Saturday, November 2, 2013

Bidatçitë e quajnë Ehli Sunnetin: Hashevij, Mushebih, Nasibij...


Bidatçitë e quajnë Ehli Sunnetin: Hashevij, Mushebih, Nasibij...

قال أبو محمد :
وسمعت أبي يقول:
(وعلامة أهل البدع الوَقيعة في أهل الأثر.
وعلامة الزنادقة: تسميتهم أهل السنة حشوية يريدون إبطال الآثار.
وعلامة الجهمية: تسميتهم أهل السنة مشبهة.
وعلامة القدرية: تسميتهم أهل الأثر مجبرة.
وعلامة المرجئية: تسميتهم أهل السنة مخالفة ونقصانية.
وعلامة الرافضة: تسميتهم أهل السنة ناصبة.
ولا يلحق أهل السنة إلا اسم واحد ويستحيل أن تجمعهم هذه الأسماء.)

Imam Ebu Muhamed Ibn Ebi Hatim1, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Dhe unë e kam ndëgjuar babanë tim (Imamin e madh Ebu Hatim Muhamed Ibn Idriz Er-Razin2, Allahu e mëshiroftë, sh.p.), duke thënë:

''Dhe shenjë e bidatçive është shpifja e tyre ndaj Ehlul Etherit (njerëzve të transmetimeve, pra Pasuesve të Sunnetit, sh.p.).

Dhe shenjë e Heretikëve (Zindikëve) është se: Ata e quajnë Ehli Sunnetin ''Hashevij3'', duke u përpiqur në këtë mënyrë të zhvlerësojnë transmetimet.

Dhe shenjë e Xhehmijëve4 është se: Ata e quajnë Ehli Sunnetin ''Mushebih''5.

Dhe shenjë e Kaderive6 është se: Ata e quajnë Ehli Sunnetin ''Muxhebir''7.

Dhe shenjë e Murxhiave8 është se: Ata e quajnë Ehli Sunnetin ''Muhelif9'' dhe ''Nuksenij10''.

Dhe shenjë e Rafidijëve11 (Shijave) është se: Ata e quajnë Ehli Sunnetin ''Nasibij12''.

Është vetëm një emër për Ehli Sunnetin (pra Ehli Sunnet - Pasues të Sunnetit), dhe është e pamundur që t'i bashkosh ata me gjithë këta emra.''

Burimi: ''Es-Sunneh'', 1/189, nga Ibn Et-Taberi, Allahu e mëshiroftë, dhe ''Sherh Usul I'tikad Ehli Sunneh'', nga Imam Lalikai (ka vdekur më 418 H) me zinxhir sahih.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Imam Ebu Muhamed Ibn Ebi Hatim, ka lindur më vitin 240 Hixhri, dhe ka vdekur më vitin 327.
2. Imam Ebu Hatim Muhamed Ibn Idriz Er-Razi, ka lindur më vitin 195 Hixhri, dhe ka vdekur më 277.
3. Hashevij do të thotë i pavlefshëm, i pavlerë.
4. Xhehmitë janë grupacion i devijuar, të cilët pretendojnë se imani është thjeshtë njohja e Allahut subhanehu ue teala. Ata kanë bërë kufër të madh sepse kanë thënë se Kur'ani nuk është fjala e Allahut subhanehu ue teala, por është e krijuar dhe i kanë mohuar emrat dhe cilësitë e Allahut subhanehu ue teala, duke ua prishur kuptimin.
Andaj, dijetarët e selefit kanë bërë tekfir mbi këtë grup.
5. Mushebih apo Muxhesim (antropomorfist), quhen ata që e përngjasojnë Allahun subhanehu ue teala, me krijesat e Tij, pra ata të cilët shembull thonë se Allahu subhanehu ue teala, ka dorë dhe dora e Tij është sikurse dora e njeriut, thonë se Allahu subhanehu ue teala, ka fytyrë dhe fytyra e Tij është sikurse e krijesave të Tij.
Besimi i Ehli Sunnetit është se pohojnë atë që Allahu subhanehu ue teala, e ka përshkruar Veten e Tij në Kur'an, pa e përngjasuar Atë me krijesat, duke u bazuar në ajetin Kur'anor: ''Asnjë send nuk është si Ai; Ai është ndëgjuesi, shikuesi.'' (Esh-Shura, 11).
Pra, Ehli Sunneti thonë se Allahu subhanehu ue teala, ka Dorë por Dora e Tij nuk është sikur dora e krijesave të Tij, thonë se Allahu subhanehu ue teala, ka Fytyrë, por Fytyra e Tij nuk është sikur e krijesave të Tij (shënim i përkthyesit).
6. Kaderitë janë ata të cilët e mohojnë kaderin (caktimin) e Allahut subhanehu ue teala, dhe të cilët besojnë se njeriu i krijon vetë veprat e tij, të cilat janë të lira nga Paracaktimi dhe Fuqia e Allahut, subhanehu ue teala.
7. Muxhebirët janë ata të cilët kishin besimin se njerëzit nuk kanë fare vullnet të lirë, dhe se ata nuk janë përgjegjës për veprat e tyre, më saktë se ata janë të detyruar.
8. Murxhiat janë ata të cilët kishin besimin e irxhasë, se mëkatet e mëdha apo të vogla, nuk kanë efekt në imanin dhe se imani as nuk rritet e as nuk pakësohet.
Ata pretendojnë se veprat nuk janë pjesë e imanit dhe se njerëzit nuk dallojnë në iman.
9. Muhelif do të thotë kundërshtarët.
10. Nuksenij do të thotë të pamjaftueshmit, të mangët.
11. Rafiditë janë Shijat ekstrem. Ata kanë shumë vepra të cilat janë edhe kufër (mosbesim). Ata shpifin, shajnë dhe mallkojnë sahabët (shokët) e Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem, dhe i konsiderojnë ata për jobesimtarë, sidomos Ebu Bekrin, Omer Ibn Hattabin, Uthman Ibn Affanin dhe gratë e Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem.
Gjithashtu besojnë edhe se Kur'ani është i pakompletuar.
12. Nasibij janë ata që e urrejnë Aliun radiallahu anhu, dhe familjen e të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selem.

No comments:

Post a Comment