Thursday, July 31, 2014

Mos u ul me Pasuesit e Bidateve dhe as mos debato me ta


Mos u ul me Pasuesit e Bidateve dhe as mos debato me ta

Imam Ebu Kilabe, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

''Mos u ul me njerëzit e epsheve (domethënë pasuesit e bidateve - risive në fe), dhe as mos debato me ta, sepse me të vërtetë, unë nuk ndihem i sigurtë se ata nuk do të të tundojnë (të joshin, të tërheqin) në devijimin e tyre dhe të të hutojnë (ngatërrojnë) ty në lidhje me atë të cilën t'i e ke ditur.''

Burimi: ''Esh-Shu'ab'', 7/60 dhe ''Sijer E'Alam En-Nubela'', 4/372.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, July 29, 2014

Ora e Kiametit do të jetë takimi i tyre dhe Ora do të jetë më e tmerrshme dhe më e hidhët


Ora e Kiametit do të jetë takimi i tyre dhe Ora do të jetë më e tmerrshme dhe më e hidhët

وعن القاسم بن معين قال : قام أبو حنيفة ليلة بهذه الآية  ( بل الساعة موعدهم والساعة أدهى وأمر) يرددها ويبكي ، ويتضرع حتى طلع الصبح 

Kasim Ibn Me'in, ka thënë: ''(Imam) Ebu Hanifja ka kaluar një natë të tërë në kijam (ka qëndruar në këmbë) duke e recituar këtë ajet:

''Madje, Ora (e Kiametit) do të jetë takimi i tyre dhe Ora do të jetë më e tmerrshme dhe më e hidhët.'' (El-Kamer, 46).

Duke e përsëritur atë dhe duke qarë, duke e lutur Allahun deri sa ka ardhur mëngjesi.''

Burimi: ''Sijer E'Alam En-Nubela'', 6/401.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Saturday, July 26, 2014

Ai që nuk e ka sjelljen e mirë, nuk ka asnjë bukuri


Ai që nuk e ka sjelljen e mirë, nuk ka asnjë bukuri

Imam Ibn Hibbani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Gjëja më e bukur është sjellja e mirë. Ai që nuk ka këtë, nuk ka asnjë bukuri.''1

Burimi: ''Er-Reuda'', fq.222.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Së pari sjellja jonë duhet të jetë në nivel të tillë nga e cila të tjerët do të na lakmojnë e mandej vijojnë gjërat tjera, ngase fatkeqësisht shohim shumë vëllezër dhe motra të cilët elhamdulilah kanë dituri në çështje të ndryshme të fesë, mirëpo sjelljen nuk e kanë aspak të mirë dhe aspak Islame.
Nuk është parë e as ndëgjuar që ndonjë prej gjeneratave të para të muslimanëve (sahabëve, tabi'inëve dhe tabi'tabi'inëve) apo dijetarëve tjerë musliman, të cilët kanë pasur sjellje vulgare, e që në fjalorin e tyre kanë përdorur sharje e ofendime siç po bëhet në të shumtën e rasteve në diskutime mes vëllezërve musliman, sidomos mes atyre që pretendojnë se janë Pasues të Sunnetit.
Dhe të mos harrojmë se Allahu subhanehu ue teala, thotë në Kur'an: ''Thirrë për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe diskuto me ata (me kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira.'' (En-Nahl, 125). (Shpjegim i Përkthyesit).

Friday, July 25, 2014

Sot njerëzit vetëm bezdisen kur ju thua 'Ke frikë Allahun'


Sot njerëzit vetëm bezdisen kur ju thua 'Ke frikë Allahun'

Imam Sufjan Eth-Theuri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Ne kemi takuar njerëz të cilët donin kur ju është thënë atyre: ''Ke frikë Allahun, Më të Lartin.''
Sot gjeni se njerëzit vetëm bëhen të bezdisur për këtë.''1

Burimi: ''Min Ahlak Es-Selef'', fq.75-76 nga Shejh Ahmed Ferid.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Ndërsa në kohën tonë fatkeqësisht edhe më shumë është keqësuar kjo gjendje. (Shpjegim i Përkthyesit).

Thursday, July 24, 2014

Engjujt nuk u ndien të turpëruar të thonë se nuk kanë dituri përveç asaj që Allahu i ka mësuar, ndërsa t'i ndihesh i turpëruar të thuash!


Engjujt nuk u ndien të turpëruar të thonë se nuk kanë dituri përveç asaj që Allahu i ka mësuar, ndërsa t'i ndihesh i turpëruar të thuash!

Imam Shabiu, Allahu e mëshiroftë, u pyet në lidhje me një çështje, kështu që ai tha: ''Unë nuk jam mirë i përgaditur (i ditur) për të.'' (domethënë nuk e di).

Shokët e tij atëherë i thanë atij: ''Ne u ndiem të sikletosur (të turpëruar) në emër tëndin.''1

Kështu që ai tha: ''Por engjujt nuk u ndien të sikletosur (të turpëruar) kur ata thanë: ''Ne nuk kemi dituri përveç asaj që Ti na ke mësuar.'' (El-Bekare, 32).2

Burimi: ''Ilem El-Muvekin'', fq.218 nga Imam Ibn Kajjim El-Xheuzi, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Qëllimi i shokëve të Imamit ishte se, duke qenë se Imam Shabiu kishte dituri të madhe, si është e mundur (sipas tyre) që të thotë se nuk e di këtë çështje!
2. Kur engjujt nuk janë ndier në siklet (nuk ju ka ardhur turp) që të pranojnë se nuk kanë dituri përveç asaj që Allahu subhanehu ue teala, ua ka mësuar atyre - kur dijetarët e mëdhenjë për dijen e madhe të të cilëve dëshmon Ummeti, nuk janë sikletosur (nuk ju ka ardhur turp) që të thonë se nuk kanë dituri për ato që nuk kanë ditur, atëherë pse neve të na vijë siklet dhe turp që për ato çështje për të cilat nuk kemi dituri, të themi se nuk dijmë? (Shpjegim i Përkthyesit).

Wednesday, July 23, 2014

Kush qëndron në namaz të gjitha dhjetë netët e fundit të Ramazanit, do të gjejë pa dyshim Natën e Kadrit


Kush qëndron në namaz të gjitha dhjetë netët e fundit të Ramazanit, do të gjejë pa dyshim Natën e Kadrit

Shejh Ibn Bazi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

''Kushdo që qëndron (në namaz) të gjitha dhjetë netët e fundit (të Ramazanit), ai do të ketë gjetur (pa dyshim) Natën e Kadrit.''

Burimi: ''El-Ihtijarat El-Fikhije'', vëll.15, fq.430.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, July 22, 2014

Omer Ibn Hattabi radiallahu anhu - Ky është shembull i asketëve e jo të tillët


Omer Ibn Hattabi radiallahu anhu - Ky është shembull i asketëve e jo të tillët

Aishja, radiallahu anha, i pa disa të rinjë duke kaluar dhe ata ishin duke u lëkundur në ecjen e tyre.1
Ajo pyeti shoqëruesit e saj: ''Kush janë ata?'' Ata u përgjigjën: ''Këta janë asketët.''
Ajo radiallahu anha, tha: ''Omer Ibn Hattabi, radiallahu anhu, kur ecte, ai ishte i shpejtë; kur ai fliste, ai ndëgjohej; në qoftë se ai e kishte goditur (dikë), do të dhimbte; nëse ai hante, ai do të hante deri në kënaqësi; dhe në të vërtetë ai ishte një njeri i devotshëm.''

Burimi: ''Medarixh El-Salikin'', 1/517, nga Imam Ibn Kajjim El-Xheuzi, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Pra, ata ecnin në një mënyrë të ngadaltë, sikur duke u lëkundur, në këtë formë duke ua bërë me dije të tjerëve se ata janë të dalluar, se ata gjoja janë Asket. (Shpjegim i Përkthyesit).

Monday, July 21, 2014

Sa herë që njerëzit shohin të keqen dhe nuk arrijnë ta ndryshojnë atë...


Sa herë që njerëzit shohin të keqen dhe nuk arrijnë ta ndryshojnë atë...

Transmeton Ebu Bekr Es-Sidiku, radiallahu anhu: ''E kam ndëgjuar të Dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selem, duke thënë:
''Sa herë që njerëzit shohin të keqen dhe nuk arrijnë ta ndryshojnë atë, koha është afër kur Allahu do të gllabërojë të gjithë ata në dënim të madh.''

Burimi: ''Musned Ahmed''.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Sunday, July 20, 2014

Punësimi i meshkujve në vende pune në të cilat ka edhe gra


Punësimi i meshkujve në vende pune në të cilat ka edhe gra

Shejh Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Në qoftë se nuk ka punë në të cilën vetëm burrat punojnë (pra që nuk ka edhe gra në atë punë) dhe njeriu ka nevojë për para, do të ishte e lejuar që të punojë aty.
Megjithatë, duhet të ulë shikimin e tij dhe të qëndrojë larg nga gratë sa më mirë (sa më shumë) që të mundet.''

Burimi: ''Lika El-Bab El-Maftuh'', 132.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Saturday, July 19, 2014

Për çfarë Allahu i shkatërroi dyzet mijë njerëz të mirë?!


Për çfarë Allahu i shkatërroi dyzet mijë njerëz të mirë?!

Transmetohet se Ibrahim Ibn Amr Es-Sanani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Allahu e ka frymëzuar Jusha Ibn Nunin (një Pejgamber pas Musës alejhi selam): ''Unë do të shkatërrojë dyzet mijë njerëz nga njerëzit e mirë nga mesi juaj dhe gjashtëdhjetë mijë njerëz nga njerëzit tuaj të këqinjë (të ligë).

Ai (Jusha Ibn Nuni) tha: ''O Zoti im! Këta janë njerëzit e këqinjë (e kuptojë këtë) por çfarë është puna me njerëzit e mirë (domethënë pse të shkatërrohen edhe ata gjithashtu)?

Allahu u përgjigj: ''Ata nuk janë zemëruar për atë për të cilën Unë jam zemëruar dhe ata kishin shprehi të hanin me ta (domethënë me njerëzit e këqinjë) dhe kishin shprehi të pinin me ta.''

Burimi: Transmetojnë Imam Ibn Ebi Dunja dhe Imam Bejhekiu, Allahu i mëshiroftë të dy.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Thursday, July 17, 2014

Budalla: Pyet për Kur'anin pa Sunnet


Budalla: Pyet për Kur'anin pa Sunnet

Është transmetuar se Imran Ibn Husejni, radiallahu anhu, ishte njëherë duke transmetuar një hadith në mesin e një grupi të njerëzve kur një njeri tha:

''Lëre këtë (domethënë hadithin) dhe na jep diçka nga Libri i Allahut (nga Kur'ani). Imrani tha: ''Ti je kokëtrashë (budalla).
A i gjen në Librin e Allahut hollësitë e namazit? A i gjen në Librin e Allahut hollësitë e agjërimit?!
Ky Kur'an i përshkruan këto gjëra, dhe Sunneti i shpjegon ato.''1

Burimi: ''Dhemul Kelam ue Ahlihi'', 244, nga Shejhul Islam Ebu Ismail El-Haravi El-Ensari (ka vdekur më 481 H), Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Zakonisht kur Pasuesit e Sunnetit i përmendin hadithet (fjalët dhe veprat e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem), i gjen injorantët dhe Pasuesit e Bidateve të cilët kundërshtojnë hadithin dhe thonë se kjo e kjo vepër nuk shkruan (nuk thuhet) në Kur'an!
Kjo është njëherit një kundërpërgjigje ndaj një grupi të devijuar të quajtur ''El-Kur'anijun'' (Kur'anitët), të cilët pretendojnë se pranojnë vetëm Kur'anin dhe e mohojnë Sunnetin (hadithet) tërësisht, dhe injorantët e mjerë nuk e kanë parasysh se është Sunneti ai që i shpjegon gjitha çështjet e fesë islame, duke u nisur nga abdesi, namazi, agjërimi e kështu me rradhë.
Allahu subhanehu ue teala, në Kur'an qartazi ka shpjeguar se duhet të pasojmë të Dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selem, në thëniet dhe veprat e tij. Ai thotë: ''Çfarëdo që t'ju japë i Dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t'ju ndalojë, hiqni dorë prej saj.'' (El-Hashr, 7).
Dhe: ''Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit! Kujdes! Nëse nuk ia vini veshin, ta dini se i Dërguari ka për detyrë vetëm të përçojë shpalljen e qartë!'' (El-Maide, 92).
Dhe: ''Po kështu, (për të plotësuar mirësinë Time ndaj jush) ju kam sjellë një të Dërguar, nga mesi juaj, i cili ju lexon shpalljet Tona, ju pastron (nga gjynahet), ju mëson Librin (Kuranin) dhe Hikmeh (Urtësinë që ka për qëllim Sunnetin, Ligjet Islame dhe Fikhun) dhe ju mëson ato gjëra që nuk i keni ditur.'' (El-Bekare, 151). Dhe ajete tjera e hadithe që flasin në këtë tematikë. (Shpjegim i Përkthyesit).

Wednesday, July 16, 2014

Sepse në të vërtetë kushdo që nuk i bindet Allahut ka bërë luftë kundër Tij


Sepse në të vërtetë kushdo që nuk i bindet Allahut ka bërë luftë kundër Tij

هل لك بمحاربة الله من طاقة فإن من عصي الله فقد حاربه

Imam Hasan Ibn Ademi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''A ke pushtet (fuqi) që të bësh luftë kundër Allahut?
Sepse në të vërtetë kushdo që nuk i bindet Allahut ka bërë luftë kundër Tij.''

Burimi: ''Xhamiul Ulum uel Hikem'', nga Imam Ibn Rexheb El-Hanbeliu, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Monday, July 14, 2014

Omer Ibn Hattabi radiallahu anhu goditi një burrë për shkak se i fliste një gruas në rrugë


Omer Ibn Hattabi radiallahu anhu goditi një burrë për shkak se i fliste një gruas në rrugë

Omer Ibn Hatabi, radiallahu anhu, njëherë pa një njeri i cili i fliste një gruas buzë rrugës.
Ai filloi ta rrahë atë me shkopin e tij dhe e pyeti njeriun se pse ai paturpësisht i fliste një gruaje në rrugë.
Njeriu u përgjigj se ajo grua ishte gruaja e tij.

Omeri atëherë tha: ''Atëherë pse jeni duke i diskutuar çështjet tuaja personale në rrugë dhe po i joshni njerëzit që të ndëgjojnë bisedën tuaj personale?''

Ai u përgjigj: ''O udhëheqës i besimtarëve, ne sapo kemi arritur në Medinë dhe ishim duke diskutuar se ku duhet të qëndrojmë.''

Kur Omeri ndëgjoi përgjigjen e tij, ai i kërkoi falje njeriut, ia dha shkopin e tij, dhe e urdhëroi atë që të marrë hakun e tij (pra që t'i hakmerret Omer Ibn Hattabit për goditjen që ai ia kishte bërë atij njeriut, sh.p.).

Njeriu tha: ''Unë të fal për hirë të Allahut.''

Megjithatë, Omeri insistoi që njeriu të marrë shkopin dhe të kërkojë hakmarrjen e tij, por njeriu refuzoi çdo herë.

Në këtë mënyrë, Omeri tha: ''Shpërblimi yt do të jetë me Allahun.''1

Burimi: ''Ahbar Omer'', fq.190.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Saturday, July 12, 2014

Askush nuk e ka korruptuar botën veçse mbretërit, dijetarët e këqinj dhe asketët gjynahqarë


Askush nuk e ka korruptuar botën veçse mbretërit, dijetarët e këqinj dhe asketët gjynahqarë

Një poet ka thënë:

''Askush nuk e ka korruptuar botën veçse mbretërit,
Dijetarët e këqinj dhe asketët gjynahqarë!''

Burimi: ''Ahlak Hamaleh El-Kur'an ue Ahlih'', fq.5 nga Imam Ebu Bekr El-Axhuri, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, July 11, 2014

Unë asnjëherë nuk kam garuar me ndonjërin me qëllimin e mposhtjes së tij


Unë asnjëherë nuk kam garuar me ndonjërin me qëllimin e mposhtjes së tij

Imam Shafiu (ka vdekur më 204 H) Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

''Unë kurrë nuk kam garuar (konkuruar) me ndonjërin me qëllimin e mundjes (mposhtjes) së tij.
Sa herë që kam garuar (konkuruar) me ndonjë, ishte vetëm me qëllim që t'i tregojë atij të vërtetën.''

Burimi: ''Bustanul Arifin'', fq.39, nga Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Thursday, July 10, 2014

Shejtani, ka thënë 'Nëse unë fitojë tri gjëra nga biri i Ademit, unë do të fitoja atë që dua prej tij'


Shejtani, ka thënë 'Nëse unë fitojë tri gjëra nga biri i Ademit, unë do të fitoja atë që dua prej tij'

Imam Direr Ibn Mureh, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Iblisi (Shejtani), ka thënë:

''Nëse unë fitojë tri gjëra nga biri i Ademit, unë do të fitoja atë që dua prej tij:

1. Nëse ai harron mëkatet e tij;

2. Nëse mendon lartë për veprimet e tij;

3. Dhe nëse bëhet i kënaqur me mendimin e tij (nëse i pëlqen).''

Burimi: ''Sifetu Safve'', vëll.3, fq.116.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Wednesday, July 9, 2014

Zoti yt nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëni ju!


Zoti yt nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëni ju!

Një burrë u përpoq të josh një grua në shkretëtirë të hapur natën, por ajo refuzoi.

''Janë vetëm yjet që të na shohin neve'', tha ai.

''E çfarë në lidhje me Atë i cili i vendosi ato aty?'', ajo u përgjigj.1

Burimi: ''Çelësi për Xhennet'', fq.64, nga Imam Ibn Rexheb El-Hanbeliu, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Pra, Allahu subhanehu ue teala, i sheh dhe i di të gjithat, sikurse ka thënë në Kur'an: ''Allahu është Një, nuk ka zot tjetër përveç Atij. Ai është Mbikëqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm. Atë nuk e kap as kotja as gjumi.'' ( El-Bekare, 255).

Dhe: ''Zoti yt nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëni ju!'' (Hud, 123). (Shpjegim i Përkthyesit).

Tuesday, July 8, 2014

Ai i cili bën dua pa bërë asnjë vepër tjetër të Islamit



Ai i cili bën dua pa bërë asnjë vepër tjetër të Islamit

Imam Vehb Ibn Munebihu (ka vdekur më 110 H) Alllahu e mëshiroftë, ka thënë:

''Shembulli i atij i cili bën dua (lutje) pa bërë asnjë vepër, është sikur ai i cili mundohet të gjuajë shigjeta pa hark.''

Burimi: ''Fet'h El-Bari'' nga Imam Ibn Haxher Eskalani, dhe ''El-Zuhd'', 322, nga Imam Ibn Mubareku, Allahu i mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Monday, July 7, 2014

Dhe duhet të vijë një ditë kur do të thuhet se t'i ke vdekur


Dhe duhet të vijë një ditë kur do të thuhet se t'i ke vdekur

Omer Ibn Hattabi, radiallahu anhu, ka thënë: ''Çdo ditë është thënë: Ky dhe ky ka vdekur.
Dhe duhet të vijë një ditë kur do të thuhet: Omeri ka vdekur.''

Burimi: ''Risalet El-Mustershidin Imam Harith El-Muhasib''.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Saturday, July 5, 2014

Nëse unë sot e ndërprejë agjërimin, atëherë kush do të më garantojë se do të jetojë nesër?


Nëse unë sot e ndërprejë agjërimin, atëherë kush do të më garantojë se do të jetojë nesër?

Disa njerëz e ftuan një njeri për të ngrënë me ta, i cili ua ktheu: ''Unë jam duke agjëruar.''

Ata i thanë atij: ''Prishe agjërimin tënd sot dhe në vend të kësaj agjëro nesër.''

Kështu që ai tha: ''Dhe kush do të garantojë jetesën time nesër (pra kush do të garantojë se a jam gjallë nesër)?''1

Burimi: ''Iktida El-Ilm El-Amel'', nga Imam Hatib El Bagdadi, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Megjithëse ishte agjërim vullnetar, shikoni këmbënguljen e njeriut të devotshëm në kryerjen e veprave të mira.
E çfarë të thuhet për ata që në agjërim të obliguar të muajit të Ramazanit, pa kurrfarë arsye hajnë dhe pijnë gjatë ditës.
Agjëroni o vëllezër dhe motra, pasiqë ne nuk e dijmë momentin e vdekjes, dhe mjerë për atë që nuk i kryen obligimet fetare dhe vdesë në atë gjendje. (Shpjegim i Përkthyesit).

Friday, July 4, 2014

Bëhu sikur një person, këmbët e të cilit janë në tokë, ambiciet e tij në qiej


كن رجلاً رجله في الثرى، وهامة همته في الثريا

Një proverbë arabe thotë: ''Bëhu sikur një person, këmbët e të cilit janë në tokë, ambiciet e tij në qiej.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Kush do të bërtas më së shumti nga tmerri i dënimit të Allahut në Ditën e Gjykimit


Kush do të bërtas më së shumti nga tmerri i dënimit të Allahut në Ditën e Gjykimit

Imam Hasan El-Basrin, Allahu e mëshiroftë, njëherë e kishin pyetur se kush do të bërtas më së shumti nga tmerri i dënimit të Allahut në Ditën e Gjykimit.

Ai tha: ''Njeriu, të cilit Allahu i ka dhënë dhunti, të cilat i ka përdorur në mosbindje ndaj Allahut.''

Burimi: ''El-Hasan El-Basri'', fq.47.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Thursday, July 3, 2014

Si të mos qajë, kur një derë për Xhennet më është mbyllur mua?


Si të mos qajë, kur një derë për Xhennet më është mbyllur mua?

Rifah Ibn Ijasi, ka thënë: ''E kam parë Harith El-Uklin, duke ecur në funeralin (xhenazen) e nënës së tij dhe duke qarë.
Ai është pyetur: ''Pse po qanë?'' Ai tha: ''Pse të mos qajë, kur një derë për Xhennet më është mbyllur mua?''1

Burimi: بر الوالدين.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Kjo pasiqë sikurse ka thënë i Dërguari salallahu alejhi ue selem, Xhenneti është nën këmbët e saj.
Transmetohet nga Muavije Ibn Xhahime El-Sulemi, i cili kishte dashur të shkojë në xhihad dhe pasiqë e kishte pyetur i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, se a e ka nënën gjallë dhe ai ia kishte pohuar atë, atëherë i Dërguari salallahu alejhi ue selem, i kishte thënë: ''Kthehu mbrapa dhe nderoje atë (qëndro pranë këmbëve të saj), sepse aty është Xhenneti.'' (Transmeton Ibn Maxhe, nr.2781. Shejh Albani, e ka cilësuar si të saktë në ''Sahih Sunen Ibn Maxhe'').

Ndërsa tek Imam Nesaiu, Allahu e mëshiroftë, qëndron me këto fjalë: ''Qëndro me të, sepse Xhenneti është nën këmbët e saj.'' (Transmeton Nesaiu, 3104. Shejh Albani, e ka cilësuar si të saktë në ''Sahih El-Nesai''). (Shpjegim i Përkthyesit).

Wednesday, July 2, 2014

Ky ndëshkim nga Allahu është për shkak të një mëkati që e kam bërë para 40 viteve


Ky ndëshkim nga Allahu është për shkak të një mëkati që e kam bërë para 40 viteve

Imam Ibn Auni, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

''Kur (Imam) Muhamed Ibn Sirini kishte një borxh, ai ishte tronditur nga pikëllimi (vuajtja) për shkak të tij, dhe tha: ''Unë e di se ky pikëllim (vuajtje) është për shkak të një mëkati që e kam bërë para 40 viteve.''

Gjithashtu, në një transmetim tjetër thuhet Imam Muhamed Ibn Sirini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Unë e di mëkatin për shkak të të cilit kam rënë në borxh.''
Është pyetur: ''Çfarë ishte ai?''
Ai tha: ''Para 40 viteve e kam quajtur një njeri: ''O Muflis! (o i falimentuar).''

Njëri nga nën - transmetuesit, Ubejdullah Ibn El-Suri, ka thënë:
''E kam njoftuar për këtë transmetim (Imam) Ebu Sulejman El-Daranin (ka vdekur më 205 H).
Ai tha: ''Për shkak të disa mëkateve të tyre (domethënë për shkak se kishin pak mëkate), ata e dinin arsyen për marrjen e (dënimit); por për shkak të mëkateve tona të shumta, ne nuk e dijmë se për cilat nga mëkatet tona ne jemi duke u ndëshkuar.''

Burimi: ''Hilje El-Evlija'', 2/271, ''El-Xhami li Ahkam El-Kur'an'', 16/31 dhe ''Tarih Dimeshk'', 53/226.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, July 1, 2014

Ata frikësoheshin prej hipokrizisë


Ata frikësoheshin prej hipokrizisë

الَ ابْنُ أَبِي مُلَيْكَةَ : أَدْرَكْتُ ثَلَاثِينَ مِنْ أَصْحَابِ النَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ كُلُّهُمْ يَخَافُ النِّفَاقَ عَلَى نَفْسِهِ 

Ibn Ebi Mulejke, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Unë i kam takuar tridhjetë nga sahabët e Pejgamberit (alejhi selam), të gjithë kishin frikë nga të qenurit munafik (hipokrit).''

Burimi: ''El-Xhevab El-Kafi'', 79.

Përktheu: Jetmir Jakupi