Saturday, July 19, 2014

Për çfarë Allahu i shkatërroi dyzet mijë njerëz të mirë?!


Për çfarë Allahu i shkatërroi dyzet mijë njerëz të mirë?!

Transmetohet se Ibrahim Ibn Amr Es-Sanani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Allahu e ka frymëzuar Jusha Ibn Nunin (një Pejgamber pas Musës alejhi selam): ''Unë do të shkatërrojë dyzet mijë njerëz nga njerëzit e mirë nga mesi juaj dhe gjashtëdhjetë mijë njerëz nga njerëzit tuaj të këqinjë (të ligë).

Ai (Jusha Ibn Nuni) tha: ''O Zoti im! Këta janë njerëzit e këqinjë (e kuptojë këtë) por çfarë është puna me njerëzit e mirë (domethënë pse të shkatërrohen edhe ata gjithashtu)?

Allahu u përgjigj: ''Ata nuk janë zemëruar për atë për të cilën Unë jam zemëruar dhe ata kishin shprehi të hanin me ta (domethënë me njerëzit e këqinjë) dhe kishin shprehi të pinin me ta.''

Burimi: Transmetojnë Imam Ibn Ebi Dunja dhe Imam Bejhekiu, Allahu i mëshiroftë të dy.

Përktheu: Jetmir Jakupi

No comments:

Post a Comment