Friday, February 28, 2014

Koha më e keqe, njerëzit më të këqinj


Koha më e keqe, njerëzit më të këqinj

Është transmetuar nga (Imam) Ebu Hazim El-Eshja'i (1), Allahu e mëshiroftë, se ka thënë: ''Nëse e gjeni veten në një kohë kur fjalimi (ligjërata) është e pranuar si dituri dhe dituria është e pranuar si vepër (në vend se të vendoset ajo dituri në praktikë), atëherë ju jeni në kohën më të keqe dhe me njerëzit më të këqinj.''

Burimi: ''El-Muxheleseh ue Xhevahir El-Ilm'', 4:338, të Imam Ebu Bekr El-Dejnurit.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Imam Ebu Hazim El-Eshjai, Allahu e mëshiroftë, ka qenë prej Tabi'inëve dhe shoqërues i sahabiut të nderuar Ebu Hurejres, radiallahu anhu.

Thursday, February 27, 2014

Nuk ka Beqari në Islam


Nuk ka Beqari në Islam

Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Beqaria (vullnetare) nuk ka të bëjë asgjë me Islamin. I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka martuar katërmbëdhjetë gra, dhe ai ka vdekur duke qenë i martuar me nëntë prej tyre.
Nëse Bishr Ibn El-Harithi do të ishte martuar, punët e tij do të ishin të kompletuara. Nëse njerëzit do të linin martesën, asnjëri nuk do të shkonte në betejë ose nuk do të shkonte në pelegrinazh (në Haxhxh), dhe kështu dhe kështu nuk do të ndodhte.

Ai vazhdoi të thoshte: ''I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, do të zgjohej në mëngjes dhe familja e tij nuk do të kishin asgjë për të ngrënë dhe do të shkonte në shtrat për të fjetur natën dhe nuk do të kishte asgjë për të ngrënë, (pavarësisht kësaj) ai vdiq duke qenë i martuar me nëntë gra, ai zgjodhi martesën dhe i inkurajoi të tjerët që të martohen.''

Burimi: ''Kitab El-Uera'', fq.116-117, nga Imam Ebu Bekr El-Marudhi, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Wednesday, February 26, 2014

Ky ajet dëshmon se Faraoni ndëgjoi Musën alejhi selam duke përmendur se Allahu është Mbi Qiell


Ky ajet dëshmon se Faraoni ndëgjoi Musën alejhi selam duke përmendur se Allahu është Mbi Qiell

قال أبو عثمان الصابوني (449 هـ): (وأخبر الله سبحانه عن فرعون اللعين أنه قال لهامان: {ابن لي صرحا لعلي أبلغ الأسباب * أسباب السموات فأطلع إلى إله موسى وإني لأظنه كاذبا} . وإنما قال ذلك لأنه سمع موسى عليه السلام يذكر أن ربه في السماء، ألا ترى إلى قوله {وإني لأظنه كاذبا} يعني في قوله: إن في السماء إلهًا، وعلماء الأمة وأعيان الأئمة من السلف رحمهم الله لم يختلفوا في أن الله تعالى على عرشه، وعرشه فوق سماواته

Shejhul Islam Ebu Uthman Es-Sabuni Esh-Shafiu (ka vdekur më 449 H) Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Dhe Allahu, subhaneh, ka treguar për Faraonin e mallkuar se ai i tha Hamanit: ''O Haman, ndërtoma një kullë që t'i arrij rrugët, rrugët e qiellit e të shohë Zotin e Musait. Por vërtetë, unë mendojë se ai (Musai) është gënjeshtarë.''1, dhe ai tha këtë, sepse ai ndëgjoi Musën alejhi selam, duke përmendur se Zoti i tij është Mbi Qiell, a nuk e shihni se ai (Faraoni) tha: ''Por vërtetë, unë mendojë se ai (Musai) është gënjeshtarë.'', domethënë për thënien e Musës: 'Ka një perëndi (Zot) Mbi Qiell.'
Dhe Dijetarët e Ummetit, dhe Imamët e Selefit - Allahu pastë mëshirë mbi ta - nuk kanë dalluar në atë se Allahu Teala është Mbi Arshin e Tij, dhe se Arshi i Tij është Mbi Qiejt e Tij.''2

Burimi: ''Akide Es-Selef Ashab El-Hadith'', fq.176, të Shejhul Islam Ebu Uthman Es-Sabunit Esh-Shafiut, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Gafir, 36-37.
2. Gjithashtu, në të njëjtin kontekst përmendet edhe ajeti tjetër Kur'anor:

{وَقَالَ فِرْعَوْنُ يَا أَيُّهَا الْمَلَأُ مَا عَلِمْتُ لَكُمْ مِنْ إِلَهٍ غَيْرِي فَأَوْقِدْ لِي يَا هَامَانُ عَلَى الطِّينِ فَاجْعَلْ لِي صَرْحًا لَعَلِّي أَطَّلِعُ إِلَى إِلَهِ مُوسَى وَإِنِّي لَأَظُنُّهُ مِنَ الْكَاذِبِينَ}[القصص: 38]

''Dhe Faraoni tha: ''O pari! Unë nuk di që për ju ka tjetër zot përveç meje!
O Haman, më ndez një zjarr për të pjekur qerpiçë dhe më ndërto një kullë të lartë që të ngjitem te Zoti i Musait. Jam i bindur se ai (Musai) gënjen!'' (El-Kasas, 38). (Shpjegim i përkthyesit).

Tuesday, February 25, 2014

Gruaja e cila kishte dalur e parfumosur jashtë shtëpisë dhe ishte takuar me Omer Ibn Hattabin


Gruaja e cila kishte dalur e parfumosur jashtë shtëpisë dhe ishte takuar me Omer Ibn Hattabin

Është transmetuar se Omer Ibn Hattabi (radiallahu anhu) doli në një Bajram. Duke kaluar nga një grup i femrave, ai mund të nuhaste aromën e parfumit të njërës prej tyre.
Ai pyeti: ''Kush është ajo e cila ka vendosur këtë aromë? Pasha Allahun, nëse do të dija se cila është ajo, do të bëja kështu dhe kështu (do ta ndëshkoja atë).
Një grua duhet të vendosë parfum vetëm për bashkëshortin e saj, dhe nëse ajo del jashtë (shtëpisë), ajo duhet të veshë rrobat e saja më të vjetra ose rrobat më të vjetra të shërbëtorës së saj.''
Dhe kështu ishte përfolur (është hapur fjalë) në mesin e grave se gruaja (e cila kishte vendosur parfum në publik) është ngritur nga ai tubim duke e fëlliqur (ndotur) veten e saj (nga frika).''

Burimi: ''El-Musanef'', 6387, nga Imam Ibn Ebi Shejbe, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Monday, February 24, 2014

Drejtuar atyre që thonë se Shkronjat e Kur'anit janë të krijuara dhe se Allahu nuk flet me Shkronja ose me Zë


Drejtuar atyre që thonë se Shkronjat e Kur'anit janë të krijuara dhe se Allahu nuk flet me Shkronja ose me Zë

Shejh Sulejman Ibn Samhan, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Si mundet që ata të cilët nuk e pohojnë se Allahu është mbi qiejt dhe Mbi Arshin e Tij, të jenë prej Ehli Sunnetit (Pasuesve të Sunnetit)?

Ata (Pasuesit e Bidateve) thonë ''Shkronjat e Kur'anit janë të krijuara'', dhe se ''Allahu nuk flet me shkronja ose zë'' dhe ata ''Nuk pohojnë se besimtarët do ta shohin Zotin e tyre në Xhennet me sytë e tyre.''

Ata (Pasuesit e Bidateve) e pohojnë shikimin por e shpjegojnë atë se është rritje e diturisë të cilën Allahu e krijon në zemrën e shikuesit.

Ata (Pasuesit e Bidateve) thonë se ''Besim është vetëm të pohosh me zemër'' dhe ata bëjnë deklarata tjera të cilat janë të njohura për të kundërshtuar atë në të cilën janë Ehli Sunneti dhe Xhemati.''

Burimi: ''Lauemi El-Enver El-Behija'', 1/73.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Saturday, February 22, 2014

Në pesë gjëra kanë qenë sahabët e Muhamedit salallahu alejhi ue selem dhe ata që i pasuan ata


Në pesë gjëra kanë qenë sahabët e Muhamedit salallahu alejhi ue selem dhe ata që i pasuan ata

Imam Euzaiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Është thënë se ishin pesë gjëra në të cilat kanë qenë sahabët e Muhamedit salallahu alejhi ue selem dhe ata të cilët i pasuan ata në mirësi:

1. Të përmbajturit me Xhematin.

2. Pasimin e Sunnetit.

3. Mirëmbajtjen e xhamive.

4. Recitimin e Kur'anit, dhe

5. Bërjen xhihad në rrugën e Allahut.''

Burimi: ''El-Hilje'', 8/142.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, February 21, 2014

Tefsiri i ajetit ''Dhe kur të vijë Zoti yt'' sipas Hamadit djalit të Imam Ebu Hanifes


Tefsiri i ajetit ''Dhe kur të vijë Zoti yt'' sipas Hamadit djalit të Imam Ebu Hanifes

حماد بن أبي حنيفة (ت. 176هـ):
قال في مناظرة له مع المبتدعة: «قلنا لهؤلاء : أرأيتم قول الله عز وجل{وَجَاءَ رَبُّكَ وَالْمَلَكُ صَفًّا صَفًّا} [الفجر : 22] وقوله عز وجل: {هَلْ يَنْظُرُونَ إِلَّا أَنْ يَأْتِيَهُمُ اللَّهُ فِي ظُلَلٍ مِنَ الْغَمَامِ وَالْمَلَائِكَةُ} [البقرة : 210] فهل يجيء ربنا كما قال؟ وهل يجيء الملك صفًا صفًا؟ » قالوا: أما الملائكة فيجيئون صفا صفا، وأما الرب تعالى فإنا لا ندري ما عنى بذلك، ولا ندري كيف جيئته. فقلنا لهم: «إنا لم نكلفكم أن تعلموا كيف جيئته، ولكنا نكلفكم أن تؤمنوا بمجيئه، أرأيتم من أنكر أن الملك لا يجيء صفا صفا، ما هو عندكم؟ » قالوا: كافر مكذب.
قلنا: «فكذلك من أنكر أن الله سبحانه لا يجيء فهو كافر مكذب

Imam Hamadi djali i Imam Ebu Hanifes (ka vdekur më 176 H), Allahu e mëshiroftë, gjatë debatit të tij me bidatçitë, ka thënë: ''Ne ju themi këtyre njerëzve: 'A nuk e keni parë fjalën e Allahut Azze ue Xhel: ''Dhe kur të vijë Zoti yt dhe engjëjt qëndrojnë radhë-radhë!'' (89:22), dhe thënien e Allahut: ''E ç'presin tjetër ata, që t'u vijë Allahu përmes hijeve të reve bashkë me engjëjt?!'' (2:210).
A do të vijë Zoti ynë siç Ai ka deklaruar? A do të vijnë engjëjt në radhë?
Ata (Bidatçite) thanë: 'Sa për engjëjt, ata do të vijnë në radhë. Por në lidhje me Zotin, më të Lartin, ne nuk e dijmë se çfarë Ai do të thotë me këtë (pra nuk e dijmë se çfarë ka pasur për qëllim Ai me këtë), dhe ne nuk e dijmë se si do të vijë Ai.'
Pra ne ju themi atyre: 'Ne nuk ju urdhërojmë juve që të dini se si Ai do të vjen: mirëpo ne ju urdhërojmë juve që të besoni në ardhjen e Tij.
Çfarë mendoni për atë i cili mohon se engjëjt do të vijnë? Çfarë është ai sipas mendimit tuaj? Ata thonë: ''Një jobesimtarë, një mohues.''
Ne themi: ''Në mënyrë të ngjashme, kushdo që mohon se Allahu do të vjen, është jobesimtarë, një mohues.''

Burimi: ''Akide Es-Selef Ashab El-Hadith'', fq.233-234 të Shejhul Islam Ebu Uthman Es-Sabunit Esh-Shafiut, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Thursday, February 20, 2014

Nëse ndodhë edhe ndonjë tërmet, unë nuk do të qëndroj këtu me juve


Nëse ndodhë edhe ndonjë tërmet, unë nuk do të qëndroj këtu me juve

Shejh Ibn Kajjim El-Xheuzi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Allahu ndonjëherë i jep tokës leje që të marrë frymë, e cila është kur ndodhin tërmete të mëdha; kjo i bën njerëzit që të ndjehen të frikësuar, kështu që ata pendohen, hjekin dorë nga gjynahet, i luten Allahut dhe ndjejnë keqardhje (për gjynahet e tyre).
Kur ka pasur ndonjë tërmet, disa nga Selefët (të parët tanë të mirë) kanë thënë: Zoti juaj po ju paralajmëron juve (po ua tërhjekë vërejtjen).
Kur Medina ishte goditur nga një tërmet, Omer Ibn Hattabi, radiallahu anhu, iu kishte drejtuar njerëzve dhe kishte thënë: ''Në qoftë se ka edhe një tjetër tërmet, unë nuk do të qëndroj këtu me juve.''1

Burimi: ''Miftah Der El-Se'ada'', 1/221.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Pra, nga këto që përmend Shejh Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, nënkuptojmë se kur ndodhë ndonjë tërmet në ndonjë vend, Allahu subhanehu ue teala paralajmëron njerëzit e atij vendi se duhen larguar nga veprat e këqija që ata bëjnë, dhe të pendohen për gjynahet e bëra, përndryshe ata mund të dënohen shumë rëndë nga Allahu subhanehu ue teala. (Shpjegim i përkthyesit).

Wednesday, February 19, 2014

Shejh Abdul Kadir Xhejlani El-Hanbeli për Nuzulin (Zbritjen e Allahut në qiellin më të afërt të dunjasë)


Shejh Abdul Kadir Xhejlani El-Hanbeli për Nuzulin (Zbritjen e Allahut në qiellin më të afërt të dunjasë)
وأنه تعالى ينزل في كل ليلة إلى سماء الدنيا كيف شاء وكما شاء ، فيغفر لمن أذنب وأخطأ وأجرم وعصى لمن يختار من عباده ويشاء تبارك العلي الأعلى ، لا إله إلا هو له الأسماء الحسنى ، لا بمعنى نزول الرحمة وثوابه على ما ادعته المعتزلة والأشعرية
Shejh Abdul Kadir Xhejlani El-Hanbeli (ka vdekur më 561 H), Allahu e mëshiroftë, është transmetuar të ketë thënë: ''Dhe se Ai, i Lartësuari, zbret në qiellin më të ulët (më të afërt të dunjasë) çdo natë, sido që Ai të dojë, ashtu si dëshiron Ai, dhe Ai e falë atë që ka mëkatuar, ka gabuar, ka bërë padrejtësi dhe nuk është bindur (nuk është nënshtruar), këdo që Ai zgjedh dhe dëshiron nga robërit e Tij.
I bekuar është i Madhërishmi, më i Larti. Nuk ka asnjë të denjë që meriton të adhurohet përveç Tij. Atij i përkasin Emrat më të bukur.
(Nuzuli - Zbritja e Allahut) nuk është me kuptimin (pra nuk ka domethënien) e zbritjes së Rahmetit (Mëshirës) dhe Sevapit (Shpërblimit) të Tij siç pretendohet nga Mutezilët dhe Esharitë.''

Burimi: ''Ghunja Et-Talibin'', nga Shejh Abdul Kadir Xhejlani, 1/74.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Monday, February 17, 2014

Nga gjynahet më të këqija është që një njeri të marrë gjynahun e tij lehtësisht


Nga gjynahet më të këqija është që një njeri të marrë gjynahun e tij lehtësisht

Është raportuar se Ebu Bekr El-Sidiku, radiallahu anhu, ka thënë: ''Një nga gjynahet më të këqija është që një njeri të marrë gjynahun e tij lehtësisht.''1

Burimi: ''El-Muxheleseh ue Xhevahir El-Ilm'', 2318, të Imam Ebu Bekr El-Dejnurit.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Pra, nga gjynahet (mëkatet) më të këqija është që njeriu ta marrë gjynahun e tij lehtë, sikur asgjë të keqe të mos kishte bërë.
Është fatkeqësi kur një njeri bën një gjynah dhe e di se është gjynah, mirëpo fare nuk brengoset se cilat do të jenë pasojat e atij gjynahu që ka bërë, dhe po të njëjtit nëse i thua (e këshillon) se pse bëre këtë vepër të ndaluar, ndodhë të të përgjigjet: ''Nuk është ndonjë gjë tepër e keqe kjo, të tjerët bëjnë vepra edhe më të këqija...''
Kështu i tilli jo vetëmse do të dënohet nga Allahu subhanehu ue teala, për gjynahun e bërë, por e ngarkon edhe më tej (me gjynah) veten e tij duke e marrë gjynahun e tij si një gjë të vogël apo fare të parëndësishëm, pavarësisht të keqes që bartë ajo vepër (e ndaluar). (Shpjegim i përkthyesit).

Sunday, February 16, 2014

Ne nuk jemi të ditur, të diturit janë ata të cilët veprojnë sipas dijës së tyre


Ne nuk jemi të ditur, të diturit janë ata të cilët veprojnë sipas dijës së tyre

Imam Sha'biu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Ne nuk jemi të ditur, të diturit janë ata të cilët veprojnë sipas dijës së tyre.''

Burimi: ''Et-Tedhkirah'', 1/120.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Saturday, February 15, 2014

Njeriu intelegjent para se të flasë mendon, ndërsa injoranti flet qoftë në dobinë apo në dëmin e tij ajo që e flet


Njeriu intelegjent para se të flasë mendon, ndërsa injoranti flet qoftë në dobinë apo në dëmin e tij ajo që e flet

Është raportuar se (Imam) Hasan El-Basri, ka thënë: ''Gjuha e njeriut intelegjent është prapa zemrës së tij: kur ai dëshiron të flasë, ai së pari mendon.
Në qoftë se (fjalët e tij) do të jenë në favor të tij, ai i thotë ato, dhe në qoftë se ato do të jenë kundër tij, ai nuk flet.
Dhe zemra e njeriut injorant është prapa gjuhës së tij: kur ai thjeshtë mendon që të thotë diçka, ai e thotë atë, qoftë për ose kundër tij.

Burimi: ''El-Muxheleseh ue Xhevahir El-Ilm'', 2049, të Imam Ebu Bekr El-Dejnurit.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, February 14, 2014

Besimi i Ehlul Hadithit (Pasuesve të Hadithit) në Emrat dhe Cilësitë e Allahut - Shejhul Islam Ebu Uthman Es-Sabuni Esh-Shafiu


Shejhul Islam Ebu Uthman Es-Sabuni Esh-Shafiu - Besimi i Ehlul Hadithit (Pasuesve të Hadithit) në Emrat dhe Cilësitë e Allahut

أبو عثمان الصابوني الشافعي (ت. 449 هـ) : (ولا يعتقدون تشبيها لصفاته بصفات خلقه، فيقولون: إنه خلق آدم بيديه، كما نص سبحانه عليه في قوله –عز من قائل- {قَالَ يَا إِبْلِيسُ مَا مَنَعَكَ أَنْ تَسْجُدَ لِمَا خَلَقْتُ بِيَدَيَّ } [ص : 75]. ولا يحرفون الكلام عن مواضعه، بحمل اليدين على النعمتين، أو القوتين؛ تحريف المعتزلة والجهمية – أهلكهم الله-، ولا يكيفونهما بكيف، أو يشبهونهما بأيدي المخلوقين، تشبيه المشبهة –خذلهم الله-.

Shejhul Islam Ebu Uthman Es-Sabuni Esh-Shafiu (ka vdekur më 449 H), Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Ata (domethënë Ehlul Hadithi) nuk besojnë në përngjasimin e Atributeve (Cilësive) të Tij (Allahut) me atributet (cilësitë) e krijesave të Tij.
Ata thonë: 'Ai e krijoi Ademin me Dy Duart e Tij siç na ka njoftuar për të në thënien e Tij: ''O Iblis! Ç'të ndaloi ty që të mos i biesh në sexhde atij, të cilin Unë e krijova me Dy Duart e Mia?'' (Sad, 75).
Ata nuk i shtrembërojnë fjalët nga kuptimet e tyre të duhura (të vërteta), duke i interpretuar Dy Duart se nënkuptojnë dy bekime ose dy fuqi siç është shtrembëruar nga Mutezilët dhe Xhehmitë - Allahu i shkatërroftë ata -.
Ata (Ehlul Hadithi) nuk caktojnë një mënyrë (kejfije) për to, e as nuk i përngjasojnë ato me Duart e krijesave siç veprohet nga Mushebihët (përngjasuesit) - Allahu i braktistë ata.''

Burimi: ''Akide Es-Selef Ashab El-Hadith'', fq.37 të Shejhul Islam Ebu Uthman Es-Sabunit, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Wednesday, February 12, 2014

Kur një i pamend (i marrë) flet mos iu përgjigj atij, sepse më mirë se përgjigja ndaj tij është heshtja


Kur një i pamend (i marrë) flet mos iu përgjigj atij, sepse më mirë se përgjigja ndaj tij është heshtja

Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Kur një i pamend (i marrë) flet, mos iu përgjigj atij, sepse më mirë se përgjigja (ndaj tij) është heshtja, dhe nëse i flet atij t'i i ke ndihmuar atij, dhe nëse e ke lënë atë (pa përgjigje) në pikëllim (trishtim) të skajshëm, ai vdesë.''1

Burimi: ''Sijer Alam El-Nubela'', të Imam Dhehebiut, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Pra, nëse t'i diskuton me një të pamend - me një të marrë, do e ndihmosh atë, do i japësh mundësinë që ai t'i flasë dhe të shpërndajë marrëzitë e tij, duke e menduar veten si të rëndësishëm, ndërsa nëse nuk i përgjigjesh (nuk flet apo nuk diskuton me të), ai do të tërhiqet në pikëllim e trishtim të madh dhe fjala e vetja e tij (pra ai) nuk do të peshojnë aspak.
Siç thotë një fjalë e jona popullore: ''Të marrit lëshoja rrugën!'' (Shpjegim i përkthyesit).

Tuesday, February 11, 2014

Xhehmitë thonë se Allahu nuk e ka krijuar Ademin me Dorën e Tij


Xhehmitë thonë se Allahu nuk e ka krijuar Ademin me Dorën e Tij

قال الامام الترمذي :
(هكذا رُوِي عن مالك، و سفيان بن عيينة، و عبد الله بن المبارك أنهم قالوا في هذه الأحاديث: «أمروها بلا كيف». وهكذا قول أهل العلم من أهل السنة والجماعة، وأما الجهمية فأنكرت هذه الروايات وقالوا: هذا تشبيه. وقد ذكر الله عز وجل في غير موضع من كتابه: اليد والسمع والبصر، فتأولت الجهمية هذه الآيات ففسروها على غير ما فسر أهل العلم، وقالوا: إن الله لم يخلق آدم بيده. وقالوا: إن معنى اليد ههنا القوة.)

Imam Tirmidhiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë në Sunnenin e tij: ''Kjo është se si është transmetuar nga Imam Maliku, Sufjan Ibn Ujejne dhe Abdullah Ibn Mubareku, se ata thonë në lidhje me këto transmetime 'Kaloni ato, pa hyrë në ''Si-në'' e tyre.'1
Kjo është thënia e dijetarëve të Ehli Sunnetit dhe Xhematit.
Sa i përket Xhehmijëve2, atëherë ata i refuzuan këto transmetime dhe thanë se kjo është Teshbih (Përngjasim i Allahut me krijesat e Tij).
Në më shumë se një vend në Kur'an, Allahu ka përmendur Dorën e Tij (Jed), Shikimin (Besir) dhe Ndëgjimin (Sem).
Xhehmitë bënë Te'uil (i shpjeguan apo interpretuan) këto ajete, dhe i interpretuan ato ndryshe nga ajo që njerëzit e dijës (pra dijetarët e Ehli Sunnetit) i interpretuan ato, dhe ata thanë: ''Allahu nuk e krijoi Ademin me Dorën e Tij'', ata thanë: ''Domethënia e Dorës (Jedit) këtu (duke pasur për qëllim ajetin 38:75)3 është 'Fuqia' (kuvah).''4

Burimi: ''El-Xhami El-Kebir'' (Sunnen Et-Tirmidhi), 2/42-43.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Me këto fjalë, është për qëllim që t'i kalojmë (t'i përcjellim apo transmetojmë) këto ajete dhe hadithe që flasin mbi Emrat dhe Cilësitë e Allahut subhanehu ue teala, në atë mënyrë që mos të hyjmë dhe të thellohemi e gjurmojmë për mënyrën e tyre.
Pra, mos të pyesim se ''Si'' janë ato Cilësi të Allahut subhanehu ue teala, ngase kjo është e ndaluar dhe dijetarët e Ehli Sunnetit dhe Xhematit e kanë sqaruar se është bidat (risi në fe) të pyetet për Emrat dhe Cilësitë e Allahut subhanehu ue teala se ''Si'' janë ato. (Shpjegim i përkthyesit).
2. Se kush janë Xhehmitë, më gjërësisht mund të lexoni në këtë temë: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=253442638158305&set=pb.100004777115694.-2207520000.1392134380.&type=3&theater
3. Allahu subhanehu ue teala, thotë në Kur'an: ''O Iblis! Ç'të ndaloi ty që të mos i biesh në sexhde atij, të cilin Unë e krijova me Dy Duart e Mia?'' (Sad, 75).
4. Pra, Xhehmitë janë ata të cilët ajeteve dhe haditheve që flasin mbi Emrat dhe Cilësitë e Allahut subhanehu ue teala, u japin kuptime tjera e që bindjet e tyre janë bidate dhe devijime.
Në çështjen e Dorës së Allahut subhanehu ue teala, që e ka përmendur Imam Tirmidhiu, Allahu e mëshiroftë, në fjalët më lartë, Xhehmitë për ajetin Kur'anor në të cilin përmenden Duart e Allahut subhanehu ue teala: ''O Iblis! Ç'të ndaloi ty që të mos i biesh në sexhde atij, të cilin Unë e krijova me Dy Duart e Mia?'' (Sad, 75)... Thanë se me Dorë, është për qëllim Fuqia e Allahut subhanehu ue teala, ndryshe nga ajo që kanë thënë e thonë Ehli Sunneti dhe Xhemati (Pasuesit e Sunnetit dhe Xhematit), të cilët i pranojnë të gjitha ajetet dhe hadithet që flasin mbi Emrat dhe Cilësitë e Allahut subhanehu ue teala, ashtu siç kanë ardhur, pa i përngjasuar ato me cilësitë e krijesave të Tij dhe pa bërë Te'uil (pa i shpjeguar apo interpretuar) siç bëjnë grupacionet e devijuara (bidatçitë). (Shpjegim i përkthyesit).

Monday, February 10, 2014

Ai i cili nuk ka frikë hipokrizinë, është hipokrit


Ai i cili nuk ka frikë hipokrizinë, është hipokrit

Imam Hasan El-Basri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Ai i cili nuk ka frikë hipokrizinë, është hipokrit.''

Burimi: ''El-Xhami'', fq.528.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Sunday, February 9, 2014

Ngritja e Allahut Mbi Arsh është përmendur në çdo libër që i është shpallur një të Dërguari


Ngritja e Allahut Mbi Arsh është përmendur në çdo libër që i është shpallur një të Dërguari

Shejh Abdul Kadir Xhejlani El-Hanbeli (ka vdekur më 561 H), Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Ngritja e Allahut Mbi Arsh është përmendur në çdo libër që i është shpallur një të Dërguari.''

Burimi: ''Ghunja Et-Talibin'', fq.96.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Saturday, February 8, 2014

Mençuria e Imam Ebu Bekër Ibn Ebi Tajibit kur shkoi të takohej me Mbretin e të Krishterëve


Mençuria e Imam Ebu Bekër Ibn Ebi Tajibit kur shkoi të takohej me Mbretin e të Krishterëve

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, transmeton: ''Kur Ebu Bekër Ibn Ebi-Tajibi do të shkonte për t'u takuar me Mbretin e të Krishterëve në Konstandinopojë, të Krishterët kishin frikë se ai nuk do të bënte sexhde (për Mbretin)1, prandaj, ata bënë që ai të ecë (të hyjë) nëpër një derë të vogël (në mënyrë që ai të përkulet).
Ai (Allahu e mëshiroftë) e kuptoi se çfarë ata donin, për këtë arsye... ai hyri tek Mbreti në fillim me prapanicën e tij.''

Burimi: ''El-Minhexh'', 2/56.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Ata e dinin se Imam Ebu Bekr Ibn Ebi Tajibi, Allahu e mëshiroftë, nuk do t'i përkulej mbretit.

Friday, February 7, 2014

Allahu më ka falur sepse e kam shkruar 'Salallahu alejhi ue selem' për të Dërguarin në çdo hadith


Allahu më ka falur sepse e kam shkruar 'Salallahu alejhi ue selem' për të Dërguarin në çdo hadith

Imam Muhamed Ibn Ebi Sulejmani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Ëndërrova babanë tim dhe në ëndërr unë i thashë atij: ''Baba, çfarë ka bërë Allahu me ty?'' Ai u përgjigj: ''Ai (Allahu) më ka falur mua.''
Unë pastaj i thashë: ''Për çfarë shkaku (pra cila është arsyeja për të cilën të ka falur)?''
Ai pastaj u përgjigj: ''Sepse unë gjithmonë kam shkruar 'Salallahu alejhi ue selem', për të Dërguarin... në çdo Hadith.''

Burimi: ''Sheref As'hab El-Hadith'', fq.85, nga Imam Hatib El-Bagdadi, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Wednesday, February 5, 2014

Të thuhet 'Hadithi të cilin Shejhul Islam Ibn Tejmije nuk e ka ditur nuk është Hadith' është e vërtetë


Të thuhet 'Hadithi të cilin Shejhul Islam Ibn Tejmije nuk e ka ditur nuk është Hadith' është e vërtetë

Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''(Shejhul Islam) Ibn Tejmije ka dhënë Fetua dhe është arsimuar kur ai ishte 20 vjeçar.
Ai kishte më shumë se 200 mësues. Arabishtja e tij ishte shumë e fortë (e zhvilluar).
Ai ishte një mrekulli në Histori. Asnjëri nuk kishte një njohuri të tillë në lidhje me fetë dhe sektet (grupacionet).
Guximi dhe lufta e tij nuk mund të përshkruhen.''

Gjithashtu, ka thënë: ''(Shejhul Islam) Ibn Tejmije kishte një dituri të përsosur në Hadith. Të thuhet 'Hadithi të cilin Ibn Tejmije nuk e ka ditur nuk është Hadith', është e vërtetë.''

Burimi: ''El-Ukud'', fq.23 dhe fq.25.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, February 4, 2014

Gjëja e parë që ne do të bëjmë në këtë ditë është të ulim shikimin


Gjëja e parë që ne do të bëjmë në këtë ditë është të ulim shikimin

Ne dolëm një Bajram me (Imam) Sufjan Eth-Theurin dhe ai tha: ''Gjëja e parë që ne do të bëjmë në këtë ditë tonën është që të ulim shikimin tonë.''1

Burimi: ''Kitab El-Uera'', 66, nga Imam Ibn Ebi Dunja, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Pra, me këto fjalë Imam Sufjan Eth-Theuri, Allahu e mëshiroftë, ka pasur për qëllim që të ulim shikimin tonë dhe të mos shikojmë në haram, dhe nga këto fjalë nuk kuptohet se kështu duhet të veprojmë vetëm gjatë Bajramit, por se muslimanët duhet të jenë të këtillë çdo ditë të jetës së tyre.
Allahu subhanehu ue teala, thotë në Kur'an: ''Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), t'i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. 
Allahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata.'' (En-Nur, 30). (Shpjegim i përkthyesit).

Monday, February 3, 2014

Shejh Abdul Kadir Xhejlani El-Hanbeli për Istivanë (Ngritjen e Allahut Mbi Arsh)


Shejh Abdul Kadir Xhejlani El-Hanbeli për Istivanë (Ngritjen e Allahut Mbi Arsh)

Shejh Abdul Kadir Xhejlani El-Hanbeli (ka vdekur më 561 H), Allahu e mëshiroftë, është transmetuar të ketë thënë:

''Është thelbësore që Atributin (Cilësinë) e Istivasë ta kuptojmë sipas kuptimit të dukshëm - pa te'uil (pa e interpretuar apo shpjeguar atë), dhe se Ai është Ngritur me Dhatin e Tij (Vetë) mbi Arsh.

Istivaja nuk do të thotë të ulesh ose të prekësh - siç thonë Muxhesimët dhe Keramijtë.

E as nuk do të thotë Madhështi dhe Lartësi - siç thonë Esharitë.

E as nuk do të thotë Pushtim dhe Dominim (Sundim, Mbizotërim) - siç thonë Mutezilitë.

Asnjëra prej këtyre nuk janë të lidhura në Sheriat. Dhe as nuk janë të lidhura nga asnjëri prej Selefu Salihinëve (të parëve tanë të mirë) dhe Tabi'inëve (dhe atyre që erdhën pas Selefu Salihinëve).

E as prej As'habul Hadithit (prej Njerëzve të Hadithit).

Më saktë është lidhur (është rrëfyer) prej tyre se ata morën (domëthënë e kanë kuptuar) domethënien e Istivasë me kuptimin e dukshëm.''

Burimi: ''Ghunja Et-Talibin'', nga Shejh Abdul Kadir Xhejlani, 1/50.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Sunday, February 2, 2014

Përdor veshët më shumë se sa gojën


Përdor veshët më shumë se sa gojën

Imam Ibn Hibbani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Është e obliguar për njeriun e ndritur që të përdorë veshët e tij dy herë më shumë në vend të gjuhës së tij dhe të kuptojë se ai ka marrë (ka) dy veshë dhe vetëm një gojë, kështu që ai të ndëgjojë më shumë se sa që flet.''

Burimi: ''Reuda El-Ukala'', 1/45.

Përktheu: Jetmir Jakupi