Monday, July 14, 2014

Omer Ibn Hattabi radiallahu anhu goditi një burrë për shkak se i fliste një gruas në rrugë


Omer Ibn Hattabi radiallahu anhu goditi një burrë për shkak se i fliste një gruas në rrugë

Omer Ibn Hatabi, radiallahu anhu, njëherë pa një njeri i cili i fliste një gruas buzë rrugës.
Ai filloi ta rrahë atë me shkopin e tij dhe e pyeti njeriun se pse ai paturpësisht i fliste një gruaje në rrugë.
Njeriu u përgjigj se ajo grua ishte gruaja e tij.

Omeri atëherë tha: ''Atëherë pse jeni duke i diskutuar çështjet tuaja personale në rrugë dhe po i joshni njerëzit që të ndëgjojnë bisedën tuaj personale?''

Ai u përgjigj: ''O udhëheqës i besimtarëve, ne sapo kemi arritur në Medinë dhe ishim duke diskutuar se ku duhet të qëndrojmë.''

Kur Omeri ndëgjoi përgjigjen e tij, ai i kërkoi falje njeriut, ia dha shkopin e tij, dhe e urdhëroi atë që të marrë hakun e tij (pra që t'i hakmerret Omer Ibn Hattabit për goditjen që ai ia kishte bërë atij njeriut, sh.p.).

Njeriu tha: ''Unë të fal për hirë të Allahut.''

Megjithatë, Omeri insistoi që njeriu të marrë shkopin dhe të kërkojë hakmarrjen e tij, por njeriu refuzoi çdo herë.

Në këtë mënyrë, Omeri tha: ''Shpërblimi yt do të jetë me Allahun.''1

Burimi: ''Ahbar Omer'', fq.190.

Përktheu: Jetmir Jakupi

No comments:

Post a Comment