Sunday, February 28, 2016

Pasha Allahun, njeriu mund të sprovohet me fitne brenda një orë të vetme dhe të largohet nga feja e tij


Transmetohet se Ebu Derda, radiallahu anhu, se ka thënë: ''Kush mund të ndjehet i sigurtë nga sprovat? Kush mund të ndjehet i sigurtë nga sprovat? Pasha Allahun, njeriu mund të sprovohet me fitne brenda një orë të vetme dhe të largohet nga feja e tij.''

Burimi: ''Esh-Shu'ab El-Iman'', 1/857.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, February 23, 2016

Shenja më e madhe që tregon se ju e doni të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem


Shejh Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Shenja më e madhe (që tregon) se ju e doni të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem, është se ju e zgjedhni Sunnetin e tij mbi dëshirat tuaja.''

Burimi: ''Sherh Sahih El-Buhari'', 1/63.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Monday, February 22, 2016

Këtë parim e kanë të gjithë Bidatçitë pa përjashtim


Këtë parim e kanë të gjithë Bidatçitë pa përjashtim

Imam Sheukani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Dhe parim i vazhdueshëm i njerëzve të Bidatit në të kaluarën dhe në të tashmen është se ata bëhen të ngazëllyer (gëzohen shumë), kur një Dijetarë thotë një fjalë e cila shkon (është) në pajtim me bidatin e tyre.
Dhe ata i shtojnë në maksimum përpjekjet e tyre që ta bëjnë atë (thënie) të njohur dhe të përhapur në mesin e tyre.
Për më tepër, ata e përdorin atë si një argument për bidatet e tyre dhe e përdorin atë si një shuplakë në fytyrat e atyre të cilët flasin kundër tyre.''1

Burimi: ''Edeb Et-Taleb'', 116.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Saturday, February 20, 2016

Në qoftë se Mushrikët ose të Krishterët i pushtojnë Muslimanët, Shijat e festojnë ngjarjen me gëzim


Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Në qoftë se Mushrikët ose të Krishterët i pushtojnë Muslimanët, Shijat e festojnë ngjarjen me gëzim.''

Burimi: ''Mexhmu El-Fetaua'', 28/478.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, February 16, 2016

Zgjedhja më e vështirë që një politikan duhet të bëjë


''Zgjedhja më e vështirë që një politikan duhet të bëjë ndonjëherë është që të bëhet qoftë hipokrit apo gënjeshtarë.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Monday, February 15, 2016

Nuk është se çfarë ju ke lënë fëmijëve të t'u, por se çfarë ke lënë në fëmijët e t'u


Nuk është se çfarë ju ke lënë fëmijëve të t'u, por se çfarë ke lënë në fëmijët e t'u.

''O ju, që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga Zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë e mbikëqyrin engjëj të fuqishëm e të ashpër, të cilët kurrë nuk i kundërshtojnë urdhërat e Allahut, por i zbatojnë menjëherë ato.'' (Et-Tahrim, 6).

''Urdhëroje familjen tënde, që të falë namazin dhe këmbëngul për këtë!'' (Ta Ha, 132).

Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi

Sunday, February 14, 2016

Kjo nuk është foleja jote, kështu që qarkullo - Mos fol për çështje të cilat nuk të takojnë ty


Kjo nuk është foleja jote, kështu që qarkullo - Mos fol për çështje të cilat nuk të takojnë ty

Transmetohet se Imam Ebu El-Fadl El-Mejdeni, Allahu e mëshiroftë, atyre të cilët flasin në lidhje me fenë për çështje që nuk ju përket atyre, ka thënë: ''Kjo nuk është foleja jote, kështu që lëviz para (qarkullo).''1

Që do të thotë kjo çështje nuk është që të përket (të takon) ty që t'i të flasësh për të, kështu që lëre atë.
Kjo thënie është dhënë si një shembull për atë i cili e ngrit veten e tij mbi gradën e tij - pra i cili e konsideron veten më të lart në dituri se sa që është dhe që ndërhyn apo flet në lidhje me çështjet e fesë që nuk i takojnë atij që të flasë për to, por për të cilat egzistojnë dijetarët kompetent.

Burimi: ''Mexhme El-Emthel'', nga Imam Ebu El-Fadl El-Mejdeni, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Saturday, February 13, 2016

Nëse pasuesi i Muhamedit alejhi selam është një Vehabi, atëherë unë e pohojë se jam Vehabi


Nëse pasuesi i Muhamedit alejhi selam është një Vehabi, atëherë unë e pohojë se jam Vehabi

Shejh Muhamed Xhemil Zejno, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Shumë kohë më parë ata e akuzuan (Imam) Shafiun se është Rafidi (Shija) dhe ai i përgënjeshtroj ata duke ju thënë: ''Nëse të jesh një Rafidi do të thotë të duash familjen e Muhamedit, atëherë të dy racat (e njerëzimit dhe xhinnëve) le të dëshmojnë se unë jam një Rafidi.''
Ne i përgënjeshtrojmë (refuzojmë) pretendimet e atyre të cilët na akuzojnë neve se jemi Vehabi duke cituar fjalët e Shejh Mullah Imranit, i cili ishte një Shija por Allahu e udhëzoi atë në Sunnet. Ai tha:

''Nëse pasuesi i Ahmedit (Profetit - Muhamedit salallahu alejhi ue selem) është një Vehabi, atëherë unë e pohojë se jam një Vehabi.
Unë refuzojë që t'i shoqëroj Allahut dikë tjetër (në adhurim), sepse unë nuk kam një Zot tjetër përveç të Vetmit, Dhuruesit (El-Vehab).Ata të cilët u thirrën nga Profeti e akuzuan atë se ka qenë magjistarë dhe gënjeshtarë.''1

Burimi: ''Minhexh El-Firkat El-Naxhijeh'', fq.143.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Kur e akuzuan padrejtësisht të Dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selem dhe sahabët e tij Allahu qoftë i kënaqur me ta, atëherë nuk duhet të çuditemi që i akuzojnë edhe pasuesit e tyre. (Shpjegim i Përkthyesit).

Friday, February 12, 2016

Nëse e shihni një njeri që vazhdimisht debaton, dijeni se ai ka për qëllim të shitet si 'Dijetar i madh'


Nëse e shihni një njeri që vazhdimisht debaton, dijeni se ai ka për qëllim të shitet si 'Dijetar i madh'

Imam Kasim El-Xhui, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Nëse e sheh një njeri duke debatuar, atëherë (dije se) ai është që e do udhëheqjen.''1

Imam Is'hak Ibn Isa, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''E kam ndëgjuar Imam Malikun duke e kritikuar argumentimin (debatimin) në fe, duke thënë: ''Sa herë që dikush vjen (me pretendimin, sh.p.) se kush mund të argumentojë (debatojë) më mirë se një tjetër, ai do që ne të braktisim atë që Xhibrili ia solli Muhamedit (salallahu alejhi ue selem), (për shkak të argumenteve të tij).''

Burimi: ''Sijer E'Alam En-Nubela'' 12/79,  nga Imam Dhehebiu dhe ''Sheref As'hab El-Hadith'', 5, nga Imam Hatib El-Bagdadi, Allahu i mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Nga shpjegimet e dijetarëve, tregohet se i tilli dëshiron që të jetë udhëheqës i të tjerëve, ta njohin të tjerët si njeri i ditur, shitet (hiqet) si 'dijetar i madh' i cili gjoja ka shumë dituri. I tilli vazhdimisht kyçet në debate duke i nënçmuar kundërshtarët e tij në mënyrën më të ulët të mundshme, dhe vazhdimisht hap tema të cilat ngjallin debate - dhe të gjitha këto i bën me pretendimin se e mbron fenë, se i thërret njerëzit në Islam, 'në teuhid' e kështu me rradhë.
Kanë thënë dijetarët e Ehli Sunnetit, se personat e tillë janë injorantët më të mëdhenjë. (Shpjegim i Përkthyesit).

Thursday, February 11, 2016

Si mund të lejojë që të dëshmojnë Murxhiat!


Si mund të lejojë që të dëshmojnë Murxhiat!

Imam Abdurrahman Ibn Mehdiu, ka transmetuar: ''Më ka arritur mua se (Imam) Shube i ka thënë (Imam) Sherikut: ''Si është e mundur që t'i nuk lejon (nuk e pranon) dëshminë e Murxhiave?''
Ai tha: ''Si mund të lejojë që të dëshmojnë njerëz të cilët pretendojnë se namazi nuk është pjesë e Imanit?!''

Burimi: ''Kitab El-Sunneh'', fq.83 nga Imam Abdullah Ibn Ahmed Ibn Hanbeli, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

O Allah i Plotëfuqishëm, bashkoj muslimanët në hak


O Allah i Plotëfuqishëm, bëj që zemrat e muslimanëve të zbuten. Na e mundëso që të përmirësojmë gabimet tona, t'i largojmë mosmarrëveshjet që kemi mes nesh dhe na bashko në hak.

''Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kur'anin) dhe mos u përçani! Kujtoni dhuntinë e Allahut për ju, sepse, kur ishit në armiqësi, Ai i pajtoi zemrat tuaja e, në saje të dhuntisë së Tij, u bëtë vëllezër. Dhe ju ishit buzë greminës së Zjarrit, ndërsa Ai ju shpëtoi prej saj. Kështu, Allahu jua shpjegon shpalljet e Veta, që ju të drejtoheni në rrugën e drejtë.'' (Ali Imran, 103).

Jetmir Jakupi

Monday, February 8, 2016

Hauarixhët i keqkuptojnë dhe i keqinterpretojnë argumentet që ata i posedojnë


Hauarixhët i keqkuptojnë dhe i keqinterpretojnë argumentet që ata i posedojnë

Imam Ibn Kajjim El-Xheuzi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë për Hauarixhët: ''Ata (Hauarixhët) kanë argumente tekstuale, e që ata dështojnë në të kuptuarit (e atyre argumenteve).
Pra, atyre iu është dhënë mangësia në dituri.''1

Burimi: ''En-Nunije'', 97, nga Imam Ibn Kajjim El-Xheuzi, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Domethënë përdorin tekste si argumente, e që ata vetë nuk i kuptojnë ato, apo thënë më mirë i keqkuptojnë dhe i keqinterpretojnë ato. (Shpjegim i Përkthyesit).

Sunday, February 7, 2016

Që kur të rritet, ai do të dijë vlerën e gjërave, e jo çmimin


''Mos e edukoni fëmijën tuaj që të bëhet i pasur. Edukojeni atë që të jetë i lumtur.
Kështu që kur të rritet, ai do të dijë vlerën e gjërave, e jo çmimin.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Saturday, February 6, 2016

Por për shkak se ne nuk dëshirojmë që të biem në dashuri në mënyrën e gabuar!


''Ne e ulim shikimin tonë jo për shkak se ju nuk dukeni të bukura, por për shkak se ne nuk dëshirojmë që të biem në dashuri në mënyrën e gabuar.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, February 5, 2016

Në qoftë se Muslimani ngrihet lart, ne të dy biem poshtë!


Në qoftë se Muslimani ngrihet lart, ne të dy biem poshtë!

Një çifut kishte reaguar i zemëruar për shkak të kësaj ''vepre arti''.
Por njerëzit pyeteshin se pse (cila është arsyeja për t'u zemëruar), sepse çifuti është duke qëndruar në krye?!

Ai u përgjigj: ''Po, por në qoftë se Muslimani ngrihet lart, ne të dy biem poshtë!''

''Sigurisht, Ndihma e Allahut është afër!'' (El-Bekare, 214).

Përktheu: Jetmir Jakupi

Wednesday, February 3, 2016

Nëse e njeh veten, nuk të dëmtojnë fjalët e të tjerëve



Imam Sufjan Eth-Theuri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: إِذَا عَرَفْتَ نَفْسَكَ لَمْ يَضُرَّكَ مَا قِيلَ فِيكَ
''Nëse e njeh veten tënde (se si je), atëherë nuk do të dëmtohesh nga ajo që është thënë në lidhje me ty.''

Burimi: ''Hilje El-Evlija'', 6/390.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Monday, February 1, 2016

Për Hauarixhët dijetarët janë xhahila të cilët nuk kanë ndonjë vlerë


Për Hauarixhët dijetarët janë xhahila të cilët nuk kanë ndonjë vlerë

Në librin ''El-Hauarixh Evelul-Firak fi Tarihul-Islam'', thuhet: ''Ata nuk besojnë se njerëzit e dijes (dijetarët/hoxhallarët) dhe të virtyteve mbajnë një pozitë të veçantë. Ata përceptuan se ata ishin më të ditur se Ali Ibn Ebi Talibi, Ibn Abasi dhe pjesa tjetër e Sahabëve, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata.''

Imam Abdurrahman Ibnul Xheuzi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Unë nuk jam i befasuar në sigurinë e tyre në lidhje me diturinë e tyre, e as me bindjen e tyre se ata ishin më të ditur se Aliu radiallahu anhu.''

Në librin ''El-Mustedrek'', thuhet: ''Hauarixhët janë të njohur në lidhje me atë se ua ulin vlerat dijetarëve ashtu siç ata vepruan me Ibn Abasin (radiallahu anhu) në lidhje me veshjen e tij kur ai i këshilloi ata.''

Burimi: ''El-Hauarixh Evelul-Firak fi Tarihul-Islam'', 38; ''Telbis Iblis''; ''El-Mustedrek'', 2713.

Përktheu: Jetmir Jakupi