Saturday, November 15, 2014

Xhinni që pretendonte se ishte Shejhul Islam Ibn Tejmije


Xhinni që pretendonte se ishte Shejhul Islam Ibn Tejmije

Sikurse është e ditur disa prej Xhinnëve janë besimtarë të drejtë, dhe disa thërrasin të tjerët për tek Allahu subhanehu ue teala (ju bëjnë davet të tjerëve), dhe disa kanë edhe dije në Hadith.

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, në ''El-Furkan El-Kebir'', ka thënë: ''Xhinni mund t'i vijë atij i cili është në një zonë të largët, ndonjë mbreti ose guvernatori, dhe ai mund të jetë jobesimtarë i cili është humbur apo është etur dhe i frikësohet vdekjes, kështu që ai (Xhinni) i vjen atij në formën e një qenies njerëzore dhe i jep atij ujë për të pirë, dhe e thërret atë në Islam, kështu që ai bëhet Musliman dhe ai e ushqen atë, dhe ai i thotë atij: ''Kush je ti?'' dhe ai thotë: ''Kështu dhe kështu.''

Ai e ka mbështetur këtë me një ngjarje e cila i ka ndodhur atij, siç thotë ai: ''Diçka e tillë më ka ndodhur mua në kështjellë. Unë isha në kështjellë dhe diçka e tillë i ndodhi një princi turk nga Lindja. Ai person i tha atij, unë jam Ibn Tejmije, dhe ai princi nuk kishte asnjë dyshim se ai ishte unë.
Mbretit të Merdenit i është treguar në lidhje me këtë dhe ai mbret i Merdenit kishte dërguar lajm në lidhje me të në Egjipt, kur unë isha i burgosur.
Ata ishin të habitur, sepse unë nuk kisha dalur nga burgu, por ky ishte një xhinn i cili na donte neve, kështu që ai kishte bërë shumë gjëra për Turqit të cilat (më parë) i bëja unë për ta.
Kur ata vinin në Damask, unë i thirrja në Islam, dhe në qoftë se ndonjëri prej tyre e shqiptonte Shehadetin, ne do ta ushqenim atë me çfarëdo që të kishim mundësi.
Kështu që ai bëri të njëjtën për ta, të cilën unë (më parë) e bëja, duke pasur për qëllim që të më nderojë mua në këtë mënyrë. Disa njerëz më thanë mua: A nuk është e mundur që ai të ketë qenë një Engjëll?

Unë thashë: Jo, sepse Engjëlli nuk mund të gënjejë, ndërsa ai (Xhinni) ka thënë, Unë jam Ibn Tejmije, kur ai e ka ditur se është duke gënjyer pasiqë ka thënë ashtu.''1

Burimi: ''Mese'ibul Insan Min Meke'idi Shejtan'', 132-133, nga Imam Ibn Muflih El-Hanbeli, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Në hadithe të sakta transmetohet se xhinnët marrin forma të ndryshme, dhe në një rast i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, i kishte thënë Ebu Hurejres, radiallahu anhu në lidhje me xhinnin: ''Ai të ka thënë të vërtetën, edhe pse ai është gënjeshtarë.'' (Transmetojnë Imam Buhariu, nr. 3101 dhe Imam Muslimi, nr. 505). (Ne cekëm vetëm fundin e këtij hadithi, edhe pse ai është më i gjatë).
Imam Ibn Haxher Eskalani, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij ''El-Fet'h'', duke e komentuar këtë hadith, thotë: ''Ky hadith (transmetim) na mëson neve një numër gjërash... se njëra prej karakteristikave të Shejtanit është të gënjyerit, dhe se ai mund të shfaqet në forma të ndryshme të cilat mund të shihen, dhe se fjalët e Allahut: ''Me të vërtetë, ai dhe Kabiluhu (ushtarët e tij nga xhinnët ose fisit të tij) ju shohin juve, prej nga ju nuk i shihni ata.'' (El-A'raf 27), zbatohen (janë për qëllim) kur ai është në formën në të cilën është krijuar.''
Pra, ne mund t'i shohim Xhinnët në format e ndryshme të cilat ata mund t'i marrin, dhe nuk mund t'i shohim vetëm në formën e tyre të vërtetë me të cilën Allahu subhanehu ue teala, i ka krijuar. (Shpjegim i Përkthyesit).

No comments:

Post a Comment