Saturday, January 30, 2016

Në qoftë se madhësia do të kishte rëndësi, elefanti do të duhej të ishte mbret i xhunglës e jo luani


''Në qoftë se madhësia do të kishte rëndësi, elefanti do të duhej të ishte mbret i xhunglës e jo luani.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, January 29, 2016

Zemrat janë të dobëta dhe të ndjeshme ndaj dyshimeve të bidatçive


Zemrat janë të dobëta dhe të ndjeshme ndaj dyshimeve të bidatçive

Imam Abdurrezak El-Sanani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Ibrahim Ibn Ebi Jahja më tha mua: ''Unë e shohë se Mutezilitë (një grupacion i devijuar në Islam) të vizitojnë ty shpesh.''
Unë thashë: ''Po, dhe ata thonë se t'i je njëri prej tyre.'' Ai tha: ''Pse nuk vjen me mua tek kjo shitore kështu që ne të mund të flasim së bashku.''
Unë thashë: ''Jo.'' Ai tha: ''Pse jo?''
Unë thashë: ''Për shkak se zemra është e dobët (pra mund ta mbushësh me dyshime atë e të më hutosh).''

Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Shumica e Imamëve të Selefit kanë paralajmëruar kundër (përzierjes apo marrëdhënieve miqësore me bidatçitë), dhe ata mendonin se zemrat ishin të dobëta dhe të ndjeshme ndaj dyshimeve.''

Burimi: ''Kitab El-Sheri'ah'', 5/255, nga Imam Ebu Bekr El-Axhuri; ''Usul I'tikad Ehli-Sunneh uel-Xhemah'', nga Imam Lalikai dhe ''Sijer E'Alam En-Nubela'', 7/261 nga Imam Dhehebiu, Allahu i mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Monday, January 25, 2016

Armiku më i rrezikshëm është ai që të sulmon prapa shpine


Armiku më i rrezikshëm është ai që të sulmon prapa shpine - Munafiku.

''Paralajmëroji munafikët (o Muhamed) për dënimin e mjerueshëm që i pret ata që miqësohen me jobesimtarët e jo me besimtarët! Vallë, tek ata kërkojnë fuqi, kur, në të vërtetë, e gjithë fuqia i përket vetëm Allahut!'' (En-Nisa, 138-139).

Përktheu: Jetmir Jakupi

Saturday, January 23, 2016

Nëse fëmijëve të Sirisë do t'ju rrjedhte naftë në vend të gjakut, e gjitha bota menjëherë do të vepronte


''Nëse fëmijëve të Sirisë do t'ju rrjedhte naftë në vend të gjakut, e gjitha bota menjëherë do të vepronte.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, January 22, 2016

Dhe xhahili vazhdon të debatojë!


Dhe xhahili vazhdon të debatojë!

Transmetohet se Ali Ibn Ebi Talibi, radiallahu anhu, ka thënë: ''Kur e vërteton se është gabim, njeriu i mençur do ta korigjojë veten e tij, dhe xhahili (injoranti) do të vazhdojë të debatojë!''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, January 19, 2016

Kur bidatçiu të thotë: Eja të bisedojmë e debatojmë!


Kur bidatçiu të thotë: Eja të bisedojmë e debatojmë!

Transmetohet se dy burra nga mesi i pasuesve të epsheve dhe dëshirave (bidatçive) hyrën tek (Imam) Muhamed Ibn Sirini dhe thanë: ''O Ebu Bekr, na le neve që të flasim me ty.'' Ai tha: ''Jo.''
Ata thanë: ''Na le neve që të të recitojmë ty një ajet nga Libri i Allahut.''
Ai tha: ''Jo, ose ju do të ngriheni dhe do të largoheni prej meje ose unë do të ngrihem dhe do të largohem prej juve.''
Kështu që të dy burrat u ngritën dhe u larguan.

Burimi: ''Kitab El-Sheri'ah'', 5/255, nga Imam Ebu Bekr El-Axhuri dhe ''Usul I'tikad Ehli-Sunneh uel-Xhemah'', nga Imam Lalikai, Allahu i mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Monday, January 18, 2016

Njerëzit e varfër shpeshherë janë më bujarë, sepse ata e dijnë se si është të mos kesh (posedosh) asgjë


''Njerëzit e varfër shpeshherë janë më bujarë, sepse ata e dijnë se si është të mos kesh (posedosh) asgjë.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, January 15, 2016

Urime ngase Profetët ishin kryesisht baballarë të vajzave


Transmetohet se kur Imam Ahmedi ndëgjonte se dikush kishte një vajzë (një bebe) të vogël, ai do t'u thoshte atyre: ''Urime ngase Profetët ishin kryesisht baballarë të vajzave (pra kryesisht kishin vajza).''

Burimi: ''Sijer E'Alam En-Nubela'', 9/434.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Monday, January 11, 2016

Harroje gabimin e shokut tënd, por mos e harro shokun tënd për një gabim


''Harroje gabimin e shokut tënd, por mos e harro shokun tënd për një gabim.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Mos sulmo dikë me lajme dhe fotografi të montuara!


Fatkeqësisht një pjesë e madhe e muslimanëve për të sulmuar kundërshtarët e tyre merren me lajme dhe fotografi të montuara.

Nuk është prej Islamit që të ngutemi dhe të akuzojmë dikë pavarësisht mospajtimeve, për diçka të cilën nuk e kemi konfirmuar por vetëm (në mënyrë të rrejshme) na është servuar nga të tjerët.

''O ju që keni besuar! Nëse ndonjë njeri i pandershëm ju sjell ndonjë lajm, sigurohuni mirë (në është i vërtetë), për të mos i bërë dëm ndokujt padashje, e të pendoheni pastaj për atë që keni bërë.'' (El-Huxhurat, 6).

Shkruar nga: Jetmir Jakupi

Sunday, January 10, 2016

Bota është plot me njerëz të mirë, në qoftë se ju nuk mund të gjeni një të tillë... bëhuni një i tillë!


Bota është plot me njerëz të mirë, në qoftë se ju nuk mund të gjeni një të tillë... bëhuni një i tillë!

''Ata që shpenzojnë pasurinë e vet në rrugë të Allahut, pa e përcjellë atë me përgojim apo fyerje, do të kenë shpërblim te Zoti i tyre dhe nuk do të kenë pse të frikësohen apo pikëllohen.'' (El-Bekare, 262).

Transmetohet nga Ebu Hurejra, radiallahu anhu se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Allahu ka thënë: ''Shpenzo, o biri i Ademit, dhe Unë do të shpenzojë për ty.''(Transmetojnë Buhariu, nr.5073 dhe Muslimi, nr.993).

Përktheu: Jetmir Jakupi

Saturday, January 9, 2016

Raketat mund të jenë mbi ne, por ata kanë harruar se Allahu është mbi ta


Raketat mund të jenë mbi ne, por ata kanë harruar se Allahu është mbi ta.

''Ai (Allahu) i ndëgjon të gjitha dhe i sheh të gjitha.'' (Esh-Shura, 11).

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, January 8, 2016

Nëna e të gjitha bekimeve


''Në qoftë se të kesh fëmijë është një bekim nga Allahu subhanehu ue teala, një grua e drejtë (e mirë) është nëna e të gjitha bekimeve.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, January 5, 2016

Unë nuk e di a të qajë për vdekjen e fëmijëve tanë apo të qajë për pandjeshmërinë e Ummetit tonë ndaj vdekjes së tyre


''Unë nuk e di a të qajë për vdekjen e fëmijëve tanë apo të qajë për pandjeshmërinë e Ummetit tonë ndaj vdekjes së tyre.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Monday, January 4, 2016

Ju nuk mund të prisni që të qëndroni në Rrugën e Drejtë, në qoftë se ju jeni duke ecur me Njerëzit e Gabuar


Ju nuk mund të prisni që të qëndroni në Rrugën e Drejtë, në qoftë se ju jeni duke ecur me Njerëzit e Gabuar.

Transmetohet nga Ebu Hurejra, radiallahu anhu, se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Njeriu është në fenë e shokut të vetë, kështuqë le të shikojë gjithësecili prej jush se kë ka marrë për shok.''1

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Transmetojnë Ahmedi, 2/303, Ebu Davudi, nr.4812 dhe Tirmidhiu, nr.2484. Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë se hadithi është sahih, në ''Silsiletul Ehadithus Sahih'', nr.927.