Tuesday, March 31, 2015

Njerëzit më të këqinjë janë ata të cilët i marrin varret si vende adhurimi


''Më të këqinjtë (nga mesi) i njerëzve janë ata të cilët i marrin varret si vende adhurimi.''

Imam Ali Ibn Ebi Talibi, radiallahu anhu.

Burimi: ''El-Musanef Abdurrezak'', 1/405.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Monday, March 30, 2015

Më mirë luan për një ditë, se sa dele tërë jetën


''Është më mirë që të jesh luan për një ditë, se sa të jesh dele tërë jetën tënde.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Sunday, March 29, 2015

Allahu iu ndihmon të drejtëve edhe nëse janë jobesimtarë


Allahu iu ndihmon të drejtëve edhe nëse janë jobesimtarë

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Allahu do të mbështesë (përkrah) shtetin e drejtë edhe nëse ai udhëhiqet nga jobesimtarët, por Allahu nuk do të mbështesë (përkrah) shtetin shtypës (tiran) edhe nëse ai udhëhiqet nga besimtarët.''1

Burimi: ''Mexhmu El-Fetaua'', 28/63.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Jobesimtari padyshim nëse nuk pendohet dhe vdes në atë gjendje, ai do të jetë përgjithmonë prej banorëve të Xhehennemit për dallim nga besimtari, por ajo që është për qëllim nga fjalët e Shejhul Islamit, është se Allahu subhanehu ue teala, do t'ju ndihmojë dhe mbështesë jobesimtarët të cilët janë të drejtë, në ato punë që janë të drejta dhe që nuk shkelen ligjet e Allahut subhanehu ue teala.
Kemi shembuj të tillë kur ndoshta njeriu nuk ka asgjë të bëjë me Islam, mirëpo ka mirësi në të (e ndihmon apo nuk e kundërshton/lufton Islamin dhe veprat e mira në përgjithësi), nga ana tjetër kemi njerëz të cilët janë të deklaruar si musliman, por e sulmojnë Islamin dhe muslimanët dhe nuk bëjnë vepra të mira, përkundrazi bëjnë vepra të këqija të cilat i ka ndaluar Allahu subhanehu ue teala.
Transmetohet nga i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, në një hadith kudsi se Allahu subhanehu ue teala, ka thënë: ''O robërit e Mi, unë ia kam ndaluar zullumin (padrejtësinë, keqbërjen) Vetes sime dhe e kam bërë atë haram ndërmjet jush, kështu që mos i bëni keq (padrejtësi) njëri-tjetrit.'' (Transmeton Imam Muslimi, nr.2577).
Allahu subhanehu ue teala, e di më së miri. (Shpjegim i Përkthyesit).

Tuesday, March 24, 2015

Më mirë hajdut se sa Rafidi (Shija)


Më mirë hajdut se sa Rafidi (Shija)

Beshar Ibn Berdi i kishte thënë Hilal Ibn Atijes dhe ata ishin shok: ''O Hilal! A do të ndëgjosh këshillën time?'' Ai (Hilali) tha: ''Po.'' Ai (Beshir Ibn Berdi) i tha: ''(O Hilal), ishte një kohë kur t'i vjedhje gomar. Pastaj t'i u pendove (prej kësaj vepre) dhe (tash) je bërë Rafidi (Shija).
(O Hilal), kthehu përsëri në vjedhjen e gomarëve, sepse pasha Allahun ajo është më e mirë se sa të jesh i përfshirë në Refd (domethënë, është më mirë të jesh vjedhës se sa të jesh një Rafidi).''

Burimi: ''Vefajat El-Ajan'', 1/425.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Monday, March 23, 2015

Vëllai yt është ai i cili të përkrah ty në kohë të vështira


''Vëllai yt është ai i cili të mbështet (përkrah) ty në kohën e vështirësive.''

Imam Ali Ibn Ebi Talibi, radiallahu anhu.

Burimi: ''Menhexh Ali Ibn Ebi Talib Fid-Da'ua Ile Allah'', fq.253.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Sunday, March 22, 2015

Nuk ka rëndësi se çfarë ka para luaneshës, përderisa ajo e di se kush qëndron prapa saj!



''Nuk ka rëndësi se çfarë ka para luaneshës, përderisa ajo e di se kush qëndron prapa saj!''

           Përktheu: Jetmir Jakupi

Shpëtimi qëndron në tre gjëra


Shpëtimi qëndron në tre gjëra

Allahu subhanehu ue teala, ka thënë: ''O njerëz! Ushqehuni me të gjitha ato gjëra të lejuara e të mira që gjenden në Tokë dhe mos ndiqni gjurmët e Shejtanit. Me të vërtetë, ai është për ju armik i hapur.'' (El-Bekare, 168).

(Imam) Sehl Ibn Abdullahu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Shpëtimi qëndron në tre gjëra:

1. Ngrënien e hallallit (të lejuarës).
2. Kryerjen e obligimeve.
3. Pasimin (ndjekjen) e Profetit, salallahu alejhi ue selem.''

Burimi: ''Tefsir El-Kurtubi'', 2/208.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, March 20, 2015

Kush je ti që të më mësosh mua?!


Kush je ti që të më mësosh mua?!

Transmetohet nga Abdullah Ibn Mes'udi, radiallahu anhu, se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Thënia më e urrejtur tek Allahu është kur një person i thotë tjetrit: ''Ke frikë Allahun!'' dhe ai thotë (ia kthen): ''Ti (më lër të qetë dhe) merakosu (shqetësohu) për veten tënde!''

Në një transmetim tjetër të cilin e transmeton Imam Taberaniu se Abdullah Ibn Mes'udi, radiallahu anhu, ka thënë: ''Është një gjynah i madh që një person t'i thotë vëllaut të tij: '''Ke frikë Allahun!'' dhe ai i përgjigjet: ''Merakosu (shqetësohu) për veten tënde! (Kush je) ti që të më urdhërosh mua?''

Burimi: ''Emel El-Jeum uel-leilah'', është cilësuar si sahih nga Shejh Albnai në ''El-Sahihah'', 2598 dhe 2939.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, March 17, 2015

Nëse një person ka më shumë të mira se sa të këqija, atëherë mos i përmend veprat e tij të këqija


Nëse një person ka më shumë të mira se sa të këqija, atëherë mos i përmend veprat e tij të këqija

Imam Abdullah Ibn Mubareku, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Nëse shumica e veprave të një personi janë të mira, atëherë mos i përmend veprat e tij të këqija.
Nëse shumica e veprave të një personi janë të këqija, atëherë mos i përmend veprat e tij të mira.''

Burimi: ''Et-Tedhkirah'', vëll.1, fq.250.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Wednesday, March 11, 2015

Kanë shpëtuar prej gojës tënde jobesimtarët e nuk mund të shpëton prej saj vëllau yt musliman!


Kanë shpëtuar prej gojës tënde jobesimtarët e nuk mund të shpëton prej saj vëllau yt musliman!

Sufjan Ibn El-Husejni, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Unë fola keq për dikë në prani të (Imam) Ijas Ibn Muavijes i cili më shikoi drejtë në fytyrë dhe tha: ''A ke luftuar kundër Romakëve?'' Unë u përgjigja: ''Jo.'' Ai tha: ''A ke bërë luftë kundër Sindëve, Indianëve dhe Turqve (2)?''
Unë u përgjigja: ''Jo.'' Ai pyeti: ''Si është e mundur që Romakët, Sindët, Indianët dhe Turqit të jenë të sigurt prej teje ndërsa vëllau yt Musliman nuk është i sigurt prej teje?''
Sufjani tha: ''Unë kurrë nuk e kam bërë këtë (vepër) më.'' (Domethënë kurrë nuk kam shikuar gabimet e askujt dhe as që kam folur keq për dikë).

Burimi: ''El-Bidaje uen-Nihaje'', vëll.9, fq.336 nga Imam Ibn Kethiri, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Imam Ijas Ibn Muavije El-Muzeni, ishte prej Tabi'inëve. Ishte gjyqtarë nga Basra dhe njeri shumë intelegjent, Allahu e mëshiroftë. (Shpjegim i Përkthyesit).
2. Këtu Imami ka folur për kohën e tij, kur popujt e ndryshëm ende nuk e kishin pranuar Islamin.
3. Thashë subhanAllah, kjo gjendje është me të madhe edhe në kohën tonë. Sa musliman përgojohen, shahen dhe nënçmohen nga njerëz të pandërgjegjshëm. Sulmohen njerëzit më të mirë siç janë dijetarët musliman dhe ata që e sakrifikojnë jetën e tyre për Allahun subhanehu ue teala, duke u etiketuar me lloj-lloj emërtimesh.
Vallë çfarë do thonin dijetarët e Selefit po t'i shihnin muslimanët në këtë gjendje! Allahu subhanehu ue teala, na faltë. (Shënim nga Përkthyesi).

Sunday, March 8, 2015

Saturday, March 7, 2015

Çfarë të pengoi ty nga kundërshtimi i asaj të keqe që e ke parë?


Çfarë të pengoi ty nga kundërshtimi i asaj të keqe që e ke parë?

Transmetohet nga Ebu Se'id El-Kudri, se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Allahu do të pyes robin e Tij në Ditën e Ringjalljes derisa Ai thotë: ''Çfarë të pengoi ty nga denoncimi (kundërshtimi/qortimi) i asaj të keqe që ke parë?''

Sipas një transmetimi tjetër: ''Ndonjëri prej jush do të pyetet në Ditën e Ringjalljes derisa ai të pyetet: ''Çfarë të pengoi ty nga denoncimi (kundërshtimi/qortimi) i së keqes kur t'i e ke parë atë?''

Burimi: Imam Ahmedi dhe Ibn Maxhe, 4017; ''Sahih El-Xhami'', 1818.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, March 6, 2015

O Allah, Ti me të vërtetë e di se unë e ha vetëm ushqimin tim, se unë vesh vetëm veshjen time...


Omer Ibn Hattabi, radiallahu anhu, ka thënë: ''O Allah, Ti me të vërtetë e di se unë e ha vetëm ushqimin tim, se unë vesh vetëm veshjen time, dhe se unë e marrë vetëm atë që me të drejtë është e imja.''

Burimi: ''Asr El-Hilafe Er-Rashidah'', fq.218.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Wednesday, March 4, 2015

Zoti im, mëshiroi ata të dy (prindërit), sikurse më edukuan mua kur unë isha i vogël


Zoti im, mëshiroi ata të dy (prindërit), sikurse më edukuan mua kur unë isha i vogël

Një fjalë e urtë thotë: ''Nëna ime më mësoi gjithçka, përveç se si të jetoj pa të.''

Allahu subhanehu ue teala, thotë në Kur'an: ''Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: ''Zoti im! Mëshiroi ata të dy (prindërit), sikurse më edukuan mua kur isha i vogël.''1

Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi

1. El-Isra, 24.

Monday, March 2, 2015

Bashkëpunimi i Rafidive (Shijave) me Jobesimtarët kundër Muslimanëve


Bashkëpunimi i Rafidive (Shijave) me Jobesimtarët kundër Muslimanëve

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Bashkëpunimi (i Rafidive) me Jehudët është një çështje e cila është e mirënjohur dhe e famshme.''

Shejhul Islami, gjithashtu ka thënë: ''Ata vazhdimisht bëhen aleat me Jobesimtarët nga mesi i Paganëve, Jehudëve dhe Krishterëve, dhe ata i përkrahin dhe ju ndihmojnë atyre në luftimin kundër Muslimanëve dhe tregojnë armiqësi ndaj tyre.''

Burimi: ''Minhexh El-Sunneh'', 1/21 - 3/378 nga Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Sunday, March 1, 2015

Kushdo që është i paditur në lidhje me virtytet e Ebu Bekrit dhe Omerit, atëherë ai është xhahil në lidhje me Sunnetin


Imam Ebu Xhafer Ibn Ali Ibn Husejni, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Kushdo që është i paditur në lidhje me virtytet (vetitë/cilësitë) e Ebu Bekrit dhe Omerit (radiallahu anhum), (atëherë) ai është xhahil (injorant) në lidhje me Sunnetin.''

Burimi: ''Fede'il Es-Sahaba lil-Darekutni'', 33, vëll.1/59; ''Fede'il Es-Sahaba lil Imam Ahmed'', 100; ''Hilje El-Evlija'', 3/185.

Përktheu: Jetmir Jakupi