Thursday, July 28, 2016

Më parë njerëzit vraponin pas hoxhallarëve që të marrin dituri prej tyre, ndërsa sot vrapojnë që të bëjnë foto me ta


''Më parë njerëzit vraponin pas hoxhallarëve që të marrin dituri prej tyre, ndërsa sot vrapojnë që të bëjnë foto me ta.''

Shkruar nga: Jetmir Jakupi

Tuesday, July 26, 2016

Hauarixhët dhe Murxhiat


''Hauarixhët i kanë keqinterpretuar ajetet në mënyrë që të sulmojnë prijësit e drejtë musliman, ndërsa Murxhiat i keqinterpretojnë ato në mënyrë që të mbrojnë prijësit zullumqarë.''

Shkruar nga: Jetmir Jakupi

Monday, July 25, 2016

Ai e ka marrë këtë Imam si një Pejgamber


Ai e ka marrë këtë Imam si një Pejgamber

''Një person i cili i përmbahet vetëm një Imami pa marrë parasysh se në çfarë dhe që injoron çdo gjë tjetër (jashta fjalëve dhe veprave të imamit të tij), e ka marrë këtë Imam si një Pejgamber.''

Shejh Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë në ''Sherh El-Usul'', fq.599.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Sunday, July 24, 2016

Do të vijë koha..


''Do të vijë koha kur njerëzit do ta vënë mënjanë Mus'hafin (kopjen e shtypur të Kur'anit) derisa një merimangë do ta ndërtojë folenë e saj në të pa përfituar askush prej tij.''

Imam Dahaku, Allahu e mëshiroftë, në ''Xhamiul Bejan El-Ilm'', 1023/2.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Saturday, July 23, 2016

Sunneti nuk përshtatet me shoqërinë në të cilën jetojmë!


''Ata thonë se Sunneti nuk përshtatet me shoqërinë në të cilën jetojmë, ne ju themi se nuk kemi për synim t'i përshtatemi kësaj 'shoqërie' por të fitojmë Xhennetin.''

Shkruar nga: Jetmir Jakupi

Friday, July 22, 2016

O i gjorë, si pret ti të sillen të tjerët ndaj teje kur ti i konsideron ata kafira?!


Thoshte njëri prej gulatëve (tepruesve në tekfir/tekfircave): 'Po i arsyetoni e mbroni të gjithë njerëzit tjerë, ndërsa neve po na quani gulat e po na ofendoni (domethënë pse nuk po gjeni arsyetim edhe për ne)!'

O i gjorë, si pret ti të sillen të tjerët ndaj teje kur ti i konsideron ata kafira?!

Shkruar nga: Jetmir Jakupi

Saturday, July 16, 2016

Islamofobi - ekspert në lidhje me Islamin në saje të kërkimeve të Googles


''Islamofobi - një person i cili kurrë këmba e tij nuk ka shkelur në një xhami e as nuk është miqësuar kurrë me një Musliman, mirëpo prap pretendon të jetë një ekspert në lidhje me Islamin në saje të kërkimeve të Googles!''

Dr. Kreig Konsidin

Përktheu: Jetmir Jakupi

Thursday, July 14, 2016

Efekti i duasë


Efekti i duasë

Maliku ka thënë: ''Muhamed Ibn AbduRrahman Ibn Jezidi ishte i martuar me një grua të devotshme, dhe unë besojë se ai ishte në gjendje ta martojë atë vetëm për shkak të duasë së tij të vazhdueshme.''

''Zoti ynë, dhurona nga gratë tona dhe pasardhësit tanë, ç'është prehje për sytë tanë dhe na bëjë shembull për të devotshmit!''1

Burimi: ''Tabekat Ibn Sa'd.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. El-Furkan, 74.

Zoti im, largoje prej zemrës sime dashurinë e çdo gjëje të cilën Ti nuk e do


''Zoti im, largoje prej zemrës sime dashurinë e çdo gjëje të cilën Ti nuk e do.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, July 12, 2016

Me të vërtetë, Allahu është me të durueshmit


Allahu nuk ka thënë asnjëherë se kjo rrugë do të jetë e lehtë, por Ai ka thënë: ''Bëhuni të durueshëm. Me të vërtetë, Allahu është me të durueshmit.''1

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. El-Enfal, 46.

Tuesday, July 5, 2016

Në të vërtetë ti je përçarësi!


Në të vërtetë ti je përçarësi!

Mos e akuzo dikë që agjëron sot se është përçarës, sepse edhe ai bazohet në hadithe të sakta. Për çfarë përçarjesh na flet ti!

A nuk ishe ti prej atyre që thoje se dhikri me xhemat është bidat, e sot ulesh dhe vetë e praktikon këtë bidat!

A nuk ishe ti prej atyre që thoje se namazi duhet të falet me tekbire, e sot ti e vepron të kundërtën!

A nuk ishe ti prej atyre që thoje se ata janë bidatçi, e sot i konsideron ata prej njerëzve të cilëve po duheshka 'të ju bindemi'!

Për sa e sa bidate ke folur në të kaluarën, e sot ti të gjitha i vepron! Kush është në të vërtetë është përçarësi, ti që së pari i shkaktoje fitnet e mandej për interesa tuajat i 'ndryshoje mendimet' apo ai që bazohet në hadith të saktë?!

Mendimin tënd mbaje dhe praktikoje, mund edhe të veprosh si të duash mirëpo mos e akuzo askë për diçka për të cilën kanë argument.
Edhe njëherë ua urojmë festën atyre vëllezërve dhe motrave që sot e kanë festuar atë duke u bazuar në shpjegimet që disa dijetarë iu kanë bërë haditheve, ndërsa atyre që kanë agjëruar sot Allahu ua pranoftë agjërimin dhe ibadetet tjera.

Shkruar nga: Jetmir Jakupi

Monday, July 4, 2016

Zoti që ju e adhuroni në Ramazan, është i njëjti Zot nga i cili ju largoheni prej Tij në të gjithë muajt e tjerë.


''Zoti që ju e adhuroni në Ramazan, është i njëjti Zot nga i cili ju largoheni prej Tij në të gjithë muajt e tjerë.''

Përktheu: Jetmir Jakupi