Wednesday, July 2, 2014

Ky ndëshkim nga Allahu është për shkak të një mëkati që e kam bërë para 40 viteve


Ky ndëshkim nga Allahu është për shkak të një mëkati që e kam bërë para 40 viteve

Imam Ibn Auni, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

''Kur (Imam) Muhamed Ibn Sirini kishte një borxh, ai ishte tronditur nga pikëllimi (vuajtja) për shkak të tij, dhe tha: ''Unë e di se ky pikëllim (vuajtje) është për shkak të një mëkati që e kam bërë para 40 viteve.''

Gjithashtu, në një transmetim tjetër thuhet Imam Muhamed Ibn Sirini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Unë e di mëkatin për shkak të të cilit kam rënë në borxh.''
Është pyetur: ''Çfarë ishte ai?''
Ai tha: ''Para 40 viteve e kam quajtur një njeri: ''O Muflis! (o i falimentuar).''

Njëri nga nën - transmetuesit, Ubejdullah Ibn El-Suri, ka thënë:
''E kam njoftuar për këtë transmetim (Imam) Ebu Sulejman El-Daranin (ka vdekur më 205 H).
Ai tha: ''Për shkak të disa mëkateve të tyre (domethënë për shkak se kishin pak mëkate), ata e dinin arsyen për marrjen e (dënimit); por për shkak të mëkateve tona të shumta, ne nuk e dijmë se për cilat nga mëkatet tona ne jemi duke u ndëshkuar.''

Burimi: ''Hilje El-Evlija'', 2/271, ''El-Xhami li Ahkam El-Kur'an'', 16/31 dhe ''Tarih Dimeshk'', 53/226.

Përktheu: Jetmir Jakupi

No comments:

Post a Comment