Monday, May 1, 2017

Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje...


Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje...

Është vepër shumë e shëmtuar që një musliman/e të thumbojë dhe provokojë të tjerët qoftë me fjalë apo vepra. Në Islam duhet t'i këshillosh të tjerët kur t'i shohësh gabim, të lutesh për ta që Allahu subhanehu ue teala t'i udhëzojë e jo t'i nënçmosh.
Allahu subhanehu ue teala na urdhëron që të tjerët t'i thërrasim butësisht në Islam e të mos jemi të ashpër e të vrazhdë, prandaj çfarë mund të thuhet për ata musliman që me veprat e tyre bëhen shkaktar që dikush të largohet nga Islami!

''Në sajë të mëshirës së Allahut, u solle butësisht me ta (o Muhamed). Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje...''1

Shkruar nga: Jetmir Jakupi

1. Ali Imran, 159.