Thursday, March 31, 2016

Unë do të fillojë të falem që nga nesër.'


Ai tha: ''Unë do të fillojë të falem që nga nesër.''

Por nuk kishte më të nesërme!

Përktheu: Jetmir Jakupi

Allahu është me ty, mos u frikëso edhe nëse je i vetëm!


Allahu është me ty, mos u frikëso edhe nëse je i vetëm!

''Mos e ndjejë të vështirë që të kundërshtosh njerëzit dhe të marrësh anën e Allahut dhe të Dërguarit të Tij, salallahu alejhi ue selem, edhe në qoftë se je i vetëm, sepse Allahu do të jetë me ty.''

Imam Ibn Kajjim El-Xheuzi, Allahu e mëshiroftë.

Burimi: ''El-Feua'id'', fq.319.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Wednesday, March 30, 2016

Ti je Musliman, krenohu me fenë tënde


Ti je Musliman, krenohu me fenë tënde

''Ndjeje veten në siklet që të bësh gjynah në publik, dhe mos të të vjen turp që ta tregosh besimin tënd.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, March 29, 2016

Nëse namazi është i rëndësishëm për ty, t'i do të gjesh një rrugë për ta falur atë


''Nëse namazi është i rëndësishëm për ty, t'i do të gjesh një rrugë (për ta falur atë), e nëse nuk është, t'i do të gjesh një arsyetim (për të mos e falur atë).''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Kushdo që i vlerëson lartë paratë


Imam Hasan El-Basri, transmetohet se betohej në Allah duke thënë: ''Kushdo që i vlerëson lartë (i nderon shumë) paratë, Allahu do ta poshtërojë atë.''

''Kurrë mos e fajëso askënd për diçka që Allahu nuk të ka dhënë.''1

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Pra, i nderon shumë deri në atë masë saqë çdo bisedë, çdo mendim e veprim e bën vetëm për paratë, saqë për të tillin më shumë vlerë ka paraja se sa çdo gjë tjetër dhe aq shumë rëndësi ju jep atyre saqë nuk njeh askë dhe asgjë pos parasë. (Shpjegim i Përkthyesit).

Monday, March 28, 2016

O Allah, ashtu siç e ke ruajtur fytyrën time që të mos i bie në sexhde


Transmetohet se Imam Ahmed Ibn Hanbeli, Allahu e mëshiroftë, bënte këtë dua: ''O Allah, ashtu siç e ke ruajtur fytyrën time që të mos i bie në sexhde dikujt tjetër përveç Teje, ruaje fytyrën time nga të kërkuarit (diçka) prej dikujt tjetër përveç Teje.''

Burimi: ''Hilje El-Evlija'', vëll.9, fq.233.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Sunday, March 27, 2016

Falluxha po vdes nga uria


Falluxha po vdes nga uria:

''(Ata do të pyeten), ''Çfarë ju ka sjellë në Sekar (Xhehennem)?... ''Dhe as prej atyre që i ushqenin të varfrit.'' (El-Muddeththir, 42-44).

''Dhe nuk nxit që t'i jepet ushqim të varfrit.'' (El-Ma'un, 3).

''Dhe nuk e nxitni njëri-tjetrin për t''i ushqyer të varfrit.'' (El-Fexhr, 18).

Është me të vërtetë e dhimbshme kur e ndjen veten të pafuqishëm dhe nuk mund t'i ndihmosh ata.''

Shejh Muhamed Salih El-Munexhid, Allahu e ruajtë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Saturday, March 26, 2016

O Allah i Plotëfuqishëm, bëje të hajrit, bëje prej punëmirëve, prej dijetarëve të ardhshëm


O Allah i Plotëfuqishëm, bëje të hajrit, bëje prej punëmirëve, bëje prej dijetarëve të ardhshëm.

Transmetohet se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Tre dua do të marrin përgjigje (do të realizohen) padyshim: duaja e atij që i është bërë padrejtësi, duaja e udhëtarit dhe duaja e një babai për fëmijën e tij.''

Transmeton Ibn Maxhe, 3862. Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë se hadithi është sahih në ''Silsile Ehadith Es-Sahihah'', 596.

Jetmir Jakupi

Thursday, March 24, 2016

Disa fëmijë e jetojnë jetën e tyre sikur jetimë megjithëse prindërit e tyre janë të gjallë

''Disa fëmijë e jetojnë jetën e tyre sikur jetimë megjithëse prindërit e tyre janë të gjallë.''

Shejh Muhamed Salih El-Munexhid, Allahu e ruajtë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Vetëm njëherë


''Vetëm njëherë!'' - Thënie e Shejtanit

Përktheu: Jetmir Jakupi

Wednesday, March 23, 2016

Gjatë kohërave të fitneve


''Pa dyshim, gjatë kohërave të fitneve, thashethemet dhe nxitjet fillojnë dhe zgjidhja në raste të tilla është në (fjalët e Allahut subhanehu ue teala): ''O ju që keni besuar! Nëse ndonjë njeri i pandershëm ju sjellë ndonjë lajm, shqyrtojeni atë.'' (El-Huxhurat, 6).

Shejh Muhamed Salih El-Munexhid, Allahu e ruajtë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Unë akoma nuk jam i kënaqur me veten time që të fillojë me të tjerët


Unë akoma nuk jam i kënaqur me veten time që të fillojë me të tjerët

E pyetën një njeri të mençur: ''Pse ne nuk të ndëgjojmë ty asnjëherë duke bërë gibet (duke përgojuar) dhe duke u marrë me thashetheme?!''
Ai u përgjigj: ''Unë akoma nuk jam i kënaqur me veten time që të fillojë me të tjerët.''

''Dhe as mos e përgojoni njëri-tjetrin! Mos vallë dëshiron ndokush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur?!
Sigurisht që ju do ta urrenit këtë! Kijeni frikë Allahun! Me të vërtetë, Allahu është Pranues i pendimit dhe Mëshirëplotë.''1

Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi

1. El-Huxhurat, 12.

Tuesday, March 22, 2016

Mos prisni që të vjen dita që gjashtë burra të fortë të ju dërgojnë juve në xhami.


Mos prisni që të vjen dita që gjashtë burra të fortë të ju dërgojnë juve në xhami.

''Kur i vjen vdekja ndonjërit prej tyre, ai thotë: ''O Zoti im, më kthe, që të bëjë vepra të mira në botën që kam lënë!'' Kurrsesi! Me të vërtetë, kjo është një fjalë të cilën ai (kot) e thotë! Prapa (vdekjes së) tyre do të ketë një (kohë) ndarëse, deri në ditën kur do të ringjallen.'' (El-Mu'minun, 99-100).

Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi

Monday, March 21, 2016

Allahu e ka përmendur sabrin (durimin) në Kur'an në nëntëdhjetë vende


Imam Ahmed Ibn Hanbeli, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Allahu e ka përmendur sabrin (durimin) në Kur'an në nëntëdhjetë vende.''

Burimi: ''Udat Es-Sabirin ue Dhekirat Esh-Shekirin''.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Sunday, March 20, 2016

Nënë, pse atëherë mua më lini me të!


Nënë, pse atëherë mua më lini me të!

Një fëmijë me shumë pafajësi i ka pyetur prindërit e tij: ''A do ta linit për një kohë një çantë të mbushur me para dhe ari nën kujdesin e dados (kujdestarës për fëmijë)?''

Nëna përgjigjet: ''Sigurisht që jo! I dashur, ne nuk i besojmë aq shumë asaj.''

Fëmija: ''Nënë, pse atëherë mua më lini me të!''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Saturday, March 19, 2016

Ajeti që e bëri Shejtanin të qajë


Ajeti që e bëri Shejtanin të qajë

''Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (gjynah) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetvetes, e përmendin Allahun dhe kërkojnë falje për gjynahet e tyre.'' (Ali Imran, 135).

Enes Ibn Maliku, radiallahu anhu, ka thënë: ''Kur ky ajet ka zbritur, Iblisi (Shejtani) ka qarë.''

Burimi: ''Tefsir Ibn Kethir'', 3/135.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Wednesday, March 16, 2016

Temat, komentet e reagimet tona në fejsbuk pasqyrojnë edhe bindjet tona


Temat, komentet e reagimet tona në fejsbuk pasqyrojnë edhe bindjet tona, e jo shoqëria që kemi apo se kush na i pëlqen temat, pasiqë ftesë shoqërie mund të të dërgojë secili si dhe temën mund të ta pëlqejë secili. Andaj njerëzit mund t'i gjykosh vetëm në bazë të asaj që ata e shfaqin publikisht - që e di me siguri për ta, e jo në bazë të asaj që ti (duke paragjykuar) ke ardhur në përfundim. Jetmir Jakupi

Monday, March 14, 2016

Prej teje nuk kërkohet që të flasësh për ato gjëra!


Prej teje nuk kërkohet që të flasësh për ato gjëra!

Shumica e njerëzve flasin dhe mundohen ta 'mbrojnë' fenë pa dituri. Andaj i sheh të tillët të cilët dalin dhe japin deklarata të gabuara, me pretekstin se qëllimi i tyre është luftimi i 'ekstremizmit' dhe 'ekstremistëve'.
Më e mira do të ishte që secili njeri t'i përmbahej vetëm asaj për të cilën ka dituri, e të mos flasë për çështjet që nuk i takojnë, pasiqë Allahu subhanehu ue teala nuk na ka obliguar që të flasim për ato çështje për të cilat ne nuk kemi dituri.

''Allahu nuk e ngarkon (obligon) asnjë njeri përtej mundësisë së tij.''1

Pjesa më e madhe e atyre që flasin për gjëra për të cilat nuk kanë dituri, vetëmse thellohen edhe më keq në gjynahe, sepse sikurse transmetohet se Omer Ibn Abdul Azizi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Kushdo që vepron pa dituri, më shumë bën dëm se sa dobi.''2

Shkruar nga: Jetmir Jakupi

1. El-Bekare, 286.
2. ''El-Musanef'', 13/470 nga Imam Ibn Ebi Shejbe, Allahu e mëshiroftë.

Sunday, March 13, 2016

Nëse thua se trashëgimia është një e drejtë që të takon, atëherë edhe kujdesi ndaj prindërve është diçka që të takon


Nëse thua se trashëgimia është një e drejtë që të takon, atëherë edhe kujdesi ndaj prindërve është diçka që të takon

Ashtu sikurse shpreson që nga prindërit të marrësh trashëgiminë, poashtu edhe duhet të kujdesesh për ta.
Nëse thua se trashëgimia është një e drejtë që të takon, atëherë edhe kujdesi ndaj prindërve është diçka që të takon, pasiqë kujdesi ndaj prindërve është obligim në fenë Islame.

Ata prindër u kujdesën për ty, të rriten, të shkolluan e të martuan, e cila është mënyra jote t'ua kthesh këto të mira atyre?!

Transmetohet se një njeri kishte shkuar tek i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, dhe e kishte pyetur: ''O i Dërguar i Allahut, cilët njerëz më së shumti e meritojnë kujdesin dhe respektin tim?''
I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ishte përgjigjur: ''Nëna jote.'' Pastaj njeriu, kishte pyetur: ''E pas saj?'' I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ishte përgjigjur: ''Nëna jote.''
Njeriu kishte pyetur përsëri: ''E pas saj?'' I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ishte përgjigjur: ''Nëna jote.'' Njeriu kishte pyetur sërish: ''E pas saj?'' I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ishte përgjigjur: ''Babai yt.''1

Allahu subhanehu ue teala, thotë në Kur'an: ''Ne e kemi urdhëruar njeriun që t'i nderojë prindërit e vetë. Nëna e ka mbartur atë, duke duruar mundim pas mundimi, e ndarja e tij (nga gjiri) është brenda dy vitesh. Ne i thamë atij: ''Bëhu falënderues ndaj Meje dhe prindërve të tu! Tek Unë do të ktheheni të gjithë.''2

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Transmetojnë Buhariu, nr.5971 dhe Muslimi, nr.2548.
2. Llukman, 14.

Saturday, March 12, 2016

Triliona shpenzohen për shkatërrimin e jetës në këtë planet!


''Miliarda dollarë po shpenzohen duke u përpjekur për të gjetur jetë në planete tjera, ndërsa triliona shpenzohen për vrasjen (shkatërrimin) e jetës në këtë planet!''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, March 11, 2016

Pyeteni gruan e tij


''Në qoftë se ju dëshironi të dini të vërtetën rreth karakterit të ndonjë njeriu: Pyeteni gruan e tij.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Nëse njerëzit të kanë braktisur gjatë kohërave të vështira, kjo është një shenjë se Allahu


Imam Muhamed Ibn Idris Esh-Shafiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Nëse njerëzit të kanë braktisur gjatë kohërave të vështira, kjo është një shenjë se Allahu dëshiron që Vetë të kujdeset për mundimet (përpjekjet) e tua.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Thursday, March 10, 2016

Mos e shit fenë tënde për një copë të vogël të kësaj dunjaje.


Mos e shit fenë tënde për një copë të vogël të kësaj dunjaje.

''Vërtetë, ata që e shkëmbejnë premtimin dhe betimin e tyre ndaj Allahut me një vlerë të vogël (për një vlerë të paktë), nuk do të kenë asnjë të mirë në jetën e ardhshme. 
Allahu nuk do t'u flasë atyre, as nuk do t'i shikojë në Ditën e Kiametit dhe as nuk do t'i pastrojë prej gjynaheve e për ta do të ketë dënim të dhembshëm.'' (Ali Imran, 77).

Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi

Wednesday, March 9, 2016

Online apo offline, gjithçka është duke u rregjistruar nga Engjëjt e Allahut


Online apo offline, gjithçka është duke u rregjistruar nga Engjëjt e Allahut.

''Por me të vërtetë, mbi ju (janë caktuar engjëj përcjellës) që të ju vëzhgojnë juve,  (engjëj) të nderuar, të cilët i shkruajnë (veprat tuaja). Ata dijnë gjithçka që ju bëni.'' (El-Infitar, 10-12).

''Ne e kemi krijuar njeriun dhe, Ne e dimë ç'i pëshpërit atij shpirti i vet. Ne jemi më pranë tij (me Dijen Tonë) se sa damari i qafës së vet. Dy engjëj i rrinë atij nga e djathta dhe e majta dhe për çdo fjalë që ai thotë, ka pranë vetes një mbikëqyrës të gatshëm (për ta shënuar atë).'' (Kaf, 16-18).

Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi

Tuesday, March 8, 2016

Një gjeth i vetëm nuk bie pa lejen e Allahut


Një gjeth i vetëm nuk bie pa lejen e Allahut. Me të vërtetë ti mendon se Ai nuk ka menduar për të ardhmën tënde?

''Asnjë gjeth nuk bie, pa e ditur Ai.'' (El-En'am, 59).

Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi

Monday, March 7, 2016

Nëse shejtani të vjen derisa je duke u falur dhe të thotë ''Ti je duke bërë syefaqësi''!


Nëse shejtani të vjen derisa je duke u falur dhe të thotë ''Ti je duke bërë syefaqësi''!

Transmetohet se Harith Ibn Kajsi, gjithashtu edhe Ibrahim Nehaiu, Allahu i mëshiroftë kanë thënë: ''Nëse shejtani të vjen (të ngacmon) derisa je duke u falur dhe të thotë: ''Ti je duke bërë syefaqësi'', atëherë zgjate namazin tënd (edhe më shumë).''

Burimi: ''Dhem El-Haua'', 131; ''Telbis Iblis'', fq.70; ''El-Edeb El-Sherijah'', 1/266.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Saturday, March 5, 2016

Qëndro në të vërtetën edhe nëse ajo të vret ty


Qëndro në të vërtetën edhe nëse ajo të vret ty

Transmetohet se Omer Ibn Hattabi, radiallahu anhu, ka thënë: ''Përmbaju të vërtetës edhe nëse e vërteta të vret ty.''

Burimi: ''Reuda El-Ukala'', 78.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Njerëzit mund të dyshojnë në atë që e thoni, por ata gjithmonë e besojnë atë që ju e bëni


''Njerëzit mund të dyshojnë në atë që e thoni, por ata gjithmonë e besojnë atë që ju e bëni.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, March 4, 2016

A është Imam Ahmedi kafir sipas akides së Shejh Muhamed Ibn Abdul Vehabit?


A është Imam Ahmedi kafir sipas akides së Shejh Muhamed Ibn Abdul Vehabit?

Imam Bezariu (4922) transmeton nëpërmjet Usame Ibn Zejd El-Lejthit, nga Aban Ibn Salihu, nga Muxhahidi, nga Ibn Abasi, në një transmetim merfu: ''Allahu, i Lartësuar dhe i Madhërishëm, ka engjuj në tokë, përveç engjujve që shkruajnë se sa gjethe bien nga pemët. Nëse dikush prej jush humb në një vend të shkretë, le të thërrasë: "Më ndihmoni, o robërit e Allahut.''

Bidatçive të cilët i akuzojnë dijetarët e Ehli Sunnetit se gjoja bëjnë tekfir në secilin që vepron këtë që thuhet në transmetimin më lartë, ua sjellim në vijim qëndrimin e dijetarëve të Ehli Sunnetit për hadithin në fjalë:

Nipi i Shejh Muhamed Ibn Abdulvehabit - Shejh Sulejman Ibn Muhamed Ibn Abdullah Ibn Abdulvehab (ka vdekur më 1233 H), pasiqë përmend transmetimin që u përmend më lartë, thotë: ''Në qoftë se ne supozojmë se (ky hadith) është i vërtetuar (i saktë), nuk ka asnjë argument në (thirrjen e të vdekurve ose të dikujt që nuk është i pranishëm sikurse pretendojnë Sufitë), pasiqë kjo është një thirrje për dikë që është i pranishëm dhe i aftë sikurse thuhet (në hadith): Me të vertetë Allahu ka në tokë (robër të cilët janë) të pranishëm të cilët do të ju ndihmojnë juve.''

El-Alameh Beshir Sausvani, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij ''Sijanetul Insan'', ka thënë: ''Në qoftë se ne supozojmë se ky hadith është i vërtetuar, në të ka lejueshmëri për të thirrur dikë që është gjallë ose të kërkohet ndihmë nga dikush që është në gjendje (për të të ndihmuar).''

Shejh Abdurrahman Ibn Nasr El-Beraku - njëri nga dijetarët e mëdhenjë të Ehli Sunnetit në këtë kohë, nxënës i ish myftiut të Arabisë Saudite, Shejh Abdul Aziz Ibn Bazit, Allahu e mëshiroftë, e shpjegon qëndrimin e Shejh Muhamed Ibn Abdulvehabit dhe nxënësve të tij në lidhje me hadithin në fjalë nga vetë librat e këtyre dijetarëve, duke thënë: ''Dijetarët Selefi kanë folur në lidhje me këtë hadith dhe askush nuk ka thënë se është shirk (të veprohet në bazë të këtij hadithi). Në fakt, ata kanë thënë se (nëse hadithi është i saktë) nuk ka asgjë në këtë thirrje por kjo është thirrje për ata që janë pranishëm, nëse ata (engjujt ose xhinnët) nuk shihen, kjo nuk do të thotë se ata nuk janë të pranishëm.
Dhe me këtë është pajtuar Shejh Sulejman Ibn Abdullah Ibn Muhamed Abdul Vehabi (Sherh Kitab Et-Teuhid, 1/452), Shejh Hamad Ibn Nasir Ibn Momar (Durr El-Sunnije fil axhaba tul Nexhedije, 11/49), Shejh Muhamed Behshir Sausvani (Sijanetul Insan, fq.387), Shejh Abdullah Ebu Batin (Tesis El-Tekdis fi keshf telbis Davud ibn Xherxhis, 41/2), Shejh Sulejman Ibn Sahman (El-Dija El-Sherik, fq.581), Shejh Salih Alu Shejh (Hadzihi mafahimuna, fq.41), Shejh Shemsudin Afgani (Xhehud Ulema El-Hanefije, 3/1274) dhe e njëjta është thënë nga Shejh Abdul Aziz Ibn Bazi, i cili është pyetur në lidhje me hadithin ''O robër të Allahut.'' Ai është përgjigjur: ''Saktësia (e hadithit) duhet të shikohet por kjo nuk është thirrje ndaj atyre që janë të papranishëm por ndaj Engjujve dhe Xhinnëve musliman të cilët janë të pranishëm.''

Shejh Muhamed Salih El-Munexhid, thotë: ''Për sa i përket asaj që askush përveç Allahut nuk mund ta bëjë, dhe ajo që është unike për Sundimin e Tij, të tilla si dhënia e jetës, shkaktimi i vdekjes, dhe dhënia e furnizimit, të gjitha këto nuk duhet të kërkohen nga askush përveç Tij, qoftë i Lartësuar. Kushdo që kërkon ndihmë nga dikush tjetër përveç Allahut sa i përket këtyre çështjeve ka bërë shirk.
Për sa i përket asaj që qeniet e krijuara janë në gjendje ta bëjnë, atëherë nuk ka asgjë të keqe që të kërkosh nga ta që ta bëjnë atë, ose të kërkosh ndihmën e tyre në lidhje me të, duke pasur parasysh dy kushte: që ai ndihmën e të cilit e kërkon është gjallë dhe i pranishëm, dhe të jetë në gjendje (i aftë) që ta bëjë atë gjë.''1

Burimi: ''Meseil Imam Abdul Aziz Ibn Baz lil Shejh Abdullah Ibn Menie'', fq.282.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Dijetarët e shumtë të Ehli Sunnetit kanë folur në lidhje me hadithin në fjalë dhe asnjëri prej tyre nuk ka bërë tekfir dikë që i përmbahet transmetimit në fjalë.
E kemi sqaruar disa herë se në hadith është për qëllim të gjallët që janë të pranishëm dhe janë në gjendje të të ndihmojnë qoftë njeri, melek apo xhinn e jo për të vdekurit sikurse pretendojnë grupacionet e devijuara që e shpjegojnë transmetimin sipas tekave të tyre. (Shpjegim i Përkthyesit).

Wednesday, March 2, 2016

Istigatheja (kërkimi i ndihmës) prej atyre që janë gjallë dhe prezent a është shirk apo e lejuar?


Istigatheja (kërkimi i ndihmës) prej atyre që janë gjallë dhe prezent a është shirk apo e lejuar?

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Istigathe do të thotë të kërkosh ndihmë e cila është heqje (largim) i vështirësisë (mundimeve). Një qenie të krijuar mund t'i kërkohet ndihmë në lidhje me çështjet në të cilat ai është në gjendje të të ndihmojë, sikurse Allahu, qoftë i Lartësuar thotë: ''E, nëse ata ju luten që t'i ndihmoni për çështjen e fesë, atëherë jeni të detyruar t'u dilni në ndihmë.'' (El-Enfal, 72).

''Ai i grupit të vet i kërkoi ndihmë kundër atij të popullit armik.'' (El-Kasas, 15).

''Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira.'' (El-Ma'ide, 2).

Por në lidhje me atë që askush nuk mund ta bëjë përveç Allahut, duhet të kërkohet vetëm nga Allahu.''

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, gjithashtu ka thënë: ''Sa i përket asaj që askush nuk mund ta bëjë përveç Allahut, qoftë Ai i Lartësuar, nuk është e lejuar të kërkohet (ndihmë) nga askush përveç Allahut, qoftë Ai i Lartësuar; nuk duhet të kërkohet nga Engjujt apo nga Profetët apo nga dikush tjetër, dhe nuk është e lejuar t'i thuhet askujt tjetër përveç Allahut ''Më fal (gjynahet) mua'', ose ''Na jep shi'' ose ''Na mundëso neve fitore kundër jobesimtarëve'' ose ''Na i udhëzo zemrat tona'' dhe kështu me rradhë.
Sa i përket asaj që njerëzit janë në gjendje që ta bëjnë, ajo nuk hyn nën këtë rregull.''

Dhe Shejhul Islami, ka thënë: ''Sunneti është se një personi të gjallë mund t'i kërkohet që të bëjë dua (lutje), ashtu siç nga ai mund të kërkohet për ndonjë gjë tjetër për të cilën ai është në gjendje ta bëjë.
Sa i përket qenieve të krijuara të cilat nuk janë prezent (janë të papranishëm) ose janë të vdekur, ata (prej tyre) nuk duhet të kërkohet asgjë.''

Dhe Shejhul Islami, gjithashtu ka thënë: ''Gjërat të cilat askush nuk është në gjendje t'i bëjë përveç Allahut nuk duhet të kërkohet nga ndokush tjetër, të tilla sikurse rënia e shiut, shkaktimi i të lashtave të rriten, lehtësimi i shqetësimit, udhëzimi nga rrugët e gabuara (të devijuara), dhe falja e mëkateve.
Askush nga krijesat nuk është në gjendje t'i bëjë këto gjëra; askush nuk është në gjendje t'i bëjë ato përveç Allahut.''1

Burimi: ''Mexhmu El-Fetaua'', 1/103, 329, 344, 370 nga Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Në vazhdim do të jetë edhe një temë në lidhje me istigathen nga Imam Ahmedi për melekët, hadithin e Ibn Abbasit radiallahu anhu dhe shpjegimin e dijetarëve të Nexhdit - nxënësve dhe nipave të Shejh Muhamed Ibn Abdulvehabit (meqë ai akuzohet) dhe dyshimeve që i përhapin adhuruesit e varreve në lidhje me këto çështje. (Shpjegim i Përkthyesit).

Tuesday, March 1, 2016

Kurrë mos u anko në lidhje me atë që prindërit e t'u të ofruan ty


Kurrë mos u anko në lidhje me atë që prindërit e t'u të ofruan ty. Me siguri ata të dhanë gjithçka që kishin.

''Zoti im! Mëshiroi ata të dy (prindërit), sikurse më edukuan mua kur isha i vogël.'' (El-Isra, 24).

Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi