Friday, October 28, 2016

Ti refuzon që ti bësh katër sexhde!


''Iblisi (Shejtani) refuzoi që të bën një sexhde të vetme. Çdo namaz të sabahut të cilin ti e humb (nuk e fal), ti refuzon që ti bësh katër sexhde!''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Sunday, October 16, 2016

Gabimet e Imam Abdurrahman Ibnul Xheuzit dhe librit të tij ''Flakja e dyshimeve të Teshbihizmit'' (Def Shubah Et-Teshbih)


Gabimet e Imam Abdurrahman Ibnul Xheuzit dhe librit të tij ''Flakja e dyshimeve të Teshbihizmit'' (Def Shubah Et-Teshbih)

Dijetari i madh, asketi Shejh Ebu El-Fadl Is'hak Ibn Ahmed El-Ulthi, i cili ishte edhe bashkëkohas i Imam Abdurrahman Ibnul Xheuzit, i kishte shkruar një letër këshillimi drejtuar atij. Letra është më e gjatë por ne do të cekim disa nga fjalët e këtij dijetari në të cilat përmenden gabimet e Imam Abdurrahman Ibnul Xheuzit - autorit të librit ''Flakja e dyshimeve të Teshbihizmit'' e që ato bindje që ai i shfaq në këtë libër ia mveshte (atribuonte) padrejtësisht Imamit të Sunnetit, Ahmed Ibn Hanbelit, Allahu e mëshiroftë, libër ky me të cilin bidatçitë e kohërave të ndryshme e edhe të kohës sonë mundohen të argumentohen se ajo që shfaqet në këtë libër është besim i Imam Ahmed Ibn Hanbelit, ndërsa në realitet Imami ishte i pastër nga kjo.

Shejh Ebu El-Fadl Is'hak Ibn Ahmedi, përmend se si ai dhe dijetarët më të mëdhenjë Hanbeli të kohës së Ibnul Xheuzit, të gjithë ia kishin kthyer shpinën dhe e kundërshtonin atë në lidhje me gabimet e tij në lidhje me Cilësitë e Allahut subhanehu ue teala.

Shejh Ebu El-Fadl Is'hak Ibn Ahmedi, i thotë: ''Dije se refuzimi i Dijetarëve, më të nderuarit (më të respektuarit), dhe më të mirët nga mesi i tyre kundër teje janë rritur, për shkak të thënieve (qëndrimeve) tua të korruptuara në lidhje me Cilësitë (e Allahut), dhe ata e kanë sqaruar dobësinë në thënien tënde, dhe ata përmendin në lidhje me ty se ti e ke refuzuar këshillën (e tyre)..''

Shejhu vazhdon e thotë: ''Dhe ne shohim se ti pohon diçka dhe pastaj e mohon atë, dhe ti thua: ''Kështu dhe kështu ka thënë'', dhe ia mvesh (atribuon) atë Imamit tonë Ahmedit (Ibn Hanbelit) Allahu qoftë i kënaqur me të - dhe mënyra e tij është e njohur mirë në atë e që është heshtja në lidhje me të ngjashmet si kjo (çështje), dhe ajo është që të mos shpjegohen, më saktë ai i ka saktësuar hadithet dhe ka ndaluar nga intrepretimi figurativ i tyre.''

Shejhu vazhdon e ndër të tjera thotë: ''Kjo nuk është rruga e Imamit të madh, Ahmed Ibn Hanbelit, Allahu e shenjtëroftë shpirtin e tij. Kështuqë, nuk është e mundur për ty që ti atribuohesh atij me këtë (qasje), kështuqë zgjidh një rrugë për veten tënde, nëse je në gjendje, dhe ti na i ke nxirë fytyrat tona me këto thënie të korruptuara, duke e izoluar veten tënde, sikur të jesh një tiran në mesin e tiranëve...''1

Burimi: ''Dhejl Tabekat El-Hanebile'', 3/446 nga Imami i madh Hanbeli, Ibn Rexheb El-Hanbeliu, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Imam Abdurrahman Ibnul Xheuzi me gjithë respektin për dijen dhe kontributin e madh të tij por sikurse shihet në tekstin e mësipërm në lidhje me gabimet e tij në Cilësitë e Allahut subhanehu ue teala është kundërshtuar nga dijetarët me te mëdhenjë Hanbeli të kohës së tij, gjithashtu edhe nga imam të tjerë si Ibn El-Kadisi, Ibn Kudame El-Makdisi, Ibn Rexheb El-Hanbeliu, Shejhul Islam Ibn Tejmije dhe të tjerë dhe qëndrimi i tij në lidhje me Cilësitë e Allahut subhanehu ue teala ishte i gabuar dhe nuk ishte qëndrim i Imam Ahmed Ibn Hanbelit sikurse mundohet t'ia mvesh (atribuon) atij në librat ''Flakja e dyshimeve të Teshbihizmit (Def Shubah Et-Teshbih)'', dhe në librin ''Sejdul Hatir'' e të ngjashme ku flet në lidhje me këtë tematikë. Allahu e mëshiroftë atë dhe neve. (Shpjegim i Përkthyesit).

Saturday, October 15, 2016

Qëndrimi tejet armiqësor i Imam Abdurrahman Ibnul Xheuzit ndaj Esharive


Qëndrimi tejet armiqësor i Imam Abdurrahman Ibnul Xheuzit ndaj Esharive

Imam Ibn Kethiri, Allahu e mëshiroftë, tregon: ''Ibnul Xheuzi përmend në këtë vit, në ''El-Muntedhem'', vdekjen e (Ebul Hasen) El-Eshariut, në të cilin foli keq (ashpër) për të, duke e përçmuar (atë) në përputhje me kritikat e zakonshme të Hanbelive drejtuar drejt Esharive, në të kaluarën dhe në të tashmen.''1

Burimi: ''El-Bidaje uen-Nihaje'', 11/206, nga Imam Ibn Kethiri.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Imam Abdurrahman Ibnul Xheuzi (autori i librit ''Flakja e dyshimeve të Teshbihizmit'' (Def Shubah Et-Teshbih), Allahu e mëshiroftë kishte edhe thënie tjera kundër Esharive, por nuk dëshirojmë ti lodhim lexuesit me shkrime të gjata, andaj mjafton kjo thënie që të kuptohet se edhe pse Imam Abdurrahman Ibnul Xheuzi pajtohej me ta në ndonjë çështje, ai në shumë çështje të tjera i kundërshtonte ashpër ata. Këto thënie kundër tyre mundohen me shpirt bidatçitë që ti fshehin dhe i publikojnë vetëm ato thënie që janë pro tyre. Siç thoshte Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë: ''Njerëzit e epsheve (bidatçitë); prej shenjave të tyre është se ata përmendin atë çka është në dobi të tyre dhe e fshehin atë që është kundër tyre.'' (Shpjegim i Përkthyesit).

Kur debati humbet, shpifja bëhet mjet i humbësit


''Kur debati humbet, shpifja bëhet mjet i humbësit.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Wednesday, October 12, 2016

Argumentimi i grupeve të devijuara me Imam Abdurrahman Ibnul Xheuzin


''Argumentimi i disa Esharive, Maturidive e Sufive me fjalët e Imam Abdurrahman Ibnul Xheuzit kundër Ehli Sunnetit (që ata e quajnë Vehabizëm) është prej injorancës më të madhe pasiqë kjo tregon se këta njerëz fare nuk kanë idenë për kundërshtimet e rrepta që ky Imam ua bën pikërisht këtyre grupeve, edhe nëse pajtohet me ta në ndonjë çështje.''1

Shkruar nga: Jetmir Jakupi

1. Në ditët në vazhdim do të sjellim disa nga fjalët e këtij Imami kundër këtyre grupeve të devijuara, dhe gjithashtu edhe fjalët e disa prej dijetarëve të mëdhenjë Hanbeli dhe Shafi kundrejt gabimeve të Imam Abdurrahman Ibnul Xheuzit në lidhje me Emrat dhe Cilësitë e Allahut subhanehu ue teala, dhe librit të tij ''Flakja e dyshimeve të Teshbihizmit (Def Shubah Et-Teshbih), me të cilin krenohen grupet e devijuara të lartpërmendura.'' (Shpjegim i Përkthyesit).

Thursday, October 6, 2016

Ju jeni ata që e keni besimin e Faraonit e ne të Musait alejhi selam


Ju jeni ata që e keni besimin e Faraonit e ne të Musait alejhi selam

Në lidhje me ajetin Kur'anor: ''O Haman, ndërtoma një kullë që t'i arrij rrugët, rrugët e qiellit e të shohë Zotin e Musait. Por vërtetë, unë mendojë se ai (Musai) është gënjeshtarë.'' (Gafir, 36-37).

Imam Ibn Abdul Berri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Pra, kjo dëshmon se Musai alejhi selam, thoshte: ''Zoti im është mbi Qiell'', dhe Faraoni mendonte se ai (Musai alejhi selam) po gënjen.''1

Imam Ibn Xherir Et-Taberiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Thënia e tij (Faraonit): 'Unë mendojë se Musai është duke gënjyer në atë që ai e thotë dhe pretendon se ai ka një Zot Mbi Qiejt i Cili e ka dërguar atë tek ne.''2

Shejhul Islam Ebu Uthman Es-Sabuni, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Dhe Allahu, subhaneh, ka treguar për Faraonin e mallkuar se ai i tha Hamanit: ''O Haman, ndërtoma një kullë që t'i arrij rrugët, rrugët e qiellit e të shohë Zotin e Musait. Por vërtetë, unë mendojë se ai (Musai) është gënjeshtarë.''; dhe ai tha këtë, sepse ai ndëgjoi Musain alejhi selam, duke përmendur se Zoti i tij është Mbi Qiell, a nuk e shihni se ai (Faraoni) tha: ''Por vërtetë, unë mendojë se ai (Musai) është gënjeshtarë.'', domethënë për thënien e Musait: 'Ka një perëndi (Zot) Mbi Qiell.'
Dhe Dijetarët e Ummetit, dhe Imamët e Selefit - Allahu pastë mëshirë mbi ta - nuk kanë dalluar (nuk kanë pasur mendim ndryshe) në atë se Allahu Teala është Mbi Arshin e Tij, dhe se Arshi i Tij është Mbi Qiejt e Tij.''3

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. ''Et-Temhid'', 7/133, të Imam Ibn Abdul Berrit, Allahu e mëshiroftë.
2. ''Tefsir Et-Taberi'', 21/387.
3. ''Akide Es-Selef Ashab El-Hadith'', fq.176, të Shejhul Islam Ebu Uthman Es-Sabunit, Allahu e mëshiroftë.
4. Grupacionet e devijuara sikurse Xhehmitë, Esharitë e Maturiditë pretendojnë për ne se e kemi besimin e Faraonit. Në realitet janë vetë ata që e kanë besimin e Faraonit, sepse ne besojmë si Musai alejhi selam se Zoti ynë është Mbi Qiejt, Mbi Arshin e Tij, sikurse u sqarua nga fjalët e dijetarëve më sipër. (Shpjegim i Përkthyesit).

Wednesday, October 5, 2016

Nëse bën ndonjë lëshim/gabim sado i vogël që të jetë e ti nuk je në dijeni për të


''Nëse bën ndonjë lëshim/gabim sado i vogël që të jetë e ti nuk je në dijeni për të, mos u merakos.
Në fejsbuk çdo i dyti është bërë 'Hoxhë', gjithsesi ndonjë prej tyre menjëherë reagon e të 'përmirëson'.''

Shkruar nga: Jetmir Jakupi

Monday, October 3, 2016

Gruaja do të jetë në Xhennet me burrin e saj të fundit


Gruaja do të jetë në Xhennet me burrin e saj të fundit

''Pikëpamja se një grua do të jetë me burrin i cili ishte më i mirë në karakter dhe në sjellje me të në këtë botë nuk ka asnjë argument të saktë (sahih) për ta mbështetur atë.

Pikëpamja se një grua do të ketë mundësinë që të zgjedhë se me cilin burrë ajo dëshiron të jetë (nga ata me të cilët ka qenë e martuar) nuk ka argument për ta mbështetur fare atë.

Pikëpamja më e mirë dhe më e saktë është se ajo do të jetë me burrin e saj të fundit.

Shejh Muhamed Salih El-Munexhid, Allahu e ruajtë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Nuk di për vete, e ju bën davet të tjerëve!


''Në kohën tonë fatkeqësisht, edhe ai që nuk di për veten e tij ju bën davet (thirrje në Islam) të tjerëve!''

Shkruar nga: Jetmir Jakupi

Sunday, October 2, 2016

Në qoftë se nuk e ke falur, atëherë nuk je i vetmi...


''A e ke falur namazin sot? Në qoftë se nuk e ke falur, atëherë nuk je i vetmi.. Shejtani nuk e ka falur gjithashtu, dhe as qafirat (jobesimtarët)!''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Saturday, October 1, 2016

Kjo është gjendja reale në Siri


''Kjo nuk është një skenë nga ndonjë film i Hollivudit. Kjo është gjendja reale në Siri. Allahu subhanehu ue teala, iu ndihmoftë.

''Sigurisht, Ndihma e Allahut është afër!''1

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. El-Bekare, 214.