Thursday, November 28, 2013

Omer Ibn Hattabi, ndeshet me një Xhin


Omer Ibn Hattabi, ndeshet me një Xhin

Ka transmetuar Abdullah Ibn Mes'udi, radiallahu anhu: ''Një burrë nga mesi i njerëzve doli dhe u takua nga një burrë nga mesi i Xhinëve, i cili tha:
''A do të ndeshësh (luftosh) ti me mua? Nëse ti më hedhë në tokë, unë do të të mësojë një ajet të cilin në qoftë se e reciton atë kur hyn në shtëpinë tënde, asnjë shejtan nuk do të hyjë (në shtëpi).''
Kështu që ai u ndesh (luftoi) me të dhe e hodhi atë në tokë. Njeriu i tha: ''E shohë se ti je shumë i vogël dhe parakrahët e t'u janë sikur putrat e përparmë të qenit. A janë të gjithë Xhinët të këtillë, apo vetëm ti?''
Ai tha: ''Unë jam i fortë në mesin e tyre. Le të ndeshemi përsëri.'' Kështu që, ata u ndeshën përsëri dhe njeriu e hodhi atë në tokë.
Kështu që, Xhini tha: ''Lexoje Ajetul Kursinë (Tespi dovën), pasiqë secili që e reciton atë kur hyn në shtëpinë e tij, Shejtani largohet, duke kaluar erën si një gomar.''
I është thënë Ibn Mes'udit: ''A ishte ky njeri Omeri (Ibn Hattabi)?''
Ai tha: ''Kush tjetër mund të ketë qenë, përveç Omerit?''

Burimi: ''Mexhme Ez-Zeue'id'', 9/71. Ngjarja është e vërtetë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Wednesday, November 27, 2013

Neufali i kishte thënë në ëndërr Imam Abdullah Ibn Mubarekut (pas vdekjes së tij): ''Çfarë bëri Allahu me ty?''


Neufali i kishte thënë në ëndërr Imam Abdullah Ibn Mubarekut (pas vdekjes së tij): ''Çfarë bëri Allahu me ty?''

Neufali, ka thënë: ''E pashë (Imam Abdullah) Ibn Mubarekun në ëndrrën time dhe i thashë atij: ''Çfarë bëri Allahu me ty?''
Ai (Imam Abdullah Ibn Mubareku), tha: ''Ai më ka falur mua për shkak të udhëtimeve të mija në kërkim të Hadithit. Mbi ju është që t'i përmbaheni Kur'anit, mbi ju është që t'i përmbaheni Kur'anit.''

Ismail Ibn Ibrahim El-Musejsi, njëherë kishte parë Harith Ibn Atijen në ëndërr dhe e kishte pyetur atë (për gjendjen e tij). Ai kishte thënë: ''Mua më është falur (pra Allahu më ka falur, sh.p).''
Ai pastaj tha: ''E çfarë në lidhje me (Imam Abdullah) Ibn Mubarekun?'' Ai tha: ''Bekh, bekh!'' (një shprehje e befasishme).
Ai është në Ilijin (në librin e të dhënave për të drejtët) të cilët vijnë (për të takuar) Allahun dy herë, çdo ditë.

Ebu Hatim El-Ferbari, ka thënë: ''E pashë Ibn Mubarekun (në ëndrrën time) duke qëndruar në derën e Xhennetit me një çelës në dorën e tij.
Unë thashë: ''Çfarë të bëri të qëndrosh këtu?'' Ai tha: ''Ky është çelësi i Xhennetit të cilin do ta kthejë te i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem).''
Ai (Profeti) tha: ''Derisa ta vizitojë Zotin, bëhu i besueshmi im në Qiejt ashtu siç ishe i besueshmi im në tokë.''

Burimi: ''Sijer E'Alam En-Nubela'', të Imam Dhehebiut, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Imami i nderuar, Abdullah Ibn Mubareku, Allahu e mëshiroftë, ka pasur për mësues disa nga dijetarët më të mëdhenjë musliman, si Imam Ebu Hanifen, Imam Malikun dhe Imam Sufjan Eth-Theurin, Allahu i mëshiroftë që të gjithë.
Ky dijetar njihet si njëri nga dijetarët më të mëdhenjë që njeh historia Islame.

Tuesday, November 26, 2013

Do të dëshiroja të dije se çfarë kam në zemrën time për ty


Do të dëshiroja të dije se çfarë kam në zemrën time për ty

Omer Ibn Hattabi, radiallahu anhu, ka thënë: ''Do të dëshiroja të dije se çfarë kam në zemrën time për ty, por nuk ka asnjë mënyrë që t'i ta dijsh përveç nëpërmjet veprimeve të mija.''

Burimi: ''Tarih Et-Taberi'', 4/409.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Monday, November 25, 2013

Kundërpërgjigje ndaj Muatilëve (Mohuesve të Cilësive të Allahut) - Imam Hamad Ibn Zejdi flet për ata të cilët thonë se Allahu nuk ka Dorë, Këmbë, Gishtërinjë, nuk flet, nuk kënaqet e as nuk zemërohet


Kundërpërgjigje ndaj Muatilëve (Mohuesve të Cilësive të Allahut) - Imam Hamad Ibn Zejdi flet për ata të cilët thonë se Allahu nuk ka Dorë, Këmbë, Gishtërinjë, nuk flet, nuk kënaqet e as nuk zemërohet

حمّاد بن زيد (ت. 179 هـ) :
قال: «مَثَلُ الجهمية مثل رجل قيل له: أفي دارك نخلة؟ قال: نعم. قيل: فلها خوص؟ قال: لا. قيل: فلها سعف؟ قال: لا. قيل: فلها كرب؟ قال: لا. قيل: فلها جذع؟ قال: لا. قيل: فلها أصل؟ قال: لا. قيل: فلا نخلة في دارك. هؤلاء مِثل الجهمية قيل لهم:
لكم ربّ؟ قالوا: نعم. قيل: يتكلم؟ قالوا: لا. قيل: فله يد؟ قالوا: لا. قيل: فله قدم؟ قالوا: لا. قيل: فله إصبع؟ قالوا: لا. قيل: فيرضى ويغضب؟ قالوا: لا. قيل: فلا رب لكم! » إسناده صحيح


Imam Hamad Ibn Zejdi (ka vdekur më 179 H), Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

''Ngjashmëria e Xhehmijëve (1) është si një njeri i cili është pyetur: ''A ka në shtëpinë tënde palmë të hurmës?'' Ai tha: ''Po.''
''A ka gjethe?'' Ai tha: ''Jo.''
Ai u pyet: ''A ka degë?'' Ai tha: ''Jo.''
Ai u pyet: ''A ka trungje?'' Ai tha: ''Jo.''
Ai u pyet: ''A ka trung?'' Ai tha: ''Jo.''
Ai u pyet: ''A ka rrënjë?'' Ai tha: ''Jo.''
I është thënë (atij): ''Nuk ka ndonjë palmë hurme në shtëpinë tënde.''

Ky njeri është sikur Xhehmitë të cilëve iu është thënë:

''A keni një Zot?'' Ata thonë: ''Po.''
Iu është thënë: ''A flet Ai?'' Ata thanë: ''Jo.''
Janë pyetur: ''A ka Ai Dorë?'' (2) Ata thanë: ''Jo.''
Janë pyetur: ''A ka Ai Këmbë?'' (3) Ata thanë: ''Jo.''
Janë pyetur: ''A ka Ai gisht?'' (4) Ata thanë: ''Jo.''
Janë pyetur: ''A kënaqet dhe zemërohet Ai?'' Ata thanë: ''Jo.''
Iu është thënë: ''Ju nuk keni një Zot.''

Shpjegimi: Sikurse degët, trungu, rrënjet dhe gjethet që janë atribute (cilësi, tipare) të vërteta të hurmës, të cilat nëse i mohon ato, do t'i bie se e mohon hurmën; është edhe rasti me Dorën, të Folurit, Gishtin, bërja i zemëruar dhe i kënaqur, të cilat janë Atribute (cilësi, tipare) të vërteta të Allahut, të transmetuara në Kur'an dhe Sunnet, dhe të mohuarit e tyre do të thotë të mohosh Allahun azze ue xhel.
Besimi i Ehli Sunnetit është se pohojnë atë që Allahu subhanehu ue teala, e ka përshkruar Veten e Tij në Kur'an, dhe që e ka përshkruar i Dërguari, salallahu alejhi ue selem në hadithe, pa e përngjasuar Atë me krijesat, duke u bazuar në ajetin Kur'anor: ''Asnjë send nuk është si Ai; Ai është ndëgjuesi, shikuesi.'' (Esh-Shura, 11).
Pra, Ehli Sunneti thonë se Allahu subhanehu ue teala, ka Dorë por Dora e Tij nuk është sikur dora e krijesave të Tij, thonë se Allahu subhanehu ue teala, ka Fytyrë, por Fytyra e Tij nuk është sikur e krijesave të Tij, Allahu subhanehu ue teala, ka Këmbë, por ajo nuk është si këmba e krijesave të Tij... (shënim i përkthyesit).

Burimi: ''Sherh Medhehib Ehl Es-Sunnah'', fq. 34-35 nga Imam Ibn Shahin, Allahu e mëshiroftë; Imam Ebu Jala, në ''Ibtel Et-Te'uilet'', nën autoritetin e Imam Ebul Kasim Abdul Kerrimit, 1/55; dhe Imam Ebul Kasim Et-Tejmiu, në ''El-Huxhexh Fi Bejen El-Mehexheh''.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Xhehmitë janë grupacion i devijuar, të cilët pretendojnë se imani është thjeshtë njohja e Allahut subhanehu ue teala. Ata kanë bërë kufër të madh sepse kanë thënë se Kur'ani nuk është fjala e Allahut subhanehu ue teala, por është e krijuar dhe i kanë mohuar emrat dhe cilësitë e Allahut subhanehu ue teala, duke ua prishur kuptimin.
2. Allahu, subhanehu ue teala, thotë në Kur'an: ''O Iblis! Ç'të ndaloi ty që të mos i biesh në sexhde atij, të cilin Unë e krijova me dy Duart e Mia?'' (Sad, 75).
3. Transmetohet nga Buhariu dhe Muslimi nga Enes Ibn Maliku, radiallahu anhu, se i Dërguari alejhi selam, ka thënë: ''Xhehenemi do të thotë: A ka më? Derisa Zoti i Lavdishëm do ta vendosë Këmbën mbi të, pastaj ai (Xhehenemi) do të thotë: Mjaftë, mjaftë, pashë Lavdinë Tënde! Pastaj ai do të tërhiqet në vetvete.''
4. Transmetohet nga Abdullah Ibn Amr Ibn El-Asi, radiallahu anhu, se ai e kishte ndëgjuar të Dërguarin alejhi selam, duke thënë: ''Zemrat e bijve të Ademit janë në mes të dy Gishtërinjëve të Mëshirëplotit dhe Ai i drejton ato si të dëshirojë.''
Pastaj ai tha: ''O Allah, drejtojë zemrat tona, drejtojë ato në bindje ndaj Teje.'' (Transmeton Muslimi, 4/2045, hadithi 2655).
5. Imam Hamad Ibn Zejdi, Allahu e mëshiroftë, ka lindur në vitin 98 hixhri dhe ka vdekur më 179 hixhri. Dijetarët e mëdhenjë këtë Imam e llogarisin nga imamët më të mëdhenjë të muslimanëve. Fjalët e dijetarëve të Ehli Sunnetit për Imam Hamad Ibn Zejdin, janë të shumta por ne do të cekim disa nga to:

Imam Ahmed Ibn Hanbeli, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Hamad Ibn Zejdi, është nga Imamët e Muslimanëve.'' (Shih: ''El-Xherh uet-Ta'dil'', nga Imam Ibn Ebi Hatim, 1/177).

Imam Abdurrahman Ibn Mehdiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Unë nuk kam parë asnjë i cili është më i ditur për akiden (besimin), dhe hadithet që lidhen me akiden (besimin) se Hamad Ibn Zejdi.'' (''El-Xherh uet-Ta'dil'', nga Imam Ibn Ebi Hatim, 1/177; dhe ''Hiljet El-Evlija'', nga Imam Ebu Nuejm, 6/257).

Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Unë nuk di ndonjë mospajtim në mesin e dijetarëve se Hamad Ibn Zejdi ishte njëri nga Imamët e Selefit (paraardhësve të devotshëm), dhe nga rradhët e memorizuesve më të aftë, më të drejtë, dhe më të pagabueshëm edhe pse ai kishte transmetuar hadithe të shumta. Mëshira e Allahut qoftë mbi të.'' (Shih: ''Sijer Ea'lam En-Nubela'', nga Imam Dhehebiu, 7/461 - Shpjegime të përkthyesit).

Saturday, November 23, 2013

Babai yt është njëri prej tyre


Babai yt është njëri prej tyre

El-Mejmuni, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''E kam ndëgjuar Ahmed Ibn Hanbelin, duke i thënë djalit të (Imam) Shafiut: 'Për vite jam duke u lutur për disa njerëz në lutjet e mija, babai yt është njëri prej tyre!''

Burimi: ''El-Mugni'', 1/394.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, November 22, 2013

Nuk ka mirësi në njerëzit të cilët nuk japin këshilla dhe të cilët nuk dëshirojnë të këshillohen


Nuk ka mirësi në njerëzit të cilët nuk japin këshilla dhe të cilët nuk dëshirojnë të këshillohen

Omer Ibn Hattabi, radiallahu anhu, ka thënë: ''Nuk ka mirësi në njerëzit të cilët nuk japin këshilla, dhe nuk ka mirësi në njerëzit të cilët nuk dëshirojnë të këshillohen.''

Burimi: ''Riselet El-Mustershidin'', 71.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Thursday, November 21, 2013

Ata nuk duhet të parandalojnë të rinjtë nga të folurit për ato që kanë dituri


Ata nuk duhet të parandalojnë të rinjtë nga të folurit për ato që kanë dituri

Imam Ibn Abdul Berr El-Maliki (ka vdekur më 463 H), Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Ata nuk duhet të parandalojnë të rinjtë, në qoftë se ai di diçka, nga të folurit për ato që ka dituri.
Ndoshta një njeri mund të jetë i ri në moshë, por i madh në lidhje me diturinë e tij (pra, mund të jetë i ri në moshë, por të ketë dituri të madhe, sh.p).
Dhe Allahu e bekon kë Të dojë përmes zgjuarsisë dhe mëshirës.''

Burimi: ''Et-Temhid'', 23/150.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Kjo këshillë e Imam Ibn Abdul Berrit, Allahu e mëshiroftë, vlen për ata persona të cilët kanë dituri fetare dhe flasin për çështjet e fesë nëpërmjet argumenteve, përndryshe të folurit për fenë e Allahut subhanehu ue teala, pa dituri, është rreptësisht e ndaluar në Islam.
Allahu, subhanehu ue teala, thotë në Kur'an: ''Por mos thoni në lidhje me atë që jua thotë goja duke gënjyer: ''Kjo është hallall (e lejuar) e kjo është haram (e ndaluar)'' që të shpifni për Allahun gënjeshtër.
Pa dyshim se ata që shpifin për Allahun gënjeshtër, nuk do të shpëtojnë. Kënaqësi të paktë (do të shijojnë) e për ta do të ketë dënim të dhimbshëm.'' (En-Nahl, 116-117). (Shënim i përkthyesit).

Tuesday, November 19, 2013

Shkelmoje jashtë Murxhiun!


Shkelmoje jashtë Murxhiun!

Imam Buhariu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''I pashë disa njerëz që hynë tek Muhamed Ibn Jusuf El-Firjabi (1), dhe i është thënë atij: ''Këta njerëz janë Murxhia (2).''
Kështu që ai tha: ''Dëboni ata.'' Ata u penduan dhe u kthyen.''

Burimi: ''Sijer'', vëll.10, fq. 114-118.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Imam Muhamed Ibn Jusuf El-Firjabi, Allahu e mëshiroftë, është njëri nga mësuesit e Imam Buhariut, Allahu e mëshiroftë.
2. Murxhiat janë ata të cilët kishin besimin e irxhasë, se mëkatet e mëdha apo të vogla, nuk kanë efekt në imanin dhe se imani as nuk rritet e as nuk pakësohet.
Ata pretendojnë se veprat nuk janë pjesë e imanit dhe se njerëzit nuk dallojnë në iman.

Monday, November 18, 2013

Arsyeja pse qante Imam Sufjan Eth-Theuri


Arsyeja pse qante Imam Sufjan Eth-Theuri

Imam Sufjan Eth-Theuri, Allahu e mëshiroftë, kishte zakon të kalonte netët dhe ditët duke qarë dhe njerëzit e pyesnin atë: ''Pse po qanë, a është nga frika e Allahut?

Ai thoshte: ''Jo.''

Ata thonin: ''A është nga frika e Zjarrit të Xhehennemit?''

Ai thoshte: ''Jo. Nuk është frika e Zjarrit të Xhehennemit e cila më bën të qajë, ajo çka më bën të qajë është se unë e kam adhuruar Allahun gjithë këto vite dhe kam bërë mësime dijetarësh, dhe unë nuk jam i sigurtë se synimet (qëllimet) e mija a janë krejtësisht për Allah.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Sunday, November 17, 2013

Çfarë ka thënë Imam Shafiu për Sufitë


Çfarë ka thënë Imam Shafiu për Sufitë

Imam Bejhekiu raporton në ''Menakib Esh-Shafi'i'', se Imam Shafiu, ka thënë:

''Nëse një njeri bëhet Sufi në pjesën e parë të ditës, deri sa koha e drekës vjen për të, ju do ta gjeni atë të çmendur.''

Rebi Ibn Sulejmani, raporton: ''E kam ndëgjuar (Imam) Shafiun duke thënë:

''Unë nuk kam parë asnjëherë një Sufi normal (shëndoshë mendërisht), përveç Muslim El-Hauasit.''

Ibrahim Ibn Mevlid përmend se (Imam) Shafiu, ka thënë:

''Një sufi, nuk mund të jetë sufi përveç nëse ai ka katër karakteristika: 1. Ai është dembel; 2. Ai ha shumë; 3. Ai fle shumë; dhe 4. Ai sekreton shumë.''

Ibn El-Xheuzi, ka thënë në ''Telbis Iblis'', fq.371, se Imam Shafiu, ka thënë:

''Mendja e shëndoshë e një personit asnjëherë nuk i kthehet atij i cili qëndron (rri) me një Sufi për dyzet ditë.''

Imam Ud-Din Es-Subki Esh-Shafi, ka thënë:

''Kushdo që është nga gjeneratat e mëvonshme të Sufive, si Ibn Arabiu dhe të tjerët, ata janë të devijuar, xhahila (injoranta) dhe jashtë rrugës së Islamit, lëre më të konsiderohen si dijetarë.''

Burimi: ''Tenbih El-Gabi'', të Imam Burhan El-Bike'i Esh-Shafiut, fq.68.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Saturday, November 16, 2013

Dyzet vite pas zhvendosjes nga varri të trupit të vdekur të shehidit Hamza Ibn Abdulmutalib, nga këmba e tij rrjedhte gjak


Dyzet vite pas zhvendosjes nga varri të trupit të vdekur të shehidit Hamza Ibn Abdulmutalib, nga këmba e tij rrjedhte gjak

Imam Ibn Kethiri, Allahu e mëshiroftë, tregon për shehidin Hamza Ibn Abdulmutalib, radiallahu anhu (xhaxhain e Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem): ''Kur trupat e shehidëve të Uhudit i zhvendosnin dyzet vite pas varrosjes së tyre (gjatë sundimit të Muaviut), këmba e Hamza Ibn Abdulmutalibit u gërvishtë gjatë procesit të zhvendosjes, dhe ajo filloi të vërshojë gjak.''

Burimi: ''El-Bidaje uen-Nihaje'', 4/43. Ngjarja është e vërtetë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, November 15, 2013

Mrekulli që ndodhi gjatë varrimit të Ibn Abasit, radiallahu anhu - Zogu i cili hyri tek varri i tij


Mrekulli që ndodhi gjatë varrimit të Ibn Abasit, radiallahu anhu - Zogu i cili hyri tek varri i tij

Ibn Abasi, radiallahu anhu, kishte vdekur në Taif, dhe një zog -  një lloj i cili nuk ishte parë asnjëherë më parë, u pa në funeralin e tij.
Zogu hyri në vrimën e tokës në të cilën Ibn Abasi do të varrosej.
Kështuqë, ne shikonim dhe prisnim që të shihnim nëse ai do të dilte, dhe ai nuk doli.
Kur trupi i tij (i Ibn Abasit) u vendosë më në fund në tokë, ne mund të ndëgjonim ajetin:

''O ti shpirt i bindur plotësisht! Kthehu te Zoti yt i vetëkënaqur e i pranuar!''1

...duke u recituar prej skajit të varrit të tij, por ne nuk ishim në gjendje për të gjetur se kush e kishte recituar atë.''

Burimi: E transmeton Imam Hakimi, në ''El-Mustedrek'', 3/543 dhe është sahih (i vërtetë).

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. El-Fexhr, 27-28.

Wednesday, November 13, 2013

Imam Ebu Nasr Es-Sixhzi El-Hanefi - Allahu është Mbi Arsh me Qenien e Tij (bi-dhatihi), Ai zbret në qiellin e dunjasë dhe mund të shihet në Ditën e Gjykimit me shikim


Imam Ebu Nasr Es-Sixhzi El-Hanefi - Allahu është Mbi Arsh me Qenien e Tij (bi-dhatihi), Ai zbret në qiellin e dunjasë dhe mund të shihet në Ditën e Gjykimit me shikim

قال أبو نصر في كتابه "الإبانة" الذي ألفه في السنة: «أئمتنا كسفيان الثوري، ومالك، وحماد بن سلمة، وحماد بن زيد، وعبد الله بن المبارك، والفضيل بن عياض، وأحمد بن حنبل، وإسحاق بن راهويه متفقون على أن الله سبحانه وتعالى بذاته فوق العرش، وأن علمه بكل مكان، وأنه يُرى يوم القيامة بالأبصار، وأنه ينزل إلى سماء الدنيا، وأنه يغضب ويرضى، ويتكلم بما شاء.

Imam Ebu Nasr Es-Sixhzi El-Hanefi, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij ''El-Ibaneh'', ka thënë: ''Imamët tanë të tillë si Sufjan Eth-Theuri, Malik (Ibn Enesi), Hamad Ibn Seleme, Hamad Ibn Zejdi, Abdullah Ibn Mubareki, Fudejl Ibn Ijadi, Ahmed Ibn Hanbeli dhe Is'hak Ibn Ravejhi, të gjithë janë të pajtimit se Allahu subhanehu ue teala, është Mbi Arsh me Qenien e Tij (bi-dhatihi), dhe se Dija e Tij është çdokund, dhe se Ai mund të shihet në Ditën e Gjykimit me shikim, dhe se Ai zbret në qiellin e dunjasë, dhe se Ai zemërohet dhe kënaqet, dhe Ai flet çfarë të dojë.''

Burimi: ''Kitab El-Arsh'', 2/352-353; ''Sijer Ea'lam En-Nubela'', 17/656; dhe në ''El-Uluv'', të Imam Dhehebiut, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Është quajtur Ubejdullah Ibn Seid Ibn Hatim Ibn Ahmed El-Va'ile Es-Sixhzi. Ka qenë dijetarë Hanefi. Ka vdekur në vitin 444 hixhri.
Imam Sujuti, Allahu e mëshiroftë, për të ka thënë: ''Ai ishte mjeshtër dhe ekspert në Hadith dhe Sunnet, dhe udhëtarë i madh (udhëtonte shumë në kërkim të dijes, sh.p).'' (''Husn El-Muhedera Fi Tarih Misr Uel Kehira'', nga Imam Sujuti, 1/353).

Tuesday, November 12, 2013

Bir, a e ke vënë atë në praktikë?


Bir, a e ke vënë atë në praktikë?

Atau ka transmetuar se ishte një njeri i ri i cili shkonte tek nëna e besimtarëve, Aishja radiallahu anha, që t'i parashtronte pyetje, dhe ajo i përgjigjej atij.
Një ditë, ai erdhi tek ajo që ta pyesë atë disa pyetje.
Ajo tha: ''Bir, a i ke vënë në praktikë ato të cilat i ke ndëgjuar nga unë?''
Ai u përgjigjë: ''Jo nënë, nuk i kam vënë.''
Kështuqë ajo i tha: ''Bir, pse atëherë po kërkon që të shtosh argumentet e Allahut kundër neve dhe kundër teje?''1

Këshillë: Kur të pyesësh për ndonjë gjë dhe merr përgjigje (të duhur) për të, atëherë praktikoje atë.
Përmbahu asaj, përndryshe ke përgjegjësi para Allahut, subhanehu ue teala.

Burimi: ''Iktida El-Ilm El-Amel'', nr.92, të Imam Hatib El-Bagdadit, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Monday, November 11, 2013

Një nga gjyhahet më të këqija është kur një njeri i thotë vëllaut të tij...


Një nga gjyhahet më të këqija është kur një njeri i thotë vëllaut të tij...

Abdullah Ibn Mes'udi, radiallahu anhu, ka thënë: ''Një nga gjyhahet më të këqija është kur një njeri i thotë vëllaut të tij; ''Frikësoju Allahut'', dhe ai përgjigjet; ''Shqetësohu për veten tënde.''

Burimi: ''El-Muxheleseh ue Xhevahir El-Ilm'', 2619, të Imam Ebu Bekr El-Dejnurit.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Sunday, November 10, 2013

Tiparet e Allahut janë të vërteta, e jo metaforë


Tiparet e Allahut janë të vërteta, e jo metaforë

- أبو أحمد الكرجي القصاب (ت. 360 هـ) :
قال في كتاب "السنة" له: «كل صفة وصف الله بها نفسه أو وصف بها نبيه، فهي صفةٌ حقيقةً لا مجازًا

Imam Ebu Ahmed El-Karaxhi El-Kasab (vdekur më 360 H), Allahu e mëshiroftë, në librin e tij ''Es-Sunneh'', ka thënë: ''Çdo atribut (tipar) me të cilin Allahu e ka përshkruar Veten e Tij ose me të cilin është përshkruar nga i Dërguari i Tij, është atribut (tipar) i vërtetë e jo metaforë.''

Burimi: ''Tedhkira El-Hufadh'', 3/101; ''El-Uluv lil Eli El-Ghafar'', fq.239.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Saturday, November 9, 2013

Nuk falej pas tyre e as nuk iu fliste sepse kishin marrë pagë prej Sulltanit


Nuk falej pas tyre e as nuk iu fliste sepse kishin marrë pagë prej Sulltanit

Imam Ibn Kethiri, Allahu e mëshiroftë, tregon: ''Është transmetuar se Imam Ahmed (Ibn Hanbeli) nuk do të falej pas xhaxhait të tij, Is'hak Ibn Hanbelit, e as pas djemve të tij, e as nuk do t'iu fliste atyre sepse ata kishin marrë një pagë prej Sulltanit.''1

Burimi: ''El-Bidaje uen-Nihaje'', 14/386, dhe në ''Hilje El-Evlija'', 9/176.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Me këtë vepër Imami i Sunnetit, Ahmed Ibn Hanbeli, Allahu e mëshiroftë, ka shprehur pakënaqësinë e tij dhe i ka dënuar këta familjarë të tij në këtë mënyrë, duke dashur t'ua bëjë me dije se nuk është e lejuar marrja e pagës prej Sulltanit, rrespektivisht se një gjë të tillë nuk duhet ta bëjë një hoxhë apo një dijetarë.
Kjo ngase është e njohur se ata dijetarë apo hoxhallarë që kanë marrë pagë nga sulltanët (mbretërit apo prijësit e shtetit), kur ka ardhur çështja tek haramet (tek veprat e ndaluara) që mbretërit kanë bërë, po ata dijetarë që kanë marrë pagë prej tyre, po të njëjtit iu kanë dalur në mbrojtje atyre mbretërve apo prijësave (i kanë arsyetuar për haramet e tyre).
Kjo ngase në interesin e tyre ka qenë të mbrojnë atë nga i cili edhe paguhen. Kjo ndodhë edhe në kohërat tona fatkeqësisht (shënim i përkthyesit).

Friday, November 8, 2013

Dua (lutje) e bukur për çdo muslimane beqare


Dua (lutje) e bukur për çdo muslimane beqare

O Allah! Të lutem më dhuro mua për martesë atë që do të jetë veshje për shpirtin tim, i cili do të plotësojë gjysmën e fesë time dhe duke bërë kështu, të më bëjë të plotë.

Bëjë atë të drejtë dhe në rrugën Tënde në të gjitha që ai do të bëjë dhe thotë, dhe i cili do të më spërkasë mua me ujë, për të më kujtuar që të fali namazin e sabahut.

Të fitojë prej burimeve hallall dhe të shpenzojë brenda mundësive të tij.

Të kërkojë udhëzimin e Allahut gjithmonë, që të përmbushë gjitha ëndërrat e tij.

Të i referohet ai gjithmonë Kur'anit dhe Sunnetit, si udhëzues të tij moral.

Të falënderojë dhe vlerësojë Allahun për gruan që ka pranë vetes.

Të jetë i vetëdijshëm në zemërimin e tij dhe shpesh të agjërojë dhe të falet, të jetë bamirës dhe i ndjeshëm në çdo mënyrë të mundshme.

Të më nderojë dhe të më mbrojë mua, dhe të më udhëzojë në jetën e kësaj bote dhe ta lusë Allahun të më bëjë të denjë për të qenë gruaja e tij e dashur.

Dhe së fundi, o Allah! Bëjë atë të bollshëm në dashuri dhe në të qeshur, dhe në devotshmëri dhe sinqeritet, në përpjekje për jetën e përtejme. Amiiin!!

Transmetohet nga Rekashi, se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Kur robi martohet, plotëson gjysmën e fesë së tij. Pra, le ta ketë frikë Allahun për gjysmën tjetër të mbetur.''1

Transmetohet nga Enesi, radiallahu anhu, se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Atij që Allahu i ka dhuruar një grua të mirë, e ka ndihmuar për të plotësuar gjysmën e besimit, prandaj le t'i frikësohet Allahut në gjysmën e mbetur.''2

Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi

1. Transmeton Bejhekiu në ''Shu'eb El‐Iman''. Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë në ''Sahih El-Tergib uel-Terhib'', 1916, se këto hadithe janë të mira.
2. Transmetojnë Taberaniu dhe Hakimi. Hadithi është i mirë. Shih: ''Sahih El Xhami'', 6148.

Thursday, November 7, 2013

Nuk të duhen këmbët që të ecësh në rrugën e drejtë...


Nuk të duhen këmbët që të ecësh në rrugën e drejtë...

Nuk të duhen këmbët që të ecësh në rrugën e drejtë...
Allahu i Plotëfuqishëm na sprovon sepse Ai na do neve, është se si ne improvizojmë dhe se si e shfrytëzojmë situatën tonë e cila na bën të suksesshëm në jetë...

Të shqetësohesh në lidhje me atë që nuk e ke, është të humbasësh atë që t'i e ke...

O Allah, më jep sy të cilët shohin më të mirën tek njerëzit, një zemër e cila falë më të keqen, një mendje e cila harron të këqijat, dhe një shpirt i cili asnjëherë nuk e humbë besimin. Amin.

Transmetohet se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Allahu im, unë të lusë për udhëzim dhe devotshmëri, për dëlirësi dhe mëvetësi.''1

Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi

1. Transmeton Muslimi.

Wednesday, November 6, 2013

Pse duhet të të martojë ty?


Pse duhet të të martojë ty?

Ky mesazh special është për vajzat beqare. Një herë ishte një djalë i ri, i bukur, i devotshëm dhe i edukuar mirë, prindërit e të cilit theksonin se ai duhet të martohet.
Ata kishin shikuar shumë propozime martesore, dhe ai i kishte refuzuar të gjitha ato.
Prindërit e tij menduan se filloi të bëhej paksa qesharake apo dyshuan se mos ai kishte dikë tjetër në mendje.

Megjithatë çdoherë që prindërit e linin (largoheshin) shtëpinë e një vajzeje, djali i ri gjithmonë do të thoshte 'ajo nuk është e duhura'!
Djali i ri vetëm dëshironte një vajzë e cila ishte fetare dhe praktikonte (kryente) veprat fetare, megjithatë një natë nëna e tij ujdisi (rregulloi) për të, që të takohej me një vajzë e cila ishte fetare dhe praktikuese.

Në atë natë, djali i ri dhe vajza, u lanë për të folur dhe që të pyesin njëri-tjetrin për çështjet që ju interesonin. Djali i ri, duke u sjellur si zotëri i vërtetë, e lejoi zonjën (pra atë vajzën) që të pyesë së pari.

Vajza e re e pyeti djalin e ri aq shumë pyetje, ajo e pyeti për jetën e tij, për edukimin e tij, për shokët e tij, për familjen e tij, për shprehitë e tij, për hobitë e tij, për jetesën e tij, kënaqësitë e tij, për atë se si ai e kalon kohën e tij, eksperiencat e tij, për numrin e këpucëve të tij....
Djali i ri iu përgjigjë të gjitha pyetjeve, pa u lodhur dhe me edukatë, me një buzëqeshje. Vajza e re e morri (harxhoi) thuajse tërë kohën, më tepër se një orë, dhe u ndie keq, dhe e pyeti djalin e ri se a ka ndonjë pyetje për të?

Djali i ri tha, se është në rregull. Unë kam vetëm tri pyetje. Vajza e re mendoi, ua vetëm tri pyetje, në rregull, gjuajë (thuaji).

Pyetja e parë e djalit të ri ishte: Kë e do më së shumti në botë, dashuria e të cilit asnjëherë nuk do të tejkalohet (kapërcehet)?
Ajo tha, kjo është një pyetje e lehtë: Nënën time. Ai buzëqeshi.

Pyetja e dytë, të cilën ai e parashtroi, ishte: Ti the se ke lexuar shumë nga Kur'ani, a mund të më tregosh se cilave sure ua dinë domethënien?

Pasi ndëgjoi këtë, fytyra e saj u skuq dhe u turpërua dhe ajo tha: Unë nuk e di domethënien e asnjë sures ende, por shpresojë që së shpejti inshaAllah do t'i mësojë, sepse unë isha pak e zënë (pra nuk kisha mundësi që t'i mësoja).

Pyetja e tretë që djaloshi i ri pyeti, ishte: Unë kam qenë i kontaktuar për dorën time në martesë, nga vajza të cilat janë shumë më të bukura se t'i: Pse duhet të të martojë ty?

Me të ndëgjuar këtë, vajza e re u ndi e nëpërkëmbur (e shkelur), ajo shpejtoi për tek prindërit e saj e nervozuar shumë, dhe ju tha atyre se nuk dëshiron të martohet me këtë njëri, pasiqë ky njëri i kishte ofenduar bukurinë dhe intelegjencën e saj.
Dhe djali i ri me prindërit e tij, edhe njëherë u larguan pa një pajtim për martesë.
Kësaj here, prindërit e djalit të ri ishin vërtetë të nevrikosur, dhe i thanë se çfarë bëre që e nervozove atë vajzë, familja e saj ishin shumë të mirë dhe të këndshëm, dhe ata ishin fetarë ashtu siç dëshiroje! Çfarë e pyete vajzën?? Tregona!

Djali i ri tha, se fillimisht e kishte pyetur se kë e do më së shumti? Dhe se ajo ishte përgjigjur, nënën e saj. Prindërit e tij i thanë, pra çfarë ka të gabuar në këtë??
Djali i ri, tha: ''Asnjëri, nuk është musliman përderisa ai ta dojë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, salallahu alejhi ue selem më shumë se këdo tjetër në këtë botë.''
Nëse një femër e don Allahun dhe të Dërguarin, salallahu alejhi ue selem më shumë se këdo tjetër, ajo do të më dojë dhe do të më rrespektojë, dhe do të më qëndroje besnike, për shkak të asaj dashurie, dhe frikës nga Allahu, subhanehu ue teala.
Dhe ne mund ta ndajmë këtë dashuri, sepse kjo dashuri është më e madhe se dëshira për bukuri.

Djali i ri tha: ''Pastaj e pyeta atë, t'i ke lexuar shumë nga Kur'ani, a mund të më tregosh domethënien e ndonjë sureje?
Dhe ajo më tha jo, sepse nuk kam pasur kohë për të mësuar domethënien e ndonjë sureje, kështuqë mendova hadithin: ''Të gjithë njerëzit janë të vdekur, përveç atyre të cilët kanë dituri''.
Asaj i kanë kaluar 20 vite dhe nuk ka gjetur fare kohë që të kërkojë dituri, pse të martohem me një femër e cila nuk i di të drejtat dhe përgjegjësitë e saj, dhe çfarë do t'i mësojë ajo fëmijët e mi, përveçse si të bëhen neglizhent, sepse gruaja është medrese (shkollë) dhe më i miri prej mësuesve.
Dhe femra e cila nuk ka fare kohë për Allahun, nuk do të ketë kohë as për burrin e saj.

Pyetja e tretë që e pyeta atë, ishte se ka shumë vajza të cilat janë më të bukura se ajo e të cilat më janë ofruar për martesë, pse duhet të të zgjedhë ty?
Për këtë shkak ajo iku si furtunë, duke qenë e zemëruar. Prindërit e djalit të ri i thanë se kjo është një gjë e tmerrshme për t'u thënë, pse ke vepruar një gjë të tillë, ne do të kthehemi që t'ju kërkojmë falje.

Djali i ri tha se unë i kam thënë asaj kështu me qëllim, që ta testojë se a mundet ajo të kontrollojë zemërimin (inatin) e saj.
I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, kur u pyetë se si të bëhemi të devotshëm, ai tha: ''Mos u zemëro, mos u zemëro, mos u zemëro.''. (Transmeton Buhariu). Sepse zemërimi është nga shejtani. (Transmeton Ebu Davudi).

Nëse një femër nuk mund ta kontrollojë zemërimin (inatin) e saj me një të huaj që sapo ka takuar, a mendon se ajo do të jetë në gjendje të kontrollojë atë me burrin e saj?!

Kështuqë, morali i këtij tregimi është se, martesa është e bazuar në:

Dituri (njohuri), jo në dukje, në Praktikë, jo në predikim, në Falje, jo në zemërim (inat), dashuri Shpirtërore, jo epshore dhe në Kompromis.

Transmetohet nga Ebu Hurejra, radiallahu anhu, se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Gruaja martohet për katër gjëra: për pasurinë e saj, statusin familjarë, bukurinë dhe për fenë e saj. Kështu, ju duhet të martoni gruan fetare, përndryshe do të jeni prej të humburve.''1

Transmetohet nga Ebu Hurejra, radiallahu anhu, se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ishte pyetur se cila është gruaja më e mirë, dhe ai ishte përgjigjur: ''Ajo që e kënaqë atë (burrin) kur ta shikojë, që i bindet atij kur t'i thotë diçka dhe që nuk bën diçka që ai nuk e pëlqen sa i përket vetvetes ose pasurisë së tij.''2

Transmetohet nga Abdullah Ibn Amër El-Asi, radiallahu anhu, se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Kjo botë nuk është asgjë tjetër përveç një përjetim i shkurtër, ndërsa gëzimi më i madh në të është një grua e mirë.''3

Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi

1. Transmeton Buhariu, nr.5090 dhe Muslimi, nr.1466.
2. Transmeton Nesaiu, nr.3131. Shejh Albani, rahimehullah, ka thënë se hadithi është sahih.
3. Transmeton Muslimi, 10/56.

Tuesday, November 5, 2013

Djaloshi i cili qante tek varri i nënës së tij


Djaloshi i cili qante tek varri i nënës së tij

Një djalosh i ri i cili ishte shumë i dobët në studimet e tij, shkoi tek varri i nënës së tij dhe tha: ''Eja oj nëna ime me mua!
Mësuesja ime çdoherë më godet mua, dhe më bën të qajë para shokëve të klasës.
Ajo gjithmonë thotë: ''Nëna jote është një grua xhahile (injorante, e paditur), ajo nuk kujdeset për ty.''

Këshillë: Mati fjalët e tua përpara se të flasësh, sepse fjala jote qoftë edhe padashje mundet të lëndojë dikë shumë, dhe një fjalë e gabuar mund të na kushtojë shumë.

Transmetohet se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Mos i ofendoni ndjenjat e robërve të Allahut, mos i turpëroni ata dhe mos u përpiqni që t'i zbuloni mangësitë e tyre.
Kush përpiqet që t'i zbulojë mangësitë e vëllaut të tij musliman, Allahu do t'i zbulojë mangësitë e tij dhe do ta hedh në shesh, edhe nëse fshihet në qoshen më të fshehtë të shtëpisë së tij.''1

Transmetohet se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Me të vërtetë robi mund të flasë një fjalë pa i kushtuar rëndësi asaj, e hyn aq thellë në zjarrë të Xhehenemit, sa ç'është largësia mes lindjes dhe perëndimit.''2

Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi

1. Transmeton Ahmedi, 5/279.
2. Transmetojnë Buhariu, nr.647 dhe Muslimi, nr.2977.

Monday, November 4, 2013

Imam Maliku qeshë me Sufitë


Imam Maliku qeshë me Sufitë

Kadi Ijadi, Allahu e mëshiroftë ka thënë për Imam Malikun në autoritetin e El-Tinisit:

''Ne ishim me (Imam) Malikun derisa ai ishte i rrethuar nga shoqëruesit e tij, kur një njeri që i përkiste njerëzve të Nasibinit, tha: ''Është një grup i njerëzve në mesin tonë, i quajtur Sufij.
Ata hanë së tepërmi (jashtë mase), pastaj ata fillojnë të këndojnë, dhe pastaj ata ngritën dhe vallëzojnë.''

(Imam) Maliku e pyeti atë: ''A janë ata fëmijë?''

Njeriu u përgjigj: ''Jo.''

(Imam) Maliku pyeti: ''A janë të çmendur?''

Njeriu u përgjigj: ''Jo. Ata janë një grup i dijetarëve fetarë dhe njerëz tjerë intelegjent.''

(Imam) Maliku u përgjigj: ''Unë nuk kam ndëgjuar për asnjë nga njerëzit e Islamit që kanë vepruar një gjë të tillë.''

Njeriu tha: ''Por këta njerëz hanë, dhe pastaj ngrihen dhe vallëzojnë pa u lodhur, disa prej tyre duke goditur kokat e tyre, dhe disa duke goditur fytyrat e tyre.''

Me të ndëgjuar këtë, (Imam) Maliku qeshi, pastaj u ngrit dhe hyri brenda në shtëpinë e tij. Shoqëruesit e Malikut i thanë njeriut: ''Me të vërtetë, ti i solle shenjë të keqe shokut tonë.
Ne kemi qenë në shoqërinë e tij për më shumë se tridhjetë vjet, dhe ne asnjëherë nuk e kemi parë atë duke qeshur, deri në këtë ditë.''

Burimi: ''Tertib El-Mederik'', 2:54, të Kadi Ijadit, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Saturday, November 2, 2013

Bidatçitë e quajnë Ehli Sunnetin: Hashevij, Mushebih, Nasibij...


Bidatçitë e quajnë Ehli Sunnetin: Hashevij, Mushebih, Nasibij...

قال أبو محمد :
وسمعت أبي يقول:
(وعلامة أهل البدع الوَقيعة في أهل الأثر.
وعلامة الزنادقة: تسميتهم أهل السنة حشوية يريدون إبطال الآثار.
وعلامة الجهمية: تسميتهم أهل السنة مشبهة.
وعلامة القدرية: تسميتهم أهل الأثر مجبرة.
وعلامة المرجئية: تسميتهم أهل السنة مخالفة ونقصانية.
وعلامة الرافضة: تسميتهم أهل السنة ناصبة.
ولا يلحق أهل السنة إلا اسم واحد ويستحيل أن تجمعهم هذه الأسماء.)

Imam Ebu Muhamed Ibn Ebi Hatim1, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Dhe unë e kam ndëgjuar babanë tim (Imamin e madh Ebu Hatim Muhamed Ibn Idriz Er-Razin2, Allahu e mëshiroftë, sh.p.), duke thënë:

''Dhe shenjë e bidatçive është shpifja e tyre ndaj Ehlul Etherit (njerëzve të transmetimeve, pra Pasuesve të Sunnetit, sh.p.).

Dhe shenjë e Heretikëve (Zindikëve) është se: Ata e quajnë Ehli Sunnetin ''Hashevij3'', duke u përpiqur në këtë mënyrë të zhvlerësojnë transmetimet.

Dhe shenjë e Xhehmijëve4 është se: Ata e quajnë Ehli Sunnetin ''Mushebih''5.

Dhe shenjë e Kaderive6 është se: Ata e quajnë Ehli Sunnetin ''Muxhebir''7.

Dhe shenjë e Murxhiave8 është se: Ata e quajnë Ehli Sunnetin ''Muhelif9'' dhe ''Nuksenij10''.

Dhe shenjë e Rafidijëve11 (Shijave) është se: Ata e quajnë Ehli Sunnetin ''Nasibij12''.

Është vetëm një emër për Ehli Sunnetin (pra Ehli Sunnet - Pasues të Sunnetit), dhe është e pamundur që t'i bashkosh ata me gjithë këta emra.''

Burimi: ''Es-Sunneh'', 1/189, nga Ibn Et-Taberi, Allahu e mëshiroftë, dhe ''Sherh Usul I'tikad Ehli Sunneh'', nga Imam Lalikai (ka vdekur më 418 H) me zinxhir sahih.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Imam Ebu Muhamed Ibn Ebi Hatim, ka lindur më vitin 240 Hixhri, dhe ka vdekur më vitin 327.
2. Imam Ebu Hatim Muhamed Ibn Idriz Er-Razi, ka lindur më vitin 195 Hixhri, dhe ka vdekur më 277.
3. Hashevij do të thotë i pavlefshëm, i pavlerë.
4. Xhehmitë janë grupacion i devijuar, të cilët pretendojnë se imani është thjeshtë njohja e Allahut subhanehu ue teala. Ata kanë bërë kufër të madh sepse kanë thënë se Kur'ani nuk është fjala e Allahut subhanehu ue teala, por është e krijuar dhe i kanë mohuar emrat dhe cilësitë e Allahut subhanehu ue teala, duke ua prishur kuptimin.
Andaj, dijetarët e selefit kanë bërë tekfir mbi këtë grup.
5. Mushebih apo Muxhesim (antropomorfist), quhen ata që e përngjasojnë Allahun subhanehu ue teala, me krijesat e Tij, pra ata të cilët shembull thonë se Allahu subhanehu ue teala, ka dorë dhe dora e Tij është sikurse dora e njeriut, thonë se Allahu subhanehu ue teala, ka fytyrë dhe fytyra e Tij është sikurse e krijesave të Tij.
Besimi i Ehli Sunnetit është se pohojnë atë që Allahu subhanehu ue teala, e ka përshkruar Veten e Tij në Kur'an, pa e përngjasuar Atë me krijesat, duke u bazuar në ajetin Kur'anor: ''Asnjë send nuk është si Ai; Ai është ndëgjuesi, shikuesi.'' (Esh-Shura, 11).
Pra, Ehli Sunneti thonë se Allahu subhanehu ue teala, ka Dorë por Dora e Tij nuk është sikur dora e krijesave të Tij, thonë se Allahu subhanehu ue teala, ka Fytyrë, por Fytyra e Tij nuk është sikur e krijesave të Tij (shënim i përkthyesit).
6. Kaderitë janë ata të cilët e mohojnë kaderin (caktimin) e Allahut subhanehu ue teala, dhe të cilët besojnë se njeriu i krijon vetë veprat e tij, të cilat janë të lira nga Paracaktimi dhe Fuqia e Allahut, subhanehu ue teala.
7. Muxhebirët janë ata të cilët kishin besimin se njerëzit nuk kanë fare vullnet të lirë, dhe se ata nuk janë përgjegjës për veprat e tyre, më saktë se ata janë të detyruar.
8. Murxhiat janë ata të cilët kishin besimin e irxhasë, se mëkatet e mëdha apo të vogla, nuk kanë efekt në imanin dhe se imani as nuk rritet e as nuk pakësohet.
Ata pretendojnë se veprat nuk janë pjesë e imanit dhe se njerëzit nuk dallojnë në iman.
9. Muhelif do të thotë kundërshtarët.
10. Nuksenij do të thotë të pamjaftueshmit, të mangët.
11. Rafiditë janë Shijat ekstrem. Ata kanë shumë vepra të cilat janë edhe kufër (mosbesim). Ata shpifin, shajnë dhe mallkojnë sahabët (shokët) e Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem, dhe i konsiderojnë ata për jobesimtarë, sidomos Ebu Bekrin, Omer Ibn Hattabin, Uthman Ibn Affanin dhe gratë e Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem.
Gjithashtu besojnë edhe se Kur'ani është i pakompletuar.
12. Nasibij janë ata që e urrejnë Aliun radiallahu anhu, dhe familjen e të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selem.