Tuesday, July 25, 2017

Atyre thuaju: Ju keni fenë tuaj, ndërsa unë kam fenë time!


Nuk duhet të çuditemi kur një jomusliman e kundërshton nikabin apo fenë Islame në përgjithësi, pasiqë ata kanë fenë e tyre të cilën e konsiderojnë si të drejtë dhe çdo besim tjetër e konsiderojnë të gabuar.
Më e çuditshme është kur sheh shumë musliman, bilem edhe 'hoxhallarë' që atë nuk e konsiderojnë prej fesë, përkundrazi e konsiderojnë si thes dhe lloj-lloj emërtimi tjetër nënçmues.

''Ju keni fenë tuaj, ndërsa unë kam fenë time!''1

Shkruar nga: Jetmir Jakupi

1. El-Kafirun, 6.

Monday, May 1, 2017

Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje...


Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje...

Është vepër shumë e shëmtuar që një musliman/e të thumbojë dhe provokojë të tjerët qoftë me fjalë apo vepra. Në Islam duhet t'i këshillosh të tjerët kur t'i shohësh gabim, të lutesh për ta që Allahu subhanehu ue teala t'i udhëzojë e jo t'i nënçmosh.
Allahu subhanehu ue teala na urdhëron që të tjerët t'i thërrasim butësisht në Islam e të mos jemi të ashpër e të vrazhdë, prandaj çfarë mund të thuhet për ata musliman që me veprat e tyre bëhen shkaktar që dikush të largohet nga Islami!

''Në sajë të mëshirës së Allahut, u solle butësisht me ta (o Muhamed). Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje...''1

Shkruar nga: Jetmir Jakupi

1. Ali Imran, 159.

Thursday, March 30, 2017

Pse u përçamë!


Pse u përçamë!

Është një gjë që i mundon shumë prej pasuesve të Sunnetit.
Përçarja që ndodhi mes atyre të cilët pretendonin se janë Pasues të Sunnetit ku sot ata janë të ndarë në shumë grupe, ku secila palë e respekton vetëm grupën e tyre, vetëm Hoxhën e tyre. Ku secili grup hoxhallarët e tyre i konsideron për 'Dijetarë', për 'Shejha', si më të dijshmit në trojet tona, ndërsa të gjithë të tjerët që dallojnë me grupën e tyre - sipas tyre janë të devijuar!

Disa prej tyre krenohen me numrin e madh të grupës së tyre duke menduar kështu se haku njihet në numra (edhe pse kjo nuk është e vërtetë), e të tjerë që krenohen me emra (se pasojnë filan e halan Hoxhën). Të tjerë që janë të gatshëm ta konsiderojnë bidatçi secilin që nuk pajtohet me ta qoftë edhe për një mendim të vetëm, apo të tjerë që kartonin e kuq e mbajne të gatshëm që të përjashtojnë nga feja secilin që nuk pajtohet me ta.

E vërteta është se pjesa më e madhe e tyre u përçanë sepse lakmuan në pozita, lakmuan në pasuri e në të mirat e kësaj dunjaje.
U përçanë për shkak të këtyre dy gjërave (pozitës dhe pasurisë) e i ndryshuan pothuajse të gjitha qëndrimet që kishin më herët. U bën edhe më keq se ata që deri dje i kritikonin.
Ata sot vetë janë bërë vegla talljeje e nënçmimi nga ana e pasuesve të bidateve. Pasuesit e bidateve sot çuditen me ta, me ndryshimin e tyre e tallen me gjendjen e tyre.

''Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kur'anin) dhe mos u përçani! Kujtoni dhuntinë e Allahut për ju, sepse, kur ishit në armiqësi, Ai i pajtoi zemrat tuaja e, në saje të dhuntisë së Tij, u bëtë vëllezër.''1

Allahu subhanehu ue teala i faltë dhe ua mundësoftë që t'i kthehen rrugës së drejtë.

Shkruar nga: Jetmir Jakupi

1. Ali Imran, 103.

Monday, March 6, 2017

Nuk ka nevojë për shumë filozofi


Disa hoxhallarë po të merreshin me politikë do ua merrnin bukën shumë politikanëve, pasiqë siç thotë një fjalë e urtë popullore disa dijnë shumë mirë 'me ta sill e me ta pshtill', ndërsa feja Islame është e qartë dhe nuk ka nevojë për shumë filozofi.

Shkruar nga: Jetmir Jakupi

Wednesday, March 1, 2017

Kjo vetëmse po ripërsëritet edhe në kohën tonë


Kryesi e Bashkësisë Islame që lejon Rafiditë (Shijat) lirshëm të bëjnë davet (thirrje në fenë e tyre), që lirshëm të shajnë sahabët e të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem dhe dijetarët sunni.
Që i pranon dervishat dhe ua legalizon adhurimin e tyre nëpër tyrbe. Që i shkon për qejfi çdo jobesimtari dhe që qëllim final ka burgosjen e hoxhallarëve që flasin kundër këtyre dukurive joislame.

Ka qenë praktikë e grupacioneve të devijuara që çdoherë kur kanë qenë nëpër pozita të larta meqë nuk kanë mundur ndryshe të përballen me kundërshtarët e tyre, i kanë mbyllur nëpër burgje apo kanë kontribuar në këtë drejtim. Kjo vetëmse po ripërsëritet edhe në kohën tonë.

Allahu subhanehu ue teala, iu ndihmoftë muslimanëve dhe i ruajtë nga grackat e këtyre zullumqarëve dhe të burgosurit i liroftë nga burgu.

Shkruar nga: Jetmir Jakupi

Monday, February 27, 2017

Dhe ky bën tekfir!


''Në shumë çështje, për ata që nuk i dijnë punimet e (Shejhul Islam) Ibn Tejmijes, ai (Shejhul Islami) flet për çështje të cilat (atij që nuk i di të gjitha punimet e Shejhul Islamit) i duken se janë kontradiktore.
E sheh ndonjë i cili kurrë nuk ka hapur (lexuar) një vëllim të fetuave të Ibn Tejmijes, i cili kurrë nuk e ka lexuar prej fillimit deri në fund e lëre më ta studiojë atë, në fakt ai as nuk e di (nuk e flet) gjuhën në të cilën është shkruar libri i fetuave në mënyrë që ta lexojë atë, nxjerrë nga ky libër ndonjë fragment nga një përkthim i dorës së dytë dhe të tretë dhe bën tekfir gjithë Ummetin!''

Shejh Ahmed Musa Xhibril

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Këtu Shejhu ka për qëllim hauarixhët e kohës sonë të cilët veprojnë vetëm me copy/past me fetuatë e Shejhul Islam Ibn Tejmijes dhe Shejh Muhamed Ibn Abdulvehabit dhe nxënësve të tij, dhe bëjnë tekfir pa i kuptuar mirë ato tekste që shpeshherë duken se janë kontradiktore.

Sunday, February 26, 2017

Mos u bëjë i tillë!


Mos u bëjë i tillë që vetëm atëherë kur ke ndonjë nevojë apo interes tëndin t'i trokasësh në derë dikujt.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Saturday, February 25, 2017

Gulatët dhe Murxhiat


Gulatët (tepruesit në tekfir), e akuzojnë secilin që respekton Shejh Ibn Bazin, Shejh Ibn Uthejminin dhe Shejh Albanin, Allahu i mëshiroftë duke iu thënë se ju po i adhuroni ata, ndërsa Murxhiat atë person i cili nuk pajtohet në ndonjë çështje me këta dijetarë e konsiderojnë të humbur e të devijuar.
E vërteta është se secilit i merret dhe i lihet fjala përveç të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem, dhe respekti ndaj ulemave është prej fesë, e jo siç mendojnë injorantët se vepra e tillë është ''adhurim'' i tyre.

''Dijetarët janë trashëgimtarë të Profetëve..''1

Shkruar nga: Jetmir Jakupi

1. Transmeton Ebu Davudi, nr.3641 nga Ebu Derda, radiallahu anhu, nga i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem. Hadithi është klasifikuar sahih nga Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë në ''Sahih Ebi Davud''.

Saturday, February 18, 2017

Nuk ka nevojë që në mes të rrugës 't'ia shprehësh dashurinë' bashkëshortit/bashkëshortës tënde


Nuk ka nevojë që në mes të rrugës 't'ia shprehësh dashurinë' bashkëshortit/bashkëshortës tënde

Transmetohet se Omer Ibn Hattabi radiallahu anhu e kishte qortuar shumë një person i cili fliste në mes të rrugës me gruan e tij në prezencë të të tjerëve.
A thua si do të ishte reagimi i tij po t'i shihte muslimanët se si në mënyrë të pahijshme sillen me gratë e tyre në mes të rrugës, duke u përqafuar e përkëdhelur e kështu me rradhë në prezencë të të tjerëve?!
Aq më shumë kur veprat e tilla bëhen sot edhe nga ata që pretendojnë se janë Pasues të Sunnetit!

Sikurse thoshte një i moshuar: ''Edhe ne i kemi dashur gratë tona, kemi krijuar familje me to, mirëpo këto vepra nuk ka nevojë që të publikohen e t'i merr vesh e gjithë bota.
Nuk ka nevojë që në mes të rrugës 't'ia shprehësh dashurinë' bashkëshortit/bashkëshortës tënde.''

Shkruar nga: Jetmir Jakupi

Monday, February 6, 2017

Tuesday, January 31, 2017

Ndërsa të rinjtë janë ende në shtretërit e tyre!


''Të moshuarit konsiderohen të dobët, por prap ata ia dalin mbanë të shkojnë në Xhami madje edhe për namazin e Sabahut, ndërsa të rinjtë janë ende në shtretërit e tyre!''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Thursday, January 19, 2017

O ju që keni urrejtje ndaj Pasuesve të Hadithit


O ju që keni urrejtje ndaj Pasuesve të Hadithit

Imam Ibn Kajjim El-Xheuzi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''O ju që keni urrejtje dhe abuzoni me Ehlul Hadithin (Pasuesit e Hadithit), përgëzim për ju për shoqërinë tuaj me Shejtanin.''

Imam Ahmed Ibn Sanan El-Uasiti, Allahu e mëshiroftë ka thënë: ''Nuk egziston asnjë bidatçi në këtë botë i cili nuk ka armiqësi ndaj Ehlul Hadithit (Pasuesve të Hadithit).''

Burimi: ''El-Kefijetu Esh-Shafije'', fq.199; ''Marifetu ulum El-Hadith'', fq.4.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Monday, January 2, 2017

Ajo ishte shumë e bukur


Ajo ishte shumë e bukur.

''Thuaj: ''Vdekja prej së cilës po ikni, do t'ju arrijë. Pastaj, ju do të ktheheni tek Ai, i Cili e di të padukshmen dhe të dukshmen dhe Ai do t'ju njoftojë ju për atë që keni bërë.'' (El-Xhumuah, 8).

Përktheu: Jetmir Jakupi