Thursday, November 6, 2014

Kush është Seid Fuda dhe a bën të marrim dituri prej tij? - Seid Fuda është njëri prej kundërshtarëve më të ashpër të Shejhul Islam Ibn Tejmijes


Kush është Seid Fuda dhe a bën të marrim dituri prej tij? - Seid Fuda është njëri prej kundërshtarëve më të ashpër të Shejhul Islam Ibn Tejmijes

Pyetje: Shejh na ka arritur kjo pyetje të cilën e përcollëm deri tek ju: Selamu alejkum. A bën të marrim dituri prej Seid Fudës?

Përgjigje: Të gjitha lavdërimet e përsosura i takojnë Allahut, Zotit të Botërave. Unë dëshmojë se nuk ka asnjë të denjë për adhurim përveç Allahut, dhe se Muhamedi, është rob dhe i Dërguari i Tij.

Njeriu që keni përmendur në pyetje është i njohur për devijimet e tij në shumë çështje të Akides (doktrinës Islame), dhe ai vazhdon të përsëris idetë (bindjet e devijuara) e Abdullah El-Harariut, themeluesit të sektit të devijuar Ahbashëve, të cilin dijetarët Muslimanë, si Shejh Ibn Bazi dhe Shejh Albani, kanë paralajmëruar kundër tij (kanë folur kundër tij dhe devijimeve të grupit Ahbash).1
Ai gjithashtu është shumë kundërshtues ndaj Shejhul Islam Ibn Tejmijes.

Prandaj, ne i këshillojmë Muslimanët në përgjithësi dhe nxënësit e dijes në veçanti që të mos e ndëgjojnë atë ngase ai ka ide (bindje) të devijuara, dhe i këshillojmë ata që të marrin dituri vetëm nga dijetarët e mirënjohur Sunni, të cilët janë njohur për diturinë e tyre, devotshmërinë, besimin (përkushtueshmërinë) dhe dashurinë e tyre për Sunnetin, dhe të cilët plotësisht i përmbahen atij.

Në parathënien e Sahihut të tij, Imam Muslimi, e citon (Imam Muhamed) Ibn Sirinin, të ketë thënë: ''Kjo dituri është fe, kështu që shikoni prej kujt po e mësoni fenë tuaj.''

Dhe Allahu e di më së miri.

Fetuaja me numër 270553, drejtuar Shejhut, Dr. Abdullah El-Fekihut, specialist në fikh dhe në gjuhë arabe.

Pyetja është parashtruar dhe është përkthyer nga: Jetmir Jakupi

1. Shejhu, Dr. Abdullah El-Fekih, në një pyetje tjetër drejtuar atij në lidhje me besimin e Ahbashëve, thotë: ''El-Hararije (El-Ahbashije) është një sekt, themelues i të cilit është Abdullah El-Harari El-Habashi. Idetë (bindjet) e tyre kryesore dhe besimet kryesore mund të përmblidhen në pikat në vijim:
(I përmbahen bindjeve të) Shkollës Esharite të mëvonshme në lidhje me Atributet (Cilësitë) e Allahut, e cila është pothuajse e njëjtë me Xhehmitë.
(I përmbahen bindjeve të) Murxhiave dhe Xhehmive në çështjet që lidhen me besimin.
(I përmbahen bindjeve të) sekteve të devijuara Sufiste si Rifaijve dhe Nakshibendijve.'' (Mbaroi fjala e Shejhut).
Kjo në pika të shkurtëra në lidhje me sektin e devijuar Ahbash, ndërsa së shpejti in sha Allah do të shkruajmë më gjërësisht në lidhje me devijimet e tyre, të cilët kanë edhe bindje tjera të rrezikshme.
Vlen të ceket se Seid Fudën e kanë referencë (marrin dituri prej tij) edhe disa 'hoxhallarë' shqipëtarë të cilët kohëve të fundit po mundohen t'i sjellin bindjet e tij të devijuara edhe në mesin e xhematit shqipëtarë. (Shpjegime të Përkthyesit).

No comments:

Post a Comment