Tuesday, February 11, 2014

Xhehmitë thonë se Allahu nuk e ka krijuar Ademin me Dorën e Tij


Xhehmitë thonë se Allahu nuk e ka krijuar Ademin me Dorën e Tij

قال الامام الترمذي :
(هكذا رُوِي عن مالك، و سفيان بن عيينة، و عبد الله بن المبارك أنهم قالوا في هذه الأحاديث: «أمروها بلا كيف». وهكذا قول أهل العلم من أهل السنة والجماعة، وأما الجهمية فأنكرت هذه الروايات وقالوا: هذا تشبيه. وقد ذكر الله عز وجل في غير موضع من كتابه: اليد والسمع والبصر، فتأولت الجهمية هذه الآيات ففسروها على غير ما فسر أهل العلم، وقالوا: إن الله لم يخلق آدم بيده. وقالوا: إن معنى اليد ههنا القوة.)

Imam Tirmidhiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë në Sunnenin e tij: ''Kjo është se si është transmetuar nga Imam Maliku, Sufjan Ibn Ujejne dhe Abdullah Ibn Mubareku, se ata thonë në lidhje me këto transmetime 'Kaloni ato, pa hyrë në ''Si-në'' e tyre.'1
Kjo është thënia e dijetarëve të Ehli Sunnetit dhe Xhematit.
Sa i përket Xhehmijëve2, atëherë ata i refuzuan këto transmetime dhe thanë se kjo është Teshbih (Përngjasim i Allahut me krijesat e Tij).
Në më shumë se një vend në Kur'an, Allahu ka përmendur Dorën e Tij (Jed), Shikimin (Besir) dhe Ndëgjimin (Sem).
Xhehmitë bënë Te'uil (i shpjeguan apo interpretuan) këto ajete, dhe i interpretuan ato ndryshe nga ajo që njerëzit e dijës (pra dijetarët e Ehli Sunnetit) i interpretuan ato, dhe ata thanë: ''Allahu nuk e krijoi Ademin me Dorën e Tij'', ata thanë: ''Domethënia e Dorës (Jedit) këtu (duke pasur për qëllim ajetin 38:75)3 është 'Fuqia' (kuvah).''4

Burimi: ''El-Xhami El-Kebir'' (Sunnen Et-Tirmidhi), 2/42-43.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Me këto fjalë, është për qëllim që t'i kalojmë (t'i përcjellim apo transmetojmë) këto ajete dhe hadithe që flasin mbi Emrat dhe Cilësitë e Allahut subhanehu ue teala, në atë mënyrë që mos të hyjmë dhe të thellohemi e gjurmojmë për mënyrën e tyre.
Pra, mos të pyesim se ''Si'' janë ato Cilësi të Allahut subhanehu ue teala, ngase kjo është e ndaluar dhe dijetarët e Ehli Sunnetit dhe Xhematit e kanë sqaruar se është bidat (risi në fe) të pyetet për Emrat dhe Cilësitë e Allahut subhanehu ue teala se ''Si'' janë ato. (Shpjegim i përkthyesit).
2. Se kush janë Xhehmitë, më gjërësisht mund të lexoni në këtë temë: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=253442638158305&set=pb.100004777115694.-2207520000.1392134380.&type=3&theater
3. Allahu subhanehu ue teala, thotë në Kur'an: ''O Iblis! Ç'të ndaloi ty që të mos i biesh në sexhde atij, të cilin Unë e krijova me Dy Duart e Mia?'' (Sad, 75).
4. Pra, Xhehmitë janë ata të cilët ajeteve dhe haditheve që flasin mbi Emrat dhe Cilësitë e Allahut subhanehu ue teala, u japin kuptime tjera e që bindjet e tyre janë bidate dhe devijime.
Në çështjen e Dorës së Allahut subhanehu ue teala, që e ka përmendur Imam Tirmidhiu, Allahu e mëshiroftë, në fjalët më lartë, Xhehmitë për ajetin Kur'anor në të cilin përmenden Duart e Allahut subhanehu ue teala: ''O Iblis! Ç'të ndaloi ty që të mos i biesh në sexhde atij, të cilin Unë e krijova me Dy Duart e Mia?'' (Sad, 75)... Thanë se me Dorë, është për qëllim Fuqia e Allahut subhanehu ue teala, ndryshe nga ajo që kanë thënë e thonë Ehli Sunneti dhe Xhemati (Pasuesit e Sunnetit dhe Xhematit), të cilët i pranojnë të gjitha ajetet dhe hadithet që flasin mbi Emrat dhe Cilësitë e Allahut subhanehu ue teala, ashtu siç kanë ardhur, pa i përngjasuar ato me cilësitë e krijesave të Tij dhe pa bërë Te'uil (pa i shpjeguar apo interpretuar) siç bëjnë grupacionet e devijuara (bidatçitë). (Shpjegim i përkthyesit).

No comments:

Post a Comment