Friday, September 6, 2013

Muslimane e dashur, mos e mëso vajzën tënde me këto gjëra



Muslimane e dashur, mos e mëso vajzën tënde me këto gjëra

Mos e mëso vajzën tënde se si të vallëzojë, por mësojë atë se si të kryejë namazin.

Mos e mëso atë se si të këndojë, por mësojë atë se si të recitojë Kur'an.

Mos e zbukuro atë me makijazh (grim) por zbukuroje me hixhab (mbulesë).

Mos e lejo atë që aktoret ose këngëtaret t'i marrë si model në jetë, por mësoje atë që nënat e besimtarëve janë shembulli më i mirë që një muslimane duhet të ndjekë.

Ti do të pyetësh në Ditën e Gjykimit, për çdo gjë që e ke mësuar atë!

''O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.
Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar.''1

Transmetohet se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Gruaja është bareshë në shtëpinë e bashkëshortit të saj dhe do të jetë e pyetur për të.''2

Ti do të pyetësh për çdo gjë në Ditën në të cilën njeriu do të ikë nga vëllau i tij, nga nëna e tij, dhe nga babai i tij.

''E kur të vijë ushtima (krisma e Kiametit); atë ditë njeriu ikën prej vëllait të vetë, prej nënës dhe prej babait të vetë, prej gruas dhe prej fëmijëve të vetë. Atë ditë secilit njeri i mjafton çështja e vetë.''3

''E kur i fryhet surit (herën e dytë), atëherë, në atë ditë nuk do të ketë lidhje familjare mes tyre e as që do të pyesë kush për njëri-tjetrin.''4

Prandaj përpiqu dhe jepe më të mirën prej vetes tënde, që ta mësosh atë me mësime Islame.

Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi

1. Et-Tahrim, 6.
2. Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.
3. Abese, 33-37.
4. El-Mu'minun, 101.

No comments:

Post a Comment