Wednesday, April 30, 2014

Pse nuk duhet pranuar hadithet që vijnë nga Rafiditë (Shijat)?


Pse nuk duhet pranuar hadithet që vijnë nga Rafiditë (Shijat)?

Imam Malik Ibn Enesi, Allahu e mëshiroftë, i pyetur mbi Rafiditë (Shijat), ka thënë: ''Mos ju folni atyre, dhe as mos rrëfeni (transmetoni) prej tyre, sepse në të vërtetë ata gënjejnë.''

Imam Sherik Ibn Abdullah El-Kadi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Merrni (dije) nga të gjithë ata që keni takuar, përveç nga Rafiditë (Shijat), sepse ata kanë shpikur (sajuar) hadithe dhe pastaj i kanë marrë ato për fe të tyre.''

Imam Hamad Ibn Seleme, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Njëri prej Shejhëve (dijetarëve) të Rafidive (Shijave) ka thënë: ''Kur ne mblidheshim dhe gjenim diçka që është e mirë, ne do ta bënim atë hadith.''1

Burimi: ''Minhexh El-Sunneh'', nga Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Pra, kur ata (grupe prej Rafidive) mblidheshin, dhe e mendonin një gjë si gjë të mirë për besim të tyre, ata po të njëjtën gjë e transmetonin si hadith, edhe pse ajo nuk kishte fare të bëjë me thëniet dhe veprat e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem.
Kjo është dëshmi se ata janë gënjeshtarë dhe shpifës, të cilët gënjejnë dhe shpifin për Allahun subhanehu ue teala, dhe për të Dërguarin salallahu alejhi ue selem, dhe në këtë formë kanë gënjyer dhe gënjejnë kur flasin keq mbi sahabët, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre. (Shpjegim i Përkthyesit).

Vepra më e mirë


Vepra më e mirë

I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Vepra më e mirë është që ta bësh vëllaun tënd të lumtur, të paguash borxhin e tij ose t'i japësh atij bukë për të ngrënë.''

Burimi: Transmeton Imam Asbahani, 1/214. Hadithi është i mirë sipas Shejh Albanit, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, April 29, 2014

Mos u ngut dhe mos paragjyko


Mos u ngut dhe mos paragjyko

Omer Ibn Hattabi, radiallahu anhu, ka thënë: ''Mos mendo në lidhje me ndonjë fjalë e cila del nga goja e Muslimanit, përveçse interpretoje atë në mënyrën më të mirë.''1

Burimi: ''Amileh'' nga Imam El-Muhamili, fq.395.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Kështu kanë qenë sahabët e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem, dhe dijetarët e tjerë të drejtë të muslimanëve.
Nuk janë ngutur dhe nuk kanë paragjykuar mbi vëllezërit e tyre musliman. Nuk i kanë marrë fjalët e vëllezërve të tyre menjëherë në aspekt të keq, duke i (keq) interpretuar ato në mënyrë tjetër e të gabuar nga ajo që ka pasur për qëllim thënësi i atyre fjalëve.
Dhe muslimani (muslimanja) duhet të jetë e atillë që fjalët e vëllaut (motrës) në Islam, mos t'i marrë me vrull në aspekt të keq, por gjithnjë të gjykojë duke mos u ngutur apo duke mos u përfshirë nga emocionet. (Shpjegim i Përkthyesit).

Hedhja poshtë e akides së Hauarixhëve


Hedhja poshtë e akides së Hauarixhëve

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Vetëm Ehli Sunneti janë të aftë të hedhin poshtë (të përgënjeshtrojnë) akiden (besimin) e Hauarixhëve.''

Burimi: ''El-Minhexh'', 2/613.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Monday, April 28, 2014

Rruarja e mjekrrës ka me të katër çështje


Rruarja e mjekrrës ka me të katër çështje

Shejh Hamad El-Ensari, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Rruarja e mjekrrës ka me të katër çështje, dhe ato janë:

1. Mëkatimi ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij (salallahu alejhi ue selem).
2. Ndryshimi i krijimit të Allahut azze ue xhel.
3. Imitimi i kafirëve (jobesimtarëve).
4. Imitimi i femrave.(1)

Burimi: ''El-Mexhmu fi terxhuma Hamad El-Ensari'', vëll.2, fq.767.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Pra, këto katër vepra të lartëpërmendura janë të ndaluara dhe nga kjo bën të kuptojmë se nuk lejohet rruarja e mjekrrës (se është haram rruarja e saj).
Në lidhje me mjekrrën, transmetohet nga Abdullah Ibn Omeri, radiallahu anhu, se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:  الله بن عمر - رضي الله عنهما – قال : قال رسول الله صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ : " أنهكوا الشوارب وأعفوا اللحى " رواه البخاري (5443) ومسلم(600)
''Shkurtoni mustaqet dhe lëshoni mjekrrat.'' (Transmeton Buhariu, nr.5443 dhe Muslimi, nr.600).

Sipas një transmetimi tjetër, i Dërguari salallahu alejhi ue selem, ka thënë: خالفوا المشركين أحفوا الشوارب وأوفوا اللحى ) رواه مسلم(602)
''Dallohuni nga mushrikët (idhujtarët): shkurtoni mustaqet dhe lëreni mjekrrën të rritet.'' (Transmeton Muslimi, 602).

Gjithashtu, transmetohet nga Ebu Hurejra, radiallahu anhu, se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: وروى مسلم (383) عن أبي هريرة – رضي الله عنه – قال : قال رسول الله صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ : ( جزوا الشوارب وأرخوا اللحى خالفوا المجوس ).
''Shkurtoni mustaqet dhe lëshoni mjekrrat, dhe kundërshtoni mexhusët.'' (Transmeton Muslimi, nr.383). (Shpjegim i Përkthyesit).

Sunday, April 27, 2014

Allahu e devijon zemrën e atij që nuk e do të vërtetën


Allahu e devijon zemrën e atij që nuk e do të vërtetën

Shejh Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Kur Allahu e di se një njeri nuk e do hakun (të vërtetën), Ai e devijon zemrën e tij.''1

Burimi: ''Lika El-Bab El-Meftuh'', 73.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Për këtë kemi argument edhe vetë fjalët e Allahut subhanehu ue teala, i Cili thotë në Kur'an: وقد أمر الله رسوله محمداً صلى الله عليه وسلم أن يبين الحق للناس كافة ولهم الخيار فيما يرغبون فمن أطاع نفع نفسه ومن عصى ضر نفسه كما قال سبحانه : ( قل يا أيها الناس قد جاءكم الحق من ربكم فمن اهتدى فإنما يهتدي لنفسه ومن ضل فإنما يضل عليها وما أنا عليكم بوكيل ) يونس/108
''Thuaj: ''O njerëz, ju erdhi e Vërteta nga Zoti juaj. Kush udhëzohet në rrugën e drejtë, ai është udhëzuar për dobinë e vetë dhe kush e humbë rrugën e drejtë, ka humbur në dëmin e vetë, ndërsa unë nuk jam mbikëqyrësi juaj.'' (Junus, 108).
Allahu subhanehu ue teala, gjithashtu thotë:  قد جاءكم بصائر من ربكم فمن أبصر فلنفسه ومن عمي فعليها وما أنا عليكم بحفيظ ) الأنعام/104
''Tashmë ju kanë ardhur nga Zoti juaj argumente të qarta. Ai që i sheh ato, i sjellë dobi vetes, ndërsa ai që i mbyllë sytë para tyre, i bën dëm vetes. Unë (Muhamedi) nuk jam roje e juaj.'' (El-En'am, 104).
Dhe thotë:  إن الله لا يهدي من هو كاذب كفار ) الزمر/3
''Vërtetë, Allahu nuk e udhëzon atë që është gënjeshtarë e mohues (jobesimtarë).'' (Ez-Zumer, 3). (Shpjegim i Përkthyesit).

Katër gjëra që e dallojnë Ebu Bekrin radiallahu anhu nga të tjerët


Katër gjëra që e dallojnë Ebu Bekrin radiallahu anhu nga të tjerët

Është transmetuar se Imam Shabiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Allahu i Lartësuar e ka dalluar (veçuar) Ebu Bekr El-Sidikun, radiallahu anhu, me katër cilësi, me të cilat Ai nuk e ka dalluar askënd tjetër me to:

Ai e quajti atë El-Sidik (besimtar i vërtetë - i sinqertë) dhe Ai asnjëherë nuk e quajti ndonjë tjetër El-Sidik; (Ebu Bekri) ishte shoqëruesi i të Dërguarit të Allahut - salallahu alejhi ue selem - në shpellë, dhe shoqëruesi i tij gjatë Hixhretit (Migrimit); dhe i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, i tha atij që të udhëheqë namazin në praninë e pjesës tjetër të muslimanëve.''

Burimi: ''El-Muxheleseh ue Xhevahir El-Ilm'', 2815, të Imam Ebu Bekr El-Dejnurit.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Saturday, April 26, 2014

Imam Ebu Hanifja, njeri i drejtë i cili kujdesej nga harami


Imam Ebu Hanifja, njeri i drejtë i cili kujdesej nga harami

Imam Ibn Haxher El-Hejthemi El-Meki Esh-Shafiu (ka vdekur më 974 H), Allahu e mëshiroftë, tregon për Imam Ebu Hanifen, Allahu e mëshiroftë: ''(Imam) Ebu Hanifja i ka dërguar ca mallra ortakut të tij në (mesin e) të cilave ishte një veshje e dëmtuar (me defekt).
Ai e udhëzoi atë për ta shitur atë dhe në mënyrë të qartë të tregojë defektin (të metën) që ishte në të.
Ortaku i tij e shiti atë pa treguar defektin sepse ai kishte harruar për ta bërë këtë. Blerësi as që e kishte ditur për defektin.
Kur Ebu Hanifja e kishte marrë vesh për këtë, ai kishte dhënë vlerën e tërë mallrave në bamirësi (sadaka) e cila kishte arritur në 30 mijë dirhem.
Ai gjithashtu e kishte shpërbërë (prishur) ortakërinë e tij me atë ortak të veçantë.''1

Burimi: ''El-Hajret El-Hisen Fi Menekib El-Imam Ebu Hanifa En-Numan'', fq.43.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Kjo tregon se sa i drejtë ishte Imam Ebu Hanifja, dhe se si kujdesej që pasuria e tij mos të përzihet me haram apo edhe të mos ushqehet nga harami.
Allahu subhanehu ue teala, e mëshiroftë këtë dijetarë të madh dhe na bëftë prej të tillëve. (Shpjegim i Përkthyesit).

Friday, April 25, 2014

Eja të hajmë dhe të pijmë para se të vdesim!


Eja të hajmë dhe të pijmë para se të vdesim!

Imam Jahja Ibn Kethiri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Më të mirët nga vëllezërit janë ata të cilët thonë 'Eja të agjërojmë para se të vdesim', dhe më të këqinjtë nga vëllezërit janë ata të cilët thonë 'Eja të hajmë dhe të pijmë para se të vdesim'.''

Burimi: ''El-Hilje'', 3/71.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Thursday, April 24, 2014

Është absurde të thuhet se ai i cili thotë për Allahun atë që është në Librin e Tij është Mushebih (një që përngjason Allahun me krijesat)


Është absurde të thuhet se ai i cili thotë për Allahun atë që është në Librin e Tij është Mushebih (një që përngjason Allahun me krijesat)

Imam Ibn Abdul Berr El-Maliki (ka vdekur më 463 H), Allahu e mëshiroftë, ka thënë: قال ابن عبد البر المالكي (ت. 463 هـ) : (ومُحالٌ أن يكون مَن قال عن اللهِ ما هو في كتابه منصوصٌ مُشبهًا إذا لم يُكيّف شيئا، وأقرّ أنه ليس كمثله شيء.

''Është absurde të thuhet se ai i cili thotë për Allahun atë që është në Librin e Tij është Mushebih (1), kur Ai nuk e përshkruan se si është (kejfije), dhe Ai pohon se asgjë nuk është si Ai.''(2)

Burimi: ''El-Istidhkar'', nga Imam Ibn Abdul Berri, 8/150.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Mushebih apo Muxhesim (antropomorfist), quhen ata që e përngjasojnë Allahun subhanehu ue teala, me krijesat e Tij, pra ata të cilët shembull thonë se Allahu subhanehu ue teala, ka Dorë dhe Dora e Tij është sikurse dora e njeriut, thonë se Allahu subhanehu ue teala, ka Fytyrë dhe Fytyra e Tij është sikurse e krijesave të Tij etj.
Besimi i Ehli Sunnetit në Emrat dhe Cilësitë e Allahut subhanehu ue teala, është se pohojnë dhe besojnë atë me të cilën Allahu subhanehu ue teala, e ka përshkruar Veten e Tij në Kur'an dhe i Dërguari i Tij, salallahu alejhi ue selem, në hadithe të sakta, pa e përngjasuar Atë me krijesat, duke u bazuar në ajetin Kur'anor: ''Asnjë send nuk është si Ai; Ai është ndëgjuesi, shikuesi.'' (Esh-Shura, 11).
Pra, Ehli Sunneti thonë se Allahu subhanehu ue teala, ka Dorë por Dora e Tij nuk është sikur dora e krijesave të Tij, thonë se Allahu subhanehu ue teala, ka Fytyrë, por Fytyra e Tij nuk është sikur e krijesave të Tij e kështu me rradhë për ato Cilësi për të cilat ka argumente nga Kur'ani dhe Sunneti. (Shpjegim i Përkthyesit).
2. Kjo është një kundërpërgjigje ndaj grupacioneve të devijuara (ndaj Xhehmive, Esharive, Maturidive) nga ky dijetar i madh i Ehli Sunnetit, pasiqë grupacionet e devijuara e akuzojnë Ehli Sunnetin se janë Mushebih (që e përngjasojnë Allahun me krijesat e Tij) edhe pse Ehli Sunneti nuk flet për kejfijen (domethënë nuk flasin për mënyrën - nuk i përshkruajnë Cilësitë e Allahut se si janë), por vetëm i pohojnë (i vërtetojnë) ato që thuhen në Kur'an dhe Sunnet. (Shpjegim i Përkthyesit).
3. Në linkun në vazhdim mund të lexoni shpjegimin nga Imam Ibn Abdul Berri, në lidhje me dallimin e besimit në Cilësitë e Allahut subhanehu ue teala, mes Ehli Sunnetit dhe grupacioneve të devijuara: http://jetmirjakupi.blogspot.com/2014/03/dallimi-mes-pasuesve-te-sunnetit-dhe.html

Wednesday, April 23, 2014

Të mallkuarit nuk dallohen nëpërmjet zymtësisë (errësirës) së fytyrës së tyre


Të mallkuarit nuk dallohen nëpërmjet zymtësisë (errësirës) së fytyrës së tyre

Transmetohet se Imam Hamad Ibn Seleme, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Të qenit i mallkuar, nuk është ca zymtësi (errësirë) që mund të shihet në fytyrë, por kjo është kur ju nuk e lini një mëkat pa rënë në një tjetër.''1

Burimi: ''El-Muxheleseh ue Xhevahir El-Ilm'', 765, të Imam Ebu Bekr El-Dejnurit.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Zakonisht në mesin e njerëzve egzistojnë bindje se njerëzit e mallkuar (pra njerëzit e këqinjë) dallohen nëpërmjet zymtësisë apo errësirës që shihet në fytyrën e tyre, që nuk është gjithnjë ashtu.
Ne shohim shumë jobesimtarë të cilët jetojnë në kufër (mosbesim) dhe vazhdimisht bëjnë gjynahe të mëdha dhe nuk janë të zymtë, por prap se prap ata janë prej atyre të cilët i ka mallkuar Allahu subhanehu ue teala dhe i Dërguari i Tij, salallahu alejhi ue selem. (Shpjegim i Përkthyesit).

Tuesday, April 22, 2014

Shenjë se ai i cili e ka kryer Haxhin është i falur



Shenjë se ai i cili e ka kryer Haxhin është i falur

I është thënë Imam Hasan El-Basrit, Allahu e mëshiroftë: ''Njerëzit thonë se ai i cili ka qenë në Haxh është një i cili është i falur.''
Ai tha: ''Dhe shenjë e kësaj është se ai i lë të këqijat (gjynahet) të cilat i ka bërë më parë.''1

Burimi: ''Et-Teube'', 70, nga Imam Ibn Ebi El-Dunja, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Në lidhje me këtë gjë, transmetohet nga Ebu Hurejra, radiallahu anhu, se ka thënë: عن أبي هريرة رضي الله عنه قال : سمعت النبي صلى الله عليه وسلم يقول ( مَنْ حَجَّ لِلَّهِ فَلَمْ يَرْفُثْ وَلَمْ يَفْسُقْ رَجَعَ كَيَوْمِ وَلَدَتْهُ أُمُّهُ).
رواه البخاري ( 1449 ) ومسلم ( 1350).

''E kam ndëgjuar të Dërguarin salallahu alejhi ue selem, duke thënë: ''Kushdo që e kryen Haxhin për hir të Allahut dhe nuk flet ndonjë fjalim të pahijshëm (të turpshëm) ose nuk bën ndonjë vepër të keqe, do të kthehet (i pastër nga gjynahu) siç e ka lindur atë nëna e tij.'' (Transmetojnë Buhariu, 1449 dhe Muslimi, 1350).
Ky është shpërblimi për Haxhin e pranuar, ndërsa nëse Haxhi është bërë me para haram, ose nuk ka qenë për hir të Allahut subhanehu ue teala, ose ai i cili flet fjalë të pahijshme që nuk i takojnë një muslimani t'i thotë, apo bën vepra të ndaluara sërish, i tilli (e tilla) nuk do të kthehet i pastër nga gjynahet siç e ka lindur atë nëna e tij (saj). (Shpjegim i Përkthyesit).

Monday, April 21, 2014

Martohuni sepse nëse bëni imoralitet, Allahu ua merr dritën e imanit prej juve


Martohuni sepse nëse bëni imoralitet, Allahu ua merr dritën e imanit prej juve

Transmetohet se Ibn Abasi, radiallahu anhu, ka thënë: ''Martohuni, sepse nëse robi i Allahut bën zina (imoralitet), Allahu ia merr dritën e imanit (besimit) prej tij, dhe mundet apo mund të mos ia kthejë atë, atij.''

Burimi: ''El-Tabakat El-Kubra'', vëll.5, fq.287 nga Imam Ibn Sa'di, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Saturday, April 19, 2014

Shembulli i gruas së mirë


Shembulli i gruas së mirë

Imam Hatab El-Mahzumi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Bir i dashur! Ka gra të cilat janë të dashura dhe që lindin. Ato janë të besueshme kur burrat janë të papranishëm. Fqinjët i duan ato.
Ato janë të lavdërueshme prapa dyerve të mbyllura dhe haptazi. Ato ulin zërat e tyre, pastrojnë shtëpitë e tyre, dhe ju japin ushqim shërbëtorëve.
Shtëpitë e tyre janë të pastra dhe mirësia e tyre është e vazhdueshme.''

Burimi: ''Er-Raudah'', fq.202.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, April 18, 2014

Gratë janë kurthet e shejtanit dhe alkooli është thirrës për çdo mëkat


Gratë janë kurthet e shejtanit dhe alkooli është thirrës për çdo mëkat

Imam Malik Ibn Dinari, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

''Dashuria e kësaj bote është koka e çdo gabimi (domethënë, arsyeja kryesore prapa gabimeve).
Gratë janë kurthet e shejtanit. Dhe vera (alkooli) është thirrës për çdo mëkat!''1

Burimi: ''Kitab Dhem Ed-Dunja'', 3/416.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Pra, ta duash këtë botë aq shumë e cila është e përkohshme, dhe të mundohesh për të më shumë se sa për botën tjetër e cila është e përhershme, është arsyeja kryesore prapa gabimeve që bën njeriu në dunja.
Shejtani bën kurthe nëpërmjet (fitneve të) grave, ndërsa alkooli është një thirrës, domethënë njëri prej shkaktarëve më të mëdhenjë që e shtyen njeriun të bëjë mëkate (tjera). Dhe Allahu e di më së miri. (Shpjegim i Përkthyesit).

Thursday, April 17, 2014

Ke durim, në vend të shkurorëzimit shiko në cilësitë e mira të gruas tënde


Ke durim, në vend të shkurorëzimit shiko në cilësitë e mira të gruas tënde

Shejh Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Disa burra dëshirojnë të shkurorëzohen sepse ata nuk konsiderojnë se gratë e tyre janë duke iu bindur atyre.
Ke durim. Në vend (të shkurorëzimit) shiko në cilësitë e saja të mira.''1

Burimi: ''El-Lika Esh-Shehri'', 57.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Gjithashtu në këtë aspekt, Allahu subhanehu ue teala, thotë në Kur'an: ''Jetoni e silluni mirë me to! Në qoftë se ato nuk ju pëlqejnë aq shumë, (duroni) sepse është e mundur që juve të mos ju pëlqejë
diçka, por që Allahu në atë do t'ju sjellë shumë të mira.'' (En-Nisa, 19).
Gjithashtu, transmetohet se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Asnjë burrë besimtarë nuk duhet ta urrejë gruan e tij besimtare.
Nëse ai nuk pëlqen ndonjë nga tiparet (cilësitë) e saj, ekzistojnë tipare (cilësi) tjera të saj që do ta kënaqin.'' (Transmeton Muslimi). (Shpjegim i Përkthyesit).

Wednesday, April 16, 2014

Lejohet mallkimi i jobesimtarëve


Lejohet mallkimi i jobesimtarëve

Imam Ebu Bekr Ibn El-Arabi El-Malikiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Është e lejuar të mallkohet një njeri jobesimtar (kafir).''

Burimi: ''Ahkamul Kur'an'', 1/81.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Gratë e Pejgamberit janë Ehlul Bejt së bashku me Fatimen, Aliun, Hasanin dhe Husejnin


Gratë e Pejgamberit janë Ehlul Bejt së bashku me Fatimen, Aliun, Hasanin dhe Husejnin

Shejh Muhamed Emin Esh-Shenkiti, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Gratë e Pejgamberit janë Ehlul Bejt (1), së bashku me (mes tjerash) Fatimen, Aliun, Hasanin dhe Husejnin.''

Burimi: ''El-Edva El-Bejan'', 4/284.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Ehlul Bejt ose Ehli Bejt, quhen familja e Muhamedit salallahu alejhi ue selem. Dhe në familjen e Muhamedit salallahu alejhi ue selem, hyjnë edhe gratë e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem, pra nënat e besimtarëve, për dallim nga ajo që pretendojnë Rafiditë (Shijat) se gratë e Muhamedit salallahu alejhi ue selem, nuk hyjnë në mesin e Ehlul Bejtit, dhe se Ehlul Bejti janë vetëm Aliu radiallahu anhu, Fatimja radiallahu anha dhe Hasani dhe Husejni, radiallahu anhum.
Shejh Muhamed Salih El-Munexhid, Allahu e ruajtë, ka thënë: ''Pra, familja e të Dërguarit (salallahu alejhi ue selem) janë: gratë e tij, fëmijët e tij, dhe Beni Hashimët, Beni Abdul Mutalibët dhe robërit e tyre të liruar. Dhe Allahu e di më së miri.''
فيصبح آل بيت النبي صلى الله عليه وسلم هم : أزواجه وذريته وبنو هاشم وبنو عبد المطلب ومواليهم ، والله تعالى أعلم. (Shpjegim i Përkthyesit).

Tuesday, April 15, 2014

Dituria nuk do të mësohet nga ai i cili është shumë i turpshëm dhe as nga ai i cili është shumë krenar


Dituria nuk do të mësohet nga ai i cili është shumë i turpshëm dhe as nga ai i cili është shumë krenar

Imam Muxhahidi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Dituria nuk do të mësohet nga ai i cili është shumë i turpshëm (që të pyesë), dhe as nga ai i cili është shumë krenar.''1

Burimi: Transmeton Imam Darimiu, 1/138.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Pra, njeriu i cili ka turp që të pyesë për ato gjëra që nuk i di, dhe ai i cili ndihet shumë krenar për të parashtruar pyetje, të tillët nuk do të arrijnë asnjëherë dituri, pasiqë Allahu subhanehu ue teala thotë që të pyesim ata që dijnë, nëse ne nuk dijmë: ''Pyetni pra dijetarët nëse ju nuk dini.'' (En-Nahl, 43). (Shpjegim i Përkthyesit).

Monday, April 14, 2014

Njeriu fisnik nuk e lëndon të urtin, nuk tallet me budallanë dhe nuk shoqërohet me mëkatarin


Njeriu fisnik nuk e lëndon të urtin, nuk tallet me budallanë dhe nuk shoqërohet me mëkatarin

Imam Ibn Hibbani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Fisniku nuk e lëndon të urtin, ai nuk tallet me budallanë dhe ai nuk përzihet (nuk shoqërohet) me mëkatarin.''

Burimi: ''Er-Reuda'', fq.173.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Ditën kur të gjitha fshehtësitë do të zbulohen dhe unë nuk do ta dijë se a do të shkoj në Xhennet apo në Xhehennem


Ditën kur të gjitha fshehtësitë do të zbulohen dhe unë nuk do ta dijë se a do të shkoj në Xhennet apo në Xhehennem

Është transmetuar nga Ebu Derda, radiallahu anhu, se ai ka thënë: ''Tri gjëra më bëjnë të qesh, dhe tri gjëra më bëjnë të qajë.

Ato të cilat më bëjnë të qesh janë, një njeri i cili i vë shpresat e tij në jetën e kësaj bote, ndërsa vdekja e ndjek atë, një njeri i cili është i pavëmendshëm (ndaj Zotit të tij) ndërsa (Zoti i tij) nuk është i pavëmendshëm ndaj tij, dhe një njeri i cili gjithmonë qesh ndërsa ai nuk e di nëse ai e ka kënaqur Allahun apo e ka zemëruar Atë.

Ajo që më bën të qajë është se jam i ndarë nga i dashuri im: Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) dhe nga grupa e tij (nga Sahabët), nga tmerret e kohës së vdekjes, dhe nga qëndrimi para Allahut azze ue xhel në Ditën kur fshehtësitë do të zbulohen dhe unë nuk do ta dijë se atëherë a do të shkoj në Xhennet apo në Xhehennem?''

Burimi: ''El-Zuhd ue El-Reke'ik'', 250, nga Imam Ibn Mubareku, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Sunday, April 13, 2014

Nuk është e lejuar që një grua jobesimtare të shikojë një grua Muslimane të zbuluar


Nuk është e lejuar që një grua jobesimtare të shikojë një grua Muslimane të zbuluar

Omer Ibn Hattabi, radiallahu anhu, njëherë i shkruajti një letër Ebu Ubejde Ibn El-Xherrahut, radiallahu anhu, duke i thënë:

''Më ka arritur mua se gratë Muslimane hyjnë në zonat publike për larje së bashku me gratë jobesimtare.
Kështu që, parandaloje këtë dhe mos e lejo atë, sepse në të vërtetë nuk është e lejuar për një grua jobesimtare të shoh një grua Muslimane të zbuluar.''

Burimi: ''Tefsir El-Kurtubi'', 12/333.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Saturday, April 12, 2014

Justifikoje vëllaun tënd në vend se ta sulmosh atë


Justifikoje vëllaun tënd në vend se ta sulmosh atë

Imam Muhamed Ibn Sirini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Nëse diçka (e keqe) të arrin ty rreth vëllaut tënd (musliman), atëherë kërko një justifikim (shfajësim) për të.
Nëse t'i nuk gjen një justifikim për të, atëherë bëje një justifikim për të.''

Imam Xhafer Ibn Muhamedi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Nëse diçka që t'i nuk e pëlqen të arrin ty rreth vëllaut tënd (musliman), atëherë kërko një justifikim për të, deri në shtatëdhjetë justifikime (1).
Nëse ajo godet në shenjë (2), (atëherë mirë). Nëse jo, atëherë thuaj: 'Ndoshta ai ka një justifikim që unë nuk jam në dijeni për të.''(3)

Burimi: ''El-Xhami Li Shu'ab El-Iman'', 14/441-442.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Mundohu dhe kërko të gjesh deri në shtatëdhjetë justifikime (shfajësime) për atë gjë (fjalë apo lajm) të keqe që ndëgjon për vëllaun tënd musliman.
2. Pra, nëse e gjen justifikimin për atë (vepër të keqe) të vëllaut musliman, atëherë mirë - ke goditur cakun.
3. Sa këshilla me vend janë këto nga këta dy Imam të nderuar, Allahu subhanehu ue teala, i mëshiroftë.
Në të vërtetë, ky është shembulli më i mirë se si duhet të jenë muslimanët mes vete në rastet kur ne ndëgjojmë ndonjë fjalë (një lajm) të keq për ndonjë nga vëllezërit tanë musliman.
Ndërsa sot fatkeqësisht, me shumicën e muslimanëve ndodhë e kundërta, sapo të ndëgjojnë një fjalë (një lajm) të keq për vëllezërit e tyre musliman, qoftë ajo fjalë e vërtetë apo shpifje, manipulim apo keqkuptim, pa u vërtetuar fare ajo që pretendohet (shpesh herë shpifjet - gënjeshtrat e jobesimtarëve), menjëherë i përhapin ato fjalë në mesin e muslimanëve, duke mos u brengosur fare se sa dëmtohet (padrejtësisht) ndonjëri nga muslimanët në atë rast apo fare duke mos u brengosur për vërtetësinë e asaj fjale (apo lajmi).
Ndërsa Allahu subhanehu ue teala, thotë në Kur'an: ''O ju që keni besuar, nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u sjellë ndonjë lajm, ju shqyrtojeni mirë, ashtu që të mos e goditni ndonjë popull pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë.'' (El-Huxhurat, 6).
Imam Taberiu, Allahu e mëshiroftë, gjatë komentimit të këtij ajeti Kur'anor, ka thënë: ''Mos nxitoni, së pari sigurohuni për vërtetësinë e lajmit dhe mos shpejtoni në përhapjen e tij dhe as mos merrni qëndrime pa i vërtetuar ato lajme, ngase ndodhë që ju të dëmtoni njerëz pa të drejtë.
Ndoshta lajmi ka qenë jo i vërtetë dhe ju do të pendoheni për veprimin tuaj të nxituar kundër njerëzve të pafajshëm.'' (''Xhamiul Bejan'', vëll.26, fq.123-125). (Shpjegime të Përkthyesit).

Friday, April 11, 2014

Njoftoi njerëzit në lidhje me Sunnetin, e nëse ata nuk e pranojnë atëherë qëndro i heshtur


Njoftoi njerëzit në lidhje me Sunnetin, e nëse ata nuk e pranojnë atëherë qëndro i heshtur

Imam Hejthem Ibn Xhemili (1), Allahu e mëshiroftë, është pyetur: ''Një njeri është mirë i mësuar (i ditur) në lidhje me çështjet e Sunnetit, a duhet ai të debatojë dhe të argumentohet rreth tyre (rreth çështjeve të Sunnetit)?''

Ai u përgjigj: ''Jo, megjithatë ai duhet t'i njoftojë (informojë) njerëzit në lidhje me Sunnetin, kështu që nëse pranohet ajo prej tij, atëherë mirë, dhe nëse jo (nëse nuk pranohet), atëherë ai duhet të mbaj qetësi (duhet të qëndrojë i heshtur).''

Burimi: ''Xhamiul Bejan El Ilm ue Fadlihi'', 4/94, të Imam Ibn Abdul Berrit, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Imam Hejthem Ibn Xhemili, Allahu e mëshiroftë, ishte bashëkohës i Imam Malikut, Allahu e mëshiroftë.

Thursday, April 10, 2014

Ndalohet mallkimi i muslimanëve gjynahqarë


Ndalohet mallkimi i muslimanëve gjynahqarë

Imam Ebu Bekr Ibn El-Arabi El-Malikiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Është e ndaluar të mallkohet një Musliman gjynahqarë.''

Burimi: ''Ahkamul Kur'an'', 1/81.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Atëherë ti je më i miri prej tyre


Atëherë ti je më i miri prej tyre

Imam Vehb Ibn Munebihu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Musa (alejhi selam) iu ka thënë Izraelitëve: Sjelleni njeriun më të mirë nga mesi juaj. Ata sollën një njeri.
Ai (Musa) tha: Ti je më i miri i Izraelitëve. Ai pastaj tha: Kjo është ajo që ata pretendojnë.
Ai (Musa) tha: Shko dhe sjelle më të keqin prej tyre. Ai (njeriu) pastaj shkoi dhe u kthye i vetëm.
Ai (Musa) tha: A ke ardhur me më të keqin prej tyre? Ai (njeriu) tha: Unë nuk e njohë asnjërin prej tyre sikurse e njoh veten time (pra me këto fjalë ka dashur të thotë se nuk i ka konsideruar të tjerët më të këqinj se ai, pasiqë të metat e tij i ka ditur më mirë se ato të të tjerëve, sh.p.).
Ai (Musa) tha: Ti je më i miri prej tyre.''1

Burimi: ''Ez-Zuhd'', fq.63.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Pra, ai njeri i cili i di dhe i pranon të metat dhe gabimet e veta dhe i cili nuk i konsideron të tjerët jashta tij si njerëz më të këqinj se veten e tij (duke i ditur të metat dhe gabimet e veta), ai është prej njerëzve më të mirë.
Ngase, njeriu së pari duhet të shikojë veten e tij dhe më të afërmit e tij të cilët i ka nën përkujdesjen e tij (pra duhet të kujdeset për ta dhe t'i udhëzojë për të mirë), para se të shikojë të metat dhe gabimet e të tjerëve dhe pastaj të gjykojë për të tjerët se a janë më të mirë apo më të këqinj se ai. (Shpjegim i Përkthyesit).

Wednesday, April 9, 2014

Allahu thotë për të varfërit të cilët duan të martohen


Allahu thotë për të varfërit të cilët duan të martohen

Allahu, subhanehu ue teala, thotë për të varfërit të cilët duan të martohen, por frikësohen nga varfëria më e madhe: ''Nëse janë të varfër, Allahu i begaton nga mirësitë e Tij.'' (En-Nur, 32).

Shejh Muhamed Emin Esh-Shenkiti, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Domethënë, ai i cili me martesën e tij ka për qëllim t'i bindet Allahut nëpërmjet uljes së shikimit dhe mbrojtjes së pjesëve private (intime).''

Burimi: ''El-Edva El-Bejan'', 4/112.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Mrekulli - Të verbërit të cilit i kthehej shikimi çdoherë që dëshironte të lexonte Kur'an


Mrekulli - Të verbërit të cilit i kthehej shikimi çdoherë që dëshironte të lexonte Kur'an

Ebu Ez-Zahiriu, ka transmetuar: ''Unë shkova në Tersus, kështu që hyra tek (Imam) Ebu Muavije El-Esuedi, pasiqë ai ishte bërë i verbër.
Në shtëpinë e tij, unë e pashë një Mus'haf të varur nga muri, kështu që unë i thashë atij: ''Allahu pastë mëshirë mbi ty! Një Mus'haf, ndërsa t'i nuk mund të shohësh?!''
Ai u përgjigj: ''Vëllau im, a do të mbash një sekret për mua deri ditën kur unë të vdesë?''
Unë i thashë: ''Po.'' Pastaj, ai më tha mua: ''Me të vërtetë, kur unë dua të lexojë nga Kur'ani, shikimi im (të parit) kthehet tek unë (domethënë shohë).''

Në një transmetim tjetër, që transmeton Ebu Hamza Nasir Ibn El-Ferexh El-Eslemi, dhe ai ishte shërbëtor i (Imam) Ebu Muavije El-Esuedit, transmeton diçka të ngjashme:
''Ebu Muavije e kishte humbur shikimin. Kështu që, në qoftë se ai dëshironte të lexonte nga Kur'ani, ai do të kapte (prekte gjërat) rreth dhomës për të kërkuar Mus'hafin derisa ai ta gjente atë.
Sapo ai ta hapte atë, Allahu do t'ia kthente shikimin (të parit) atij. Sapo ai ta mbyllte atë, shikimi i tij do ta linte atë (sërish nuk do të shihte).''

Burimi: ''Sijer E'Alam En-Nubela'', 8/43, nga Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, April 8, 2014

Nëse gruaja nuk martohet në këtë jetë, Allahu do ta martojë atë në Xhennet


Nëse gruaja nuk martohet në këtë jetë, Allahu do ta martojë atë në Xhennet

Shejh Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Nëse gruaja nuk martohet në këtë jetë, Allahu do ta martojë atë në Xhennet me atë me të cilin ajo gjen kënaqësi.''1

Burimi: ''Arkanul Islam'', fq.116.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Pra, Allahu subhanehu ue teala, do ta martojë atë me atë burrë të cilin ajo e pëlqen dhe ndihet e kënaqur me të. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me gruan e cila hyn në Xhennet, ndërsa bashkëshorti i saj nuk është prej banorëve të Xhennetit. (Shpjegim i Përkthyesit).

Monday, April 7, 2014

Vetëm se dikush na kritikon, ta kritikojmë edhe ne atë?!


Vetëm se dikush na kritikon, ta kritikojmë edhe ne atë?!

Imam Ahmed Ibn Hanbeli, Allahu e mëshiroftë, lavdëronte Pasuesit e Sunnetit të cilët e kritikonin atë kur ai besonte se ata ishin të denjë për lavdërim.
Një njeri iu afrua atij dhe e pyeti atë për (Imam) Muhamed Ibn Mensur Et-Tusin.
Ai tha: ''Nëse t'i nuk merr (dije) prej Muhamed Ibn Mensurit atëherë prej kujt do të marrësh?''
Njeriu tha: ''Por ai të ka kritikuar ty!''
Ai (Imam Ahmedi) u përgjigj: ''Ai është njeri i drejtë i cili është provuar (1) me ne, kështu që çfarë duhet ne të bëjmë (domethënë ta kritikojmë atë vetëm për shkak se ai na ka kritikuar?).''2

Burimi: ''Tabekat El-Hanabila'', 1/195.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Pra, njeri i cili e ka dëshmuar apo vërtetuar veten se është njeri i drejtë dhe i mirë.
2. Kjo është një këshillë nga Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë, që tregon se Ehli Sunneti (Pasuesit e Sunnetit) duhet të jenë të butë ndaj njëri-tjetrit dhe të kenë rrespekt ndaj njëri-tjetrit, edhe nëse nuk pajtohen në ndonjë çështje.
Të mos jenë kritik të mëdhenjë njëri ndaj tjetrit, deri në atë masë sa të ofendohen dhe nënçmohen mes vete, si dhe t'i humben meritat dhe të mirat e një Pasuesi të Sunnetit, që janë shumë më shumë se gabimet të cilat mund t'i posedojë. (Shpjegim i Përkthyesit).

Sunday, April 6, 2014

Do të jepja tërë arin dhe argjendin e botës po ta posedoja, për të shmangur tmerrin e asaj që vjen pas vdekjes


Do të jepja tërë arin dhe argjendin e botës po ta posedoja, për të shmangur tmerrin e asaj që vjen pas vdekjes

Omer Ibn Hattabi, radiallahu anhu, ka thënë: ''Pasha Allahun, përveç të Cilit nuk ka zot tjetër, në qoftë se do të kisha tërë arin dhe argjendin në botë, unë do ta paguaja atë, për të shmangur tmerrin e asaj që vjen pas vdekjes.''1

Burimi: ''Sahih Et-Teuthik Fi Sirat Ue Hajat El-Faruk'', fq.383.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Mjerë për atë i cili (e cila) nuk i ka kryer obligimet ndaj Allahut subhanehu ue teala, dhe të Dërguarit të Tij, salallahu alejhi ue selem, dhe i cili (e cila) në këtë dunja vazhdimisht ka bërë mëkate, duke mos u brengosur dhe penduar asnjëherë për to dhe duke vdekur në atë gjendje (pa u penduar dhe pa u larguar nga veprat e këqija). (Shpjegim i Përkthyesit).

Saturday, April 5, 2014

Kushdo që flet në lidhje me Islamin pa dituri është gënjeshtar, edhe nëse nuk ka pasur për qëllim që të gënjejë


Kushdo që flet në lidhje me Islamin pa dituri është gënjeshtar, edhe nëse nuk ka pasur për qëllim që të gënjejë

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Kushdo që flet në lidhje me Islamin pa dituri është gënjeshtar.
Edhe nëse ai nuk ka pasur për qëllim që të gënjejë.''1

Burimi: ''El-Mexhmu El-Fetaua'', 10/449.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Allahu subhanehu ue teala, thotë në Kur'an: ''Thuaj: ''Me të vërtetë, Zoti im ka ndaluar vetëm punët e pahijshme, qofshin të hapëta ose të fshehta dhe gjynahet, dhunimin pa të drejtë, t'i shoqërohet Allahut (në adhurim) diçka, për të cilën nuk ju ka dhënë kurrfarë të drejte dhe të thoni për Allahun atë që nuk e dini.'' (El-A'raf, 33).

Gjithashtu, Thotë: ''Atëherë, kush është më keqbërës se ai që shpif gënjeshtra rreth Allahut, për t'i shpënë njerëzit në humbje nga padija?'' (El-En'am, 144).

Këto ajete Kur'anore dhe hadithe të tjera të cilat flasin në këtë tematikë, tregojnë se rreptësisht është e ndaluar që të flitet për fenë e Allahut subhanehu ue teala, pa dituri fetare (Shpjegim i Përkthyesit).

Friday, April 4, 2014

Ai i cili e rruan mjekrrën tërthorazi është duke thënë 'O Allah, Ti nuk më ke krijuar në mënyrën më të mirë'


Ai i cili e rruan mjekrrën tërthorazi është duke thënë 'O Allah, Ti nuk më ke krijuar në mënyrën më të mirë'

Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Ai i cili rruhet (e rruan mjekrrën) tërthorazi (jodirekt) është duke thënë: ''O Allah! Ti nuk më ke krijuar në një mënyrë të mirë.
Përndryshe nuk do të më kishe dhënë një mjekërr.''1

Burimi: ''Silsilat El-Huda uen-Nur'', 162.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Pra, nuk lejohet rruarja e mjekrrës (është haram rruarja e saj). Transmetohet nga Ebu Hurejra, radiallahu anhu, se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:
وروى مسلم (383) عن أبي هريرة – رضي الله عنه – قال : قال رسول الله صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ : ( جزوا الشوارب وأرخوا اللحى خالفوا المجوس ) .
''Shkurtoni mustaqet dhe lëshoni mjekrrat, dhe kundërshtoni mexhusët.'' (Transmeton Muslimi, nr.383).
Në një hadith tjetër që e transmeton Abdullah Ibn Omeri, radiallahu anhu, se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: عن عبد الله بن عمر - رضي الله عنهما – قال : قال رسول الله صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ : " أنهكوا الشوارب وأعفوا اللحى " رواه البخاري (5443) ومسلم(600) 
''Shkurtoni mustaqet dhe lëshoni mjekrrat.'' (Transmeton Buhariu, nr.5443 dhe Muslimi, nr.600). (Shpjegim i përkthyesit).

Thursday, April 3, 2014

A e ke humbur besimin në zemrën tënde kështu që e quan armikun e Allahut si 'Vëlla'?!


A e ke humbur besimin në zemrën tënde kështu që e quan armikun e Allahut si 'Vëlla'?!

Shejh Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Disa i quajnë jobesimtarët (kafirët) si vëllezër dhe thonë: 'Vëlla!'
A e ke humbur besimin në zemrën tënde kështu që e quan armikun e Allahut si 'Vëlla'?''1

Burimi: ''El-Lika Esh-Shehri'', 2.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Ndërsa Allahu subhanehu ue teala, thotë në Kur'an, që as mos t'i miqësojmë jobesimtarët, e lëre më t'i quajmë vëllezër: ''O ju që besuat, mos i zini miq jobesimtarët e t'i lini anash besimtarët! A doni t'i sillni Allahut argument të qartë kundër vetes!'' (En-Nisa, 144).
Dhe Thotë: ''O ju që besuat! Mos zini miq as jehudët, e as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtetë Allahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqarë.'' (El-Maide, 51). (Shpjegim i Përkthyesit).

Wednesday, April 2, 2014

Mos i shiko vetëm anët e këqija të gruas tënde, ajo ka edhe shumë të mira


Mos i shiko vetëm anët e këqija të gruas tënde, ajo ka edhe shumë të mira

Shejh Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Një burrë i cili i sheh vetëm anët e këqija të gruas së tij dhe i harron anët e mira të saj, është sikur një grua e cila i harron veprat e mira të burrit të saj, nëse ajo në ndonjë rast nuk ia ka dalur sipas mënyrës së saj (pra nëse ajo nuk ka marrë apo vepruar atë që ka dashur, sh.p).''1

Burimi: ''El-Lika Esh-Shehri'', 28.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Pra, sikurse burri ashtu edhe gruaja nuk duhet t'i shikojnë vetëm anët apo veprat e këqija të njëri-tjetrit, por duhet shikuar edhe të mirat që ata posedojnë.
Allahu subhanehu ue teala, thotë në Kur'an: ''Çoni jetë të mirë me to. Nëse i urreni ato, bëni durim pse ndodhë që Allahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni.'' (En-Nisa, 16).
Transmetohet se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: وبقول الرسول صلى الله عليه وسلم : ( لا يَفْرَكْ مُؤْمِنٌ مُؤْمِنَةً إِنْ كَرِهَ مِنْهَا خُلُقًا رَضِيَ مِنْهَا آخَرَ ) رواه مسلم (1469).
''Asnjë burrë besimtar nuk duhet ta urrejë gruan e tij besimtare. Nëse ai nuk pëlqen ndonjë nga tiparet e saj, ekzistojnë tipare tjera të saj që do ta kënaqin atë.'' (Transmeton Muslimi, nr.1469). (Shpjegim i Përkthyesit).

Rafiditë (Shijat) janë të mashtruar nga dijetarët e tyre dhe janë më të humbur se Shejtani


Rafiditë (Shijat) janë të mashtruar nga dijetarët e tyre dhe janë më të humbur se Shejtani

Imam El-Alusi El-Hanefi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Rafiditë (Shijat) janë të mashtruar nga dijetarët e tyre dhe të gjithë ata janë më injorant (më të paditur) se gomarët dhe më të humbur (më në rrugë të gabuar) se sa Shejtani.''

Burimi: ''Sebul Edheb'', fq.305.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, April 1, 2014

Nëse udhëheqësi është i mirë, atëherë edhe njerëzit gjithashtu janë të mirë dhe anasjelltas


Nëse udhëheqësi është i mirë, atëherë edhe njerëzit gjithashtu janë të mirë dhe anasjelltas

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Nëse udhëheqësi (prijësi) është i mirë, atëherë edhe njerëzit gjithashtu janë të mirë dhe anasjelltas.''

Burimi: ''El-Irakijah'', 1/478.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Ai i cili e përmend Allahun në mesin e atyre të cilët nuk e përmendin Atë, është sikurse ai që lufton


Ai i cili e përmend Allahun në mesin e atyre të cilët nuk e përmendin Atë, është sikurse ai që lufton

Imam Hasan Ibn Ebi Sinani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Ai i cili e përmend Allahun në mesin e neglizhuesve (të shkujdesurve)1, është sikurse ai që lufton (domethënë në luftë) në mesin e atyre që e kthejnë shpinën e tyre.''

Burimi: ''Ez-Zuhd''. fq.266.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Pra, është për qëllim se kush e përmend Allahun subhanehu ue teala në mesin e atyre njerëzve të cilët nuk e përmendin Atë, dhe nuk i janë të përkushtuar Atij, i tilli (e tilla) është sikur një luftëtar (muxhahid) i cili lufton në mesin e atyre që ia kthejnë shpinën. (Shpjegim i Përkthyesit).