Friday, November 28, 2014

Allahu me siguri do t'i kishte falur ata, po të mos isha unë në mesin e tyre


Allahu me siguri do t'i kishte falur ata, po të mos isha unë në mesin e tyre

Imam Bekr Ibn Abdullah El-Muzni, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Kur unë shikova njerëzit e Arafatit, mendova: ''Allahu me siguri do t'i kishte falur ata, nëse unë nuk do isha në mesin e tyre.''

Burimi: ''Ihja Ulum Ed-Din'', 2/6.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Thursday, November 27, 2014

Ka pirë helmin dhe asgjë e keqe nuk i ka ndodhur atij


Ka pirë helmin dhe asgjë e keqe nuk i ka ndodhur atij

Një keramet (mrekulli) që i kishte ndodhur sahabiut të nderuar, Halid Ibn Velidit, radiallahu anhu.

Transmetohet se Kajs Ibn Ebi Hazimi, ka thënë: ''Unë pashë Halid Ibn El-Velidin (radiallahu anhu) në Hira.
Ca helm iu soll atij dhe ai tha: ''Çfarë është kjo?'' Ata thanë: ''Helm i cili vret në një kohë shumë të shkurtër.''
Ai tha: ''Bismilah (në emër të Allahut), pastaj ai e gëlltiti atë dhe asgjë e keqe nuk i ndodhi atij.''

Burimi: ''Sherh Usul I'tikad Ehli Sunneh uel-Xhemah'', 6/498, nga Imam Lalikai dhe ''El-Bidaje Uen-Nihaje'', 6/382, nga Imam Ibn Kethiri, Allahu i mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Wednesday, November 26, 2014

Njeriu i mençur kur është i vetëm me fëmijët e tij, duhet t'u vijë atyre në formën e tyre


Njeriu i mençur kur është i vetëm me fëmijët e tij, duhet t'u vijë atyre në formën e tyre

Imam Ibn Akili, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Kur njeriu i mençur është i vetëm me gratë e tij, ai atëherë duhet të lë intelektin e tij në një qoshe si një Shejh i rrespektuar dhe (të fillojë) të tallet dhe të bëjë shaka me to, që t'u japë atyre dhe shpirtërave të tyre të drejtat e tyre.
Dhe kur ai është i vetëm me fëmijët e tij, atëherë ai duhet t'u vijë atyre në formën e tyre (1).''

Burimi: ''Edeb Esh-Sherijah'', 3/388.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Pra, të sillet me ta sikur të ishte vetë fëmijë. (Shpjegim i Përkthyesit).

Sunday, November 23, 2014

Nuk mund ta duani Allahun, derisa nuk i bindeni Atij


Nuk mund ta duani Allahun, derisa nuk i bindeni Atij

Imam Hasan El-Basri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Dijeni se nuk mund ta duani Allahun, derisa ju të doni t'i bindeni Atij!''

Burimi: ''El-Mifteh Ul-Xhenneh'', fq.49, nga Imam Ibn Rexheb El-Hanbeliu, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Saturday, November 22, 2014

Me të vërtetë, ky njeri më do mua


Me të vërtetë, ky njeri më do mua

Imam Muxhahidi, rahimehullah, ka thënë: ''Ibn Abasi (radiallahu anhu) e pa një njeri dhe tha: ''Me të vërtetë, ai më do mua.'' Ata thanë: ''Dhe si e di t'i (se ai të do)?!''

Ai tha: ''Sepse unë e dua atë dhe shpirtërat janë sikur ushtarë të rekrutuar, ata që e njohin njëri-tjetrin bashkohen në harmoni dhe ata që nuk e njohin njëri-tjetrin janë në një antipati.''

Burimi: ''Reuda El-Ukala'', 1/108.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, November 21, 2014

Të quajturit pasuesit e Shejhul Islam Ibn Tejmijes, si ''Tejmista''


Të quajturit pasuesit e Shejhul Islam Ibn Tejmijes, si ''Tejmista''

Pyetja: Shejh na ka arritur kjo pyetje të cilën e përcollëm deri tek ju: Selamu alejkum. Pyetja ime ka të bëjë me emërtimin e një grupi të njerëzve si ''Tejmijun (Tejmista)'', sepse ata e duan Shejhul Islam Ibn Tejmijen. A është e lejuar kjo?
A është e vërtetë se Imam Ibn Haxher Eskalani në (librin e tij) ''Inba El-Ghamr'', i ka quajtur pasuesit e Shejhul Islamit, si ''Tejmista''?

Përgjigje: Të gjitha lavdërimet e përsosura i takojnë Allahut, Zotit të Botërave. Unë dëshmojë se nuk ka asnjë të denjë për adhurim përveç Allahut, dhe se Muhamedi, është rob dhe i Dërguari i Tij.

Para së gjithash, ne themi se të duash dijetarët është diçka e mirë për sa kohë që kjo dashuri është e patepruar dhe nuk të dërgon në fanatizëm dhe në çështje tjera të këqija.

Emri Tejmijun (Tejmista) - si një lidhje me Shejhul Islam Ibn Tejmijen - është e lejuar dhe nuk ka asgjë të keqe me këtë, në qoftë se kjo është vetëm për të qenë të njohur (si të tillë), dhe nëse kjo nuk do të sjellë ndonjë fanatizëm të kundërshtuar, aleancë apo armiqësi bazuar mbi atë, ose çështje të ngjashme të këqija.

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Emrat me të cilët një person mund të jetë i lidhur për ta dhe për të cilët ai mund të ketë një arsye të shëndoshë për ta bërë këtë janë si njerëzit të cilët janë emërtuar sipas një Imami të cilin ata e ndjekin (pasojnë), si Hanefi, Maliki, Shafi ose Hanbeli, apo sipas një Shejhu, sikurse Kadiri dhe Adevi dhe ngjashëm; ose lidhja e vetes tek fiset sikur El-Kejsi, El-Jameni, apo me rajone (vende) si Esh-Shami, El-Iraki dhe El-Misri (Egjiptian).
Prandaj, nuk është e lejuar për askënd që të testojë njerëzit për këtë qëllim ose të bëjë aleanca në bazë të këtyre emrave dhe të bëjë armiq të tjerët të cilët nuk janë të lidhur me emra të tillë; më saktë, më fisnikët në mesin e njerëzve në Shikimin e Allahut janë më të drejtët në mesin e tyre, pavarësisht se cilit emërtim i takojnë.''1

Pasi kontrolluam në librin ''Inba El-Ghamr Bi-Enba El-Umr'', shkruar nga (Imam) Ibn Haxheri, ne nuk kemi hasur asnjë të përmendur (fjalë) të tillë se pasuesit e (Shejhul Islam) Ibn Tejmijes, janë quajtur ''Tejmijun (Tejmista)'', edhe pse në libër janë përmendur shumë dijetarë të cilët me devocion e kanë dashur (Shejhul Islam) Ibn Tejmijen, Allahu e mëshiroftë.

Allahu e di më së miri.

Fetuaja me numër 267676, drejtuar Shejhut, Dr. Abdullah El-Fekihut, specialist në fikh dhe në gjuhë arabe.

Pyetja është parashtruar dhe është përkthyer nga: Jetmir Jakupi

1. Pra, më të mirët prej njerëzve janë ata që janë më të drejtët, të cilët i përmbahen rrugës së drejtë, rrugës së të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selem dhe sahabëve të tij, radiallahu anhum, pavarësisht emërtimit të tyre.
Ndërsa fjalët e Shejhul Islamit dhe Shejhut Abdullah El-Fekihut, nënkuptojnë se nuk ka asgjë të keqe të quhet dikush me një emër sipas një Imami të cilin e ndjek apo fisi e vendi e kështu me rradhë, e gjitha përderisa nga ai emërtim nuk krijohet aleancë apo armiqësi me tjerët për shkak të atij emërtimi.
E nëse nëpërmjet atij emërtimi është për qëllim armiqësia, rrespektivisht sulmi ndaj dikujt duke pasur për qëllim që të thotë se filani është i devijuar sepse ndjek filan dijetarin e filan grupin, atëherë kjo bëhet e ndaluar, ashtu sikurse kuptohet nga fjalët e imamëve më lartë, dhe shpjegimet e dijetarëve të Ehli Sunnetit në përgjithësi.
Në kohën tonë janë shtuar njerëz të devijuar, pasues të bidateve (risive në fe) të cilët sulmojnë Ehli Sunnetin me emërtime të tilla si ''Tejmista'' apo ''Vehabista'' e kështu me rradhë. Të tillët me veprimin e tillë bëjnë një vepër të cilën Allahu subhanehu ue teala, dhe i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem e kanë ndaluar, dhe hyjnë në ndalesën të cilën e përmendën Imamët më lartë. (Shpjegim i Përkthyesit).

O Allah! Më bën nga të paktët (nga pakica)!


O Allah! Më bën nga të paktët (nga pakica)!

Ibn Xheden, ka transmetuar: ''Omeri ndëgjoi një njëri duke u lutur: ''O Allah! Më bën nga të paktët (nga pakica)!''

Kështu që, Omeri e pyeti atë: ''O rob i Allahut! Dhe kush janë të paktët (pakica)?''

Njeriu u përgjigj: ''Kam ndëgjuar se Allahu thotë: ''Dhe askush nuk besoi me të, me përjashtim të një pakice!'' (Hud, 40); dhe: ''Dhe, pak nga robërit e Mi, janë falënderues.'' (Es-Sebe, 13).

Atëherë Omeri tha: ''Çdonjëri është më i ditur se Omeri!''

Burimi: ''Uluv El-Himeh'', fq.41.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, November 18, 2014

E xhelozonin Shejhul Islam Ibn Tejmijen i cili ishte shpatë kundër Shirkut, dhe i cili kishte pasues të shumtë të cilët e donin...


E xhelozonin Shejhul Islam Ibn Tejmijen i cili ishte shpatë kundër Shirkut, dhe i cili kishte pasues të shumtë të cilët e donin...

Imam Ibn Kethiri, Allahu e mëshiroftë, kur flet në lidhje me Shejhul Islam Ibn Tejmijen, ndër të tjera thotë: ''Një grup i fekihëve (juristëve) ishin xheloz ndaj Shejh Teki Ud Din Ibn Tejmijes (Shejhul Islamit), sepse ai kishte kontakte (lidhje) në Qeveri, dhe për shkak se ai i vetëm kujdesej për urdhërimin në të mirë dhe ndalimin nga e keqja, dhe për shkak se njerëzit e ndëgjonin atë që ai kishte për të thënë, dhe për shkak se ata e donin atë, dhe për shkak të numrit të madh të pasuesve të tij, dhe për shkak se ai qëndroi në të vërtetën, dhe për shkak të diturisë dhe veprave të tij.''

Imam Ibn Kethiri, Allahu e mëshiroftë, gjithashtu ka thënë: ''Në po këtë muaj (të veçantë), Shejh Teki Ud Din Ibn Tejmije shkoi në xhaminë e El-Naruxhnit dhe i urdhëroi shokët e tij që të thyejnë shkëmbin (gurin), dhe gurëgdhendësit ishin gjithashtu me të.
Guri ishte në një lumë i cili ishte emëruar si Kalut. Njerëzit kishin shprehi ta vizitonin atë dhe bënin zotime për të. Ata e thyen atë dhe iu ofruan lehtësim Muslimanëve kundër shirkut që ishte atje.
Ai e pastroi dyshimin nga Muslimanët se e keqja e tij ishte e madhe.
Për shkak të këtyre llojeve të punëve (veprave që Shejhul Islami bënte), ata ishin xheloz ndaj tij dhe haptazi e tregonin armiqësinë e tyre.
Dhe ata e tregonin armiqësinë dhe xhelozinë e tyre për shkak të fjalës së tij në lidhje me Ibn Arabiun dhe pasimin e tij.
Megjithatë kjo nuk e kishte prekur (dëmtuar atë), e as që shqetësohej në lidhje me të, e as që ata mund ta dëmtonin atë. Ata nuk mund të gjenin asnjë gabim (të metë) tek ai (tek Shejhul Islami).
Më e shumta që ata bënë është se e futën në burg atë, por prap ai nuk i ndalte diskutimet në Egjipt dhe Sham.''1

Burimi: ''El-Bidaje Uen-Nihaje'', 14/52; 49 nga Imam Ibn Kethiri, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Pra, kur bidatçitë e kohës së Shejhul Islam Ibn Tejmijes, Allahu e mëshiroftë, e xhelozonin dhe urrenin aq shumë Shejhul Islamin, çfarë mund të thuhet për këta të kohës sonë që janë më të këqinjë se sa të atëhershmit!
Në veprat dhe fjalët e tyre shihet xhelozia dhe mllefi i tyre ndaj Shejhul Islamit, i cili ishte shpatë kundër grupeve të ndryshme të devijuara. (Shpjegim i Përkthyesit).

Sunday, November 16, 2014

Çfarë i ndodhi atij i cili gënjeu në lidhje me një Ëndërr?!


Çfarë i ndodhi atij i cili gënjeu në lidhje me një Ëndërr?!

Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë, transmeton: ''Një njeri erdhi tek (Imam Muhamed) Ibn Sirini (1), dhe tha: ''Unë kam parë një ëndërr në të cilën e kisha një gotë të mbushur me ujë në dorën time. Papritmas, gota u thye, me ujin e mbetur në të ashtu siç ishte (pra gjoja uji ka mbetur në dorën e tij).''

(Imam Muhamed) Ibn Sirini, i tha atij: ''Ke frikë Allahun! Me të vërtetë, t'i nuk ke parë një ëndërr të tillë. Unë nuk do të merrem në përgjegjësi për gënjeshtrën tënde, por kjo ëndërr do të thotë (pra komentimi/shpjegimi i saj është) se gruaja jote do të vdesë, dhe fëmija i saj do të mbijetoj.''

Kur njeriu u largua, ai tha: ''Pasha Allahun, ai është në të drejtë. Unë nuk kisha (parë) një ëndërr të tillë.''

Kur ai arriti në shtëpi, gjeti gruan e tij shtatzënë të vdekur, dhe fëmija i saj i posalindur kishte mbijetuar.''2

Burimi: ''Sijer E'Alam En-Nubela'', 4/617, nga Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Imam Muhamed Ibn Sirini, Allahu e mëshiroftë ishte prej tabi'inëve dhe kishte njohuri të madhe në lidhje me komentimin apo shpjegimin e ëndërrave.
2. Ky person kishte për qëllim talljen dhe nxënien ngushtë të Imam Muhamed Ibn Sirinit, Allahu e mëshiroftë. I tilli kishte harruar atë të cilën transmetohet se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, e ka thënë: ''Një ëndërr është e varur në këmbën e një zogu derisa ajo të komentohet (shpjegohet). 
Sapo që ajo të komentohet (shpjegohet me saktësi), ndodhë sikurse është komentuar (shpjeguar).'' (Transmetojnë Imam Ebu Davudi dhe Imam Ibn Maxhe. Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë e ka cilësuar hadithin si të saktë).
Imam Munavi, Allahu e mëshiroftë, gjatë komentimit të këtij hadithi, ka thënë: ''Kjo do të thotë se komentimi (shpjegimi i ëndërrës) do t'i ndodhë personit i cili e ka parë ëndrrën ose personit i cili është parë në ëndërr.'' (Shpjegim i Përkthyesit).

Saturday, November 15, 2014

Xhinni që pretendonte se ishte Shejhul Islam Ibn Tejmije


Xhinni që pretendonte se ishte Shejhul Islam Ibn Tejmije

Sikurse është e ditur disa prej Xhinnëve janë besimtarë të drejtë, dhe disa thërrasin të tjerët për tek Allahu subhanehu ue teala (ju bëjnë davet të tjerëve), dhe disa kanë edhe dije në Hadith.

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, në ''El-Furkan El-Kebir'', ka thënë: ''Xhinni mund t'i vijë atij i cili është në një zonë të largët, ndonjë mbreti ose guvernatori, dhe ai mund të jetë jobesimtarë i cili është humbur apo është etur dhe i frikësohet vdekjes, kështu që ai (Xhinni) i vjen atij në formën e një qenies njerëzore dhe i jep atij ujë për të pirë, dhe e thërret atë në Islam, kështu që ai bëhet Musliman dhe ai e ushqen atë, dhe ai i thotë atij: ''Kush je ti?'' dhe ai thotë: ''Kështu dhe kështu.''

Ai e ka mbështetur këtë me një ngjarje e cila i ka ndodhur atij, siç thotë ai: ''Diçka e tillë më ka ndodhur mua në kështjellë. Unë isha në kështjellë dhe diçka e tillë i ndodhi një princi turk nga Lindja. Ai person i tha atij, unë jam Ibn Tejmije, dhe ai princi nuk kishte asnjë dyshim se ai ishte unë.
Mbretit të Merdenit i është treguar në lidhje me këtë dhe ai mbret i Merdenit kishte dërguar lajm në lidhje me të në Egjipt, kur unë isha i burgosur.
Ata ishin të habitur, sepse unë nuk kisha dalur nga burgu, por ky ishte një xhinn i cili na donte neve, kështu që ai kishte bërë shumë gjëra për Turqit të cilat (më parë) i bëja unë për ta.
Kur ata vinin në Damask, unë i thirrja në Islam, dhe në qoftë se ndonjëri prej tyre e shqiptonte Shehadetin, ne do ta ushqenim atë me çfarëdo që të kishim mundësi.
Kështu që ai bëri të njëjtën për ta, të cilën unë (më parë) e bëja, duke pasur për qëllim që të më nderojë mua në këtë mënyrë. Disa njerëz më thanë mua: A nuk është e mundur që ai të ketë qenë një Engjëll?

Unë thashë: Jo, sepse Engjëlli nuk mund të gënjejë, ndërsa ai (Xhinni) ka thënë, Unë jam Ibn Tejmije, kur ai e ka ditur se është duke gënjyer pasiqë ka thënë ashtu.''1

Burimi: ''Mese'ibul Insan Min Meke'idi Shejtan'', 132-133, nga Imam Ibn Muflih El-Hanbeli, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Në hadithe të sakta transmetohet se xhinnët marrin forma të ndryshme, dhe në një rast i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, i kishte thënë Ebu Hurejres, radiallahu anhu në lidhje me xhinnin: ''Ai të ka thënë të vërtetën, edhe pse ai është gënjeshtarë.'' (Transmetojnë Imam Buhariu, nr. 3101 dhe Imam Muslimi, nr. 505). (Ne cekëm vetëm fundin e këtij hadithi, edhe pse ai është më i gjatë).
Imam Ibn Haxher Eskalani, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij ''El-Fet'h'', duke e komentuar këtë hadith, thotë: ''Ky hadith (transmetim) na mëson neve një numër gjërash... se njëra prej karakteristikave të Shejtanit është të gënjyerit, dhe se ai mund të shfaqet në forma të ndryshme të cilat mund të shihen, dhe se fjalët e Allahut: ''Me të vërtetë, ai dhe Kabiluhu (ushtarët e tij nga xhinnët ose fisit të tij) ju shohin juve, prej nga ju nuk i shihni ata.'' (El-A'raf 27), zbatohen (janë për qëllim) kur ai është në formën në të cilën është krijuar.''
Pra, ne mund t'i shohim Xhinnët në format e ndryshme të cilat ata mund t'i marrin, dhe nuk mund t'i shohim vetëm në formën e tyre të vërtetë me të cilën Allahu subhanehu ue teala, i ka krijuar. (Shpjegim i Përkthyesit).

Friday, November 14, 2014

Unë nuk e pranojë hadithin të cilin e transmeton Ebu Hurejra, radiallahu anhu!



Unë nuk e pranojë hadithin të cilin e transmeton Ebu Hurejra, radiallahu anhu!

Transmeton Hafidh Ebu Seid Es-Samani, nën autoritetin e Kadiut Ebu Et-Tajibit, Allahu i mëshiroftë të dytë: ''Ne ishim ulur në një tubim në xhaminë El-Mensur, dhe një i ri nga Horasani erdhi tek ne, dhe na pyeti për vendimin në lidhje me një çështje të caktuar.
Ne i dhamë atij një përgjigje, duke përdorur si argument një hadith të cilin e ka transmetuar Ebu Hurejra (radiallahu anhu).
Ai u përgjigj: ''Unë nuk e pranojë hadithin e Ebu Hurejres!''

Ai as nuk e përfundoi fjalinë e tij, kur një gjarpër i madh ra nga tavani i xhamisë, me njerëz të shpërndarë nga rruga e tij, sepse ai filloi të ndjek të riun.
Njerëzit i thanë atij që të pendohet, dhe sapo ai tha: ''Unë pendohem'', gjarpëri u zhduk duke mos lënë asnjë gjurmë të ekzistencës së tij.''

Burimi: ''Sijer E'Alam En-Nubela'', 2/169, nga Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë. Gjithashtu Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, e transmeton një ngjarje të ngjashme në ''Mexhmu El-Fetaua'', 4/538, përveçse në të, gjarpëri e mbyt të riun.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Thursday, November 13, 2014

Pse Shejhul Islam Ibn Tejmije, nuk është martuar?


Pse Shejhul Islam Ibn Tejmije, nuk është martuar?

Pyetje: Pse Shejhul Islam Ibn Tejmije, nuk është martuar?

Përgjigje: Të gjitha lavdërimet e përsosura i takojnë Allahut, Zotit të Botërave. Unë dëshmojë se nuk ka asnjë të denjë për adhurim përveç Allahut, dhe se Muhamedi, është rob dhe i Dërguari i Tij.

Ne nuk e dijmë se pse Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, nuk është martuar. Ai nuk është dijetari i vetëm i cili nuk është martuar. Ka një grup prej dijetarëve të cilët nuk janë martuar për një arsye ose një tjetër.
Disa dijetarë e kanë redaktuar edhe një libër me titull ''El-Ulema El-Uzab'' (Dijetarët beqarë)1 në të cilin janë përmendur një numër i madh i dijetarëve.
Sidoqoftë ne mendojmë mirë për ta dhe përpiqemi që të gjejmë justifikime (arsyetime) për ta. Mund të jetë që secili prej tyre kishte një arsye që askush nuk e di, dhe kështu me radhë.
Është e njohur megjithatë, se Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, është burgosur disa herë, përsëri dhe përsëri, kështu që kjo mund të jetë njëra nga arsyet e cila e ka parandaluar atë që të martohet.

Dhe Allahu e di më së miri.

Fetuaja me numër 88785, drejtuar Shejhut, Dr. Abdullah El-Fekihut, specialist në fikh dhe në gjuhë arabe.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Shejh Abdul Fetah Ebu Guda, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij ''El-Ulema El-Uzab El-Ledhine Etheru El-Ilm ala El-Zauaxh'' (Dijetarët beqarë të cilët preferuan diturinë e shenjtë mbi martesën), përmend disa dijetarë të mëdhenjë të cilët nuk janë martuar, si: Abdullah Ibn Ebi Naxhihun, Bishr Ibn El-Harith El-Hafiun, Imam Muhamed Ibn Xherir El-Taberiun, El-Zamakhsherin, Hani Ibn El-Sirinin, Ebu Ali El-Karijun, Ebu Sad El-Semanin, Imam Neveviun, Allahu i mëshiroftë të gjithë. (Shpjegim i Përkthyesit).

Tuesday, November 11, 2014

Ne nuk përpiqemi që të kënaqim njerëzit në mënyrë që të arrijmë pozita të larta


Ne nuk përpiqemi që të kënaqim njerëzit në mënyrë që të arrijmë pozita të larta

Shejh Mukbil Ibn Hadi El-Uadi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Pasuesit e Sunnetit nuk kanë askënd përveç Allahut.
Dhe ne nuk përpiqemi (nuk mundohemi) që të kënaqim njerëzit në mënyrë që të arrijmë pozita (të larta) në ushtri apo në ministri (e kështu me rradhë), por ne e lusim Allahun, të Madhërishmin, që të ngris gradat tona me hyrjen tonë në Kopsht (në Xhennet), madhësia e të cilit është e barabartë me qiejt dhe me tokën!''

Burimi: ''Rihlet Dauijeh'', 110-117.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Monday, November 10, 2014

Ky është një vend ku dituria vdesë


Ky është një vend ku dituria vdesë

Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë, shkruan: ''Është transmetuar se (Imam) Sufjan Eth-Theuri (Allahu e mëshiroftë) shkoi në Eskalan, por asnjë njëri i vetëm nuk e pyeti atë (në lidhje me fenë).
Ai tha: ''Më largoni nga ky vend, sepse ky është një vend ku dituria vdesë!''

Burimi: ''Menakib Sufjan Eth-Theuri'', 31.

Përktheu: Jetmir Jakupi

A ishin Sufi, Shejhul Islam Ibn Tejmije, Imam Dhehebiu dhe Imam Ibn Kajjim El-Xheuzi dhe pse Shejhul Islam Ibn Tejmije është varrosur në varrezat e Sufive?


A ishin Sufi, Shejhul Islam Ibn Tejmije, Imam Dhehebiu dhe Imam Ibn Kajjim El-Xheuzi dhe pse Shejhul Islam Ibn Tejmije është varrosur në varrezat e Sufive?

Pyetje: Në një faqe interneti të Sufive, kam lexuar se (Shejhul Islam) Ibn Tejmije, (Imam) Dhehebiu dhe (Imam) Ibn Kajjimi (El-Xheuzi) kanë qenë Sufij. A është e saktë kjo?
Pse Ibn Tejmije është varrosur në mesin e varreve të Sufive? A konsiderohen Sufitë një grup prej Ehli Sunnetit, apo ata janë një grup i devijuar?

Përgjigje: Të gjitha lavdërimet e përsosura i takojnë Allahut, Zotit të Botërave. Unë dëshmojë se nuk ka asnjë të denjë për adhurim përveç Allahut, dhe se Muhamedi, është rob dhe i Dërguari i Tij.

(Shejhul Islam) Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka shpjeguar praktikat (veprat) dhe zakonet e Sufive në Fetua të shumta. Ai i ka grumbulluar të gjitha këto Fetua në një vëllim të titulluar ''Kitab Et-Tesavuf''.

Edhe pse Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, i ka lavdëruar disa Sufi, ai nuk ishte njëri prej tyre. Ai besonte se Evlijatë (miqtë, të dashurit e Allahut të Plotëfuqishëm) janë Musliman të devotshëm, qofshin ata të varfër, Sufi, dijetarë të Fikhut (jurisprudencës Islame), dijetarë, tregtarë, punëtorë, udhëheqës apo guvernatorë.
Allahu i Plotëfuqishëm thotë: ''Padyshim, miqtë e Allahut nuk do të kenë arsye për t'u frikësuar dhe as për t'u brengosur. Ata të cilët besuan dhe që iu frikësuan Allahut.'' (Junus, 62-63).

Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë nuk ishte Sufi, edhe pse ai i ka lavdëruar disa Sufi. Ai gjithashtu i ka kritikuar ata të cilët kanë pretenduar se janë Sufi, si për shembull, Hallaxhin dhe Ibn Arabiun.
Ai i shpalli disa Sufi si njerëz të Bidatit (risive në fe) dhe Zindik (njerëz të cilët deklarojnë/shfaqin Islamin dhe e fshehin kufrin - mosbesimin).
Dijetarët të cilët janë hulumtues (studiues) kompetent nuk i kanë konsideruar disa njerëz si Hallaxhi, të kenë qenë Sufi.

Ne nuk e dijmë pse Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë ka qenë varrosur në një varrezë e cila i përket Sufive. Ai është varrosur pranë vëllaut të tij, Sheref Ed-Din Abdullah, Allahu e mëshiroftë.
Varrosja e Muslimanëve në varret e Sufive nuk është e ndaluar sepse Sufitë prap janë Musliman.1
Në parim, Muslimanët duhet të varrosen në varrezat e Muslimanëve.
Ne e dijmë se varreza në të cilën Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë është varrosur, nuk i përket vetëm Sufive; më saktë edhe Muslimanët të tjerë të cilët nuk kanë qenë Sufi ishin varrosur aty.

Dhe Allahu e di më së miri.

Fetuaja me numër 31031, drejtuar Shejhut, Dr. Abdullah El-Fekihut, specialist në fikh dhe në gjuhë arabe.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Shejhu, Allahu e ruajtë këtu flet në mënyrë të përgjithshme në lidhje me Sufitë. Sikurse e dijmë, në mesin e Sufive ka shumë grupe dhe shumë bindje, dhe tek ta ka bidate të cilat nxjerrin nga feja thënësin/vepruesin e tyre dhe të tillët nuk janë musliman dhe ka bidate të cilat nuk nxjerrin nga feja, dhe i tilli mbetet musliman edhe pse bidatçi Ajo që ka për qëllim Shejhu është kjo e fundit, sikurse e ka sqaruar në fetua tjera të tij dhe sikurse e kanë sqaruar dijetarët e Ehli Sunnetit në përgjithësi. (Shpjegim i Përkthyesit).

Saturday, November 8, 2014

Mos shko tek sundimtarët edhe nëse ata të kërkojnë të lexosh ''Kul huvAllahu ehad''!


Mos shko tek sundimtarët edhe nëse ata të kërkojnë të lexosh ''Kul huvAllahu ehad''!

Imam Sufjan Eth-Theuri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Edhe nëse ata (sundimtarët/mbretërit) kërkojnë nga t'i që të lexosh ''Kul huvAllahu Ehad'' (Thuaj: Ai është Allahu (i Cili është) Një) për ta, mos shko!''

Burimi: ''El-Tabekat El-Kubra'', 6/372.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, November 7, 2014

Pastroje nijetin, sepse ai është më i rëndësishëm se sa vetë vepra


Pastroje nijetin, sepse ai është më i rëndësishëm se sa vetë vepra

Imam Jahja Ibn Ebi Kethiri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Mësoni (që të pastroni) nijetin (qëllimin), sepse nijeti është më i rëndësishëm se sa vetë vepra!''

Burimi: ''Kitab El-Ihlas uen-Nijeh'', 61.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Thursday, November 6, 2014

Kush është Seid Fuda dhe a bën të marrim dituri prej tij? - Seid Fuda është njëri prej kundërshtarëve më të ashpër të Shejhul Islam Ibn Tejmijes


Kush është Seid Fuda dhe a bën të marrim dituri prej tij? - Seid Fuda është njëri prej kundërshtarëve më të ashpër të Shejhul Islam Ibn Tejmijes

Pyetje: Shejh na ka arritur kjo pyetje të cilën e përcollëm deri tek ju: Selamu alejkum. A bën të marrim dituri prej Seid Fudës?

Përgjigje: Të gjitha lavdërimet e përsosura i takojnë Allahut, Zotit të Botërave. Unë dëshmojë se nuk ka asnjë të denjë për adhurim përveç Allahut, dhe se Muhamedi, është rob dhe i Dërguari i Tij.

Njeriu që keni përmendur në pyetje është i njohur për devijimet e tij në shumë çështje të Akides (doktrinës Islame), dhe ai vazhdon të përsëris idetë (bindjet e devijuara) e Abdullah El-Harariut, themeluesit të sektit të devijuar Ahbashëve, të cilin dijetarët Muslimanë, si Shejh Ibn Bazi dhe Shejh Albani, kanë paralajmëruar kundër tij (kanë folur kundër tij dhe devijimeve të grupit Ahbash).1
Ai gjithashtu është shumë kundërshtues ndaj Shejhul Islam Ibn Tejmijes.

Prandaj, ne i këshillojmë Muslimanët në përgjithësi dhe nxënësit e dijes në veçanti që të mos e ndëgjojnë atë ngase ai ka ide (bindje) të devijuara, dhe i këshillojmë ata që të marrin dituri vetëm nga dijetarët e mirënjohur Sunni, të cilët janë njohur për diturinë e tyre, devotshmërinë, besimin (përkushtueshmërinë) dhe dashurinë e tyre për Sunnetin, dhe të cilët plotësisht i përmbahen atij.

Në parathënien e Sahihut të tij, Imam Muslimi, e citon (Imam Muhamed) Ibn Sirinin, të ketë thënë: ''Kjo dituri është fe, kështu që shikoni prej kujt po e mësoni fenë tuaj.''

Dhe Allahu e di më së miri.

Fetuaja me numër 270553, drejtuar Shejhut, Dr. Abdullah El-Fekihut, specialist në fikh dhe në gjuhë arabe.

Pyetja është parashtruar dhe është përkthyer nga: Jetmir Jakupi

1. Shejhu, Dr. Abdullah El-Fekih, në një pyetje tjetër drejtuar atij në lidhje me besimin e Ahbashëve, thotë: ''El-Hararije (El-Ahbashije) është një sekt, themelues i të cilit është Abdullah El-Harari El-Habashi. Idetë (bindjet) e tyre kryesore dhe besimet kryesore mund të përmblidhen në pikat në vijim:
(I përmbahen bindjeve të) Shkollës Esharite të mëvonshme në lidhje me Atributet (Cilësitë) e Allahut, e cila është pothuajse e njëjtë me Xhehmitë.
(I përmbahen bindjeve të) Murxhiave dhe Xhehmive në çështjet që lidhen me besimin.
(I përmbahen bindjeve të) sekteve të devijuara Sufiste si Rifaijve dhe Nakshibendijve.'' (Mbaroi fjala e Shejhut).
Kjo në pika të shkurtëra në lidhje me sektin e devijuar Ahbash, ndërsa së shpejti in sha Allah do të shkruajmë më gjërësisht në lidhje me devijimet e tyre, të cilët kanë edhe bindje tjera të rrezikshme.
Vlen të ceket se Seid Fudën e kanë referencë (marrin dituri prej tij) edhe disa 'hoxhallarë' shqipëtarë të cilët kohëve të fundit po mundohen t'i sjellin bindjet e tij të devijuara edhe në mesin e xhematit shqipëtarë. (Shpjegime të Përkthyesit).

Wednesday, November 5, 2014

O Allah, ata më ndalojnë mua që të fali namazin e Xhumasë!


O Allah, ata më ndalojnë mua që të fali namazin e Xhumasë!

Imam Es-Subki, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Dhe (Imam) Buvejti përderisa ishte i burgosur, do të lahej çdo Xhuma dhe do të parfumosej dhe do të lante veshjen e tij, dhe pastaj do të dilte tek dera e burgut kur ai e ndëgjonte ezanin, dhe roja i burgut do ta kthente atë prap.
El-Buvejti, pastaj do të thoshte: ''O Allah! Unë i jam përgjigjur thirrjes Tënde dhe ata më parandaluan mua.''

Dhe (Imam) Buvejti i shkroi (Imam) Dhuhelit: ''Unë kërkojë nga ti që të njoftosh vëllezërit tanë prej Ehlul Hadithit në lidhje me gjendjen time, kështu që ndoshta Allahu do të më shpëtojë mua me anë të duave të tyre.
Unë jam i prangosur dhe i paaftë (e kam të pamundur) që të kryejë veprimet e obligueshme si pastrimin dhe namazin.
Kështu që njerëzit (me të ndëgjuar këtë) qanin me zë dhe luteshin për të.''

Burimi: ''Tabekat'', 2/164-165.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, November 4, 2014

Besimi i Sufive Barelvi dhe Ahmed Riza Khanit


Besimi i Sufive Barelvi dhe Ahmed Riza Khanit

Cili është besimi i sektit Barelvi?

الجواب:

الحمد لله

" البريلوية " فرقة صوفية غالية نشأت في شبه القارة الهندية الباكستانية في مدينة " بريلي " في ولاية " أتّرْبْراديش " بالهند أيام الاستعمار البريطاني .
وأصول دعوتهم المنحرفة الضالة قائمة على الغلو في النبي صلى الله عليه وسلم وفي آل بيته ، والغلو في الصالحين ، ومعاداة أهل السنة ، وصرف الناس عن الجهاد في سبيل الله .
ومؤسس هذه الطريقة اسمه : " أحمد رضا خان تقي علي خان " كان قد سمى نفسه " عبد المصطفى " .
وكان من الغلاة الضالين ، فكان يقول : " إذا تحيرتم فاستعينوا بأصحاب القبور " .
ويقول في غلوه في شخص الرسول صلى الله عليه وسلم : " إن رسول الله صلى الله عليه وسلم متصرف في كل مكان وهو ملك الأرضين , ومالك الناس " .
ويقول أيضا : " أي يا محمد صلى الله عليه وسلم لا أستطيع أن أقول لك الله ، ولا أستطيع أن أفرق بينكما ، فأمرك إلى الله هو أعلم بحقيقتك " .
ويقول : " إن الله تبارك وتعالى أعطى صاحب القرآن سيدنا ومولانا محمد صلى الله عليه وسلم جميع ما في اللوح المحفوظ " .
ويقول : " إن الرسول صلى الله عليه وسلم نور من نور الله ، وكل الخلائق من نوره " .
ويقول أمجد علي – أحد زعمائهم - : " إن النبي صلى الله عليه وسلم نائب مطلق لله سبحانه وتعالى ، وإن العالم كله تحت تصرفاته ، فيفعل ما يشاء ، يعطي ما يشاء لمن يشاء ، ويأخذ ما يشاء ، وليس هناك أحد مصرّف لحكمه في العالمين ، سيد الآدميين ، ومن لم يجعله مالكاً له حرم من حلاوة السنة " .
ويقول : " إن المنكرين للاستمداد بالأنبياء والأولياء وبقبورهم ملحدون " .
ويقول أحمد يارخان – من مشايخهم - : " المعنى الشرعي للحاضر والناظر هو أن صاحب القوة القدسية يستطيع أن يرى العالم مثل كفه من مكان وجوده ، ويسمع الأصوات من قريب ومن بعيد ، ويطوف حول العالم في لمحة واحدة ، ويعين المضطرين ، ويجيب الداعين " .
وكانوا يشيدون القبور ويعمرونها ، وينيرون فيها الشموع والقناديل وينذرون لها النذور ، ويتبركون بها ويقيمون الاحتفالات لأجلها ، ويضعون عليها الزهور والورود والأردية والستائر ، ويدعون أتباعهم للطواف حول الضريح تبركاً به .
انظر : "الكشف عن حقيقة الصوفية" (1/350) - "الصوفية - نشأتها وتطورها" (ص 62) -"الموسوعة الميسرة في الأديان والمذاهب والأحزاب المعاصرة" (ص 302-306) .
وانظر جواب السؤال رقم : (1487) .

وسئل علماء اللجنة الدائمة للإفتاء :
جماعة معينة في الباكستان تسمى البريلوية أو جماعة نواري نسبة إلى رئيسهم الحالي المعروف بنواري حيث طلبت من فضيلتكم الحكم الشرعي بهم وباعتقادهم وبالصلاة خلفهم ليكون ذلك بردا وسلاما على قلوب كثيرة لا تعرف الحقيقة ومرة ثانية ، أذكركم ببعض خرافاتهم واعتقاداتهم الشائعة :
1- الاعتقاد بأن الرسول عليه الصلاة والسلام حي .
2- الاعتقاد بأن الرسول عليه الصلاة والسلام حاضر وناظر خاصة بعد صلاة الجمعة مباشرة .
3- الاعتقاد بأن الرسول عليه أفضل الصلاة والسلام الشفيع مسبقا .
4- يعتقدون بالأولياء وأصحاب القبور ويصلون عندهم طالبين منهم قضاء الحاجة .
5- إشادة القباب وإضاءة القبور .
6- قولهم المشهور : يا رسول ، يا محمد صلى الله عليه وسلم .
7 - يسخطون بمن يجهر بالتأمين ويرفع يديه في الصلاة ويعتبرونه وهابي .
8- التعجب الشديد عند استعمال السواك عند الصلاة .
9- تقبيل الأصابع أثناء الوضوء والأذان وبعد الصلاة .
10- يردد إمامهم دائما بعد الصلاة الآية : ( إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ ) وبالتالي فإن جميع المأمومين يصلون على النبي بشكل جماعي بصوت عال .
11- يتحلقون بعد صلاة الجمعة واقفين وينشدون ويمدحون بصوت مرتفع .
12- بعد ختم القرآن الكريم في تراويح شهر رمضان يطهون الطعام الكثير ويوزعونه في صحن المسجد بالإضافة إلى الحلويات .
13- يشيدون المساجد ويهتمون بزخرفتها كثيرا ، ويكتبون فوق المحراب : يا محمد .
14- يعتبرون أنفسهم هم أصحاب السنة والعقيدة الصحيحة وغيرهم على خطأ .
ما الحكم الشرعي بالصلاة خلفهم ؟
فأجابوا :
" من هذه صفاته لا تجوز الصلاة خلفه ، ولا تصح لو فُعلت مِنْ عالمٍ بحاله ؛ لأن معظمها صفات كفرية وبدعية تناقض التوحيد الذي أرسل الله به رسله وأنزل به كتبه ، وتعارض صريح القرآن ، مثل قوله سبحانه : (إِنَّكَ مَيِّتٌ وَإِنَّهُمْ مَيِّتُونَ) وقوله : (وَأَنَّ الْمَسَاجِدَ لِلَّهِ فَلا تَدْعُوا مَعَ اللَّهِ أَحَدًا) وينكر عليهم البدع التي يفعلونها بأسلوب حسن ، فإن قبلوا فالحمد لله ، وإن لم يقبلوا هجرهم وصلى في مساجد أهل السنة ، وله في خليل الرحمن أسوة حسنة في قوله : (وَأَعْتَزِلُكُمْ وَمَا تَدْعُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ وَأَدْعُو رَبِّي عَسَى أَلَّا أَكُونَ بِدُعَاءِ رَبِّي شَقِيًّا) " انتهى .
"فتاوى اللجنة الدائمة" (2 / 396-398) .
وسئل الشيخ ابن عثيمين رحمه الله : ما حكم الصلاة خلف إمام من طائفة البريلوية ، الذين يعتقدون أن النبي صلى الله عليه وسلم حي حاضر ناظر ؟
فأجاب : " إذا كانوا يعتقدون ذلك ، فقد خالفوا الإجماع ، أو كانوا يستغيثون به فهو شرك ، فلا تجوز الصلاة خلفهم " انتهى .
"ثمرات التدوين" (ص 8) .

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut.

Barelvitë janë një sekt ekstrem i Sufive të cilët janë shfaqur në nënkontinentin Indo-Pakistanez, në qytetin Bareili, në shtetin Indian të Utar Pradeshit gjatë ditëve të kolonializmit Britanik.

Parimet themelore të mësimeve të tyre të gabuara - të devijuara, janë të bazuara në teprimin në lidhje me Profetin (salallahu alejhi ue selem) dhe anëtarët e familjes së tij, teprimi në lidhje me të drejtët (njerëzit e mirë), armiqësia ndaj Ehli Sunnetit, dhe largimi i njerëzve nga xhihadi për hirë të Allahut.

Themeluesi i këtij sekti është quajtur Ahmed Riza Khan Taki Ali Khan (1); ai e quajti veten e tij Abdul Mustafa (rob - shërbëtor i Mustafasë, domethënë Muhamedit salallahu alejhi ue selem).

Ai ishte një prej ekstremistëve të devijuar. Ai thoshte: ''Kur ju jeni të hutuar, kërkoni ndihmë nga banorët e varreve.''

Në teprimin e tij ekstrem në lidhje me të Dërguarin (salallahu alejhi ue selem), ai ka thënë: ''I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) është në kontroll kudo; ai është mbreti i tokës dhe sovran i njerëzimit.''

Dhe ai tha: ''O Muhamed, unë nuk mund të them se ti je Allah dhe nuk mund të bëjë dallim mes teje dhe Atij; çështja jote është për Atë të gjykojë, sepse Ai e di më mirë se çfarë në të vërtetë je ti.''

Dhe ai tha: ''Allahu, qoftë Ai i bekuar dhe i Lartësuar, ia dha (ia tregoi) atij që solli Kur'anin, zotëriut tonë Muhamedit (salallahu alejhi ue selem), çdo gjë që është në Lehvi Mahfudh.''

Dhe ai tha: ''I Dërguari (salallahu alejhi ue selem) është dritë nga Drita e Allahut, dhe i gjithë krijimi vjen nga drita e tij.''

Amxhed Ali, njëri nga udhëheqësit e tyre, ka thënë: ''Profeti (salallahu alejhi ue selem) është zëvendësi i Allahut me autoritet të plotë, dhe e tërë gjithësia është nën kontrollin e tij.
Kështu që ai bën çfarëdo që të dëshiron, ai jep çdo gjë që dëshiron për këdo që ai dëshiron, ai merr çfarëdo që dëshiron, dhe nuk ka asnjë në gjithësi që mund të ndryshojë sundimin (vendimin) e tij.
Ai është zotëriu i njerëzve dhe kushdo që nuk e bën atë sovran të tij, është i privuar nga ëmbëlsia e sunnetit.''

Dhe ai tha: ''Ata të cilët refuzojnë (nuk pranojnë) kërkimin e ndihmës nga Profetët dhe të shenjtorët dhe nga varret e tyre, janë heretikë.''

Ahmed Jar Khan - njëri prej Shejhëve të tyre - ka thënë: ''Kuptimi sheriatik i atij i cili është i pranishëm dhe shikon (kjo i referohet Profetit salallahu alejhi ue selem) është se ai i cili zotëron fuqinë e shenjtë është në gjendje për të parë botën sikur pëllëmbën e dorës së tij nga vendi ku ndodhet; ai mund të ndëgjojë zëra nga afër dhe nga largë; ai mund të shkojë në mbarë botën në një çast të vetëm; ai u ndihmon atyre të cilët janë në nevojë dhe ai iu përgjigjet atyre të cilët e thërrasin atë.''

Ata kanë ndërtuar struktura mbi varre dhe i kanë vizituar shpesh ato, duke ndezur qirinjë dhe llambe në to, kanë ofruar flijime (kanë therrur kurbane) për ta në përmbushje të zotimeve, duke kërkuar bereqet (bekim) prej tyre, kanë mbajtur festime për ta, duke vënë lule dhe trëndafila dhe lloj pëlhurash në to dhe kanë vënë perde rreth tyre, dhe ju kanë bërë thirrje pasuesve të tyre që të vijnë qark (rrotull, përreth) varreve, duke kërkuar bereqet prej tyre.

Shih: El-Keshf en Hakikat Es-Sufijah (1/350); Es-Sufijah: Nesh'etuha ue Tetevuruha (fq.62); El-Mevsu'ah El-Mujesereh fi'l-Edjen ue'l-Medhehib ue'l-Ahzab El-Mu'asireh (fq.302-306).

Dijetarët e Komisionit të Përhershëm për Fetua janë pyetur:

Është një grup i caktuar në Pakistan që është quajtur Barelvi ose grupi Naveri, të quajtur pas udhëheqësit të tanishëm të tyre i cili është i njohur si Naveri.
Ju pyes juve për vendimin e Sheriatit në lidhje me ata dhe besimet e tyre, dhe faljes pas tyre, në mënyrë që kjo të mund të sjellë qetësi në mendjen e shumë njerëzve të cilët nuk e dijnë të vërtetën rreth tyre.
Dhe edhe një herë, unë do të doja të ju pyesë në lidhje me disa mite dhe besime të përhapura të tyre:

1. Besimi se i Dërguari (salallahu alejhi ue selem) është i gjallë.

2. Besimi se i Dërguari (salallahu alejhi ue selem) është i pranishëm dhe mund të sheh se çfarë ndodhë, sidomos menjëherë pas namazit të Xhumasë.

3. Besimi se i Dërguari (salallahu alejhi ue selem) patjetër do të ndërmjetësojë për ta.

4. Ata besojnë në Evlijatë (''shenjtorët e tyre'') dhe banorët e varreve, dhe ata luten në varret e tyre dhe kërkojnë nga ta (ju luten atyre) që të përmbushin nevojat e tyre.

5. Ata ndërtojnë kupola mbi varre dhe vendosin drita në to.

6. Ata janë të njohur për të thënë ''Ja Resul, Ja Muhamed (O i Dërguar, O Muhamed) (salallahu alejhi ue selem).

7. Ata zemërohen me atë që thotë Amin me zë të lartë dhe që i ngre duart e tij kur falet, dhe e cilësojnë atë si Vehabi.

8. Ata e shohin si shumë të çuditshme përdorimin e misvakut gjatë në kohën e namazit.

9. Ata i puthin gishtat e tyre gjatë abdesit, në kohën e ezanit dhe pas namazit.

10. Imami i tyre gjithnjë e lexon ajetin: ''Allahu dërgon Salatin e Tij (nderimet, bekimet, mëshirën etj) mbi të Dërguarin (Muhamedin) dhe gjithashtu edhe engjujt e Tij (e lusin Allahun që ta bekojë dhe falë atë) .'' (El-Ahzab, 33:56), pas namazit, pastaj të gjithë adhuruesit dërgojnë salavate mbi Profetin në grup dhe me zë të lartë.

11. Ata mblidhen në qarqe pas namazit të Xhumasë, duke qëndruar në këmbë, duke lexuar dhe recituar poezi në lavdërimin e Profetit (salallahu alejhi ue selem) me zë të lartë.

12. Pas përfundimit të recitimit të Kur'anit të Shenjtë në namazin e Teravive në Ramazan, ata përgadisin një sasi të madhe të ushqimit dhe e shpërndajnë atë në vijën e parë të xhamisë, si dhe ëmbëlsira.

13. Ata ndërtojnë xhami dhe i zbukurojnë ato detajisht, dhe ata shkruajnë mbi mihrab ''Ja Muhamed (O Muhamed).''

14. Ata e konsiderojnë veten e tyre si pasues të Sunnetit dhe akides (besimit) të saktë, dhe mendojnë se të tjerët janë gabim (në devijim).

Cili është vendimi i Sheriatit rreth faljes (së namazit) pas tyre?

Ata (Dijetarët e Komisionit të Përhershëm për Fetua) u përgjigjën:

Nuk është e lejuar që të falet pas atij i cili është i këtillë, dhe ai i cili e di se besimi i Imamit është i këtillë falet pas tij, namazi i tij është i pavlefshëm, sepse shumica e gjërave të përmendura (më lartë) janë karakteristika të kufrit (mosbesimit) dhe bidate (risi në fe) të cilat janë në kundërshtim me Teuhidin (pohimin e Njëshmërisë së Allahut) me të cilin Allahu dërgoi të Dërguarit e Tij dhe të cilat Ai ka shpallur në Librat e Tij.
Kjo është në kundërshtim me kuptimin e qartë të Kur'anit, të tilla si ajetet në të cilat Allahu, qoftë i Lartësuar, thotë:

''Sigurisht që ti (o Muhamed) do të vdesësh një ditë e, sigurisht që edhe ata do të vdesin..'' (Ez-Zumer, 39:30), dhe ''Dhe xhamitë i janë kushtuar vetëm Allahut, prandaj mos iu lutni askujt, krahas Allahut!'' (El-Xhin, 72:18).

Bidatet të cilat ata i bëjnë duhet të denoncohen (gjykohen) në një mënyrë të butë: nëse ata e pranojnë atë, atëherë falënderimi i takon Allahut.
Nëse ata nuk i pranojnë ato, atëherë shmanguni atyre (largohuni prej tyre) dhe faluni në xhamitë e Ehli Sunnetit.
Ne kemi një shembull të mirë në Mikun e Afërt (Halilin) e Më të Mëshirshmit, sikurse Allahu na tregon neve se ai ka thënë:

''Dhe unë do të largohem nga ju dhe nga gjithçka që ju adhuroni në vend të Allahut. Dhe unë do t'i lutem Zotit tim, dhe unë shpresojë se nuk do të jem fatkeq me lutjet që ia bëjë Zotit tim.'' (Merjem, 19:48).

Fund i përgjigjes nga Fetaua El-Lexhna Ed-Da'imeh, 2/396-398.

Shejh Ibn Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) është pyetur: Cili është vendimi mbi faljen (e namazit) prapa një imami nga sekti Barelvi, i cili beson se Profeti (salallahu alejhi ue selem) është i gjallë dhe i pranishëm dhe mund të na shohë neve?

Ai u përgjigj: ''Nëse ata besojnë këtë, atëherë ata kanë shkuar kundër ixhmasë (konsensusit të Ummetit), dhe në qoftë se ata e kërkojnë ndihmën e tij, atëherë ajo është shirk, kështuqë nuk është e lejuar të falesh pas tyre. Fund i përgjigjes.

''Themerat Et-Teduin'', fq.8.

Dhe Allahu e di më së miri.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Ahmed Riza Khani ishte student i Mirza Ghulam Kadir Begut, i cili ishte vëllau më i madh i Mirza Ghulam Ahmed El-Kadijaniut (themeluesit të sektit Kadijanitë - Ahmedianët, person i cili pretendoi se ishte Profet).
2. Arsyeja e përkthimit të këtyre teksteve në lidhje me këto grupe të devijuara është për shkak se të tillët fatkeqësisht kohëve të fundit janë përhapur edhe në mesin e shqiptarëve.
Grupe të devijuara si Sufitë Barelvi për të cilët u fol më lartë, dhe grupe të devijuara si Ahbashët (Habeshitë) për të cilët do të sjellim materiale në ditët në vijim, janë përhapur në vendet tona dhe kanë hapur faqe në internet duke pretenduar se i takojnë Medh'hebit Hanefi dhe duke sulmuar dhe akuzuar edhe me kufër (mosbesim) hoxhallarët e Ehli Sunnetit dhe xhematin Ehli Sunneh në përgjithësi, që ata i quajnë ''Vehabi'' e ''Çifut (Jehudi)'' e kështu me rradhë. (Shpjegim i Përkthyesit).
3. Në fotografi janë i ashtuquajturi ''Shejhul Islam'' Tahir Ul Kadri i cili është ndër ''dijetarët'' më të mëdhenjë të Sufive Barelvi në këtë kohë, dhe Habib Ali Xhifri, një tjetër Sufi i devijuar i cili sikurse duket është po në atë rrugë.
Këta dy dhe të ngjashëm me ta i sheh shpesh herë tek faqet e atyre që pretendojnë se ndjekin Medh'hebin Hanefi, ndërsa në realitet këta dhe të ngjashmit me ta janë njerëz të devijuar të cilët janë largë imamëve të katër medh'hebeve. (Shpjegim i Përkthyesit).

Sunday, November 2, 2014

Njerëzit thonë për mua gjëra të cilat nuk janë të vërteta!


Njerëzit thonë për mua gjëra të cilat nuk janë të vërteta!

Imam Ibn Muflih El-Hanbeli, Allahu e mëshiroftë, transmeton: وقال موسى   – صلوات الله عليه – : يا رب ! إن الناس يقولون في ما ليس! في فأوحى الله إليه : يا موسى! لم أجعل ذلك لنفسي فكيف أجعله لك ؟

''Musa alejhi selam, ka thënë: ''O Zoti im, njerëzit thonë për mua gjëra të cilat nuk janë (domethënë nuk janë të vërteta)!''

Kështu që Allahu i shpalli atij: ''O Musa, nuk e kam bërë atë (privilegj) për Veten Time, kështu që si mund ta bëjë rast për ty?''1

Burimi: ''Edeb Esh-Sherijah'', 1/38.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Nuk ka shpëtuar asnjë njeri i drejtë - njeri i mirë nga shpifjet, akuzat dhe gënjeshtrat që janë bërë në drejtim të tyre. Nga këto nuk ka shpëtuar as Allahu subhanehu ue teala dhe i Dërguari i Tij, Muhamedi salallahu alejhi ue selem, sikurse e dijmë se çfarë shpifjesh - gënjeshtrash kanë bërë jobesimtarët kundrejt tyre.
Andaj, mos u çuditni sidomos në këto kohëra kur kundër njerëzve më të mirë bëhen shpifje dhe gënjeshtra. (Shpjegim i Përkthyesit).