
11) Ata e lejojnë ata të cilët janë në nevojë (të varfërit) që të blejnë bileta llotarie, e cila është haram.
12) Ata e lejojnë shikimin në një grua jo-mahrem në pasqyrë ose në ekran, edhe me epsh.
13) Ata thonë se shikimi i grave jo-mahrem në mënyrë të vazhdueshme nuk është haram.
14) Ata thonë se për një njeri që të shikojë në çdo pjesë të një gruaje e cila nuk është e lejuar (për martesë) për të, nuk është haram.
15) Ata thonë se në qoftë se një grua del jashtë duke qenë e grimosur dhe e parfumosur por nuk e ka qëllimin që të tërheqë (joshë) meshkujt, kjo nuk është haram (sipas tyre).
16) Ata e lejojnë përzierjen e lirë të burrave dhe grave.
17). Ata shpifin, përgojojnë, nënçmojnë, minojnë (përpiqen me dredhi e me gjithfarë mjetesh e mënyrash të fshehta për të dëmtuar), dhe madje i shpallin si kafira (jobesimtarë) dijetarët të cilët kanë dituri të thellë (të madhe).'' ((''El-Lexhna El-Da'imeh lil-Buhuth El-Ilmije uel-Ifta'', 12/323).
2. Arsyeja e përkthimit të këtyre teksteve në lidhje me këto grupe të devijuara, është për shkak se të tillët fatkeqësisht kohëve të fundit janë përhapur edhe në mesin e shqiptarëve.
Grupe të devijuara si Sufitë Barelvi dhe si Ahbashët (Habeshitë) për të cilët folëm më lartë, janë përhapur në vendet tona dhe kanë hapur faqe në internet duke pretenduar se i takojnë Medh'hebit Hanefi dhe duke sulmuar dhe akuzuar edhe me kufër (mosbesim) hoxhallarët e Ehli Sunnetit dhe xhematin Ehli Sunneh në përgjithësi, që ata i quajnë ''Vehabi'' e ''Çifut (Jehudi)'' e kështu me rradhë. (Shpjegime të Përkthyesit).

No comments:

Post a Comment