Wednesday, May 13, 2015

Duaja pranohet ditën e Mërkurë


Duaja pranohet ditën e Mërkurë

Xhabir Ibn Abdullahu, radiallahu anhu, ka thënë: ''I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, e ka lutur Allahun në këtë Xhami (Xhamia El-Fet'h) të hënën, të martën dhe të mërkurën. Duaja e tij është pranuar të Mërkurën mes namazit të Drekës dhe të Ikindisë.''
Xhabiri, radiallahu anhu, ka thënë: ''Nuk kishte asgjë që ishte e rëndësishme për mua, përveçse e kam lutur Allahun gjatë asaj kohë mes Drekës dhe Ikindisë, duke e ditur se Ai do t'i përgjigjet (duasë).''

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Një grup i shokëve tanë dhe njerëz tjerë veprojnë sipas këtij hadithi.
Ata e shohin atë (me vend) që të lusin Allahun gjatë kësaj kohe; sikurse është transmetuar nga Xhabiri, radiallahu anhu.
Vendi ku Xhabiri e ka bërë duanë nuk është përmendur, por koha në të cilin ai e ka bërë është përmendur (pra, të mërkurën mes namazit të drekës dhe ikindisë, sh.p).''

Burimi: ''El-Edeb El-Mufred'', 703, nga Imam Buhariu, Allahu e mëshiroftë. Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, e ka cilësuar hadithin hasen, në ''Sahih El-Edeb El-Mufred''; ''Iktida Siratul Mustekim'', 1/433.

Përktheu: Jetmir Jakupi

No comments:

Post a Comment