Wednesday, November 30, 2016

Sot shijon disa të mira, e nesër mund asgjë të mos kesh (posedosh)


Sot shijon disa të mira, e nesër mund asgjë të mos kesh (posedosh)

Është e çuditshme kur mundohet që të të këshillon e përmirëson ai i cili nga përvojat e tij të këqija kurrë nuk ka mësuar asgjë.
Ai i cili ende jeton nën hijen e të tjerëve - i cili ende pret nga të tjerët, ai i cili përkundër mundësive që i është dhënë kurrë nuk ka bërë diçka për veten e familjen e tij e aq ma pak për të tjerët.

Ai i cili e di mirë hallallin dhe haramin por prap me haram e ushqen familjen e tij, i cili i di obligimet ndaj Krijuesit por kurrë në sexhde nuk i bjen Atij. I cili është bukëpërmbysës dhe mosmirënjohës ndaj atyre që e ndihmuan dhe e ofruan në ditët e vështira.

I mbështetem Allahut subhanehu ue teala, i Cili thotë në Kur'an: ''Sigurisht që Ne do t'ju sprovojmë me frikë dhe uri, me dëmtim të pasurisë, të njerëzve dhe të të lashtave! Prandaj, përgëzoji të duruarit, të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: ''Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!'' Ata do të shpërblehen me bekim dhe mëshirë nga Zoti i tyre; ata janë në rrugën e drejtë!'' (El-Bekare, 155).

''Sa e sa njeriu kaloj vështirësi, sot ke e nesër nuk ke (pasuri),
Më mjafton ti mbështetem Atij (Allahut), i Cili i hap rrugët e mirësisë.

E di që familjen time nuk e ushqej me haram, e di që atë që e posedoj - e posedoj tamam (sepse më takon dhe nuk e kërkoj atë që nuk është e imja),
Shfrytëzoje jetën duke qenë në rrugë të drejtë, se sot shijon disa të mira, e nesër mund asgjë të mos kesh (posedosh).''

Shkruar nga: Jetmir Jakupi

Friday, November 25, 2016

Ti pretendon se je armik i Shejtanit, por prap i bindesh atij!


Ti pretendon se je armik i Shejtanit, por prap i bindesh atij!

''Me të vërtetë, Shejtani është armik për ju, andaj trajtojeni atë si një armik! Ai vetëm i josh pasuesit e tij, që të bëhen banorë të zjarrit që flakëron.''1

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. El-Fatir, 6.

Monday, November 21, 2016

Ata që e mohojnë hilafetin e Ebu Bekrit, Omerit dhe Uthmanit radiallahu anhum janë kafira


Ata që e mohojnë hilafetin e Ebu Bekrit, Omerit dhe Uthmanit radiallahu anhum janë kafira

Mulla Ali El-Kariu El-Hanefiu, ka thënë: ''Nëse dikush e refuzon hilafetin e Ebu Bekrit dhe Omerit (radiallahu anhum), ai duhet të konsiderohet kafir. Arsyeja për këtë është se hilafeti i tyre është vendosur nëpërmjet ixhmasë (konsensusit), pa asnjë mosmarrëveshje (kundërshtim).''

Imam Shah Abdul Aziz Dehleviu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Imamitët (Shijat Ithna Asheri) e refuzojnë Hilafetin e Ebu Bekrit (radiallahu anhu), dhe është përmendur në librat e fikhut se secili i cili refuzon hilafetin e Ebu Bekrit, e refuzon ixhmanë (konsensusin) dhe bëhet kafir. Sipas fikhut Hanefi, vendimi Sheriatik i Shijave Imamitë është se ata janë murteda (femohues).''

Imam Enver Shah Kashmiri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Shumica i kanë shpallur kafira ata të cilët e refuzojnë (nuk e pranojnë) Hilafetin e Ebu Bekrit. Nuk ka dallim në mendim se mohuesi i Hilafetit qoftë të Ebu Bekrit, Omerit ose Uthmanit (radiallahu anhum) është kafir.''

Imam Ibn Haxher El-Hejthemiu, Allahu e mëshiroftë, kur përmend mendimin e Imam Ebu Hanifes, Allahu e mëshiroftë, thotë: ''Është përmendur tashmë se dijetarët Hanefi e kanë gjykuar me kufër (mosbesim) atë i cili e mohon hilafetin e Ebu Bekrit dhe Omerit (radiallahu anhum). Ky vendim është përmendur në librat e tyre me hollësi ashtu sikurse është përmendur në ''El-Asl'' nga Imam Muhamed Ibn Hasan El-Shejbani (njëri nga nxënësit më të afërt të Imam Ebu Hanifes - Allahu e mëshiroftë).
Është e qartë se këtë (vendim) ata e kanë trashëguar nga Imami i tyre, Ebu Hanifja (Allahu e mëshiroftë) dhe ai di më shumë në lidhje me Rafiditë (i njeh më mirë ata dhe bindjet e tyre, sh.p.) ngase ai është prej Kufës dhe Kufa ishte zanafilla (origjina) dhe selia e Rafidive..''

Burimi: ''Sherh Fikh El-Ekber'', fq.198; ''Fetaua Azizije'', 358; ''Ikfar El-Mulhidin'', fq.51; ''El-Seuaik El-Muhrikah'', fq.362.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, November 15, 2016

Akuzat dhe shpifjet e Xhehmive dhe Rafidive ndaj sahabiut, Ebu Hurejres radiallahu anhu


Akuzat dhe shpifjet e Xhehmive dhe Rafidive ndaj sahabiut, Ebu Hurejres radiallahu anhu

Historikisht, transmetohet se Xhehmiu Bishr El-Marisi, ishte ndoshta i pari i cili pretendonte se Omer Ibn Hattabi radiallahu anhu, ka thënë se ''gënjeshtari më i madh në mesin e transmetuesve të hadithit është Ebu Hurejra.''

Ndaj kësaj shpifje Imam Darimiu, Allahu e mëshiroftë është përgjigjur: ''Si ka mundësi që Omeri (radiallahu anhu) ta akuzojë atë se ka gënjyer ndaj të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selem), dhe (në të njëjtën kohë) ta vendosë atë në krye të posteve të rëndësishme?! Po të mendonte Omeri radiallahu anhu se (Ebu Hurejra radiallahu anhu) është i tillë sikurse (Xhehmiu Bishr El-Marisi) pretendonte, Omeri nuk do t'ia kishte besuar atij (Ebu Hurejrës) çështjet e Muslimanëve, duke e bërë atë përgjegjës (duke e vendosur atë në krye të posteve të rëndësishme).''

Gjithashtu, Imam Darimiu, Allahu e mëshiroftë retorikisht e pyet Xhehmiun Bishr El-Marisin: ''Po të ishe i sinqertë në pretendimin tënd, atëherë vë në dukje (na e paraqit neve) se kush e ka transmetuar një gjë të tillë?
Ti nuk do të jesh në gjendje të paraqitësh (tregosh) një transmetues të besueshëm.''1

Burimi: ''Red El-Imam El-Darimi Uthman Ibn Sa'ed ala Bishr El-Marisi El-Anid'', fq.132-135.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Ditëve në vazhdim do të sjellim një temë e cila sqaron se pse Hanefitë dhe Imam Ibrahim En-Nehaiu kanë 'pasur rezerva ndaj haditheve të Ebu Hurejres radiallahu anhu'. Do të sqarohet se a ishte arsyeja pse mendonin se 'Ebu Hurejra ishte gënjeshtar' sikurse pretendon ky Xhehmiu Rafidi i kohës sonë dhe kundërshtimet e dijetarëve tjerë ndaj atyre që thonin se Ebu Hurejra radiallahu anhu nuk ishte fekih. (Shpjegim i Përkthyesit).

Sunday, November 13, 2016

Çfarë mund të pritet nga Xhehmiu i kohës sonë përpos se t'i përcjellë fjalët e të parëve të tij


Çfarë mund të pritet nga Xhehmiu i kohës sonë përpos se t'i përcjellë fjalët e të parëve të tij

Xhehmiu i kohës sonë të cilit i janë pshtjellur shumë gjërat dhe herë pretendon të jetë Maturidi ('Hanefi'), e herë Mutezilij, e herë Shija (Rafidi) - i cili nuk la bindje e sekt të devijuar pa e provuar (i ka grumbulluar në vete më të këqijat e gjitha sekteve të devijuara), vazhdimisht ai me shokët e tij të cilët pretendojnë se janë Hanefi sillen rreth sulmimit të Medh'hebit Hanbeli, të Imamit të Medh'hebit - Ahmed Ibn Hanbelit dhe veçanërisht nxënësve dhe dijetarëve të mëdhenjë të këtij Medh'hebi.

Transmetohet nga Imam Dhehebiu, se xhehmiu Muhamed Ibn Shuxha (i vdekur më 266 H) thoshte për Imam Ahmed Ibn Hanbelin: ''Ahmed Ibn Hanbeli ka libra të herezisë.''

Ai gjithashtu thoshte: ''Pasuesit e Ahmed Ibn Hanbelit duhet të therren.''

Imam Ibn Adij, Allahu e mëshiroftë thoshte për të (për Muhamed Ibn Shuxhën): ''Ai kishte zakon t'i atribuonte haditheve teshbihun dhe pastaj i cilësonte Ehlul Hadithin (njerëzit e hadithit) se kanë teshbih.''1

Transmetohet nga Imam El-Mizi dhe nga Imam Dhehebiu, Allahu i mëshiroftë: ''Muhamed Ibn Shuxha El-Bagdadi El-Hanefij, ai ishte një Xhehmi i cili thoshte se fjala e Allahut është e krijuar, Imam Ahmed (Ibn Hanbeli) e ka shpallur atë bidatçi, (Imam) Ibn Adij ka thënë se ai shpikte (sajonte) transmetime (hadithe) që të sulmonte Muhadithët (Dijetarët e Hadithit).
Es-Saxhi ka thënë se ai do të shpikte (sajonte) Hadithe për të mbështetur Medh'hebin e tij dhe të refuzonte Hadithe (tjera).''

Burimi: ''Tehdhib El-Kemal'', vëll.6, fq.344 nga Imam El-Mizi, dhe ''Mizan El-I'tidal'', vëll.3, fq.578 nga Imam Dhehebiu.

Shkruar nga: Jetmir Jakupi

1. http://jetmirjakupi.blogspot.mk/2015/01/cka-konsiderohet-teshbih-dhe-texhsim.html

Wednesday, November 9, 2016

Për çfarë arsye dëshironi të më vrisni mua?!


''Betohem në Allahun, unë nuk kam bërë zina (imoralitet) para apo pas pranimit të Islamit, e as nuk kam dashur ndonjëherë ndonjë fe tjetër qëkur Allahu më ka udhëzuar, e as që kam vrarë ndonjëherë ndonjë. Kështu që për çfarë arsye dëshironi të më vrisni mua?!''

Uthman Ibn Affani, radiallahu anhu me këto fjalë iu është drejtuar Hauarixhëve të cilët dëshironin ta vrisnin atë.

Burimimi: ''Sunen En-Nesai'', 4019; ''Sunen Ebi-Davud'', 4502; ''El-Musned'', 1/63. Shejh Ahmed Shakir, Allahu e mëshiroftë, ka thënë se zinxhiri i transmetimit është i saktë.

Përktheu: Jetmir Jakupi