Sunday, November 29, 2015

Askush nuk mund të tregojë gënjeshtra kundër të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem, përderisa unë jam gjallë!



Askush nuk mund të tregojë gënjeshtra kundër të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem, përderisa unë jam gjallë!

Transmetohet se Imam Darekutni, Allahu e mëshiroftë, i cili ishte njëri nga Imamët e Hadithit - qëndroi në Bagdad si hatib dhe tha: ''O njerëz të Bagdadit! Askush nuk mund të tregojë gënjeshtra kundër të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selem), ndërsa unë jam gjallë.''

Thotë Shejh Muhamed Salih El-Munexhid, Allahu e ruajtë: ''Këto fjalë tregojnë thellësinë e njohurive  të tyre dhe të kuptuarit të Islamit, e cila ishte aq e madhe saqë njerëzit e së pavërtetës (së kotës) nuk mund ta sulmonin Islamin ose të fusnin në të gjëra të cilat nuk ishin pjesë e tij.''

Burimi: ''Pyetje dhe përgjigje në lidhje me Islamin'', vëll.1, fq.5 nga Muhamed Seid Abdurrahman.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Thursday, November 26, 2015

Nëse nuk mund të ndalosh gibetin, atëherë duhet të largohesh nga vendi në të cilin bëhet gibet


Nëse nuk mund të ndalosh gibetin, atëherë duhet të largohesh nga vendi në të cilin bëhet gibet

Shejh Ibn Bazi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Nëse ti nuk mund të ndalosh gibetin (përgojimin), atëherë ti duhet të largohesh nga tubimi (ta braktisësh vendin në të cilin bëhet gibet). Në qoftë se qëndron, atëherë ti bën gjynah.''

Burimi: ''Fetaua El-Mer'ah'', 22/298.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Wednesday, November 25, 2015

Sa i butë që je, por shtrati i Xhennetit është më i butë se ti!


Sa i butë që je, por shtrati i Xhennetit është më i butë se ti!

Imam Hasan El-Basri, Allahu e mëshiroftë tregon: ''Kur do të arrinte nata, Imam Abdulaziz Ibn Ebi Rauadi, Allahu e mëshiroftë, do të shkonte mbi shtrat, do ta ledhatonte atë me dorën e tij dhe do të thoshte: ''Me të vërtetë je i butë! Por pasha Allahun, Xhenneti ka shtretër më të butë se ti.''
Pastaj do të ngrihej për t'u falur gjatë tërë natës.''

Burimi: ''Tenbih El-Muhtarin'', fq.34; ''Ihja El-Ulum'', vëll.1, fq.367.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, November 24, 2015

Në fund të ditës, varret tona do të jenë të së njëjtës madhësi!




Në fund të ditës, varret tona do të jenë të së njëjtës madhësi!

في نهاية اليوم، وسوف يكون لدينا قبور نفس الحجم

''Nuk është e rëndësishme se sa e madhe dhe e mirë është shtëpia yte, dhe as se çfarë veture je duke vozitur, ngase në fund të ditës, varret tona do të jenë të së njëjtës madhësi!''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Sunday, November 22, 2015

Kur njerëzit bëhen të korruptuar, më të këqinjtë nga mesi i tyre janë...


Imam Sulejman Ibn Mehran El-Amesh (ka vdekur më 148 H) Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Kur njerëzit bëhen të korruptuar (të prishur), më të këqinjtë nga mesi i tyre janë bërë për të sunduar mbi ta.''

Burimi: ''Hilje El-Evlija'', 5/50-51.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Saturday, November 21, 2015

Unë kam frikë ditën kur muslimanët do të jenë të turpëruar nga feja e tyre!


Unë kam frikë ditën kur muslimanët do të jenë të turpëruar nga feja e tyre!

Transmetohet se Omer Ibn Hattabi, radiallahu anhu, ka thënë: ''Unë kam frikë ditën kur jobesimtarët do të jenë krenar me pavërtetësinë (kotësinë, besimin e kotë të) tyre, dhe Muslimanët të jenë të turpëruar nga feja e tyre.''

Burimi: ''Omer Faruku - Jeta dhe veprat e tij.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, November 20, 2015

Zinaja (imoraliteti) i syve do të të shpie në një tjetër zina!


Zinaja (imoraliteti) i syve do të të shpie në një tjetër zina!

Transmetohet se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Zinaja (imoraliteti) i syve është shikimi (në haram)...''1

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Transmetojnë Buhariu, nr.5889 dhe Muslimi, nr.2657 nga Ebu Hurejra, radiallahu anhu.

Thursday, November 19, 2015

Ta turpërosh vëllaun tënd për gjynahun e tij është gjynah më i madh se sa i tij


Imam Ibn Kajjim El-Xheuzi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Për ty të kritikosh (e turpërosh) vëllaun tënd për gjynahun e tij është një gjynah edhe më i madh se sa i tij.''

Burimi: ''Medarixh El-Salikin'', 1/177, nga Imam Ibn Kajjim El-Xheuzi, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Mos e lejoni atë që të zëvendësojë familjen tuaj!


''Telefoni juaj celular tashmë e ka zëvendësuar aparatin tuaj fotografik, kalendarin dhe alarmin tuaj. Mos e lejoni atë që të zëvendësojë familjen tuaj!''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Wednesday, November 18, 2015

Në qoftë se ti nuk e ndjen dhembjen e këtij Ummeti, atëherë ti nuk je pjesë e tij


''Në qoftë se ti nuk e ndjen dhembjen e këtij Ummeti, atëherë ti nuk je pjesë e tij.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, November 17, 2015

Wednesday, November 11, 2015

Shtrëngimi i varrit do t'ju bëjë që ju të harroni natën tuaj të dasmës!


Imam Muhamed Ibn Idris Esh-Shafiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Shtrëngimi i varrit do t'ju bëjë që ju të harroni natën tuaj të dasmës!''

Burimi: ''Divan El-Imam Esh-Shafi'', fq.68.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Ti mund të mos jesh një princeshë e përrallave, por do të jesh gjithmonë një princeshë e Islamit


''Ti mund të mos jesh një princeshë e përrallave, por do të jesh gjithmonë një princeshë e Islamit.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, November 10, 2015

Ju nuk mund të fshini historinë tuaj të internetit nga Allahu!


Mos harroni, ju nuk mund të fshini historinë tuaj të internetit nga Allahu subhanehu ue teala!

''Ai i di të fshehtat tuaja dhe ato që i bëni haptazi. Allahu i di të gjitha ç'keni në zemrat tuaja.'' (Et-Tegabun, 4).

Përktheu: Jetmir Jakupi

Monday, November 9, 2015

Vëllezërve të mi të vdekur...


''Vëllezërve të mi të vdekur në Siri, nënave që qajnë në Afganistan, motrave që bërtasin në Irak, njerëzve të djegur dhe të varur në Kashmir, fëmijëve që qajnë në Palestinë dhe njerëzve të harruar në Somali...

Allahu subhanehu ue teala, jua mundësoftë juve drejtësinë dhe Xhennetin. Amin.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Sytë e frikacakut kurrë mos bëfshin gjumë


Halid Ibn Velidi, radiallahu anhu, ka thënë: فلا نامت أعين الجبناء

''Sytë e frikacakut kurrë mos bëfshin gjumë.''

Burimi: ''Tefsir Ibn Kethir'', 1/300; ''Tarih Dimeshk'', 14730;  ''Sijer E'Alam En-Nubela'', 1/382.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Sunday, November 8, 2015

Çfarë mund të jetë më e keqe se sa bombardimi i fëmijëve të pafajshëm?!


''Çfarë mund të jetë më e keqe se sa bombardimi i fëmijëve të pafajshëm?! Ju, të qëndroni të heshtur në lidhje me këtë gjë!''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Njëqind vite prej tani...


''Njëqind vite prej tani, kur t'i do të jesh i vetëm në varrin tënd, askujt nuk do t'i interesojë se sa shumë para ke pasur, se çfarë veture ke vozitur apo në çfarë lloj shtëpije ke jetuar. E vetmja gjë e cila do të ketë rëndësi atëherë do të jenë veprat e tua të mira (të duhura) që ke bërë duke qenë gjallë.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Saturday, November 7, 2015

Duaja e bërë në namaz nate është sikurse një shigjetë e cila nuk e humb objektivin e vet


Imam Muhamed Ibn Idris Esh-Shafiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Duaja e bërë në tehexhud (në namaz nate) është sikurse një shigjetë e cila nuk e humb objektivin e vet.''

Burimi: ''Divan El-Imam Esh-Shafi.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Thursday, November 5, 2015

Çfarëdo që të bëni, mirë apo keq, njerëzit do të kenë gjithmonë diçka negative (të keqe) për të thënë!


''Çfarëdo që të bëni, mirë apo keq, njerëzit do të kenë gjithmonë diçka negative (të keqe) për të thënë!''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Wednesday, November 4, 2015

Asgjë nuk zgjat përgjithmonë, kështu që ky pikëllim do të kalojë


''Asgjë nuk zgjat përgjithmonë, kështu që ky pikëllim do të kalojë.''

Allahu subhanehu ue teala, thotë në Kur'an: ''Me të vërtetë, pas vështirësisë - vjen lehtësimi! Me të vërtetë, pas vështirësisë - vjen lehtësimi!''1

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. El-Inshirah, 5-6.