Wednesday, March 11, 2015

Kanë shpëtuar prej gojës tënde jobesimtarët e nuk mund të shpëton prej saj vëllau yt musliman!


Kanë shpëtuar prej gojës tënde jobesimtarët e nuk mund të shpëton prej saj vëllau yt musliman!

Sufjan Ibn El-Husejni, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Unë fola keq për dikë në prani të (Imam) Ijas Ibn Muavijes i cili më shikoi drejtë në fytyrë dhe tha: ''A ke luftuar kundër Romakëve?'' Unë u përgjigja: ''Jo.'' Ai tha: ''A ke bërë luftë kundër Sindëve, Indianëve dhe Turqve (2)?''
Unë u përgjigja: ''Jo.'' Ai pyeti: ''Si është e mundur që Romakët, Sindët, Indianët dhe Turqit të jenë të sigurt prej teje ndërsa vëllau yt Musliman nuk është i sigurt prej teje?''
Sufjani tha: ''Unë kurrë nuk e kam bërë këtë (vepër) më.'' (Domethënë kurrë nuk kam shikuar gabimet e askujt dhe as që kam folur keq për dikë).

Burimi: ''El-Bidaje uen-Nihaje'', vëll.9, fq.336 nga Imam Ibn Kethiri, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Imam Ijas Ibn Muavije El-Muzeni, ishte prej Tabi'inëve. Ishte gjyqtarë nga Basra dhe njeri shumë intelegjent, Allahu e mëshiroftë. (Shpjegim i Përkthyesit).
2. Këtu Imami ka folur për kohën e tij, kur popujt e ndryshëm ende nuk e kishin pranuar Islamin.
3. Thashë subhanAllah, kjo gjendje është me të madhe edhe në kohën tonë. Sa musliman përgojohen, shahen dhe nënçmohen nga njerëz të pandërgjegjshëm. Sulmohen njerëzit më të mirë siç janë dijetarët musliman dhe ata që e sakrifikojnë jetën e tyre për Allahun subhanehu ue teala, duke u etiketuar me lloj-lloj emërtimesh.
Vallë çfarë do thonin dijetarët e Selefit po t'i shihnin muslimanët në këtë gjendje! Allahu subhanehu ue teala, na faltë. (Shënim nga Përkthyesi).

No comments:

Post a Comment