Saturday, July 5, 2014

Nëse unë sot e ndërprejë agjërimin, atëherë kush do të më garantojë se do të jetojë nesër?


Nëse unë sot e ndërprejë agjërimin, atëherë kush do të më garantojë se do të jetojë nesër?

Disa njerëz e ftuan një njeri për të ngrënë me ta, i cili ua ktheu: ''Unë jam duke agjëruar.''

Ata i thanë atij: ''Prishe agjërimin tënd sot dhe në vend të kësaj agjëro nesër.''

Kështu që ai tha: ''Dhe kush do të garantojë jetesën time nesër (pra kush do të garantojë se a jam gjallë nesër)?''1

Burimi: ''Iktida El-Ilm El-Amel'', nga Imam Hatib El Bagdadi, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Megjithëse ishte agjërim vullnetar, shikoni këmbënguljen e njeriut të devotshëm në kryerjen e veprave të mira.
E çfarë të thuhet për ata që në agjërim të obliguar të muajit të Ramazanit, pa kurrfarë arsye hajnë dhe pijnë gjatë ditës.
Agjëroni o vëllezër dhe motra, pasiqë ne nuk e dijmë momentin e vdekjes, dhe mjerë për atë që nuk i kryen obligimet fetare dhe vdesë në atë gjendje. (Shpjegim i Përkthyesit).

No comments:

Post a Comment