Friday, March 20, 2015

Kush je ti që të më mësosh mua?!


Kush je ti që të më mësosh mua?!

Transmetohet nga Abdullah Ibn Mes'udi, radiallahu anhu, se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Thënia më e urrejtur tek Allahu është kur një person i thotë tjetrit: ''Ke frikë Allahun!'' dhe ai thotë (ia kthen): ''Ti (më lër të qetë dhe) merakosu (shqetësohu) për veten tënde!''

Në një transmetim tjetër të cilin e transmeton Imam Taberaniu se Abdullah Ibn Mes'udi, radiallahu anhu, ka thënë: ''Është një gjynah i madh që një person t'i thotë vëllaut të tij: '''Ke frikë Allahun!'' dhe ai i përgjigjet: ''Merakosu (shqetësohu) për veten tënde! (Kush je) ti që të më urdhërosh mua?''

Burimi: ''Emel El-Jeum uel-leilah'', është cilësuar si sahih nga Shejh Albnai në ''El-Sahihah'', 2598 dhe 2939.

Përktheu: Jetmir Jakupi

No comments:

Post a Comment