Monday, September 30, 2013

Nëse ju shihni një njeri që e do Kelamin, paralajmëroni kundër tij



Nëse ju shihni një njeri që e do Kelamin, paralajmëroni kundër tij

Imam Ahmed Ibn Hanbel, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Nëse ju shihni një njeri që e do Kelamin (apologjetikën), atëherë paralajmëroni kundër tij!''

Burimi: ''El-Ibanah'', 2:54, nga Imam Ibn Bata, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Ilmul kelami është shkencë e devijuar në çështje të akides (besimit) e cila ndërtohet mbi dy gjëra themelore: marrjen e logjikës si bazë dhe polemikën.

Thursday, September 26, 2013

Lumturia jote është e fshehur përbrenda vetës tënde, vetëm largoi shqetësimet tua



Lumturia jote është e fshehur përbrenda vetës tënde, vetëm largoi shqetësimet tua

Një njeri e pyeti një mjeshtër: Si mund të bësh një gjë aq të bukur nga një gurë?!

Ai u përgjigj: Bukuria tashmë është e fshehur aty, unë vetëm e largojë gurin shtesë.

Lumturia jote është e fshehur përbrenda vetes tënde, vetëm largoji shqetësimet tua.

Allahu subhanehu ue teala, të bekoftë gjithmonë dhe largoi të gjitha shqetësimet tua.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Wednesday, September 25, 2013

Ajo nuk e falënderon atë për ato që ai bën për të...



Ajo nuk e falënderon atë për ato që ai bën për të...

Hatab El-Mahzumi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Bir i dashur! Qëndro largë nga gratë të cilat janë të kënaqura me veten e tyre dhe të cilat janë të këqija ndaj burrave të tyre.
Nëse ai (bashkëshorti i saj) është i mirë ndaj saj, ajo e sheh atë (vepër) se ajo është sipër tij.
Ajo nuk e falënderon atë për ato që ai bën për të, ajo nuk është e kënaqur me gjëra të vogla dhe është e pacipë ndaj tij.''

Burimi: ''Er-Raudah'', fq.202.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Sunday, September 22, 2013

O Pasues të Sunnetit, bëhuni të butë me njëri-tjetrin



O Pasues të Sunnetit, bëhuni të butë me njëri-tjetrin

Imam Hasan El-Basri, Allahu e mëshiroftë, do t'iu thoshte kolegëve të tij:

''O Ehli Sunneh (Pasues të Sunnetit)! Bëhuni të butë me njëri-tjetrin, Allahu pastë mëshirë mbi juve, sepse ju jeni nga të paktët njerëz!''

Burimi: El-Lalika'i, 19.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, September 17, 2013

Të gjithë ne jemi Selefi



Të gjithë ne jemi Selefi

Shejh Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Në qoftë se ai do të thotë me fjalën ''Selefi'' se ai e ndjekë Selefin, pa pasur për qëllim që të themelojë (krijojë) ndonjë sekt (grupacion) i cili i akuzon kundërshtarët (ata që nuk pajtohen me të) se janë të devijuar, atëherë kjo është e saktë.
Të gjithë ne jemi Selefi.''

Burimi: ''Fetaua El-Haram El-Medeni'', 53.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Selefi, do të thotë pasues i të parëve tanë të mirë: pasues i sahabëve, tabi'inëve dhe atyre që erdhën pas tyre.
2. Selefët janë të parët tanë të mirë, sahabët (shokët) e të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selem, dhe dy gjeneratat që erdhën pas tyre.

Sunday, September 15, 2013

Vini re se zemra është si një kala, dhe shejtanët janë gjithnjë përreth kalasë...



Vini re se zemra është si një kala, dhe shejtanët janë gjithnjë përreth kalasë...

Imam Ibn El-Xheuzi, rahimehullah, ka thënë: ''Iblisi (shejtani) i mashtron njerëzit në çfarëdo mënyre që ai mundet, dhe pushteti i tij mbi ta rritet dhe zvogëlohet sipas vigjilencës ose neglizhencës së tyre, injorancës (paditurisë) ose diturisë së tyre.

Vini re se zemra është si një kala, dhe shejtanët janë gjithnjë për reth kalasë duke shikuar (duke pritur) rojet të bëhen të pavëmendshëm (të shkujdesur).
Roja duhet të dijë të gjitha portat e kalasë të cilat atij i janë caktuar për t'i ruajtur, dhe ai nuk duhet të lejojë që vëmendja tij t'i rrëshqasë për një moment, sepse armiku asnjëherë nuk e lë vëmendjen e tij t'i rrëshqasë.''

Burimi: ''Telbis Iblis'', fq.52.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Saturday, September 14, 2013

Pirja e Hashashit (Marihuanës)



Pirja e Hashashit (Marihuanës)

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Ai i cili thotë se është hallall (e lejuar) që të drogohet me hashash, ka bërë blasfemi.''1

Shejhul Islami, Allahu e mëshiroftë, gjithashtu ka thënë: ''Hashashi i cili bëhet nga Kanabisi, është i ndaluar.
Ai i cili e merr atë, dënohet si pirësi i alkoolit.''2

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. El-Fetaua, 34/204.
2. El-Irakijah, 2/930.

Thursday, September 12, 2013

Vdekja e një shehidi



Vdekja e një shehidi

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Vdekja e një shehidit, është më e lehta dhe më e mira vdekje.''

Burimi: ''El-Irakijah'', 2/941.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Wednesday, September 11, 2013

Çfarë do të ndodhte nëse Kur'ani do të kishte zbritur në një mal?



Çfarë do të ndodhte nëse Kur'ani do të kishte zbritur në një mal?

''Sikur këtë Kuran t'ia shpallnim ndonjë mali, ti do ta shihje atë (mal) të përulur dhe të copëtuar nga frika e Allahut.
Shembuj të tillë Ne ua japim njerëzve, që ata të meditojnë.''1

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. El-Hashr, 21.

Tuesday, September 10, 2013

Shenjë e Xhehmijëve është se ata Ehli Sunnetin e quajnë ''Mushebih'' (Antropomorfist)



Shenjë e Xhehmijëve është se ata Ehli Sunnetin e quajnë ''Mushebih'' (Antropomorfist)

Imam Ibn Ebil Iz El-Hanefi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Shenjë e Xhehmijëve është se ata Ehli Sunnetin e quajnë ''Mushebih'' (Antropomorfist).''

Burimi: ''Sherh El-Akide Et-Tahavije'', fq.118.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Xhehmitë janë grupacion i devijuar, të cilët pretendojnë se imani është thjeshtë njohja e Allahut subhanehu ue teala. Ata kanë bërë kufër të madh sepse kanë thënë se Kur'ani nuk është fjala e Allahut subhanehu ue teala, por është e krijuar dhe i kanë mohuar emrat dhe cilësitë e Allahut subhanehu ue teala, duke ua prishur kuptimin.
Andaj, dijetarët e selefit kanë bërë tekfir mbi këtë grup.
2. Mushebih apo antropomorfist, quhen ata që e përngjasojnë Allahun subhanehu ue teala, me krijesat e Tij, pra ata të cilët shembull thonë se Allahu subhanehu ue teala, ka dorë dhe dora e Tij është sikurse dora e njeriut, thonë se Allahu subhanehu ue teala, ka fytyrë dhe fytyra e Tij është sikurse e krijesave të Tij.
Besimi i Ehli Sunnetit është se pohojnë atë që Allahu subhanehu ue teala, e ka përshkruar Veten e Tij në Kur'an, pa e përngjasuar Atë me krijesat, duke u bazuar në ajetin Kur'anor: ''Asnjë send nuk është si Ai; Ai është dëgjuesi, shikuesi.'' (Esh-Shura, 11).
Pra, Ehli Sunneti thonë se Allahu subhanehu ue teala, ka dorë por dora e Tij nuk është sikur dora e krijesave të Tij, thonë se Allahu subhanehu ue teala, ka fytyrë, por fytyra e Tij nuk është sikur e krijesave të Tij (shënim i përkthyesit).

Monday, September 9, 2013

Suksesi në martesë nuk vjen thjeshtë përmes gjetjes së të duhurit (duhurës)...


Suksesi në martesë nuk vjen thjeshtë përmes gjetjes së të duhurit (duhurës)...

Suksesi në martesë nuk vjen thjeshtë përmes gjetjes së të duhurit (duhurës), por nga të qenit i duhuri (e duhura).

''Kush respekton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ia ka frikën Allahut dhe i përmbahet udhëzimit të Tij, të tillët janë ata që do të arrijnë atë që dëshirojnë.''1

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. En-Nur, 52.

Saturday, September 7, 2013

Rrënjët e mira japin frute të ëmbëla



Rrënjët e mira japin frute të ëmbëla

Hatab El-Mahzumi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Bir i dashur! Gruaja është qetësia e burrit. Ai nuk mund të jetojë me të nëse ata nuk pajtohen (nëse nuk mirëkuptohen mes vete).
Nëse dëshiron të martohesh me ndonjë grua, atëherë duhet të pyesësh për familjen e saj.
Rrënjët e mira japin frute të ëmbëla.''

Burimi: ''Er-Raudah'', fq.202.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, September 6, 2013

Muslimane e dashur, mos e mëso vajzën tënde me këto gjëra



Muslimane e dashur, mos e mëso vajzën tënde me këto gjëra

Mos e mëso vajzën tënde se si të vallëzojë, por mësojë atë se si të kryejë namazin.

Mos e mëso atë se si të këndojë, por mësojë atë se si të recitojë Kur'an.

Mos e zbukuro atë me makijazh (grim) por zbukuroje me hixhab (mbulesë).

Mos e lejo atë që aktoret ose këngëtaret t'i marrë si model në jetë, por mësoje atë që nënat e besimtarëve janë shembulli më i mirë që një muslimane duhet të ndjekë.

Ti do të pyetësh në Ditën e Gjykimit, për çdo gjë që e ke mësuar atë!

''O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.
Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar.''1

Transmetohet se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Gruaja është bareshë në shtëpinë e bashkëshortit të saj dhe do të jetë e pyetur për të.''2

Ti do të pyetësh për çdo gjë në Ditën në të cilën njeriu do të ikë nga vëllau i tij, nga nëna e tij, dhe nga babai i tij.

''E kur të vijë ushtima (krisma e Kiametit); atë ditë njeriu ikën prej vëllait të vetë, prej nënës dhe prej babait të vetë, prej gruas dhe prej fëmijëve të vetë. Atë ditë secilit njeri i mjafton çështja e vetë.''3

''E kur i fryhet surit (herën e dytë), atëherë, në atë ditë nuk do të ketë lidhje familjare mes tyre e as që do të pyesë kush për njëri-tjetrin.''4

Prandaj përpiqu dhe jepe më të mirën prej vetes tënde, që ta mësosh atë me mësime Islame.

Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi

1. Et-Tahrim, 6.
2. Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.
3. Abese, 33-37.
4. El-Mu'minun, 101.

Thursday, September 5, 2013

Të jesh gruaja e duhur të cilën njeriu i duhur dëshiron ta martojë



Të jesh gruaja e duhur të cilën njeriu i duhur dëshiron ta martojë

''Gjetja e njeriut të duhur për martesë është sfida e dytë.
Sfida e parë është të jesh gruaja e duhur të cilën njeriu i duhur dëshiron ta martojë.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, September 3, 2013

Kritikat e shumta shpiejnë në urrejtje dhe në sjellje të keqe



Kritikat e shumta shpiejnë në urrejtje dhe në sjellje të keqe

Ali Ibn Ebi Talibi, radiallahu anhu, ka thënë: ''Mos kritiko tepër shumë. Kritikat e shumta shpiejnë në urrejtje dhe në sjellje të keqe.''

Burimi: ''Er-Raudah'', fq.182.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Monday, September 2, 2013

Shumë të Rinjë janë të shpejtë për t'i atribuar vetes ilm (dituri)



Shumë të Rinjë janë të shpejtë për t'i atribuar vetes ilm (dituri)

Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Selefizmi i sotshëm është i trazuar.
Arsyeja për këtë është për shkak se shumë të Rinjë janë të shpejtë për t'i atribuar vetes ilm (dituri).
Ata marrin guxim të japin Fetua dhe të shpjegojnë gjëra të caktuara se janë Hallall dhe Haram edhe para se ata të mund të lexojnë ndonjë ajet Kur'anor ose ndonjë Hadith në mënyrë të saktë.''

Burimi: ''Silsilat El-Huda uen-Nur'', 188.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Sunday, September 1, 2013

Si quhet gruaja e Shejtanit?!



Si quhet gruaja e Shejtanit?!

Imam El-Ameshi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Një njeri e pyeti Shabiun, se si quhet gruaja e Shejtanit.
Shabiu, u përgjigj: ''Ajo është një dasëm në të cilën unë nuk kam qenë.''

Këto fjalë të Imam Shabiut, Allahu e mëshiroftë, janë edhe një lloj këshille për muslimanët, që të mos parashtrojnë pyetje për të cilat ne nuk do të pyetemi nga Allahu subhanehu ue teala për to, dhe të cilat nuk janë në dobinë tonë i dijmë apo jo.

Burimi: ''Et-Tadhkirah'', 1/121.

Përktheu: Jetmir Jakupi