Friday, March 4, 2016
A është Imam Ahmedi kafir sipas akides së Shejh Muhamed Ibn Abdul Vehabit?
A është Imam Ahmedi kafir sipas akides së Shejh Muhamed Ibn Abdul Vehabit?
Imam Bezariu (4922) transmeton nëpërmjet Usame Ibn Zejd El-Lejthit, nga Aban Ibn Salihu, nga Muxhahidi, nga Ibn Abasi, në një transmetim merfu: ''Allahu, i Lartësuar dhe i Madhërishëm, ka engjuj në tokë, përveç engjujve që shkruajnë se sa gjethe bien nga pemët. Nëse dikush prej jush humb në një vend të shkretë, le të thërrasë: "Më ndihmoni, o robërit e Allahut.''
Bidatçive të cilët i akuzojnë dijetarët e Ehli Sunnetit se gjoja bëjnë tekfir në secilin që vepron këtë që thuhet në transmetimin më lartë, ua sjellim në vijim qëndrimin e dijetarëve të Ehli Sunnetit për hadithin në fjalë:
Nipi i Shejh Muhamed Ibn Abdulvehabit - Shejh Sulejman Ibn Muhamed Ibn Abdullah Ibn Abdulvehab (ka vdekur më 1233 H), pasiqë përmend transmetimin që u përmend më lartë, thotë: ''Në qoftë se ne supozojmë se (ky hadith) është i vërtetuar (i saktë), nuk ka asnjë argument në (thirrjen e të vdekurve ose të dikujt që nuk është i pranishëm sikurse pretendojnë Sufitë), pasiqë kjo është një thirrje për dikë që është i pranishëm dhe i aftë sikurse thuhet (në hadith): Me të vertetë Allahu ka në tokë (robër të cilët janë) të pranishëm të cilët do të ju ndihmojnë juve.''
El-Alameh Beshir Sausvani, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij ''Sijanetul Insan'', ka thënë: ''Në qoftë se ne supozojmë se ky hadith është i vërtetuar, në të ka lejueshmëri për të thirrur dikë që është gjallë ose të kërkohet ndihmë nga dikush që është në gjendje (për të të ndihmuar).''
Shejh Abdurrahman Ibn Nasr El-Beraku - njëri nga dijetarët e mëdhenjë të Ehli Sunnetit në këtë kohë, nxënës i ish myftiut të Arabisë Saudite, Shejh Abdul Aziz Ibn Bazit, Allahu e mëshiroftë, e shpjegon qëndrimin e Shejh Muhamed Ibn Abdulvehabit dhe nxënësve të tij në lidhje me hadithin në fjalë nga vetë librat e këtyre dijetarëve, duke thënë: ''Dijetarët Selefi kanë folur në lidhje me këtë hadith dhe askush nuk ka thënë se është shirk (të veprohet në bazë të këtij hadithi). Në fakt, ata kanë thënë se (nëse hadithi është i saktë) nuk ka asgjë në këtë thirrje por kjo është thirrje për ata që janë pranishëm, nëse ata (engjujt ose xhinnët) nuk shihen, kjo nuk do të thotë se ata nuk janë të pranishëm.
Dhe me këtë është pajtuar Shejh Sulejman Ibn Abdullah Ibn Muhamed Abdul Vehabi (Sherh Kitab Et-Teuhid, 1/452), Shejh Hamad Ibn Nasir Ibn Momar (Durr El-Sunnije fil axhaba tul Nexhedije, 11/49), Shejh Muhamed Behshir Sausvani (Sijanetul Insan, fq.387), Shejh Abdullah Ebu Batin (Tesis El-Tekdis fi keshf telbis Davud ibn Xherxhis, 41/2), Shejh Sulejman Ibn Sahman (El-Dija El-Sherik, fq.581), Shejh Salih Alu Shejh (Hadzihi mafahimuna, fq.41), Shejh Shemsudin Afgani (Xhehud Ulema El-Hanefije, 3/1274) dhe e njëjta është thënë nga Shejh Abdul Aziz Ibn Bazi, i cili është pyetur në lidhje me hadithin ''O robër të Allahut.'' Ai është përgjigjur: ''Saktësia (e hadithit) duhet të shikohet por kjo nuk është thirrje ndaj atyre që janë të papranishëm por ndaj Engjujve dhe Xhinnëve musliman të cilët janë të pranishëm.''
Shejh Muhamed Salih El-Munexhid, thotë: ''Për sa i përket asaj që askush përveç Allahut nuk mund ta bëjë, dhe ajo që është unike për Sundimin e Tij, të tilla si dhënia e jetës, shkaktimi i vdekjes, dhe dhënia e furnizimit, të gjitha këto nuk duhet të kërkohen nga askush përveç Tij, qoftë i Lartësuar. Kushdo që kërkon ndihmë nga dikush tjetër përveç Allahut sa i përket këtyre çështjeve ka bërë shirk.
Për sa i përket asaj që qeniet e krijuara janë në gjendje ta bëjnë, atëherë nuk ka asgjë të keqe që të kërkosh nga ta që ta bëjnë atë, ose të kërkosh ndihmën e tyre në lidhje me të, duke pasur parasysh dy kushte: që ai ndihmën e të cilit e kërkon është gjallë dhe i pranishëm, dhe të jetë në gjendje (i aftë) që ta bëjë atë gjë.''1
Burimi: ''Meseil Imam Abdul Aziz Ibn Baz lil Shejh Abdullah Ibn Menie'', fq.282.
Përktheu: Jetmir Jakupi
1. Dijetarët e shumtë të Ehli Sunnetit kanë folur në lidhje me hadithin në fjalë dhe asnjëri prej tyre nuk ka bërë tekfir dikë që i përmbahet transmetimit në fjalë.
E kemi sqaruar disa herë se në hadith është për qëllim të gjallët që janë të pranishëm dhe janë në gjendje të të ndihmojnë qoftë njeri, melek apo xhinn e jo për të vdekurit sikurse pretendojnë grupacionet e devijuara që e shpjegojnë transmetimin sipas tekave të tyre. (Shpjegim i Përkthyesit).
Subscribe to:
Post Comments (Atom)

No comments:
Post a Comment