Monday, November 25, 2013

Kundërpërgjigje ndaj Muatilëve (Mohuesve të Cilësive të Allahut) - Imam Hamad Ibn Zejdi flet për ata të cilët thonë se Allahu nuk ka Dorë, Këmbë, Gishtërinjë, nuk flet, nuk kënaqet e as nuk zemërohet


Kundërpërgjigje ndaj Muatilëve (Mohuesve të Cilësive të Allahut) - Imam Hamad Ibn Zejdi flet për ata të cilët thonë se Allahu nuk ka Dorë, Këmbë, Gishtërinjë, nuk flet, nuk kënaqet e as nuk zemërohet

حمّاد بن زيد (ت. 179 هـ) :
قال: «مَثَلُ الجهمية مثل رجل قيل له: أفي دارك نخلة؟ قال: نعم. قيل: فلها خوص؟ قال: لا. قيل: فلها سعف؟ قال: لا. قيل: فلها كرب؟ قال: لا. قيل: فلها جذع؟ قال: لا. قيل: فلها أصل؟ قال: لا. قيل: فلا نخلة في دارك. هؤلاء مِثل الجهمية قيل لهم:
لكم ربّ؟ قالوا: نعم. قيل: يتكلم؟ قالوا: لا. قيل: فله يد؟ قالوا: لا. قيل: فله قدم؟ قالوا: لا. قيل: فله إصبع؟ قالوا: لا. قيل: فيرضى ويغضب؟ قالوا: لا. قيل: فلا رب لكم! » إسناده صحيح


Imam Hamad Ibn Zejdi (ka vdekur më 179 H), Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

''Ngjashmëria e Xhehmijëve (1) është si një njeri i cili është pyetur: ''A ka në shtëpinë tënde palmë të hurmës?'' Ai tha: ''Po.''
''A ka gjethe?'' Ai tha: ''Jo.''
Ai u pyet: ''A ka degë?'' Ai tha: ''Jo.''
Ai u pyet: ''A ka trungje?'' Ai tha: ''Jo.''
Ai u pyet: ''A ka trung?'' Ai tha: ''Jo.''
Ai u pyet: ''A ka rrënjë?'' Ai tha: ''Jo.''
I është thënë (atij): ''Nuk ka ndonjë palmë hurme në shtëpinë tënde.''

Ky njeri është sikur Xhehmitë të cilëve iu është thënë:

''A keni një Zot?'' Ata thonë: ''Po.''
Iu është thënë: ''A flet Ai?'' Ata thanë: ''Jo.''
Janë pyetur: ''A ka Ai Dorë?'' (2) Ata thanë: ''Jo.''
Janë pyetur: ''A ka Ai Këmbë?'' (3) Ata thanë: ''Jo.''
Janë pyetur: ''A ka Ai gisht?'' (4) Ata thanë: ''Jo.''
Janë pyetur: ''A kënaqet dhe zemërohet Ai?'' Ata thanë: ''Jo.''
Iu është thënë: ''Ju nuk keni një Zot.''

Shpjegimi: Sikurse degët, trungu, rrënjet dhe gjethet që janë atribute (cilësi, tipare) të vërteta të hurmës, të cilat nëse i mohon ato, do t'i bie se e mohon hurmën; është edhe rasti me Dorën, të Folurit, Gishtin, bërja i zemëruar dhe i kënaqur, të cilat janë Atribute (cilësi, tipare) të vërteta të Allahut, të transmetuara në Kur'an dhe Sunnet, dhe të mohuarit e tyre do të thotë të mohosh Allahun azze ue xhel.
Besimi i Ehli Sunnetit është se pohojnë atë që Allahu subhanehu ue teala, e ka përshkruar Veten e Tij në Kur'an, dhe që e ka përshkruar i Dërguari, salallahu alejhi ue selem në hadithe, pa e përngjasuar Atë me krijesat, duke u bazuar në ajetin Kur'anor: ''Asnjë send nuk është si Ai; Ai është ndëgjuesi, shikuesi.'' (Esh-Shura, 11).
Pra, Ehli Sunneti thonë se Allahu subhanehu ue teala, ka Dorë por Dora e Tij nuk është sikur dora e krijesave të Tij, thonë se Allahu subhanehu ue teala, ka Fytyrë, por Fytyra e Tij nuk është sikur e krijesave të Tij, Allahu subhanehu ue teala, ka Këmbë, por ajo nuk është si këmba e krijesave të Tij... (shënim i përkthyesit).

Burimi: ''Sherh Medhehib Ehl Es-Sunnah'', fq. 34-35 nga Imam Ibn Shahin, Allahu e mëshiroftë; Imam Ebu Jala, në ''Ibtel Et-Te'uilet'', nën autoritetin e Imam Ebul Kasim Abdul Kerrimit, 1/55; dhe Imam Ebul Kasim Et-Tejmiu, në ''El-Huxhexh Fi Bejen El-Mehexheh''.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Xhehmitë janë grupacion i devijuar, të cilët pretendojnë se imani është thjeshtë njohja e Allahut subhanehu ue teala. Ata kanë bërë kufër të madh sepse kanë thënë se Kur'ani nuk është fjala e Allahut subhanehu ue teala, por është e krijuar dhe i kanë mohuar emrat dhe cilësitë e Allahut subhanehu ue teala, duke ua prishur kuptimin.
2. Allahu, subhanehu ue teala, thotë në Kur'an: ''O Iblis! Ç'të ndaloi ty që të mos i biesh në sexhde atij, të cilin Unë e krijova me dy Duart e Mia?'' (Sad, 75).
3. Transmetohet nga Buhariu dhe Muslimi nga Enes Ibn Maliku, radiallahu anhu, se i Dërguari alejhi selam, ka thënë: ''Xhehenemi do të thotë: A ka më? Derisa Zoti i Lavdishëm do ta vendosë Këmbën mbi të, pastaj ai (Xhehenemi) do të thotë: Mjaftë, mjaftë, pashë Lavdinë Tënde! Pastaj ai do të tërhiqet në vetvete.''
4. Transmetohet nga Abdullah Ibn Amr Ibn El-Asi, radiallahu anhu, se ai e kishte ndëgjuar të Dërguarin alejhi selam, duke thënë: ''Zemrat e bijve të Ademit janë në mes të dy Gishtërinjëve të Mëshirëplotit dhe Ai i drejton ato si të dëshirojë.''
Pastaj ai tha: ''O Allah, drejtojë zemrat tona, drejtojë ato në bindje ndaj Teje.'' (Transmeton Muslimi, 4/2045, hadithi 2655).
5. Imam Hamad Ibn Zejdi, Allahu e mëshiroftë, ka lindur në vitin 98 hixhri dhe ka vdekur më 179 hixhri. Dijetarët e mëdhenjë këtë Imam e llogarisin nga imamët më të mëdhenjë të muslimanëve. Fjalët e dijetarëve të Ehli Sunnetit për Imam Hamad Ibn Zejdin, janë të shumta por ne do të cekim disa nga to:

Imam Ahmed Ibn Hanbeli, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Hamad Ibn Zejdi, është nga Imamët e Muslimanëve.'' (Shih: ''El-Xherh uet-Ta'dil'', nga Imam Ibn Ebi Hatim, 1/177).

Imam Abdurrahman Ibn Mehdiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Unë nuk kam parë asnjë i cili është më i ditur për akiden (besimin), dhe hadithet që lidhen me akiden (besimin) se Hamad Ibn Zejdi.'' (''El-Xherh uet-Ta'dil'', nga Imam Ibn Ebi Hatim, 1/177; dhe ''Hiljet El-Evlija'', nga Imam Ebu Nuejm, 6/257).

Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Unë nuk di ndonjë mospajtim në mesin e dijetarëve se Hamad Ibn Zejdi ishte njëri nga Imamët e Selefit (paraardhësve të devotshëm), dhe nga rradhët e memorizuesve më të aftë, më të drejtë, dhe më të pagabueshëm edhe pse ai kishte transmetuar hadithe të shumta. Mëshira e Allahut qoftë mbi të.'' (Shih: ''Sijer Ea'lam En-Nubela'', nga Imam Dhehebiu, 7/461 - Shpjegime të përkthyesit).

No comments:

Post a Comment