Friday, November 21, 2014

Të quajturit pasuesit e Shejhul Islam Ibn Tejmijes, si ''Tejmista''


Të quajturit pasuesit e Shejhul Islam Ibn Tejmijes, si ''Tejmista''

Pyetja: Shejh na ka arritur kjo pyetje të cilën e përcollëm deri tek ju: Selamu alejkum. Pyetja ime ka të bëjë me emërtimin e një grupi të njerëzve si ''Tejmijun (Tejmista)'', sepse ata e duan Shejhul Islam Ibn Tejmijen. A është e lejuar kjo?
A është e vërtetë se Imam Ibn Haxher Eskalani në (librin e tij) ''Inba El-Ghamr'', i ka quajtur pasuesit e Shejhul Islamit, si ''Tejmista''?

Përgjigje: Të gjitha lavdërimet e përsosura i takojnë Allahut, Zotit të Botërave. Unë dëshmojë se nuk ka asnjë të denjë për adhurim përveç Allahut, dhe se Muhamedi, është rob dhe i Dërguari i Tij.

Para së gjithash, ne themi se të duash dijetarët është diçka e mirë për sa kohë që kjo dashuri është e patepruar dhe nuk të dërgon në fanatizëm dhe në çështje tjera të këqija.

Emri Tejmijun (Tejmista) - si një lidhje me Shejhul Islam Ibn Tejmijen - është e lejuar dhe nuk ka asgjë të keqe me këtë, në qoftë se kjo është vetëm për të qenë të njohur (si të tillë), dhe nëse kjo nuk do të sjellë ndonjë fanatizëm të kundërshtuar, aleancë apo armiqësi bazuar mbi atë, ose çështje të ngjashme të këqija.

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Emrat me të cilët një person mund të jetë i lidhur për ta dhe për të cilët ai mund të ketë një arsye të shëndoshë për ta bërë këtë janë si njerëzit të cilët janë emërtuar sipas një Imami të cilin ata e ndjekin (pasojnë), si Hanefi, Maliki, Shafi ose Hanbeli, apo sipas një Shejhu, sikurse Kadiri dhe Adevi dhe ngjashëm; ose lidhja e vetes tek fiset sikur El-Kejsi, El-Jameni, apo me rajone (vende) si Esh-Shami, El-Iraki dhe El-Misri (Egjiptian).
Prandaj, nuk është e lejuar për askënd që të testojë njerëzit për këtë qëllim ose të bëjë aleanca në bazë të këtyre emrave dhe të bëjë armiq të tjerët të cilët nuk janë të lidhur me emra të tillë; më saktë, më fisnikët në mesin e njerëzve në Shikimin e Allahut janë më të drejtët në mesin e tyre, pavarësisht se cilit emërtim i takojnë.''1

Pasi kontrolluam në librin ''Inba El-Ghamr Bi-Enba El-Umr'', shkruar nga (Imam) Ibn Haxheri, ne nuk kemi hasur asnjë të përmendur (fjalë) të tillë se pasuesit e (Shejhul Islam) Ibn Tejmijes, janë quajtur ''Tejmijun (Tejmista)'', edhe pse në libër janë përmendur shumë dijetarë të cilët me devocion e kanë dashur (Shejhul Islam) Ibn Tejmijen, Allahu e mëshiroftë.

Allahu e di më së miri.

Fetuaja me numër 267676, drejtuar Shejhut, Dr. Abdullah El-Fekihut, specialist në fikh dhe në gjuhë arabe.

Pyetja është parashtruar dhe është përkthyer nga: Jetmir Jakupi

1. Pra, më të mirët prej njerëzve janë ata që janë më të drejtët, të cilët i përmbahen rrugës së drejtë, rrugës së të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selem dhe sahabëve të tij, radiallahu anhum, pavarësisht emërtimit të tyre.
Ndërsa fjalët e Shejhul Islamit dhe Shejhut Abdullah El-Fekihut, nënkuptojnë se nuk ka asgjë të keqe të quhet dikush me një emër sipas një Imami të cilin e ndjek apo fisi e vendi e kështu me rradhë, e gjitha përderisa nga ai emërtim nuk krijohet aleancë apo armiqësi me tjerët për shkak të atij emërtimi.
E nëse nëpërmjet atij emërtimi është për qëllim armiqësia, rrespektivisht sulmi ndaj dikujt duke pasur për qëllim që të thotë se filani është i devijuar sepse ndjek filan dijetarin e filan grupin, atëherë kjo bëhet e ndaluar, ashtu sikurse kuptohet nga fjalët e imamëve më lartë, dhe shpjegimet e dijetarëve të Ehli Sunnetit në përgjithësi.
Në kohën tonë janë shtuar njerëz të devijuar, pasues të bidateve (risive në fe) të cilët sulmojnë Ehli Sunnetin me emërtime të tilla si ''Tejmista'' apo ''Vehabista'' e kështu me rradhë. Të tillët me veprimin e tillë bëjnë një vepër të cilën Allahu subhanehu ue teala, dhe i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem e kanë ndaluar, dhe hyjnë në ndalesën të cilën e përmendën Imamët më lartë. (Shpjegim i Përkthyesit).

No comments:

Post a Comment