Monday, November 10, 2014

A ishin Sufi, Shejhul Islam Ibn Tejmije, Imam Dhehebiu dhe Imam Ibn Kajjim El-Xheuzi dhe pse Shejhul Islam Ibn Tejmije është varrosur në varrezat e Sufive?


A ishin Sufi, Shejhul Islam Ibn Tejmije, Imam Dhehebiu dhe Imam Ibn Kajjim El-Xheuzi dhe pse Shejhul Islam Ibn Tejmije është varrosur në varrezat e Sufive?

Pyetje: Në një faqe interneti të Sufive, kam lexuar se (Shejhul Islam) Ibn Tejmije, (Imam) Dhehebiu dhe (Imam) Ibn Kajjimi (El-Xheuzi) kanë qenë Sufij. A është e saktë kjo?
Pse Ibn Tejmije është varrosur në mesin e varreve të Sufive? A konsiderohen Sufitë një grup prej Ehli Sunnetit, apo ata janë një grup i devijuar?

Përgjigje: Të gjitha lavdërimet e përsosura i takojnë Allahut, Zotit të Botërave. Unë dëshmojë se nuk ka asnjë të denjë për adhurim përveç Allahut, dhe se Muhamedi, është rob dhe i Dërguari i Tij.

(Shejhul Islam) Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka shpjeguar praktikat (veprat) dhe zakonet e Sufive në Fetua të shumta. Ai i ka grumbulluar të gjitha këto Fetua në një vëllim të titulluar ''Kitab Et-Tesavuf''.

Edhe pse Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, i ka lavdëruar disa Sufi, ai nuk ishte njëri prej tyre. Ai besonte se Evlijatë (miqtë, të dashurit e Allahut të Plotëfuqishëm) janë Musliman të devotshëm, qofshin ata të varfër, Sufi, dijetarë të Fikhut (jurisprudencës Islame), dijetarë, tregtarë, punëtorë, udhëheqës apo guvernatorë.
Allahu i Plotëfuqishëm thotë: ''Padyshim, miqtë e Allahut nuk do të kenë arsye për t'u frikësuar dhe as për t'u brengosur. Ata të cilët besuan dhe që iu frikësuan Allahut.'' (Junus, 62-63).

Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë nuk ishte Sufi, edhe pse ai i ka lavdëruar disa Sufi. Ai gjithashtu i ka kritikuar ata të cilët kanë pretenduar se janë Sufi, si për shembull, Hallaxhin dhe Ibn Arabiun.
Ai i shpalli disa Sufi si njerëz të Bidatit (risive në fe) dhe Zindik (njerëz të cilët deklarojnë/shfaqin Islamin dhe e fshehin kufrin - mosbesimin).
Dijetarët të cilët janë hulumtues (studiues) kompetent nuk i kanë konsideruar disa njerëz si Hallaxhi, të kenë qenë Sufi.

Ne nuk e dijmë pse Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë ka qenë varrosur në një varrezë e cila i përket Sufive. Ai është varrosur pranë vëllaut të tij, Sheref Ed-Din Abdullah, Allahu e mëshiroftë.
Varrosja e Muslimanëve në varret e Sufive nuk është e ndaluar sepse Sufitë prap janë Musliman.1
Në parim, Muslimanët duhet të varrosen në varrezat e Muslimanëve.
Ne e dijmë se varreza në të cilën Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë është varrosur, nuk i përket vetëm Sufive; më saktë edhe Muslimanët të tjerë të cilët nuk kanë qenë Sufi ishin varrosur aty.

Dhe Allahu e di më së miri.

Fetuaja me numër 31031, drejtuar Shejhut, Dr. Abdullah El-Fekihut, specialist në fikh dhe në gjuhë arabe.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Shejhu, Allahu e ruajtë këtu flet në mënyrë të përgjithshme në lidhje me Sufitë. Sikurse e dijmë, në mesin e Sufive ka shumë grupe dhe shumë bindje, dhe tek ta ka bidate të cilat nxjerrin nga feja thënësin/vepruesin e tyre dhe të tillët nuk janë musliman dhe ka bidate të cilat nuk nxjerrin nga feja, dhe i tilli mbetet musliman edhe pse bidatçi Ajo që ka për qëllim Shejhu është kjo e fundit, sikurse e ka sqaruar në fetua tjera të tij dhe sikurse e kanë sqaruar dijetarët e Ehli Sunnetit në përgjithësi. (Shpjegim i Përkthyesit).

No comments:

Post a Comment