Friday, January 29, 2016

Zemrat janë të dobëta dhe të ndjeshme ndaj dyshimeve të bidatçive


Zemrat janë të dobëta dhe të ndjeshme ndaj dyshimeve të bidatçive

Imam Abdurrezak El-Sanani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Ibrahim Ibn Ebi Jahja më tha mua: ''Unë e shohë se Mutezilitë (një grupacion i devijuar në Islam) të vizitojnë ty shpesh.''
Unë thashë: ''Po, dhe ata thonë se t'i je njëri prej tyre.'' Ai tha: ''Pse nuk vjen me mua tek kjo shitore kështu që ne të mund të flasim së bashku.''
Unë thashë: ''Jo.'' Ai tha: ''Pse jo?''
Unë thashë: ''Për shkak se zemra është e dobët (pra mund ta mbushësh me dyshime atë e të më hutosh).''

Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Shumica e Imamëve të Selefit kanë paralajmëruar kundër (përzierjes apo marrëdhënieve miqësore me bidatçitë), dhe ata mendonin se zemrat ishin të dobëta dhe të ndjeshme ndaj dyshimeve.''

Burimi: ''Kitab El-Sheri'ah'', 5/255, nga Imam Ebu Bekr El-Axhuri; ''Usul I'tikad Ehli-Sunneh uel-Xhemah'', nga Imam Lalikai dhe ''Sijer E'Alam En-Nubela'', 7/261 nga Imam Dhehebiu, Allahu i mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

No comments:

Post a Comment