Sunday, May 31, 2015

Kjo nuk ta jep të drejtën ty që të thuash për ta gjëra që nuk i kanë


''Nëse t'i nuk pajtohesh me ndonjë njëri apo me një grup të caktuar në lidhje me ndonjë çështje, kjo nuk ta jep të drejtën ty që të thuash për ta gjëra që nuk i kanë.''

Shkruar nga: Jetmir Jakupi

Saturday, May 30, 2015

Unë madje e lus Allahun edhe për kripë për familjen time


Unë madje e lus Allahun edhe për kripë për familjen time

Imam Urve Ibn Zubejri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Unë i lutem Allahut kur falem, dhe unë madje e lus Atë edhe për kripë për familjen time.''1

Burimi: ''Fejd El-Kadir'', 4/110 nga Imam El-Menavi, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Pra, mos të të vijë turp që ta lusësh Allahun subhanehu ue teala për çdo gjë që ke nevojë nga gjërat e lejuara, edhe nëse në syrin tënd ato gjëra janë shumë të vogla. (Fjalë nga Përkthyesi).

Friday, May 29, 2015

Ai që e braktis namazin është më i keq se vjedhësi, zinaqari, pijaneci dhe konsumatori i kanabisit


Ai që e braktis namazin është më i keq se vjedhësi, zinaqari, pijaneci dhe konsumatori i kanabisit

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Kushdo që e braktis namazin është më i keq se një vjedhës, zinaqar (kurvar), pijanec dhe konsumator i kanabisit.''

Burimi: ''Mexhmu El-Fetaua'', vëll.22, fq.50.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Sunday, May 24, 2015

Asnjë vend për t'u fshehur!


Asnjë vend për t'u fshehur!

Llukmani alejhi selam, i kishte thënë djalit të tij: ''Dhe kur të kesh për qëllim të bësh mëkat, bëje atë në një vend ku Allahu nuk mund të të shoh ty!''

Burimi: ''Esma Es-Sahaba''.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, May 22, 2015

Hera e fundit që ai e uli shikimin e tij!


''Ai dëshiron një grua që ka druajtje të plotë, por hera e fundit që ai e uli shikimin e tij ishte kur ai u ul që të lidhë - lidhësen e këpucave të tij.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Thursday, May 21, 2015

Sufitë e përqeshnin Shejtanin, ndërsa tash Shejtani i përqeshë ata!


Sufitë e përqeshnin Shejtanin, ndërsa tash Shejtani i përqeshë ata!

Imam Ibn Kajjim El-Xheuzi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Dhe sa e mirë (sa e saktë) është ajo që (Imam) Ebu Ahmed Esh-Shejrazi ka thënë: ''Sufitë e përqeshnin Shejtanin dhe tash Shejtani i përqeshë ata!''

Burimi: ''Ighetul El-Lafan fi Meseid Esh-Shejtan'', vëll.1, fq.241.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, May 19, 2015

Jo çdonjëri që ka mjekërr, konsiderohet i besueshëm


Shejh Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Jo çdonjëri që ka mjekërr, konsiderohet i besueshëm.''1

Burimi: ''Sherh Bulugh'', vëll.7, fq.74.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Sunday, May 17, 2015

Ziliqari është më i palumturi


Ziliqari është më i palumturi

Një fjalë e urtë arabe thotë: ''Një person i cili është ziliqar është më i palumturi.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Wednesday, May 13, 2015

Një rekat vullnetar gjatë natës është më i mirë se sa njëzet gjatë ditës


Një rekat vullnetar gjatë natës është më i mirë se sa njëzet gjatë ditës

Transmetohet se Abdullah Ibn Amr Ibn El-Asi, radiallahu anhu, ka thënë: ''Një rekat (nafile/vullnetar) gjatë natës është më i mirë se sa njëzet gjatë ditës.''

Burimi: ''Meusu'ah Ibn Ebi Dunja'', 1/247.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Duaja pranohet ditën e Mërkurë


Duaja pranohet ditën e Mërkurë

Xhabir Ibn Abdullahu, radiallahu anhu, ka thënë: ''I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, e ka lutur Allahun në këtë Xhami (Xhamia El-Fet'h) të hënën, të martën dhe të mërkurën. Duaja e tij është pranuar të Mërkurën mes namazit të Drekës dhe të Ikindisë.''
Xhabiri, radiallahu anhu, ka thënë: ''Nuk kishte asgjë që ishte e rëndësishme për mua, përveçse e kam lutur Allahun gjatë asaj kohë mes Drekës dhe Ikindisë, duke e ditur se Ai do t'i përgjigjet (duasë).''

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Një grup i shokëve tanë dhe njerëz tjerë veprojnë sipas këtij hadithi.
Ata e shohin atë (me vend) që të lusin Allahun gjatë kësaj kohe; sikurse është transmetuar nga Xhabiri, radiallahu anhu.
Vendi ku Xhabiri e ka bërë duanë nuk është përmendur, por koha në të cilin ai e ka bërë është përmendur (pra, të mërkurën mes namazit të drekës dhe ikindisë, sh.p).''

Burimi: ''El-Edeb El-Mufred'', 703, nga Imam Buhariu, Allahu e mëshiroftë. Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, e ka cilësuar hadithin hasen, në ''Sahih El-Edeb El-Mufred''; ''Iktida Siratul Mustekim'', 1/433.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, May 12, 2015

Një femër nuk mund të detyrohet të martohet me dikë me të cilin ajo nuk dëshiron të martohet


Një femër nuk mund të detyrohet të martohet me dikë me të cilin ajo nuk dëshiron të martohet

Shejh Ibn Bazi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Një femër nuk mund të detyrohet të martohet me dikë me të cilin ajo nuk dëshiron të martohet.''

Shejh Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Është haram që një njeri ta detyrojë vajzën e tij të martohet me një njeri me të cilin ajo nuk dëshiron të martohet, dhe ajo që është haram nuk mund të miratohet ose zbatohet.''

Burimi: ''Fetaua El-Mer'eh'', 11/157; ''El-Fetaua'', fq.760.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Monday, May 11, 2015

I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem, kurrë nuk ka goditur ndonjë grua


I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem, kurrë nuk ka goditur ndonjë grua

Transmetohet nga Aishja, radiallahu anha, të ketë thënë: ''I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, kurrë nuk ka goditur ndonjë grua.''

Burimi: Transmetojnë Muslimi, nr.2328, Ebu Davudi, nr.4786, Tirmidhiu, nr.331, Ibn Maxhe, nr.1984.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, May 8, 2015

Luani nuk e humb gjumin për shkak të mendimeve të deleve


Luani nuk e humb gjumin për shkak të mendimeve të deleve

Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Luanët nuk e humbasin gjumin për shkak të mendimeve të deleve.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Thursday, May 7, 2015

Bubullima është zëri i mëshirës së Allahut



Bubullima është zëri i mëshirës së Allahut

Omer Ibn Abdulazizi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Kjo (bubullima) është zëri i mëshirës së Allahut, atëherë çfarë nëse ju do të mund të ndëgjonit zërin e dënimit të Allahut!''

Burimi: ''Es-Sijer'', vëll.5, fq.121.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Wednesday, May 6, 2015

Si do t'ju flasë Allahu të gjithë njerëzve në Ditën e Gjykimit, në të njëjtën kohë?!


Si do t'ju flasë Allahu të gjithë njerëzve në Ditën e Gjykimit, në të njëjtën kohë?!

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, tregon se Ibn Abasi, radiallahu anhu, është pyetur: ''Si do t'ju flasë Allahu të gjithë njerëzve në Ditën e Gjykimit, në të njëjtën kohë?!''

Ai (Ibn Abasi, radiallahu anhu) ka thënë: ''Ashtu siç Ai i furnizon në të njëjtën kohë të gjithë ata në botë!''

Burimi: ''Fetaua Ibn Tejmije'', 5/133.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, May 5, 2015

Allahu subhanehu ue teala ju shikon juve kur jeni në gjendje të vështirësisë dhe dëshpërimit, dhe qeshë


Allahu subhanehu ue teala ju shikon juve kur jeni në gjendje të vështirësisë dhe dëshpërimit, dhe qeshë

Transmetohet se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Ai (Allahu subhanehu ue teala) ju shikon juve kur jeni në gjendje të vështirësisë (vuajtjes) dhe të dëshpërimit, dhe qeshë, duke e ditur se lehtësimi juaj është afër.''

Burimi: Transmetojnë Imam Ahmedi dhe Imam Ibn Maxhe. Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, e ka cilësuar hadithin si hasen.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Allahu subhanehu ue teala, thotë në Kur'an: ''E, pa dyshim se pas vështirësisë vjen lehtësimi. Me të vërtetë, pas vështirësisë vjen lehtësimi.'' (El-Inshirah, 5-6).

Friday, May 1, 2015

Ne i njihnim munafikët nga urrejtja që ata kishin për Ali Ibn Ebi Talibin radiallahu anhu


Ne i njihnim munafikët nga urrejtja që ata kishin për Ali Ibn Ebi Talibin radiallahu anhu

Prej thënieve të Sahabëve: ''Ne i njihnim (dallonim) hipokritët nga urrejtja e tyre për Aliun (radiallahu anhu).''

Burimi: ''Kitab Fede'il Es-Sahaba'', vëll.2, fq.639, nr.1086 nga Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi